{"id":134790,"date":"2026-01-30T09:11:44","date_gmt":"2026-01-30T09:11:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134790"},"modified":"2026-01-30T09:11:44","modified_gmt":"2026-01-30T09:11:44","slug":"ligji-per-lobimin-licence-ligjore-per-pazaret-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/30\/ligji-per-lobimin-licence-ligjore-per-pazaret-e-rames\/","title":{"rendered":"Ligji p\u00ebr lobimin: licenc\u00eb ligjore p\u00ebr pazaret e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Formula e lobimit transparent, sipas parimeve t\u00eb OECD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb: (1) transparenc\u00eb, (2)integritet, (3) evidenc\u00eb, (4) p\u00ebrfshirje, (5) llogaridh\u00ebnie, dhe (6) vler\u00ebsim. K\u00ebto quhen gjithashtu gjasht\u00eb parimet normative, t\u00eb cilat formojn\u00eb baz\u00ebn analitike p\u00ebr vler\u00ebsimin e praktikave t\u00eb lobimit.<br \/>\nLobimi, kur b\u00ebhet sipas rregullave, \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e njohur. Por kur ai kalon p\u00ebrmes individ\u00ebve t\u00eb komprometuar, kanaleve jozyrtare, pagesave financiare jo transparente dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve personale t\u00eb dyshimta, ai pushon s\u00eb qeni diplomaci dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb problem t\u00eb mpreht\u00eb shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>P\u00ebr mendimin tim, kjo mazhoranc\u00eb nuk ka kreditet morale p\u00ebr t\u00eb merituar vot\u00ebn \u201cpro\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projektligj. Votova kund\u00ebr projektligjit \u201cP\u00ebr lobimin n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, pasi, sipas parimeve t\u00eb qeverisjes s\u00eb mir\u00eb t\u00eb OECD-s\u00eb, lobimi duhet t\u00eb jet\u00eb transparent, i bazuar n\u00eb evidenc\u00eb dhe i n\u00ebnshtruar mbik\u00ebqyrjes demokratike. OECD dhe BE e konsiderojn\u00eb rregullimin e lobimit si element kritik p\u00ebr integritetin e vendimmarrjes publike.<\/p>\n<p>Tek ne, p\u00ebr fat t\u00eb keq, duke par\u00eb abuzimet skandaloze me lobimin n\u00eb k\u00ebta 13 vite qeverisje t\u00eb sektit Rama, t\u00eb gjitha gjasat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb e kund\u00ebrta dhe ne, me kete ligj, ne nje gjuhe popullore t\u2019ia varim mel\u00e7it\u00eb n\u00eb qaf\u00eb autokratit Rama, permes sherbetoreve te tij, edhe komisionerin qe ju permendet.<\/p>\n<p>N\u00eb demokraci, lobimi \u00ebsht\u00eb mjet. N\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn qeverisjen Rama, ai \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb hije, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb err\u00ebta dhe n\u00eb skandale q\u00eb kan\u00eb kaluar kufijt\u00eb e nj\u00eb shteti normal. Nga p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar imazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, aktiviteti lobues \u00ebsht\u00eb degraduar n\u00eb skandale dhe afera okulte, me pasoja serioze n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kredibilitetin e vendit.<\/p>\n<p>Lobimi qeveritar n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb i karakterizuar nga: centralizim politik, munges\u00eb transparence, edhe n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, deficit llogaridh\u00ebnjeje, dhe munges\u00eb vler\u00ebsimi sistematik, duke u distancuar nga parimet e lobimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb promovuar nga OECD, BE apo Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara, si dhe duke kufizuar kredibilitetin institucional t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Jan\u00eb shum\u00eb arsyet p\u00ebr t\u00eb votuar kund\u00ebr k\u00ebtij projektligji. Po rendis nd\u00ebr m\u00eb kryesoret:<\/p>\n<p><strong><em>Skandali i \u201clobimit\u201d McGonigal: m\u00eb i errti dhe i rrezikshmi i periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Duke vepruar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo transparente dhe pa pranuar asnj\u00eb kontroll, Rama e ka shnd\u00ebrruar aktivitetin lobues n\u00eb afera t\u00eb errta dhe t\u00eb rrezikshme per shtetin shqiptar. Kulmi i k\u00ebsaj rruge t\u00eb rrezikshme \u00ebsht\u00eb skandali McGonigal, i cili hodhi drit\u00eb mbi nj\u00eb sistem ndikimesh q\u00eb operonte larg transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Skandali McGonigal, nj\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb i FBI-s\u00eb, i d\u00ebnuar nga gjykata n\u00eb SHBA p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda etike dhe ligjore, ekspozoi pik\u00ebrisht p\u00ebrdorimin e ndikimit informal t\u00eb kryeministrit p\u00ebr interesa t\u00eb errta politike t\u00eb tij, p\u00ebr goditjen dhe dob\u00ebsimin e opozit\u00ebs, duke e futur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb rrezikshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Skandali McGonigal nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb episod periferik, as nj\u00eb keqkuptim teknik i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njoll\u00eb e r\u00ebnd\u00eb politike e Ram\u00ebs, q\u00eb ekspozoi nj\u00eb model qeverisjeje ku lobimi nuk kryhet p\u00ebrmes institucioneve, por p\u00ebrmes kanaleve okulte, individ\u00ebve t\u00eb komprometuar dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve personale dhe financiare t\u00eb err\u00ebta. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij modeli q\u00ebndron Edi Rama.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet serioz lobon p\u00ebrmes ambasadave, kontratave transparente dhe kanaleve zyrtare. P\u00ebr t\u00eb goditur pabesisht opozit\u00ebn e vendit t\u00eb tij, Rama zgjodhi nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr: lobimin personal, informal dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm, i cili kulmoi me p\u00ebrfshirjen e Charles McGonigal n\u00eb nxitjen e hetimeve p\u00ebr demonizimin dhe denigrimin e opozit\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb emri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i Kryeministrit Rama u p\u00ebrmend n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale amerikane nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb pasoj\u00eb direkte e nj\u00eb filozofie pushteti q\u00eb beson m\u00eb shum\u00eb te pazaret n\u00eb hije, se sa tek institucionet.<\/p>\n<p>Skandali McGonigal u b\u00eb simbol i lobimit okult n\u00eb Shqip\u00ebri. Rasti McGonigal ngriti pyetje thelb\u00ebsore q\u00eb ende nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje: Pse nj\u00eb ish-zyrtar i FBI-s\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb hallk\u00eb ndikimi p\u00ebr interesa politike q\u00eb preknin Shqip\u00ebrin\u00eb? \u00c7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje reale ekzistonte mes tij dhe rrethit qeveritar, me n\u00eb krye Ram\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb? Kush e autorizoi dhe kush p\u00ebrfitoi nga ky kanal jozyrtar lobimi?<\/p>\n<p>Heshtja e Kryeministrit dhe mungesa e transparenc\u00ebs institucionale e b\u00ebjn\u00eb skandalin edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. \u201cLobimi\u201d McGonigal nuk u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb forcuar shtetin ligjor, por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar narrativa godit\u00ebse ndaj opozit\u00ebs jasht\u00eb vendit, duke anashkaluar dhe injoruar mekanizmat normal\u00eb diplomatik\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb lobim i rreziksh\u00ebm, sepse e lidh fatin e vendit me fatin e individ\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandale. Dhe kur k\u00ebta individ\u00eb bien, bie edhe kredibiliteti i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do demokraci funksionale, nj\u00eb skandal i till\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrohej me hetim parlamentar, me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi kontaktet dhe marr\u00ebveshjet okulte, mbi fondet e kaluara dhe mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb politike n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ndodhi e kund\u00ebrta: relativizim, sulme ndaj opozit\u00ebs dhe mbyllje me dhun\u00eb e debatit parlamentar. Kjo heshtje dhe ky uzurpim nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsor. \u00cbsht\u00eb strategji p\u00ebr t\u00eb shmangur llogaridh\u00ebnien.