{"id":134709,"date":"2026-01-29T09:21:57","date_gmt":"2026-01-29T09:21:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134709"},"modified":"2026-01-29T09:21:57","modified_gmt":"2026-01-29T09:21:57","slug":"skandali-durana-si-rama-krijoi-parajsen-fiskale-per-grupet-kriminale-te-akshi-t","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/29\/skandali-durana-si-rama-krijoi-parajsen-fiskale-per-grupet-kriminale-te-akshi-t\/","title":{"rendered":"Skandali \u201cDurana\u201d, si Rama krijoi parajs\u00ebn fiskale p\u00ebr grupet kriminale t\u00eb AKSHI-t"},"content":{"rendered":"<p>AKSHI i cil\u00ebsuari nga SPAK si\u00a0 \u201cgrup i strukturuar kriminal\u201d, \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb p\u00ebr abuzimet qindra milion\u00eb euro, t\u00eb mos paguanin as taksat. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb kujdesur personalisht Edi Rama, q\u00eb me ligj dhe VKM-t\u00eb posa\u00e7me krijoji Duran\u00ebn. Projekti fantazm\u00eb, q\u00eb iu shit qytetar\u00ebve si nj\u00eb investim q\u00eb do t\u00eb gjeneronte miliarda euro e do t\u00eb pun\u00ebsonte mbi 5 mij\u00eb persona me paga t\u00eb larta, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb fiskale p\u00ebr fondet e vjedhura te AKSHI.<\/p>\n<p>Teksa po b\u00ebhet gati nj\u00eb vit nga prezantimi i k\u00ebtij projekti, Emisioni Plug udh\u00ebtoi n\u00eb Xhafzotaj t\u00eb Durr\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse bizneset ishin futur n\u00eb zyrat q\u00eb u tregoi Drejtoresha e Korporat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Investimeve Elira Kokona.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, jo q\u00eb park teknologjik nuk ka, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk ka asnj\u00eb shenj\u00eb punimesh, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb park i till, si\u00e7 u p\u00ebrpoq Elira Kokona s\u00ebbashku me Edi Ram\u00ebn tu thoshte shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 projektit n\u00eb let\u00ebr q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte si synim krijimin e parajs\u00ebs fiskale p\u00ebr vjedhjet te AKSHI, qeveria u kujdes q\u00eb me nj\u00eb VKM t\u00eb posa\u00e7me, pron\u00ebn q\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb prej zonave m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendura p\u00ebr pron\u00ebsi nga organizata kriminale, t\u2019ja kalonte institucionit t\u00eb drejtuar nga Kokona.<\/p>\n<p>Me vendimin nr. 185 dat\u00eb 27 mars 2024, Edi Rama me nj\u00eb vendim qeverie, kaloi pron\u00ebn me sip\u00ebrfaqe nj\u00ebqind e dyzet mij\u00eb e kat\u00ebrqind m2, nga Radio Televizion Shqiptar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Kokon\u00ebs.<\/p>\n<p>Kalimin nga Radiotelevizioni Shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi administrimi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme shtet\u00ebrore me nr. 336, me sip\u00ebrfaqe 140 400 (nj\u00ebqind e dyzet mij\u00eb e kat\u00ebrqind) m2 , n\u00eb zon\u00ebn kadastrale 3852, me em\u00ebrtimin \u201cRadiostacioni\u201d, me vendndodhje n\u00eb Xhafzotaj, Bashkia Durr\u00ebs, sipas dokumentacionit\/kartelave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, q\u00eb i bashk\u00eblidhen k\u00ebtij vendimi dhe jan\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb tij, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin\/hapjen e parkut teknologjik dhe shkencor \u201cDurana Tech Park\u201d.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Miratimin e hapjes s\u00eb parkut teknologjik dhe shkencor, me em\u00ebrtimin \u201cDurana Tech Park\u201d, me sip\u00ebrfaqe 140 400 (nj\u00ebqind e dyzet mij\u00eb e kat\u00ebrqind) m2 , me vendndodhje n\u00eb Xhafzotaj, Bashkia Durr\u00ebs<\/li>\n<\/ol>\n<p>Tashm\u00eb me k\u00ebt\u00eb VKM, iu hap rruga edhe nisjes s\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr krijimin e Duran\u00ebs, ku ndryshe nga sa propagandohej se do t\u00eb sh\u00ebrbent\u00eb p\u00ebr stimulimin e risive t\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit, u shnd\u00ebrrua n\u00eb streh\u00ebn e kompanive abuzuese me tenderat e AKSHI-t, q\u00eb SPAK i akuzon si grup i strukturuar kriminal.