{"id":135069,"date":"2026-02-02T17:40:57","date_gmt":"2026-02-02T17:40:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135069"},"modified":"2026-02-02T17:40:57","modified_gmt":"2026-02-02T17:40:57","slug":"boci-komisioni-eshte-nul-dhe-arbitrar-ps-po-e-kthen-reformen-territoriale-ne-farse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/02\/boci-komisioni-eshte-nul-dhe-arbitrar-ps-po-e-kthen-reformen-territoriale-ne-farse\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Komisioni \u00ebsht\u00eb nul dhe arbitrar, PS po e kthen Reform\u00ebn Territoriale n\u00eb fars\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe bashk\u00ebkryetar i komisionit parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, deklaroi pas mbledhjes s\u00eb grupit parlamentar se PD nuk e bojkoton Komisionin e Reform\u00ebs Territoriale dhe \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e tij, p\u00ebr sa koh\u00eb ato thirren me dakord\u00ebsi mes bashk\u00ebkryetar\u00ebve. Bo\u00e7i e cil\u00ebsoi \u201cnul\u201d mbledhjen e zhvilluar sot, duke theksuar se \u00ebsht\u00eb thirrur pa njoftim dhe pa forum ligjor. Ai paralajm\u00ebroi se \u00e7do tentativ\u00eb e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme p\u00ebrb\u00ebrjen e komisionit do t\u00eb shoq\u00ebrohet me reagim t\u00eb fort\u00eb nga Partia Demokratike.<\/em><\/p>\n<p><strong>Prononcimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Elda Menga, Top Channel: Z.Bo\u00e7i, sot kishit mbledhje komisioni t\u00eb reform\u00ebs territoriale, nd\u00ebrkoh\u00eb PD e bojkotoi edhe k\u00ebt\u00eb mbledhje. Nes\u00ebr PS ka vendosur q\u00eb t\u00eb avancoj\u00eb, duke ndryshuar dhe formul\u00ebn e k\u00ebtij komisioni. Keni nj\u00eb vendimarrje nga grupi parlamentar demokrat se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebni nes\u00ebr?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Lu\u00e7iano Bo\u00e7i: P\u00ebrsa i takon mbledhjes s\u00eb sotme, mbledhja \u00ebsht\u00eb nul s\u00eb pari, sepse u thirr n\u00eb ultimatum. Ultimatum, ju e dini shum\u00eb mir\u00eb, i artikuluar nga z.Balla. E papranueshme n\u00eb jet\u00ebn politike, aq m\u00eb tep\u00ebr kur vijn\u00eb edhe nga zot\u00ebrinj t\u00eb till\u00eb. \u00cbsht\u00eb nul nga ana tjet\u00ebr, sepse mbledhja e komisionit thirret n\u00eb bashk\u00ebpunim me me bashk\u00ebkryetar\u00ebt. Un\u00eb jam bashk\u00ebkryetar i k\u00ebtij komisioni, nuk jam njoftuar, nuk kemi biseduar. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbledhje, por edhe mbledhje t\u00eb tjera t\u00eb paranjoftuara n\u00eb dit\u00ebt e tjera q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrdorur si argumente t\u00eb bojkotit t\u00eb PD.<br \/>\nSigurisht, nuk bashk\u00ebpunojm\u00eb me Edi Ram\u00ebn, n\u00eb nivele t\u00eb tilla q\u00eb konsiderohen si bashk\u00ebpunime politike. Kjo \u00ebsht\u00eb mbledhje e nj\u00eb komisioni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, por m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se ky komision \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli i Mandateve dhe i Rregullores. Mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb edhe aty an\u00ebtar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb paritet dhe ai komision \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtuar nga mosmbledhja e mazhoranc\u00ebs, nga ana e z.Peleshi, por edhe nga ana e z.Balla q\u00eb b\u00ebn ultimatume, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb Ballukun q\u00eb t\u00eb mo i heqin imunitetin. Pra, mbledhja konsiderohet nul.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb qendrimi i shprehur i PD pas diskutimeve t\u00eb grupit parlamentar, n\u00eb kryesin\u00eb e vog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb q\u00eb PD do vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore, n\u00eb nj\u00eb mbledhje sa m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, t\u00eb dakord\u00ebsuar nd\u00ebrmjet bashk\u00ebkryetar\u00ebve dhe do vazhdoj\u00eb me agjend\u00ebn e komisionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtetet\u00ebs n\u00eb momentin e zgjedhjes s\u00eb sekretares s\u00eb komisionit.<\/p>\n<p><em><strong>Elda Menga, Top Channel: N\u00ebse nuk e kam kuptuar gabim, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ju nuk e bojkotoni k\u00ebt\u00eb komision?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Bo\u00e7i: Jo, jo\u2026<\/p>\n<p><em>Elda Menga, Top Channel: A do e njoftoni bashk\u00ebkryetarin tuaj socialist p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhvillim, p\u00ebr shkak se ata e kan\u00eb futur n\u00eb rendin e dit\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebs e s\u00eb mart\u00ebs, ndryshimin e formul\u00ebs s\u00eb komisionit?