{"id":135003,"date":"2026-02-01T22:24:15","date_gmt":"2026-02-01T22:24:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135003"},"modified":"2026-02-01T22:24:15","modified_gmt":"2026-02-01T22:24:15","slug":"prania-e-partise-demokratike-ne-komisionin-e-reformes-administrativo-territoriale-domosdoshmeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/01\/prania-e-partise-demokratike-ne-komisionin-e-reformes-administrativo-territoriale-domosdoshmeri\/","title":{"rendered":"Prania e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale, domosdoshm\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Reforma Administrativo-Territoriale e vitit 2014, p\u00ebr 12 vite ka d\u00ebshmuar se nuk ka prodhuar asnj\u00eb rezultat pozitiv p\u00ebr qeverisjen vendore dhe qytetar\u00ebt. P\u00ebrkundrazi, ajo ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin, duke dob\u00ebsuar funksionimin e nj\u00ebsive administrative p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb menaxhimit efikas nga bashkit\u00eb e reja. D\u00ebshtimi i reform\u00ebs lidhet drejtp\u00ebrdrejt me defekte t\u00eb thella strukturore q\u00eb ishin t\u00eb pranishme q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e hartimit, si dhe me faktin se ndarja territoriale u konceptua mbi baza elektorale, me q\u00ebllim favorizimin elektoral t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebrbimet p\u00ebr qytetarin, demokracin\u00eb vendore dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin real t\u00eb komuniteteve.<\/p>\n<p>Rishikimi i Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb domosdoshm\u00ebri. Ky proces duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e Kart\u00ebs s\u00eb Autonomis\u00eb Vendore, me konsensus politik dhe social, si dhe me planifikime realiste q\u00eb garantojn\u00eb autonomin\u00eb financiare dhe rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetarin.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, reforma ka d\u00ebshtuar n\u00eb kat\u00ebr drejtime thelb\u00ebsore: (1) nuk rriti eficienc\u00ebn ekonomike t\u00eb nj\u00ebsive vendore, (2) p\u00ebrqendroi pushtetin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tepruar te kryebashkiak\u00ebt, duke cenuar decentralizimin, (3) dob\u00ebsoi mekanizmat e demokracis\u00eb dhe llogaridh\u00ebnies vendore, si dhe (4) nuk arriti t\u00eb nxis\u00eb zhvillimin ekonomik e social apo t\u00eb zbus\u00eb varf\u00ebrin\u00eb. K\u00ebto pasoja e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm nj\u00eb rishikim t\u00eb thell\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb reform\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi parimet e autonomis\u00eb vendore, konsensusin politik dhe social dhe planifikime realiste, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb korrigjohen gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs dhe t\u00eb shmanget p\u00ebrs\u00ebritja e nj\u00eb reforme t\u00eb nj\u00ebanshme dhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Tre jan\u00eb pikat tona t\u00eb forta, si Parti Demokratike, p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale: (1) pasojat negative t\u00eb reform\u00ebs 2014\/15, (2) nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb nj\u00eb komision t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, ashtu si\u00e7 i intereson sektit Rama, (3) Partia Demokratike sot ka nj\u00eb produkt t\u00eb vetin, me propozime konkrete n\u00eb lidhje me rikonfigurimin administrativo-territorial, ndaj t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb punuar gjith\u00eb k\u00ebto vite.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb po rendis modestisht disa arsye pse Partia Demokratike e ka domosdoshm\u00ebri vazhdimin e pun\u00ebs n\u00eb Komisionin e Rishikimit t\u00eb Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale:<\/p>\n<ol>\n<li>T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, se n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e bot\u00ebs reforma administrativo-territoriale k\u00ebrkon nj\u00eb konsensus politik substancial, si dhe mir\u00ebkuptim mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs.<\/li>\n<li>Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb theksuar edhe nga Partia Demokratike q\u00eb n\u00eb procesin e realizimit t\u00eb reform\u00ebs, ndarja e nj\u00ebanshme territoriale sjell deformim t\u00eb nivelit t\u00eb qeverisjes vendore dhe t\u00eb vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve.<\/li>\n<li>Si\u00e7 kemi denoncuar, si Parti Demokratike, gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, ligje t\u00eb caktuara t\u00eb miratuara nga sekti Rama dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb pa precedenta nga Edi Rama, kan\u00eb shkelur Kart\u00ebn e Autonomis\u00eb Vendore dhe decentralizimin e pushtetit vendor, duke e kthyer n\u00eb shum\u00eb raste pushtetin vendor t\u00eb centralizuar n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs dhe duke e shnd\u00ebrruar n\u00eb mjet t\u00eb tij.