\u00a0 N\u00eb baz\u00eb t\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb jet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb projekt, Edi Rama nd\u00ebrmorri nisma p\u00ebr ndryshime ligjore t\u00eb pakt\u00ebn 3 VKM t\u00eb posa\u00e7me. Bazuar n\u00eb ligjin Nr. 58\/2022 p\u00ebr krijimin e parqeve teknologjike dhe shkencore \u00ebsht\u00eb baza ligjore e parkut, e cila p\u00ebrcakton procedurat p\u00ebr krijimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike n\u00eb vend, Edi Rama miratoi edhe 3 VKM t\u00eb posa\u00e7me. N\u00eb dat\u00eb 31 maj 2023 \u00ebsht\u00eb miratuar VKM nr. 337 p\u00ebr \u201cProcedurat dhe kriteret p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e zhvilluesve t\u00eb parqeve shkencore dhe teknologjike\u201d, q\u00eb p\u00ebrshkruan kriteret q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga statusi i zhvilluesit t\u00eb nj\u00eb parku teknologjik. VKM Nr. 185, dat\u00eb 27\/03\/2024 specifikon miratimin e AIC si zhvillues i Durana Tech Park dhe parashtron paket\u00ebn e leht\u00ebsirave fiskale p\u00ebr investitor\u00ebt q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb park. E gjithashtu veprimtaria e k\u00ebtij parku plot\u00ebsohet me VKM Nr. 416, mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb akte t\u00eb tjera p\u00ebr incentivave fiskale.<\/p>\n<p>Sipas legjislacionit t\u00eb krijuar edhe posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Durana Tech Park ofron parajs\u00ebn fiskale.<\/p>\n<p>Incentivat Fiskale p\u00ebr Investitor\u00ebt Durana Tech Park ofron nj\u00eb s\u00ebr\u00eb leht\u00ebsirash fiskale p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb zgjedhin t\u00eb vendosen n\u00eb park, p\u00ebrfshir\u00eb:<\/p>\n<p>* 0% Tatim mbi Fitimin p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb gjenerohen nga veprimtarit\u00eb t\u00eb cilat zhvillohen n\u00eb park.<\/p>\n<p>* P\u00ebrjashtime nga TVSH-ja p\u00ebr mallrat dhe sh\u00ebrbimet e p\u00ebrdorura p\u00ebr q\u00ebllime k\u00ebrkimi dhe zhvillimi (R&amp;D).<\/p>\n<p>* P\u00ebrjashtime nga taksat doganore p\u00ebr importet e pajisjeve teknologjike dhe inovative.<\/p>\n<p>* Leht\u00ebsime n\u00eb Sigurimet Shoq\u00ebrore, ku kontributet mund t\u00eb paguhen mbi baz\u00ebn e pag\u00ebs minimale p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>* P\u00ebrjashtim nga t\u00eb gjitha taksat p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10-vje\u00e7are p\u00ebr pagat e personelit q\u00eb punon n\u00eb k\u00ebrkim-zhvillim n\u00eb park.<\/p>\n<p>* P\u00ebrjashtim nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe taksa e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10-vje\u00e7are p\u00ebr nd\u00ebrtimet e realizuara n\u00eb park.<\/p>\n<p>* Rimbursim i pjessh\u00ebm nga shteti p\u00ebr kostot e trajnimit p\u00ebr punonj\u00ebsit shkencor\u00eb dhe teknik\u00eb n\u00eb park, sipas kritereve dhe procedurave t\u00eb miratuara me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>* Formalitetet dhe procedurat doganore p\u00ebr hyrjen dhe daljen e mallrave n\u00eb\/nga parku b\u00ebhen sipas Kodit Doganor dhe ligj\u00ebrimin e dokumentacionit t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari n\u00eb park. K\u00ebto p\u00ebrfitime fiskale do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb aplikueshme sapo parku t\u00eb b\u00ebhet funksional dhe t\u00eb fillojn\u00eb aktivitetet brenda tij.