{"id":134923,"date":"2026-01-31T10:05:50","date_gmt":"2026-01-31T10:05:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134923"},"modified":"2026-01-31T10:05:50","modified_gmt":"2026-01-31T10:05:50","slug":"mungese-sigurie-dhe-infrastrukture-dimri-nxjerr-zbuluar-propaganden-e-qeverise-per-turizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/31\/mungese-sigurie-dhe-infrastrukture-dimri-nxjerr-zbuluar-propaganden-e-qeverise-per-turizmin\/","title":{"rendered":"Munges\u00eb sigurie dhe infrastrukture, dimri nxjerr zbuluar propagand\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr turizmin"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kulmin e gushtit, bregdeti shqiptar gum\u00ebzhin si nj\u00eb qytet i p\u00ebrkohsh\u00ebm. Durr\u00ebsi, Vlora, Saranda me rrug\u00eb t\u00eb ngjeshura, parkime t\u00eb improvizuara dhe plazhe q\u00eb e humbin dallimin mes r\u00ebr\u00ebs dhe turmave.<\/p>\n<p>N\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb nxehta, turizmi kthehet n\u00eb stres-test. Nj\u00eb vend q\u00eb e do v\u00ebmendjen, por q\u00eb shpesh i mungon kapaciteti p\u00ebr ta menaxhuar pa humbur dinjitetin e vet. Dhe pastaj vjen janari.<\/p>\n<p>Fshatra malor\u00eb si Thethi apo Voskopoja mbulohen nga bora dhe qet\u00ebsia, bujtinat hapin dyer kryesisht fundjavave, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e jav\u00ebs kalon me nj\u00eb lloj pritjeje t\u00eb tipit \u201cpo ra bor\u00eb mir\u00eb, po s\u2019ra, prap\u00eb mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb panorama jon\u00eb: nj\u00eb ver\u00eb e st\u00ebrmbushur dhe nj\u00eb dim\u00ebr i qet\u00eb, pothuaj i harruar. Statistikat e konfirmojn\u00eb kontrastin. Rreth 60% e vizitor\u00ebve hyjn\u00eb n\u00eb vend gjat\u00eb tre muajve t\u00eb ver\u00ebs (qershor\u2013gusht), nd\u00ebrsa n\u00eb dim\u00ebr (dhjetor\u2013shkurt) mb\u00ebrrijn\u00eb vet\u00ebm 12%.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, turizmi yn\u00eb punon n\u00eb \u201cmodalitet piku\u201d p\u00ebr disa jav\u00eb dhe pastaj bie n\u00eb heshtje p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Dhe kjo heshtje p\u00ebrkthehet n\u00eb dyer t\u00eb mbyllura, t\u00eb rinj q\u00eb largohen nga fshatrat, ekonomi q\u00eb nuk gjen dot ritmin, dhe nj\u00eb Shqip\u00ebri malore q\u00eb mbetet jasht\u00eb kamer\u00ebs pik\u00ebrisht kur do t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb tregonte.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur turizmi europian po k\u00ebrkon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb udh\u00ebtime \u201cslow\u201d, p\u00ebrvoja natyre, dim\u00ebr t\u00eb but\u00eb, ecje, gastronomi lokale dhe aventura t\u00eb vogla, edhe Shqip\u00ebria po shfaqet n\u00eb radar si nj\u00eb \u201cdestinacion i ri\u201d jo vet\u00ebm p\u00ebr ver\u00eb, por edhe p\u00ebr dim\u00ebr.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu nis pyetja: a jemi gati ta mbajm\u00eb k\u00ebt\u00eb pritshm\u00ebri? N\u00eb ver\u00eb, e dim\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh kur k\u00ebrkesa rritet m\u00eb shpejt se kapacitetet: infrastruktura lodhet, sh\u00ebrbimet tensionohen dhe mjedisi paguan fatur\u00ebn.<\/p>\n<p>Dimri, nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrtej nj\u00eb sezoni t\u00eb dob\u00ebt, do t\u00eb ishte mund\u00ebsia p\u00ebr ta shp\u00ebrndar\u00eb ekonomin\u00eb turistike n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb territor dhe p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb zonave malore kur ato zakonisht fiken, dhe p\u00ebr t\u00eb kaluar nga \u201cturizmi i turmave\u201d te \u201cturizmi i p\u00ebrvoj\u00ebs\u201d. Por dimri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkon organizim, siguri, standard dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zhvillimi q\u00eb nuk e g\u00ebrryen natyr\u00ebn, sidomos tani kur ndryshimet klimatike po e b\u00ebjn\u00eb \u201cbor\u00ebn e sigurt\u201d nj\u00eb burim gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Pse turizmi shqiptar p\u00ebrqendrohet te vera?