<\/li>\n<li>N\u00eb t\u00eb gjitha analizat tona si opozit\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtetura edhe n\u00eb vler\u00ebsimet profesionale t\u00eb ekspert\u00ebve dhe sekretariateve pran\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb cilat kan\u00eb kryer nj\u00eb pun\u00eb kolosale n\u00eb drejtim t\u00eb rishikimit dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr ndryshime n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht Sekretariati i Pushtetit Vendor pran\u00eb PD-s\u00eb, i drejtuar nga eksperti dhe ish-kryetari i Bashkis\u00eb z.Ylli Asllani, kemi arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se kjo reform\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rishikim t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten gabimet e Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale t\u00eb viteve 2014\/15<\/li>\n<li>N\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs, p\u00ebrpara 2 viteve, s\u00ebbashku me drejtues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kemi zhvilluar disa takime me qytetar\u00ebt, ku jemi zotuar p\u00ebr rishikimin e reform\u00ebs . Kjo reform\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgjegjshme dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve, sepse jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb \u00e7do dit\u00eb ndiejn\u00eb dhe p\u00ebrballen me mang\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj reforme t\u00eb d\u00ebmshme. Nga p\u00ebrvoja e kat\u00ebr takimeve me qytetar\u00eb n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb miratuar, mb\u00ebshtetur dhe mir\u00ebpritur propozimin e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr krijimin e kat\u00ebr bashkive t\u00eb reja: Orikumit, Amantis\u00eb (Lumi i Vlor\u00ebs), Ksamilit dhe Novosel\u00ebs (Topallti).<\/li>\n<li>Reforma Territoriale-Administrative, e cila do t\u00eb miratohet, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb sfid\u00eb, por edhe nj\u00eb mision. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebrkon vizion, qasje strategjike, profesionaliz\u00ebm dhe analiz\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb favor t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/li>\n<li>Reforma administrativo-territoriale ka qen\u00eb kryefjala e programit ton\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit 2021, 14 majit 2023 dhe 11 majit 2025 dhe p\u00ebr t\u00eb jemi zotuar publikisht. Prandaj, na lind detyrimi q\u00eb kemi ndaj qytetar\u00ebve, q\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb ta vazhdojm\u00eb, ta mbrojm\u00eb dhe ta rishikojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ekspertiz\u00eb dhe profesionaliz\u00ebm.<\/li>\n<li>Partia Demokratike ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb draft gjat\u00eb viteve 2022\u20132023 lidhur me propozimet p\u00ebr reform\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb analizuar dhe diskutuar p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e tij. Rikonfigurimi n\u00eb 94 (ose 97) bashki, gjithashtu dhe n\u00eb 4 rajone t\u00eb m\u00ebdha sipas specifikave p\u00ebr cdo rajon, do t\u00eb sillte respektimin e plot\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb decentralizimit dhe simetri demografike e ekonomike, jo vet\u00ebm brenda rajoneve, por edhe nd\u00ebrmjet rajoneve t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. 1. Rajoni Veriut (Rrethet Shkod\u00ebr\u2014Lezhe- Puk\u00eb &#8211; Mirdit\u00eb- Tropoj\u00eb- Kuk\u00ebs)2. Rajoni Arbrit ( Rrethet Tiran\u00eb- Durr\u00ebs- Kavaj\u00eb-Kruj\u00eb- Kurbin- Mat- Dib\u00ebr)3. Rajoni Muzakajve ( Rrethet Fier- Lushnj\u00eb- Berat -Skrapar)4. Rajoni Kaon\u00ebve ( Rrethet Vlor\u00eb- Sarand\u00eb-Gjirokast\u00ebr-Tepelen\u00eb- P\u00ebrmet)5. Rajoni Elbasan-Kor\u00e7\u00eb (Rrethet Elbasan- Librazhd &#8211; Kor\u00e7\u00eb- Pogradec- Kolonj\u00eb)<\/li>\n<\/ol>\n<p>Krijimi i 33 (ose 36) bashkive t\u00eb reja do t\u00eb ndihmonte realisht zonat dhe nj\u00ebsit\u00eb administrative periferike, t\u00eb cilat sot nuk marrin as fondet dhe as v\u00ebmendjen e duhur, si nga pushteti vendor ashtu edhe nga bashkit\u00eb ku ndodhen n\u00ebn juridiksion. T\u00eb 94 (ose 97) bashkit\u00eb do t\u00eb kishin mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb rritur cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar kompetenca n\u00eb diskrecion t\u00eb plot\u00eb, si\u00e7 parashikohet n\u00eb Kart\u00ebn Europiane t\u00eb Autonomis\u00eb Vendore.