{"id":134995,"date":"2026-02-01T21:59:10","date_gmt":"2026-02-01T21:59:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134995"},"modified":"2026-02-01T21:59:10","modified_gmt":"2026-02-01T21:59:10","slug":"nga-republika-e-prokuroreve-te-republika-e-imuniteteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/01\/nga-republika-e-prokuroreve-te-republika-e-imuniteteve\/","title":{"rendered":"Nga &#8216;Republika e Prokuror\u00ebve&#8217; te &#8216;Republika e imuniteteve&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Eduart HALIMI<\/strong><\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb n\u00eb diskursin aktual publik, ka z\u00ebn\u00eb vend teza \u201crepublik\u00eb prokuror\u00ebsh\u201d, duke n\u00ebnvizuar supozimin e nj\u00eb pushteti t\u00eb pakufizuar t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK), t\u00eb pakontrolluesh\u00ebm nga gjyq\u00ebsori dhe selektiv (sic deklaron opozita kur gjith\u00eb drejtuesit e saj jan\u00eb n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr deklaratat dramatike nga mazhoranca si \u201caskush mos guxoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb telefonin tim\u201d, se jam minist\u00ebr apo m\u00eb lart, kan\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb t\u00eb kufizuar juridike.<\/p>\n<p>Reforma kushtetuese e vitit 2012 (Ligji nr. 88\/2012) dhe reforma e drejt\u00ebsis\u00eb e vitit 2016 krijuan nj\u00eb prokurori m\u00eb t\u00eb pavarur ndaj pushtetit politik, por nuk eliminuan filtrin kushtetues t\u00eb autorizimit parlamentar p\u00ebr masat q\u00eb cenojn\u00eb lirin\u00eb personale t\u00eb subjekteve me imunitet. Kjo vlen edhe p\u00ebr kontrollin e komunikimeve telefonike, p\u00ebr t\u00eb cilin tashm\u00eb ekziston nj\u00eb jurisprudenc\u00eb e konsoliduar e Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nenit 73 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pas ndryshimeve t\u00eb vitit 2012<br \/>\nParagrafi 1: Non-liability (imunitet funksional): deputeti nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale, civile ose tjet\u00ebr p\u00ebr mendimet e shprehura dhe votat e dh\u00ebna n\u00eb ushtrim t\u00eb funksionit parlamentar (me p\u00ebrjashtim t\u00eb shpifjes).<br \/>\nParagrafi 2 : Inviolability (imunitet personal): deputeti nuk mund t\u00eb arrestohet, t\u00eb privohet nga liria apo t\u2019i ushtrohet kontroll personal ose i banes\u00ebs pa autorizimin e Kuvendit.<br \/>\nParagrafi 3. P\u00ebrjashtimi i vet\u00ebm: flagranca ose kapja menj\u00ebher\u00eb pas kryerjes s\u00eb krimit; edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Kuvendi njoftohet dhe vendos mbi vijimin ose heqjen e mas\u00ebs.<br \/>\n[Paragrafi 4: vendimi merret me votim t\u00eb hapur, pas mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb diskutimit n\u00eb seanc\u00eb t\u00eb mbyllur p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave ose sekreteve hetimore.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, ministri jo deputet, ka imunitetin parlamentar si m\u00eb sip\u00ebr!<br \/>\nPra, kompetenca p\u00ebr arrestim, ndalim apo kontroll (p\u00ebrfshir\u00eb komunikimet telefonike) mbetet ekskluzivisht n\u00eb dor\u00ebn e Kuvendit \u2013 nj\u00eb organ politik i dominuar nga mazhoranca. SPAK nuk ka, dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb, pushtet t\u00eb pakufizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim p\u00ebrshi dhe telefonat. Teza e \u201crepublik\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve\u201d n\u00eb lidhje me telefonin, e merr\/nuk e merr, ta jap\/nuk ta jap, nuk p\u00ebrputhet me tekstin kushtetues n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Shkurt, SPAK edhe po t\u00eb doj\u00eb nuk ia merr dot telefonin as ministrit dhe as deputetit sepse ata nuk jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb si qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb ndaj deklaratat &#8220;dramatike&#8221; nuk kan\u00eb baz\u00eb juridike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuilib\u00ebr institucional, roli i Gjykat\u00ebs Kushtetuese mendohet si vendimtar. Teorikisht ajo \u00ebsht\u00eb mekanizmi kushtetues q\u00eb pengon shnd\u00ebrrimin e prokuroris\u00eb n\u00eb pushtet t\u00eb pakontrolluar, duke vendosur standarde t\u00eb qarta p\u00ebr proporcionalitetin, ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe kontrollin gjyq\u00ebsor t\u00eb masave q\u00eb cenojn\u00eb lirin\u00eb personale dhe privat\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, GJK i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje shqet\u00ebsimit publik q\u00eb artikulohet jo pa baz\u00eb si nj\u00eb \u201crepublik\u00eb prokuror\u00ebsh\u201d n\u00eb lidhje me telefonat (ndoshta edhe p\u00ebr arsye pragmatiste t\u00eb saj) si\u00e7 kam analizuar m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<p>Por po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb roli i saj n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ekuacionit: p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb imuniteti t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb impunitet.<br \/>\nImuniteti, sipas doktrin\u00ebs kushtetuese, nuk \u00ebsht\u00eb privilegj personal, por garanci funksionale p\u00ebr ushtrimin e mandatit.<\/p>\n<p>Procedurat parlamentare p\u00ebr heqjen e imunitetit personal nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb bllokuar ose neutralizuar hetimin penal.