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e ka nd\u00ebrtuar identitetin turistik historikisht mbi formul\u00ebn \u201cdet-diell-r\u00ebr\u00eb\u201d. Investimet, marketingu dhe vet\u00eb kultura e pushimeve jan\u00eb rreshtuar p\u00ebr dekada rreth bregdetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb e kuptueshme. Shqip\u00ebria ka klim\u00eb mesdhetare dhe nj\u00eb vij\u00eb bregdetare t\u00eb gjat\u00eb, nd\u00ebrsa tregu rajonal k\u00ebrkon destinacione verore t\u00eb af\u00ebrta dhe me kosto t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb malet mbeten \u201csfond\u201d i bukur, por jo produkt turistik. Dhe kur nj\u00eb vend e nd\u00ebrton ekonomin\u00eb turistike mbi nj\u00eb sezon t\u00eb vet\u00ebm, ai kthehet automatikisht n\u00eb vend t\u00eb pikut me \u201cgjith\u00e7ka\u201d t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb pak jav\u00eb dhe \u201cboshll\u00ebk\u201d p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, promovimi komb\u00ebtar e ka riprodhuar k\u00ebt\u00eb model bregdetar, nd\u00ebrsa mali ka mbetur kryesisht \u201csfond\u201d. Loren Ro\u00e7o, themelues i \u201cAdventure &amp; Fun Albania\u201d nj\u00eb operator turistik hyr\u00ebs i specializuar n\u00eb turizmin e aventur\u00ebs n\u00eb t\u00eb t\u00ebra sezonet, dhe q\u00eb punon me udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj, si dhe instruktor p\u00ebr udh\u00ebrr\u00ebfyes turistik hiking\/trekking, na tregon se Shqip\u00ebria mbetet ende nj\u00eb destinacion i \u201cvirgj\u00ebr\u201d dhe i \u201ceg\u00ebr\u201d i turizmit dim\u00ebror, thuajse krejt\u00ebsisht i pazbuluar nga udh\u00ebtar\u00ebt vendas e t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Imazhi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb panaire, broshura dhe fushata ka qen\u00eb kryesisht bregdetar, urban dhe kulturor; rrall\u00eb malor dhe asnj\u00ebher\u00eb si destinacion i turizmit dim\u00ebror. Kur oferta dim\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e pak\u00ebt, bizneset nuk investojn\u00eb sepse nuk ka klient\u00eb dhe klient\u00ebt nuk vijn\u00eb sepse nuk ka ofert\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu dimri mbetet \u201ci bukur p\u00ebr nj\u00eb fundjav\u00eb\u201d, por jo i strukturuar si produkt q\u00eb prodhon ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, problemi i dimrit nuk \u00ebsht\u00eb se \u201cnuk kemi \u00e7far\u00eb t\u2019u tregojm\u00eb njer\u00ebzve\u201d, por se nuk e kemi b\u00ebr\u00eb ende dimrin t\u00eb funksionoj\u00eb si sistem.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb i mungon dimrit shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>Mungesa e par\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb s\u2019duket n\u00eb rrjete sociale: aksesueshm\u00ebria. Shum\u00eb zona malore me potencial dim\u00ebror mbeten t\u00eb brishta kur bie d\u00ebbora. Segmente q\u00eb bllokohen, akull q\u00eb e kthen udh\u00ebtimin n\u00eb nj\u00eb rrezik t\u00eb panevojsh\u00ebm, pastrim q\u00eb vjen me vones\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kur destinacioni \u00ebsht\u00eb i bukur, por i pasigurt p\u00ebr t\u2019u arritur, ai mbetet p\u00ebr vizitorin nj\u00eb zgjedhje \u201cme fat\u201d e minut\u00ebs s\u00eb fundit dhe jo nj\u00eb sezon i planifikuesh\u00ebm. P\u00ebr vizitorin e huaj, sidomos ai q\u00eb planifikon, rezervon dhe ka pritshm\u00ebri, mungesa e nj\u00eb aksesimi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb stop i menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Hallka e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb besueshm\u00ebria e sh\u00ebrbimeve baz\u00eb. N\u00eb dim\u00ebr, nd\u00ebrprerjet e energjis\u00eb, ngrohja e paq\u00ebndrueshme dhe infrastruktura e vjetruar