<\/p>\n<p>Ky lobim okult me ish-zyrtarin e lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, t\u00eb akuzuar dhe d\u00ebnuar n\u00eb SHBA, q\u00eb supozohej t\u00eb forconte lidhjet me SHBA-n\u00eb, i ka d\u00ebmtuar ato. Shqip\u00ebria u shfaq n\u00eb nj\u00eb proces penal amerikan jo si aleate serioze, por si vend me kryeminist\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb okulte ndikimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet i vog\u00ebl nuk ka luksin t\u00eb luaj\u00eb me besimin e partnerit t\u00eb tij strategjik. Rama e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb pa iu tutur syri. Tani, me k\u00ebt\u00eb projektligj t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb ligj, do t\u2019i krijohen mekanizmat e duhur ligjor\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar akoma dhe m\u00eb me pafytyr\u00ebsi n\u00eb t\u00eb ardhmen, gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb lobimit ligjor!<br \/>\nSkandali McGonigal nuk \u00ebsht\u00eb i shk\u00ebputur. Ai p\u00ebrshtatet n\u00eb nj\u00eb model m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb ka n\u00eb themel personalizimn e pushtetit, shmangien e institucioneve, p\u00ebrdorimin e rrjeteve informale dhe munges\u00ebn totale t\u00eb transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>Rrjeti Soros: shoq\u00ebri civile, apo lobim okult p\u00ebr ndikim t\u00eb thell\u00eb politik?!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Paralelisht, p\u00ebr t\u00eb 13 vitet n\u00eb qeverisje, sekti Rama ka nd\u00ebrthurur pushtetin me nj\u00eb rrjet ndikimi t\u00eb lidhur me fondacionet e manjatit financiar George Soros, t\u00eb denoncuara nga Presidenti amerikan Donal Trump si organizat\u00eb p\u00ebr t\u2019u hetuar, duke e shnd\u00ebrruar bashk\u00ebpunimin me shoq\u00ebrin\u00eb civile n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb instrument politik.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, narrativa publike, qasja ndaj opozit\u00ebs dhe raportet me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb kaluar t\u00eb filtruar p\u00ebrmes k\u00ebtij rrjeti lobimi okult.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do demokraci, fondacionet dhe organizatat joqeveritare kan\u00eb rol k\u00ebshillimor dhe kritik. N\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn qeverisjen Rama, nj\u00eb pjes\u00eb e rrjetit Soros ka vepruar si pushtet paralel, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb hartimin e reformave ky\u00e7e, n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e elitave institucionale, n\u00eb narrativ\u00ebn publike dhe mediatike, si dhe n\u00eb delegjitimimin sistematik t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shoq\u00ebri civile dhe lobim. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebrhyrje strukturore n\u00eb shtet. Shembulli m\u00eb i qart\u00eb i k\u00ebtij ndikimi okult \u00ebsht\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. E paraqitur si reform\u00eb historike, ajo u nd\u00ebrtua dhe u mbrojt politikisht nga nj\u00eb rrjet aktor\u00ebsh t\u00eb lidhur drejtp\u00ebrdrejt me fondacionet Soros.<\/p>\n<p>Problemi nuk \u00ebsht\u00eb ideja e reform\u00ebs, por monopolizimi i saj.