<\/p>\n<ol start=\"9\">\n<li>Partia Demokratike e ka nj\u00eb produkt t\u00eb vetin n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb organizohet reforma e re administrativo-territoriale, t\u00eb cil\u00ebn e kemi b\u00ebr\u00eb publike dhe pjes\u00eb integrale t\u00eb programit dhe alternativ\u00ebs son\u00eb qeveris\u00ebse, dhe ndaj s\u00eb cil\u00ebs duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb mbrojtjen dhe argumentimin q\u00eb ky produkt, drafti i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, t\u00eb jet\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e e diskutimeve t\u00eb Komisionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/li>\n<li>Propozimet tona si Parti Demokratike jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me parimet e Kart\u00ebs s\u00eb Autonomis\u00eb Vendore dhe ofrojn\u00eb planifikime realiste p\u00ebr garantimin e autonomis\u00eb financiare dhe rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetarin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kemi detyrimin t\u2019i mbrojm\u00eb dhe t\u2019i \u00e7ojm\u00eb deri n\u00eb fund.<\/li>\n<li>Reforma Territoriale-Administrative \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht sfid\u00eb dhe mision; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebrkon vizion, qasje strategjike, profesionaliz\u00ebm dhe gjykim jo t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb qytetar\u00ebve. Si e till\u00eb, ne si Parti Demokratike duhet t\u00eb tregojm\u00eb kthjellt\u00ebsi dhe pjekuri, sepse Edi Rama e rik\u00ebrkon dhe do nj\u00eb komision t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar reform\u00ebn n\u00eb mekanizmin elektoral t\u00eb radh\u00ebs, ashtu si\u00e7 b\u00ebri me reform\u00ebn e vitit 2014\u20132015. Nj\u00eb veprim i till\u00eb, mosb\u00ebrja pjes\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij Komisioni, do t\u00eb na p\u00ebrballte me t\u00eb nj\u00ebjtat pasoja negative si reforma aktuale e viteve 2014\u20132015.<\/li>\n<li>Partia Demokratike nuk duhet t\u00eb dekurajohet nga Komisioni fiktiv q\u00eb u ngrit n\u00eb vitin 2023, n\u00eb lidhje me rishikimin e Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale, i cili ishte nj\u00eb komision fals. P\u00ebrkundrazi, ne duhet t\u2019i insistojm\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb Komision. Nuk duhet t\u00eb biem pre e grack\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe provokacioneve t\u00eb tij, sepse atij i intereson nj\u00eb Komision pa opozit\u00ebn, pa Partin\u00eb Demokratike, mund\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn kurrsesi nuk duhet t\u2019ja japim. Kemi detyrimin t\u00eb mos largohemi nga ky Komision.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00ebse ne, si Parti Demokratike, nuk i shkojm\u00eb deri n\u00eb fund rishikimit t\u00eb Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale, i japim nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb dyt\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb sektit Rama p\u00ebr ta deformuar edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, me efekte t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve. Gabimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb i madh se i pari .<\/p>\n<p>Kjo reform\u00eb nuk duhet t\u00eb realizohet pa pranin\u00eb dhe kontributin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb aft\u00eb dhe t\u00eb respektuar. Rishikimi i saj duhet t\u00eb korrigjoj\u00eb gabimet e b\u00ebra n\u00eb vitin 2014, n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne si Parti Demokratike e kemi detyrim dhe zotim p\u00ebr t\u00eb vazhduar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Reforma Administrativo-Territoriale e vitit 2014, p\u00ebr 12 vite ka d\u00ebshmuar se nuk ka prodhuar asnj\u00eb rezultat pozitiv p\u00ebr qeverisjen vendore dhe qytetar\u00ebt. P\u00ebrkundrazi, ajo ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin, duke dob\u00ebsuar funksionimin e nj\u00ebsive administrative p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb menaxhimit efikas nga bashkit\u00eb e reja. D\u00ebshtimi i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-135003","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135003","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135003"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135003\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135004,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135003\/revisions\/135004"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135003"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135003"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135003"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}