dhe me kapacitete t\u00eb kufizuara e ujit dhe kanalizimeve i kthejn\u00eb destinacionet n\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr bujtin\u00ebn dhe jo n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr turistin. Bujtinat shqiptare kan\u00eb b\u00ebr\u00eb mrekulli me pak mund\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e merit\u00ebs s\u00eb turizmit malor, por n\u00eb nj\u00eb treg m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, \u201cmrekullia\u201d nuk mund t\u00eb shitet si standarde. \u201cTuristi, m\u00eb shum\u00eb se luks, k\u00ebrkon siguri: t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb pa stres n\u00eb vendin e akomodimit, t\u00eb ngrohet, t\u00eb thaj\u00eb rrobat e k\u00ebpuc\u00ebt, t\u00eb lahet me uj\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb dhe t\u00eb flej\u00eb mir\u00eb. Pra, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim minimal t\u00eb parashikuesh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Loreni.<\/p>\n<p>Mungesa e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb ekosistemi i sh\u00ebrbimeve dim\u00ebrore. Dimri k\u00ebrkon produkte specifike si shtigje t\u00eb p\u00ebrshtatura dhe t\u00eb informuara p\u00ebr kushtet, pajisje me qira, guida t\u00eb specializuara, pika informacioni dhe nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb menaxhimit t\u00eb rrezikut.<\/p>\n<p>Sot, shum\u00eb nga k\u00ebto hallka ekzistojn\u00eb si nisma t\u00eb vogla: disa agjenci aventurash, disa guida t\u00eb motivuara, disa komunitete q\u00eb e kan\u00eb kuptuar se dimri duhet kuror\u00ebzuar me aktivitet. Por p\u00ebr ta kthyer n\u00eb sektor, duhet nj\u00eb sistem me informacion t\u00eb qart\u00eb, standarde dhe organizim.<\/p>\n<p>Ka edhe nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt, m\u00eb pak teknike e m\u00eb shum\u00eb kulturore. Ne e kemi normalizuar iden\u00eb q\u00eb dimri n\u00eb mal \u00ebsht\u00eb \u201cbujtin\u00eb + dark\u00eb + foto\u201d, dhe kaq. Kjo \u00ebsht\u00eb e vlefshme dhe e bukur sepse mikpritja dhe gatimet jan\u00eb pjes\u00eb e identitetit ton\u00eb, por nuk mjafton p\u00ebr ta mbushur nj\u00eb sezon.<\/p>\n<p>Dimri duhet t\u00eb ket\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar edhe kur bora s\u2019\u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur, edhe kur dita \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr, edhe kur turisti k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ver\u00eb vs. dim\u00ebr: turist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, ekonomi ndryshe<\/strong><\/p>\n<p>Turisti veror n\u00eb Shqip\u00ebri vjen p\u00ebr detin dhe ritmin e shpejt\u00eb. K\u00ebrkon l\u00ebvizje t\u00eb shpeshta, q\u00ebndrime t\u00eb shkurtra, dhe nj\u00eb orientim q\u00eb shpesh k\u00ebrkon \u201cm\u00eb shum\u00eb p\u00ebr m\u00eb pak\u201d.<\/p>\n<p>Ky profil mbush volumet, por rrit presionin mbi hap\u00ebsir\u00ebn, ujin, energjin\u00eb dhe mbetjet, pik\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn kur sh\u00ebrbimet publike punojn\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e kapaciteteve.<\/p>\n<p>Turisti dim\u00ebror, edhe kur \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebt, zakonisht k\u00ebrkon p\u00ebrvoj\u00eb si p.sh. natyr\u00eb, qet\u00ebsi, aktivitete, kultur\u00eb lokale dhe nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb t\u00eb jep siguri. Ai udh\u00ebton p\u00ebr nj\u00eb arsye (ose disa arsye) dhe paguan p\u00ebr to.<\/p>\n<p>K\u00ebtu pabarazia duket qart\u00eb edhe n\u00eb shifra: turizmi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb pak jav\u00eb vere, nd\u00ebrsa dimri mbetet i holl\u00eb dhe i paq\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebsip\u00ebrme sugjerojn\u00eb se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb sezonalitet t\u00eb theksuar veror, me pesh\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb dim\u00ebr. Nj\u00eb prirje t\u00eb ngjashme kan\u00eb Mali i Zi dhe sidomos Kroacia, nd\u00ebrsa Serbia dhe Bullgaria kan\u00eb shp\u00ebrndarje m\u00eb t\u00eb balancuar, sepse dimri kontribuon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmes produkteve dim\u00ebrore t\u00eb strukturuara.