<\/p>\n<p>Pika e fundit e legjislacionit n\u00eb fuqi, parashikon qart\u00eb, q\u00eb parqet tekonologjike funksionojn\u00eb si nj\u00eb ishull, e madje duhet t\u00eb ken\u00eb edhe nj\u00eb infrastruktur\u00eb strikte doganore, p\u00ebr t\u00eb shmangur pik\u00ebrisht abuzimet. Por p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ka as park, kurr\u00ebsesi nuk mund t\u00eb mendohet q\u00eb ekzitojn\u00eb edhe k\u00ebto struktura doganore e tatimore, q\u00eb kompani ekzistuese n\u00eb territorin shqiptar t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa duhet t\u00eb ndodhte, kompanit\u00eb e para q\u00eb u regjistruan, ishin pik\u00ebrisht ato q\u00eb kan\u00eb thithur t\u00eb pakt\u00ebn 100 milion\u00eb euro tendera nga AKSHI, me n\u00eb krye Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin. Madje \u00e7ertifikat\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb paligjshm\u00ebri, Ergys Agasit ja ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb Edi Rama n\u00eb inagurimin e \u00e7eljes s\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa SPAK kishte nisur hetimet p\u00ebr abuzimet me fondet tek AKSHI, q\u00eb rrjedhimisht do t\u00eb p\u00ebrfshinte edhe Duran\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve direkte t\u00eb kompanive, Edi Rama dhe mazhoranca socialiste b\u00ebn l\u00ebvizjen e radh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga pasojat ligjore k\u00ebto kompani e k\u00ebto personazhe, e gjithashtu duke tentuar ti hapnin nj\u00eb dritare t\u00eb re p\u00ebrfitimi. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Parqet teknologjike, legjislacioni \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, deputeti i Partis\u00eb Socialiste Ramion Kurti, vet\u00ebm pak dit\u00eb para shp\u00ebrthimit t\u00eb skandalit, do t\u00eb propozonte ndryshime n\u00eb ligjin nr.58\/2022 \u201cP\u00ebr krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore\u201d. Ve\u00e7\u00a0 leht\u00ebsirave t\u00eb tjera t\u00eb shmangies s\u00eb taksave, specifikisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj propozohet q\u00eb k\u00ebto kompani ve\u00e7 regjistrimit n\u00eb Park t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ushtrimit t\u00eb aktivitetit n\u00eb \u00e7do territor t\u00eb vendit, \u00e7ka do t\u00eb zhb\u00ebnte totalisht thelbin e Parkut Teknologjik, e do t\u00eb \u00e7elte plot\u00ebsisht mund\u00ebsine, q\u00eb k\u00ebto kompani t\u00eb vepronin dhe merrnin fonde kudo n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, e t\u00eb mos paguajn taksa.<\/p>\n<p>Ne nenin 3 b\u00ebhen k\u00ebto shtesa dhe ndryshime:<\/p>\n<ol>\n<li>N\u00eb g\u00ebrm\u00ebn (dh) n\u00eb fund t\u00eb paragrafit shtohet fjalia \u201cP\u00ebrdoruesi rezident i parkut<\/li>\n<\/ol>\n<p>regjistrohet n\u00eb territorin e parkut me NIPT\/NUIS par\u00ebsor ose\/dhe me NIPT\/NUIS dyt\u00ebsor n\u00eb territore t\u00eb ndryshme nga territori i parkut. P\u00ebrjashtimisht, Start-up, Punonj\u00ebsit Dixhital, L\u00ebviz\u00ebs dhe Istitucionet e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb trajtohen mutatis mutandi si p\u00ebrdorues rezident apo t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb park sipas rregullave dhe kushteve t\u00eb parashikuara posac\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto kategori n\u00eb nj\u00eb Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime bihen ndesh po me k\u00ebt\u00eb ligj, i cili n\u00eb nenin 12, pika 2 ndalon totalisht transferimin n\u00eb park t\u00eb kompanive ekzistuese q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb territorin shqiptar si dhe transfertat e kapitaleve. Por n\u00ebse projektligji i deputeti socialist miratohet, edhe kjo penges\u00eb bie.<\/p>\n<p>Paralel me Duran\u00ebn, p\u00ebrfituesit e v\u00ebert\u00ebt nga kjo parajs\u00eb fiskale, Ermal Beqiri themelojn\u00eb edhe shoqat\u00ebn q\u00eb do t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00ebzim parkun, e do t\u00eb luante rolin e sekserit p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb do ti bashkangjitej Parkut Teknologjik. E n\u00eb rresht p\u00ebr llogari t\u00eb Ermal Beqirit, do t\u00eb viheshin jo vet\u00ebm drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj por edhe ministra t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Shqiptar p\u00ebr Teknologjin\u00eb dhe Inovacionin (ACTI) \u00ebsht\u00eb shoqata q\u00eb drejtohet nga biznesmeni Ermal Beqiri, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar rreth 50 kompani shqiptare dhe t\u00eb huaja q\u00eb kan\u00eb si objekt aktivitetin e tyre n\u00eb fush\u00ebn kompjuterike dhe dixhitalizimit. Ky k\u00ebshill u krijua n\u00eb dhjetor 2024, paralel me legjislacionin p\u00ebr Duran\u00ebn. \u201cDurana Tech Park\u201d, rezultun e rregjistruar n\u00eb 20 shkurt 2025 n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit dhe \u00ebsht\u00eb themeluar gati 1 muaj e gjys\u00ebm, pasi Ermal Beqiri krijoi shoqat\u00ebn \u201cACTI\u201d. Dhe p\u00ebr t\u00eb treguar forc\u00ebn dhe aktivitetin real t\u00eb k\u00ebsaj shoqate, Ermal Beqiri, nuk nguroi q\u00eb tu tregonte \u00e7do biznesi q\u00eb operon n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, se \u00ebsht\u00eb shoqata e tij q\u00eb dikton politikat e fush\u00ebs, e madje dikton edhe kontaktet me Institucionet qeveritare.<\/p>\n<p>ACTI \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr komb\u00ebtare ndikimi p\u00ebr teknologjin\u00eb dhe inovacionin n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse mes institucioneve, kompanive, profesionist\u00ebve, akademis\u00eb dhe diaspor\u00ebs, q\u00eb mund\u00ebson nd\u00ebrtimin e zgjidhjeve konkrete me ndikim real n\u00eb shoq\u00ebri dhe ekonomi. Me ngjarje si ACT NO\u00cb dhe partneritete strategjike me institucionet shtet\u00ebrore, ACTI luan nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb hartimin e strategjive p\u00ebr transformimin digjital, inteligjenc\u00ebn artificiale dhe sigurin\u00eb kibernetike, nd\u00ebrsa p\u00ebrmes komiteteve, trajnimeve dhe mentorimeve, fuqizon nj\u00eb brez t\u00eb ri inovator\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nuk jemi m\u00eb thjesht disa kompani me nj\u00eb ide t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por nj\u00eb l\u00ebvizje komb\u00ebtare q\u00eb bashkon profesionist\u00eb, institucione, akademin\u00eb dhe diaspor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb ekosistem t\u00eb hapur, t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen digjitale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e rrjetit t\u00eb Ermal Beqirit, kompanit\u00eb dhe individ\u00ebt duhet t\u00eb paguanin nj\u00eb taks\u00eb dhe u ndan\u00eb n\u00eb disa kategori, si: an\u00ebtar\u00eb Individual t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb tarif\u00eb prej 50 euro n\u00eb vit. An\u00ebtar\u00eb Silver, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb tarif\u00eb prej 1 mij\u00eb euro n\u00eb vit, an\u00ebtar\u00eb Gold, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb tarfif\u00eb prej 5 mij\u00eb euro n\u00eb vit dhe an\u00ebtar\u00eb Platinium p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk ka nj\u00eb tarif\u00eb zyrtare, por drejtuesi Ermal Beqiri, sugjeron ta kontaktojn\u00eb. \u00c7do an\u00ebtar Individual, Silver, Gold dhe Platinium ka akses n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna, n\u00eb raport me vler\u00ebn e pages\u00ebs q\u00eb kryen. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb kategoris\u00eb Platinum jan\u00eb kompanit\u00eb Soft Solution e Ermal e Beqirit, \u201cHelius Sistem\u201d, \u201cFastech\u201d, \u201cHard Tech\u201d, \u201cAlbict\u201d, \u201cKreatx\u201d, \u201cDEV\u201d, \u201cCommunication Progres\u201d e t\u00eb tjera. Nd\u00ebrsa tek kategoria \u201cGold Members\u201d jan\u00eb \u201cHorizon\u201d s\u00ebrisht e Ermal Beqirit, \u201cALBA SCAN\u201d, \u201cIntrovus Solutions\u201d, \u201cR-T Group\u201d, \u201cEvolutivo Albania\u201d, \u201cATOM Computers\u201d, \u201cISEC\u201d, \u201cSynapse\u201d TES-96, \u201cAxians\u201d, \u201cEA-Solution\u201d, \u201cAtrax Soft\u00ebare Solution\u201d, \u201cStarnet\u201d, \u201cCyberFarm\u201d, \u201cBaboon\u201d, \u201cFenix\u201d dhe kompani t\u00eb tjera q\u00eb numri i tyre shkojn\u00eb diku tek 50 t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Pra