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb reform\u00eb identifikohet me nj\u00eb rrjet ideologjik dhe politik, ajo humbet neutralitetin dhe kthehet n\u00eb instrument pushteti. Dhe pik\u00ebrisht kjo ka ndodhur tek ne, drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb perceptuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si selektive, e politizuar dhe e p\u00ebrdorshme kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Qeveria Rama nuk ka sqaruar kurr\u00eb plot\u00ebsisht \u00e7far\u00eb marr\u00ebveshjesh konkrete ka pasur me fondacionet Soros, \u00e7far\u00eb roli kan\u00eb pasur individ\u00eb t\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb rrjet n\u00eb vendimmarrje, si jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur ekspert\u00ebt dhe drejtuesit e institucioneve t\u00eb reja dhe pse ky rrjet ka pasur akses t\u00eb privilegjuar n\u00eb proceset shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga tiparet m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb k\u00ebtij modeli \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrrimi i aktivizmit politik n\u00eb reform\u00eb \u201cteknike\u201d. Vendime thell\u00ebsisht politike jan\u00eb paketuar si domosdoshm\u00ebri profesionale, duke p\u00ebrjashtuar debatin demokratik dhe opozit\u00ebn. Ky mekaniz\u00ebm ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb justifikuar kapjen e institucioneve n\u00ebn petkun e progresit dhe integrimit europian.<\/p>\n<p>Ndryshe nga institucionet shtet\u00ebrore, rrjeti Soros nuk i p\u00ebrgjigjet vot\u00ebs, parlamentit apo kontrollit publik. Megjithat\u00eb, n\u00ebn qeverin\u00eb Rama, ai ka pasur ndikim m\u00eb t\u00eb madh se vet\u00eb mekanizmat kushtetues. Ky \u00ebsht\u00eb paradoksi m\u00eb i rreziksh\u00ebm: vendimmarrje publike e ndikuar nga aktor\u00eb privat\u00eb, pa mandat dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi!<\/p>\n<p>Kjo simbioz\u00eb mes pushtetit politik dhe rrjeteve okulte ka prodhuar pasoja t\u00eb r\u00ebnda, si (i) dob\u00ebsim t\u00eb pluralizmit, (ii) kapje t\u00eb institucioneve, (iii) humbje t\u00eb besimit publik dhe dhe delegjitimim t\u00eb reformave reale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb demokraci nuk vdes gjithmon\u00eb me grusht shteti. Shpesh vdes nga kapja e but\u00eb, nga ndikimi i paduksh\u00ebm, nga vendimmarrja pa drit\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Diplomaci personale, shtet i dob\u00ebt<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Politologu dhe kulturologu Ndri\u00e7im Kulla, n\u00eb artikullin <strong>\u201cPyetja nuk shtrohet pse Rama flet ne Izrael, por pse Shqip\u00ebria nuk flet m\u00eb p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb saj?<\/strong> n\u00ebnvizon, se: <em>\u201cEseja e k\u00ebtij udh\u00ebtimi nuk \u00ebsht\u00eb diplomacia, por simulimi i saj. Por ky udh\u00ebtim ka edhe nj\u00eb dimension m\u00eb t\u00eb err\u00ebt: interesin klientelist. Shqip\u00ebria nuk shfaqet si partner strategjik, por si territor mund\u00ebsish p\u00ebr biznese t\u00eb caktuara, si hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshje q\u00eb nuk kalojn\u00eb p\u00ebrmes transparenc\u00ebs, por p\u00ebrmes marr\u00ebdh\u00ebnieve personale. <\/em><\/p>\n<p>Rama nuk shkon si kryeminist\u00ebr i nj\u00eb republike, por si nd\u00ebrmjet\u00ebs i interesave, ku diplomacia p\u00ebrdoret si mbules\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb biznesmen\u00ebve t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rrethin e kapitalit izraelit q\u00eb k\u00ebrkon akses, favore dhe privilegje. K\u00ebtu diplomacia humbet kuptimin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb raport midis shteteve, por pazar midis klient\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim i interesit publik, por menaxhim i interesave private. Dhe sa her\u00eb q\u00eb ndodh kjo, shteti zvog\u00eblohet, nd\u00ebrsa pushteti personal fryhet.\u201d<\/p>\n<p>Duke kryer gjithnj\u00eb lobim okult, sekti Rama ka zgjedhur diplomacin\u00eb personale n\u00eb vend t\u00eb diplomacis\u00eb institucionale. Kontakte informale, nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb err\u00ebt, lobim p\u00ebrmes individ\u00ebve dhe jo p\u00ebrmes ambasadave apo mekanizmave zyrtar\u00eb. Ky model mund t\u00eb prodhoj\u00eb foto dhe tituj afatshkurt\u00ebr, por d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb shtetin.