<\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebn dimrin potencialisht m\u00eb \u201ccil\u00ebsor\u201d n\u00eb kuptimin ekonomik. Pra jo domosdoshm\u00ebrisht m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, por m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb dhe m\u00eb pak stres mbi territorin.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dimri nuk e \u201cz\u00ebvend\u00ebson\u201d ver\u00ebn, por e b\u00ebn turizmin m\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb, m\u00eb t\u00eb menaxhuesh\u00ebm dhe m\u00eb pak t\u00eb varur nga piku.<\/p>\n<p><strong>Dimri nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm bujtin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bujtina dhe oxhaku jan\u00eb zemra e dimrit shqiptar dhe duhet t\u00eb mbeten. Por dimri mund t\u00eb ket\u00eb edhe muskuj. Loreni na tregon q\u00eb vitet e fundit, po shfaqet nj\u00eb rritje e interesit p\u00ebr ski touring dhe ecje dim\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb snowshoeing (ecje me rrath\u00eb\/raketa d\u00ebbore) n\u00eb lugina e pyje ku peizazhi dim\u00ebror \u00ebsht\u00eb spektakolar, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr turiz\u00ebm kulturor.<\/p>\n<p>Kur kjo b\u00ebhet me guida, me pajisje dhe me rit\u00ebm t\u00eb p\u00ebrshtatur, dimri n\u00eb terrene malore nuk shihet si \u201crrezik i pakap\u00ebrcyesh\u00ebm\u201d, por si produkt. \u00a0Dhe produkti ka nj\u00eb avantazh t\u00eb madh, nuk k\u00ebrkon nd\u00ebrtime masive; k\u00ebrkon organizim, njohuri t\u00eb specializuara dhe sh\u00ebrbim t\u00eb p\u00ebrkryer.<\/p>\n<p>P\u00ebr aventurier\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb aset t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb rajon: terrene t\u00eb virgj\u00ebra p\u00ebr ski touring dhe freeride, aty ku bora \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme dhe topografia e lejon.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb treg t\u00eb specializuar, por me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb; grupe t\u00eb vogla, sh\u00ebrbime profesionale, ndikim relativisht i ul\u00ebt n\u00eb mjedis krahasuar me infrastruktura masive.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb realitet klimatik ku bora nuk garantohet m\u00eb nga vet\u00eb dimri, produktet fleksib\u00ebl dhe t\u00eb diversifikuara b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>K\u00ebtu b\u00ebn pjes\u00eb edhe nj\u00eb dimension shpesh i n\u00ebnvler\u00ebsuar: \u201cmir\u00ebqenia\u201d-i n\u00eb natyr\u00eb. Banjat termale, sh\u00ebtitjet dim\u00ebrore, gastronomia lokale, eventet e vogla komunitare, t\u00eb gjitha k\u00ebto i japin dimrit arsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sezon, jo thjesht nj\u00eb \u201cmuaj i ftoht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Europa e ka nxjerr\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebsim, shum\u00eb destinacione q\u00eb kan\u00eb humbur bor\u00ebn e sigurt kan\u00eb mbijetuar duke u b\u00ebr\u00eb 4-sezonal\u00eb dhe jo duke e ndjekur bor\u00ebn me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p><strong>Infrastruktura dim\u00ebrore: rrug\u00eb, shtigje, siguri<\/strong><\/p>\n<p>Zhvillimi i dimrit duhet t\u00eb filloj\u00eb me gj\u00ebra konkrete si pastrim rruge, krip\u00eb, sinjalistik\u00eb, energji q\u00eb nuk bie sa her\u00eb fryn era dhe nj\u00eb sistem i thjesht\u00eb informacioni q\u00eb t\u2019i thot\u00eb vizitorit \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur dhe \u00e7far\u00eb jo.