tashm\u00eb me k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb, treshja Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Armand Frangu, baxhanaku i kryeministri EdI Rama thur\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb rrjet\u00ebn, q\u00eb nga marrja e fondeve t\u00eb AKSHI-t, shmangia e taksave p\u00ebr milionat nga tenderat abuziv, por edhe kontrollin e t\u00eb gjith\u00eb sektorit, duke u b\u00ebr\u00eb edhe penges p\u00ebr \u00e7do kompani q\u00eb do t\u00eb synonte dep\u00ebrtimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg, vision t\u00eb qeveris\u00eb Rama.\u00a0 K\u00ebtu, Ermal Beqiri n\u00eb bashk\u00ebveprim me skuadr\u00ebn e \u00e7unave, arrit\u00ebn t\u00eb \u00e7ajn\u00eb monopolin e krijuar prej vitesh nga biznesmeni i \u201cABS\u201d Gerond Me\u00e7e dhe Armand Frangu q\u00eb zot\u00ebron kompanit\u00eb \u201cB360\u201d dhe \u201cSirma\u201d.<\/p>\n<p>Prej plasjes s\u00eb skandalit dhe hetimeve t\u00eb SPAK, kryeministri Edi Rama \u00ebsh\u00ebt p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb shmang komentet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb skem\u00eb t\u00eb baxhanakut t\u00eb tij Armand Frangu, nd\u00ebrsa ka marr\u00eb n\u00eb mbrojtje Mirlinda Karccanajn. Teksa lidhjet me k\u00ebta personazhe, dhe p\u00ebrfshirjen e familjar\u00ebve t\u00eb tij, p\u00ebrpiqet q\u00eb ti fsheh p\u00ebr publikun, provat trgojn\u00eb se kjo organizat\u00eb kriminale e abuzimit me fondet publike, \u00ebsht\u00eb bekuar nga Edi Rama q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me aleat\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, e me lider t\u00eb shteteve m\u00eb t\u00eb fushqishme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Rama te durana- jemi ne bashkepunim me francen dhe pjese e ketij zhvillimi eshte Durana\u2026 per te krijuar nje hapsire ne funksion te BE\u00a03.5 mld euro vetem nga kjo iniciative me francezet<\/p>\n<p>Gjys\u00ebm miliardi euro nga Durana, apo 3. 5 miliard\u00eb euro q\u00eb do t\u00eb futeshin n\u00eb ekonomi fal bashk\u00ebpunimit me kompanit\u00eb franceze, kryeministri EdI Rama ja ka besuar pik\u00ebrish kordinimit nga zyra e Ergys Agasit. Sicc e shikoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb foto, Ermal Beqiri, \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb Edi Rama i prezantoi Preidentit t\u00eb Franc\u00ebs Emanuel Macron, p\u00ebr t\u00eb menaaxhuar k\u00ebto fonde\u2026<\/p>\n<p>Fotoja besohet t\u00eb jet\u00eb shkrepur n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, kur Emanuel Macro erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes Shqip\u00ebri-Franc\u00eb \u201cPlani i Veprimit p\u00ebr Inovacionin\u201d.\/Emisioni Plug\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AKSHI i cil\u00ebsuari nga SPAK si\u00a0 \u201cgrup i strukturuar kriminal\u201d, \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb p\u00ebr abuzimet qindra milion\u00eb euro, t\u00eb mos paguanin as taksat. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb kujdesur personalisht Edi Rama, q\u00eb me ligj dhe VKM-t\u00eb posa\u00e7me krijoji Duran\u00ebn. Projekti fantazm\u00eb, q\u00eb iu shit qytetar\u00ebve si nj\u00eb investim q\u00eb do t\u00eb gjeneronte miliarda &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134710,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134709","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134709","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134709"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134709\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134711,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134709\/revisions\/134711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134710"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134709"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134709"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134709"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}