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb qeveri mb\u00ebshtetet te individ\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar imazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ajo pranon n\u00eb heshtje dob\u00ebsin\u00eb e vet institucionale. Aferat e m\u00ebsip\u00ebrme nuk jan\u00eb thjesht probleme etike. Ato kan\u00eb kosto konkrete, si cenim t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, d\u00ebmtim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve strategjike, perceptim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si shtet i kapur dhe delegjitimim t\u00eb reformave.<br \/>\nNj\u00eb vend i vog\u00ebl nuk ka luksin t\u00eb luaj\u00eb me reputacionin e vet. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe do t\u00eb vijoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb intensivisht me k\u00ebt\u00eb projektligj t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb ligj, qeveria Rama.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Skandali McGonigal dhe hijet e tjera t\u00eb lidhura me rrjetet e Sorosit nuk jan\u00eb episode t\u00eb shk\u00ebputura. Ato jan\u00eb simptoma t\u00eb nj\u00eb modeli qeverisjeje q\u00eb ka deformuar lobimin n\u00eb afer\u00eb, diplomacin\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie personale dhe shtetin n\u00eb instrument pushteti.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb, jo p\u00ebr kanale okulte, k\u00ebsaj rradhe p\u00ebrmes neneve t\u00eb nj\u00eb ligji. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr institucione, jo p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebs. P\u00ebr diplomaci shtet\u00ebrore, jo p\u00ebr pazare n\u00eb hije. Dhe sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb mohohen k\u00ebto probleme, aq m\u00eb e madhe do t\u00eb jet\u00eb kosto p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij diskutimi\/shkrimi po p\u00ebrmend tagencialisht p\u00ebrs\u00ebri formul\u00ebn e lobimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm: Transparenc\u00eb+Integritet+Evidenc\u00eb+P\u00ebrfshirje+Llogaridh\u00ebnie+Vler\u00ebsim, me pak sqarime:<\/p>\n<p><strong>#<\/strong> <strong>Transparenca:<\/strong> Ky indikator n\u00eb OECD, n\u00eb raportin p\u00ebr administrat\u00ebn publike n\u00eb 2024, vler\u00ebson transparenc\u00ebn dhe integritetin e aktiviteteve lobuese me \u201czero nga dhjete\u201d. Pra, kuadri p\u00ebr transparenc\u00eb \u00ebsht\u00eb praktikisht inekzistent, megjith\u00ebse ekzistojn\u00eb tre ligje q\u00eb duhet ta rregullonin k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Natyrisht, ky ligj \u00ebsht\u00eb m\u00eb i plot\u00eb, por gjithsesi q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i keq. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet kush lobon, p\u00ebr \u00e7far\u00eb, me \u00e7far\u00eb kostoje dhe \u00e7far\u00eb rezultati.<\/p>\n<p><strong># Integriteti:<\/strong> Problemi p\u00ebr integritetin e lobimit \u00ebsht\u00eb kur krijohen ose perceptohen kanale jo transparente ndikimi jasht\u00eb vendit. Rasti i ish-zyrtarit t\u00eb FBI-s\u00eb, McGonigal, q\u00eb kam cituar n\u00eb diskutimin tim, p\u00ebrfshin mosdeklarim pagese, kontakte me zyrtar\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kryeministrin. Standardet e integritetit k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shmanget jo vet\u00ebm korrupsioni, por edhe perceptimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm, p\u00ebrmes distancimit nga nd\u00ebrmjet\u00ebs kanale jozyrtare, transparenc\u00ebs s\u00eb takimeve dhe nd\u00ebrveprimeve, rregullave t\u00eb forta t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p><strong># Evidenca:<\/strong> Lobimi b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb narrativ sesa i matsh\u00ebm. Lobimi i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm sipas OECD-s\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb qeveria t\u00eb paraqes\u00eb pozita q\u00eb lidhen me analiza, t\u00eb dh\u00ebna, vler\u00ebsime ndikimi dhe jo vet\u00ebm PR\/politik\u00eb. Komisioni Evropian n\u00eb Raportin e Zgjerimit 2025 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr mekanizma konsultimi efektiv, nj\u00eb mjedis m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb qeverisjes dhe llogaridh\u00ebnie (p.sh., p\u00ebrmes kufizimit t\u00eb politikave t\u00eb rishikimeve buxhetore me akte normative nga ekzekutivi).