<\/p>\n<p>N\u00eb dim\u00ebr, \u201ct\u00eb pyes\u00ebsh n\u00eb fshat\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00eb normale n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky improvizim \u00ebsht\u00eb armiku i turizmit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Siguria \u00ebsht\u00eb pjesa q\u00eb nuk fal. Nj\u00eb shteg i mrekulluesh\u00ebm veror mund t\u00eb jet\u00eb i rreziksh\u00ebm n\u00eb dim\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb ortek\u00ebve, akullit, humbjes s\u00eb orientimit apo hipotermis\u00eb, si ai i mir\u00ebnjohuri nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht \u201cValbon\u00eb-Theth\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebr q\u00eb duhet t\u00eb rritet, duhet nj\u00eb minimum menaxhimi rreziku me paralajm\u00ebrime t\u00eb qarta, itinerare t\u00eb rekomanduara, informim p\u00ebr kushtet, dhe protokolle emergjence.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku turizmi i aventur\u00ebs po rritet, k\u00ebrkim-shp\u00ebtimi malor \u00ebsht\u00eb kusht i besueshm\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria po fillon t\u00eb ket\u00eb disa nisma pozitive n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, por sfida e m\u00ebtejshme mbetet q\u00eb k\u00ebto kapacitete t\u00eb forcohen e standardizohen me protokolle t\u00eb unifikuara, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb koordinim t\u00eb qart\u00eb dhe informim publik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ka edhe nj\u00eb dimension tjet\u00ebr, po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: mjedisi dhe parqet. Dimri i malit \u00ebsht\u00eb stin\u00eb e brisht\u00eb p\u00ebr habitatet, p\u00ebr ekologjin\u00eb dhe p\u00ebr peizazhin. N\u00ebse ver\u00ebs na del shpesh problem menaxhimi i mbetjeve dhe presioni mbi natyr\u00ebn, dimri nuk duhet t\u00eb jet\u00eb \u201csezoni i dyt\u00eb\u201d i t\u00eb nj\u00ebjtave gabime.<\/p>\n<p><strong>Ku jemi n\u00eb raport me fqinj\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rajon, dimri \u00ebsht\u00eb kthyer prej koh\u00ebsh n\u00eb produkt, diku me resorte t\u00eb m\u00ebdha, diku me modele m\u00eb t\u00eb vogla, por pothuaj kudo me nj\u00eb element q\u00eb ne e kemi ende t\u00eb brisht\u00eb: sistemin.<\/p>\n<p>Fqinj\u00ebt kan\u00eb tradit\u00eb, kan\u00eb standarde, kan\u00eb shkolla, kan\u00eb marketing dim\u00ebror. Bullgaria p\u00ebr shembull e ka nd\u00ebrtuar dimrin mbi modelin e resorteve t\u00eb konsoliduara.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka natyr\u00ebn dhe autenticitetin, por ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb fillesat e veta p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u201cpaket\u00ebn\u201d q\u00eb e b\u00ebn dimrin t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr tregun.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb duan ski, instruktor\u00eb, pista dhe siguri e k\u00ebrkojn\u00eb ende jasht\u00eb: jo sepse nuk kemi male, por sepse nuk kemi produkt t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e tabel\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme na tregojn\u00eb qart\u00eb se dimri b\u00ebhet sezon vet\u00ebm kur ka sistem. N\u00eb Bullgari (Bansko, Borovets) dimri funksionon si industri e konsoliduar, me operim t\u00eb parashikuesh\u00ebm dhe produkt t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, Kopaoniku tregon se nj\u00eb resort komb\u00ebtar mund t\u00eb mbaj\u00eb pesh\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb sezonale kur ka menaxhim dhe standard sh\u00ebrbimi. Edhe Mali i Zi ka investuar p\u00ebr ta zgjatur sezonin me modele m\u00eb t\u00eb vogla, por t\u00eb strukturuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa raste si Popova Shapka tregojn\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr: produkt i specializuar (freeride\/off-piste) q\u00eb t\u00ebrheq audienc\u00eb specifike edhe pa mega-resorte, kur