<\/p>\n<p>Por, praktika aktuale tregon nj\u00eb devijim serioz: k\u00ebrkesat e prokuroris\u00eb p\u00ebr autorizim arresti apo masa t\u00eb tjera q\u00eb cenojn\u00eb lirin\u00eb personale zvarriten p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve dhe Imuniteteve. Afati 3-mujor i parashikuar n\u00eb Rregulloren e Kuvendit, (neni 118) dhe n\u00eb munges\u00eb vendimmarrjeje, \u00e7on n\u00eb rr\u00ebzim automatik t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, (16 mars 2026) nj\u00eb efekt de facto q\u00eb pengon procedimin penal.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb na \u00e7on drejt nj\u00eb Republike tjet\u00ebr, nj\u00eb \u201crepublike imunitetesh\u201d, e cila duket n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me frym\u00ebn e reform\u00ebs s\u00eb vitit 2012, e cila synoi kufizimin e imunitetit personal dhe leht\u00ebsimin e hetimit penal, duke ruajtur imunitetin funksional si garanci kushtetuese p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit legjislativ dhe gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb gjykimin tim, Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb:<\/p>\n<p>as p\u00ebr nj\u00eb prokurori q\u00eb vepron pa kontroll gjyq\u00ebsor dhe me selektivitet,<br \/>\nas p\u00ebr nj\u00eb parlament q\u00eb e shnd\u00ebrron procedur\u00ebn e imunitetit n\u00eb penges\u00eb efektive p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nAjo ka nevoj\u00eb p\u00ebr sundim t\u00eb ligjit (rule of law), ku:<br \/>\nimuniteti funksional mbetet i papreksh\u00ebm;<br \/>\nimuniteti personal kufizohet realisht dhe p\u00ebrdoret vet\u00ebm kur cenohet r\u00ebnd\u00eb funksionimi i institucionit;<br \/>\nprocedurat parlamentare kan\u00eb afate detyruese, kritere objektive dhe proporcionalitet;<br \/>\ndhe Gjykata Kushtetuese vepron si arbit\u00ebr final, duke korrigjuar si tejkalimet e organeve t\u00eb akuz\u00ebs, ashtu edhe abuzimet e diskrecionit parlamentar.<\/p>\n<p>Problemi sot nuk \u00ebsht\u00eb te teprica e reformave kushtetuese t\u00eb viteve 2012 dhe 2016, por te mungesa e zbatimit t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm t\u00eb tyre dhe te dob\u00ebsia e mekanizmave q\u00eb garantojn\u00eb ekuilibrin real t\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>Kjo dob\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kaq e dukshme k\u00ebto dit\u00eb!<br \/>\nTeorikisht, \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mos rr\u00ebshqitur as n\u00eb \u201crepublik\u00eb prokuror\u00ebsh\u201d, as n\u00eb \u201crepublik\u00eb imunitetesh\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb politika dhe as prokuroria, por Gjykata Kushtetuese. Vet\u00ebm ajo ka autoritetin p\u00ebr t\u00eb vendosur kufijt\u00eb kushtetues t\u00eb secilit pushtet dhe p\u00ebr t\u00eb rivendosur rule of law.<\/p>\n<p>N\u00ebse prokuroria e tejkalon rolin e saj, Gjykata Kushtetuese duhet ta ndal\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse Kuvendi e shnd\u00ebrron imunitetin n\u00eb bllokad\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Gjykata Kushtetuese duhet ta korrigjoj\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse t\u00eb dy pal\u00ebt e shtyjn\u00eb sistemin drejt ekstremeve, Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb arbitri final.<\/p>\n<p>Pa nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese aktive, koherente dhe autoritative, \u00e7do debat p\u00ebr \u201crepublik\u00eb prokuror\u00ebsh\u201d apo \u201crepublik\u00eb imunitetesh\u201d mbetet thjesht retorik\u00eb politike. Me nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese funksionale, t\u00eb dyja k\u00ebto rreziqe neutralizohen brenda rendit kushtetues.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam naiv t\u00eb mendoj se sfida reale sot bie me Gjykat\u00ebn Kushtetuese se ajo \u00ebsht\u00eb vija e fundit e mbrojtjes s\u00eb Kushtetut\u00ebs, dhe pik\u00ebrisht aty duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet respekti, presioni institucional dhe v\u00ebmendja publike! Kjo duke patur parasysh Republik\u00ebn ton\u00eb, vektor\u00ebt politik\u00eb dhe ekonomik\u00eb. Por si avokat\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb ligjit, na duhet t\u00eb mendojm\u00eb se sfida bie mbi t\u00eb!<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Kushtetuese (jo banana republic) as politika nuk duhet t\u00eb sundoj\u00eb mbi ligjin, as prokuroria po ashtu, por vet\u00ebm Kushtetuta, p\u00ebrmes Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\nPo ju si mendoni?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eduart HALIMI Ka koh\u00eb q\u00eb n\u00eb diskursin aktual publik, ka z\u00ebn\u00eb vend teza \u201crepublik\u00eb prokuror\u00ebsh\u201d, duke n\u00ebnvizuar supozimin e nj\u00eb pushteti t\u00eb pakufizuar t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK), t\u00eb pakontrolluesh\u00ebm nga gjyq\u00ebsori dhe selektiv (sic deklaron opozita kur gjith\u00eb drejtuesit e saj jan\u00eb n\u00ebn hetim. Nga ana tjet\u00ebr deklaratat dramatike nga mazhoranca si \u201caskush mos &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":134996,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134995","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134995"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134995\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134997,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134995\/revisions\/134997"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}