<\/p>\n<p><strong># P\u00ebrfshirja:<\/strong> Deficit konsultimi dhe hap\u00ebsir\u00eb civile.<\/p>\n<p><strong># Impakti n\u00eb lobim:<\/strong> Lobimi qeveritar b\u00ebhet m\u00eb pak legjitim kur:<\/p>\n<p># Politikat q\u00eb \u201cshiten\u201d jasht\u00eb vendit nuk kan\u00eb kaluar konsultimin real brenda<\/p>\n<p># Shoq\u00ebria civile nuk ka nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse.<\/p>\n<p><strong># Llogaridh\u00ebnia:<\/strong> V\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjykuar kostot, rezultatet dhe motivet. Standardi i llogaridh\u00ebnies k\u00ebrkon shpjegim publik: pse, sa, \u00e7far\u00eb p\u00ebrfshin, \u00e7far\u00eb reputacionesh jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira dhe si realizohet llogaridh\u00ebnia p\u00ebr veprimet e nd\u00ebrmarra. Edhe kur di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb \u201cligjore\u201d, standardi i llogaridh\u00ebnies k\u00ebrkon shpjegim publik: pse, sa, \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitimi, \u00e7far\u00eb rreziku reputacional. N\u00eb nj\u00eb mjedis ku perceptimi p\u00ebr korrupsionin \u00ebsht\u00eb ende problematik, mungesa e transparenc\u00ebs s\u00eb lobimit e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb llogaridh\u00ebnien p\u00ebr: shpenzimet (publike\/indirekte), kontratat dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsit, konfliktet e interesit dhe p\u00ebrfitimet konkrete p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p><strong># Vler\u00ebsimi:<\/strong> P\u00ebr t&#8217;u realizuar kjo nevojitet analiz\u00eb kosto-p\u00ebrfitim, krahasim objektiv i alternativave, audit i performanc\u00ebs s\u00eb kontratave\/angazhimeve.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb standardet e OECD dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e BE-s\u00eb, dob\u00ebsia kryesore e lobimit qeveritar n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb fundit lidhet m\u00eb pak me \u201caft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb PR jasht\u00eb\u201d, dhe m\u00eb shum\u00eb me munges\u00ebn e arkitektur\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs, integritetit dhe vler\u00ebsimit (t\u00eb matsh\u00ebm e t\u00eb kontrolluesh\u00ebm). N\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb cdo rast Lobimi \u00ebsht\u00eb realuzar vet\u00ebm p\u00ebr interesat e KM Rama, p\u00ebr ineteresat e tij dhe vet\u00ebm p\u00ebr interesat e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga bujar Leskaj Formula e lobimit transparent, sipas parimeve t\u00eb OECD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb: (1) transparenc\u00eb, (2)integritet, (3) evidenc\u00eb, (4) p\u00ebrfshirje, (5) llogaridh\u00ebnie, dhe (6) vler\u00ebsim. K\u00ebto quhen gjithashtu gjasht\u00eb parimet normative, t\u00eb cilat formojn\u00eb baz\u00ebn analitike p\u00ebr vler\u00ebsimin e praktikave t\u00eb lobimit. Lobimi, kur b\u00ebhet sipas rregullave, \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e njohur. Por kur ai kalon p\u00ebrmes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134790","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134790"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134790\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134791,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134790\/revisions\/134791"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}