reputacioni dhe oferta jan\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p><strong>Profesionet e munguara: guidat dim\u00ebrore dhe instruktor\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mjafton vet\u00ebm infrastruktura e mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb organizuar, duhen edhe burime njer\u00ebzore. Sot, \u201cudh\u00ebrr\u00ebfyes turistik i specialitetit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb hiking\/trekking\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kategori shum\u00eb e gjer\u00eb, dhe jo gjithmon\u00eb mjaftuesh\u00ebm i specializuar p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e dimrit.<\/p>\n<p>Loreni, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu instruktor p\u00ebr udh\u00ebrr\u00ebfyesit turistik\u00eb t\u00eb specialitetit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb hiking\/trekking, (me programe t\u00eb akredituara nga \u201cMinistria e Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit\u201d) na tregon se pse nuk mjafton nj\u00eb \u201cguid\u00eb\u201d e p\u00ebrgjithshme:<\/p>\n<p>Dimri k\u00ebrkon kompetenca specifike: orientim dhe navigim n\u00eb kushte me fush\u00ebpamje shum\u00eb t\u00eb kufizuar, menaxhim grupi n\u00eb temperatura t\u00eb ul\u00ebta e kushte t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuara, njohje t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb kushteve t\u00eb bor\u00ebs dhe rrezikut t\u00eb ortek\u00ebve, si dhe aft\u00ebsi reagimi n\u00eb raste ortek\u00ebsh apo emergjenca t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam t\u2019i shesim dimrin nj\u00eb turisti t\u00eb huaj, nuk mjafton t\u00eb themi \u201ckemi guida\u201d: duhet t\u00eb dim\u00eb \u00e7far\u00eb din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto guida dhe se \u00e7far\u00eb standardesh ndjekin, dhe duhet ngritur nj\u00eb kultur\u00eb e fokusuar drejt siguris\u00eb dhe q\u00eb vendos n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb jet\u00ebn e individit.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb BE-s\u00eb dhe bot\u00ebs, k\u00ebto role mbulohen nga profile t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht si \u201cInternational Mountain Leader\u201d (Udh\u00ebrr\u00ebfyes\/Udh\u00ebheq\u00ebs Turistik Malor p\u00ebr terrene jo-teknike), dhe \u201cInternational Mountain Guide\u201d (Guid\u00eb Alpine Turistike p\u00ebr terrene teknike).<\/p>\n<p>Jo domosdoshm\u00ebrisht nevojitet nj\u00eb guid\u00eb alpine e nj\u00eb niveli shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por minimalisht duhet nj\u00eb standard i qart\u00eb dhe i harmonizuar me praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb u lejon profesionist\u00ebve t\u00eb udh\u00ebheqin t\u00eb sigurt grupe n\u00eb terrene dim\u00ebror.<\/p>\n<p>Paralelisht, n\u00ebse do t\u00eb zhvillohet edhe ski n\u00eb pist\u00eb, instruktor\u00ebt nuk mund t\u00eb mbeten n\u00eb zon\u00ebn gri t\u00eb autodidaktimit. Duhen skema trajnimi, licencim dhe kultur\u00eb kontrolli cil\u00ebsie.<\/p>\n<p><strong>Resort masiv apo model i but\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk e ka pasur historikisht kultur\u00ebn e resorteve dim\u00ebrore t\u00eb skive dhe, edhe sot, nuk ka nj\u00eb industri t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb \u201cski-resort\u201d. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kur dalim p\u00ebrball\u00eb dilem\u00ebs s\u00eb investimeve, \u201cresort masiv\u201d apo \u201cmodel i but\u00eb\u201d, vendimi b\u00ebhet edhe m\u00eb i ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb resort \u201ci r\u00ebnd\u00eb\u201d me infrastruktur\u00eb t\u00eb kushtueshme dimri, mund t\u00eb jet\u00eb e rrezikshme financiarisht, sidomos n\u00eb nj\u00eb realitet ku dimrat po shkurtohen dhe bora po b\u00ebhet m\u00eb e paq\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara, resorte t\u00eb t\u00ebra po riprofilizohen drejt turizmit 4-sezonal pik\u00ebrisht sepse bora nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201cgaranci\u201d.<\/p>\n<p>Modeli i but\u00eb me fshatra 4-sezonal\u00eb, aktivitete natyrore, produkte t\u00eb diversifikuara \u00ebsht\u00eb m\u00eb elastik; me nj\u00eb kusht q\u00eb s\u2019e anashkalojm\u00eb dot: ruajtjen e parqeve dhe t\u00eb peizazhit.<\/p>\n<p>N\u00ebse dimri nd\u00ebrtohet vet\u00ebm me beton, at\u00ebher\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb e g\u00ebrryen vet\u00eb burimin e saj. N\u00eb Shqip\u00ebri, ku parqet komb\u00ebtare dhe peizazhi jan\u00eb kapital turistik i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, zhvillimi duhet t\u00eb jet\u00eb i matsh\u00ebm: sa m\u00eb pak nd\u00ebrhyrje, sa m\u00eb shum\u00eb organizim. Kjo \u00ebsht\u00eb logjika e turizmit modern t\u00eb aventur\u00ebs, me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb e gjurm\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Dimri, prova e pjekuris\u00eb turistike<\/strong><\/p>\n<p>Dimri jep nj\u00eb shans t\u00eb rrall\u00eb q\u00eb zhvillimi turistik t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb me mend, me standarde m\u00eb t\u00eb larta dhe me m\u00eb shum\u00eb respekt p\u00ebr natyr\u00ebn. Turizmi dim\u00ebror k\u00ebrkon nj\u00eb qasje tjet\u00ebr ndaj produktit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga turizmi kulturor apo ai i plazhit, dimri duhet t\u00eb jet\u00eb i orientuar drejt siguris\u00eb dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit, duke iu afruar standardeve m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb; q\u00eb nga informacioni dhe logjistika, e deri tek udh\u00ebheqja dhe menaxhimi i rrezikut.<\/p>\n<p>Gabime q\u00eb n\u00eb ver\u00eb kalojn\u00eb pa pasoja, n\u00eb dim\u00ebr mund t\u00eb kthehen n\u00eb incidente serioze, madje deri n\u00eb tragjedi.<\/p>\n<p>Prandaj nj\u00eb treg q\u00eb funksionon me improvizim rrezikon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb shpejt reputacionin e Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion, nj\u00eb reputacion q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me shum\u00eb pun\u00eb nga profesionist\u00ebt e sektorit dhe q\u00eb mb\u00ebshtet nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse dimri kthehet n\u00eb produkt t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, do t\u00eb thot\u00eb se kemi kaluar nga turizmi i rastit te turizmi i menaxhuar.<\/p>\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb se malet krahas kartolinave t\u00eb bukura dim\u00ebrore, jan\u00eb edhe ekonomi lokale q\u00eb jetojn\u00eb edhe kur temperatura shkon n\u00ebn zero. Dhe do t\u00eb thot\u00eb se kemi kuptuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: nuk ka mot t\u00eb keq dhe stin\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb turiz\u00ebm.\/MONITOR<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kulmin e gushtit, bregdeti shqiptar gum\u00ebzhin si nj\u00eb qytet i p\u00ebrkohsh\u00ebm. Durr\u00ebsi, Vlora, Saranda me rrug\u00eb t\u00eb ngjeshura, parkime t\u00eb improvizuara dhe plazhe q\u00eb e humbin dallimin mes r\u00ebr\u00ebs dhe turmave. N\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb nxehta, turizmi kthehet n\u00eb stres-test. Nj\u00eb vend q\u00eb e do v\u00ebmendjen, por q\u00eb shpesh i mungon kapaciteti p\u00ebr ta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134924,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134923","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134923"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134923\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134925,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134923\/revisions\/134925"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134924"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}