<\/em><\/p>\n<p>Bo\u00e7i: Sigurisht, prononcimi im nuk mjafton, se \u00ebsht\u00eb dhe mediatik dhe publik, ndryshe nga bashk\u00ebkryetari i cili nuk konsultohet p\u00ebr mbledhjet e thirrura. Un\u00eb jam i detyruar duke respektuar etik\u00ebn parlamentare, por edhe at\u00eb politike ta njoftoj p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e grupit parlamentar t\u00eb PD dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij komisioni, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebvijuar pik\u00ebrisht, k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, nuk duhet paragjykuar, sepse kemi d\u00ebgjuar gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe variante q\u00eb ata i kan\u00eb t\u00eb gatshme n\u00eb sirtar dhe duan thjesht t\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb rrug\u00ebn dhe finalizimi \u00ebsht\u00eb i parapregatitur. Ai finalizim t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb konsensual n\u00eb baz\u00eb t\u00eb votimit t\u00eb paritetit t\u00eb votave dhe jo t\u00eb dal\u00eb n\u00eb fund pastaj me dy variante. Por k\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb do diskutohen n\u00eb vazhdim\u00ebsi, t\u00eb themi, t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb komisioni n\u00eb paritet t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Elda Menga, Top Channel: A duhet t\u00eb besoj\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb PS q\u00eb ju nuk do ndryshoni mendje deri nes\u00ebr?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Bo\u00e7i: Nuk kemi ndryshuar mendje dhe nuk kemi shfaqur mendje t\u00eb dnryshme n\u00eb rast t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb prononcimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komision. M\u00eb keni d\u00ebgjuar, sepse un\u00eb jam bashk\u00ebkryetar? Kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb bojkot? Keni ndonj\u00eb pasazh? Marr\u00ebveshja, duhet t\u00eb ket\u00eb konsensus, jo marr\u00ebveshje, konsensus\u2026 mos e ngat\u00ebrroni mar\u00ebrveshjen me konsensusin.<br \/>\nN\u00eb grupin parlamentar ne e diskutojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike, ka debat, secili nga deputet\u00ebt jep mendimin e tij, pati mendime q\u00eb prevalonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pati mendime q\u00eb kishin si konsiderat\u00eb pik\u00ebrisht, k\u00ebto q\u00eb ju i parathat\u00eb, por edhe un\u00eb i thash\u00eb q\u00eb komisioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli i Mandateve. Kjo tregon shkall\u00ebn e demokracis\u00eb n\u00eb fund fare, duhet ta trasnmetoni si nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb paskemi ne debate, marrin vendime, a d\u00ebgjohet z\u00ebri i deputetit? Shum\u00eb mir\u00eb, n\u00eb PD d\u00ebgjohet edhe z\u00ebri i deputetit dhe z\u00ebri i qytetarit. Ndodh kjo n\u00eb kampin mazhoritar? Jo nuk ndodh. At\u00ebher\u00eb, problemi \u00ebsht\u00eb tek ai q\u00eb nuk ndodh, jo tek pjesa q\u00eb ndodh. Ne nuk heqim dor\u00eb nga qendrimi yn\u00eb. Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb finalizim, nj\u00eb dalje t\u00eb vetme, dhe kjo dalje duhet t\u00eb jet\u00eb konsensuale. P\u00ebrndryshe, pastaj nuk ka p\u00ebrfundim. Paska qen\u00eb nj\u00eb proces i paravendosur, t\u00eb cilit i mungoka parada, rruga e p\u00ebrshkruar, sepse e paskan pas gati. Heqin dor\u00eb nga deklaratat q\u00eb do zvog\u00eblohet, do dali ky. K\u00ebto gj\u00ebra do dalin p\u00ebrgjat\u00eb funksionimit t\u00eb komisionit. Si mund t\u00eb thon\u00eb ata q\u00eb do i b\u00ebjm\u00eb pa konsulta me kryetar\u00eb bashkish, me banor\u00ebt pa referendume. Sepse ligji parashikon, kur bashkohen dy njesi vendore, patjet\u00ebr duhet t\u00eb ket\u00eb pranueshm\u00ebri nga banor\u00ebt e t\u00eb dyja pal\u00ebve t\u00eb atyr\u00eb bashkive.<\/p>\n<p><em><strong>Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Sot n\u00eb mbledhje \u00ebsht\u00eb miratuar dhe nj\u00eb plan pune p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb terren dhe p\u00ebr t\u00eb miratuar, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto q\u00eb thoni ju.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Bo\u00e7i: Plani i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb nul. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb komision kur nuk \u00ebsht\u00eb forumi. Ai plan pune, po k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebrat mbi ligjin, pa ligjin ose kund\u00ebrshti me ligjin. P\u00ebrderisa ju that\u00eb ka d\u00ebshtuar se nuk ishte forumi. Ishim ne, 7-8 t\u00eb pranish\u00ebm? Jo, nuk ishim. At\u00ebher\u00eb, si paska vendime ai komision. Sot, ishte i thirrur n\u00ebn ultimatum pa njoftim nga bashk\u00ebkryetari. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<br \/>\nLe t\u00eb dal\u00eb z.Mazniku dhe t\u00eb thoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ose ta thoj\u00eb n\u00eb prezenc\u00ebn time.<\/p>\n<p><em><strong>Elda Menga, Top Channel: A propozoni nj\u00eb dat\u00eb mbledhjeje?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Bo\u00e7i: Patjet\u00ebr, sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Sapo t\u00eb komunikoj, do t\u2019i k\u00ebrkoj edhe nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb t\u00eb bien dakord q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e shpejt\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p><em><strong>Anesti Bajramemaj, A2 CNN: N\u00ebse nes\u00ebr, dit\u00ebn e nes\u00ebrme n\u00eb seanc\u00eb plenare socialist\u00ebt votojn\u00eb p\u00ebr vendimin e depozituar prej tyre p\u00ebr ndryshimin e p\u00ebrmb\u00ebrjes s\u00eb komisionit, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb PD?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Bo\u00e7i: Po, at\u00ebher\u00eb, k\u00ebtu nuk ka habi t\u00eb madhe n\u00eb qoft\u00eb se ata sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, at\u00ebher\u00eb edhe un\u00eb q\u00eb nuk e kam qejf fjal\u00ebn bojkot, nuk mund t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb komision i cili nd\u00ebrtohet ndryshe, nd\u00ebrtohet dit\u00ebn dhe prishet nat\u00ebn nga ata, se nuk i konveniojn\u00eb interesat politike t\u00eb momentit, se duan t\u00eb krijojn\u00eb ngjarje politike q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendje tani te komisioni i Reform\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb dhe anashkaluar \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka sot PS me drejt\u00ebsin\u00eb, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj, q\u00eb ka Balluku, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00ebit e AKSHI-t, q\u00eb ka vet Rama, q\u00eb shfaqet n\u00eb dosje m\u00eb shum\u00eb se znj. Balluku.<br \/>\nPra, do ket\u00eb reagim dhe reagimi do t\u00eb jet\u00eb i fort\u00eb. Sot, njer\u00ebzit k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb PD t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e komisionit t\u00eb Reform\u00ebs. Ne po deklarojm\u00eb k\u00ebtu, p\u00ebr publikun, p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb do jemi pjes\u00eb, nqs ato marrin vendimin, sigurisht q\u00eb ne do kemi reagimin ton\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Ja ku \u00ebsht\u00eb deklarata. A tham\u00eb q\u00eb t\u00ebrhiqet, pastaj n\u00eb mbledhjen e konferenc\u00ebs s\u00eb kryetar\u00ebve, kryetari i grupit parlamentar ka deklaruar nqs ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm, ai vendim nuk vlen, \u00ebsht\u00eb nul. Nqs nuk e t\u00ebrheqin, pastaj duan t\u00eb krijojn\u00eb ngjarje artificiale. Le ta b\u00ebjn\u00eb, \u00ebsht\u00eb arbitrariteti i tyre, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb gj\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb ndodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhe ne do habitemi. Por do ket\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb pas do t\u00eb ftojm\u00eb dhe qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb ndaj m\u00ebnyr\u00ebs se si ato posedojn\u00eb Reform\u00ebn Territoriale. Pse jo? Sepse ko impakton edhe Reform\u00ebn Zgjedhore.<\/p>\n<p><em><strong>Anesti Bajramemaj, A2 CNN: T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb b\u00ebni edhe me reform\u00ebn zgjedhore po t\u00eb shkoni n\u00eb at\u00eb komision?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Bo\u00e7i: po jan\u00eb t\u00eb dyja komisionet, jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura, sepse jan\u00eb komisione t\u00eb posa\u00e7me. T\u00eb mos i ngat\u00ebrrojm\u00eb gj\u00ebrat. Nuk jan\u00eb marr\u00ebveshje, sepse dalim te marr\u00ebveshja. Ku ka marr\u00ebveshje me Ram\u00ebn? K\u00ebto jan\u00eb komisione parlamentare t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi partit\u00eb politike, mbi partit\u00eb parlamentare, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha partit\u00eb dhe ato joparlamentare t\u00eb dyja reformat, dhe impaktojn\u00eb jet\u00ebn politike, por jo vet\u00ebm jet\u00ebn politike, por mbi t\u00eb gjitha jet\u00ebn sociale dhe ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndarjen e territorit, q\u00eb qytetar\u00ebt sot nuk e kan\u00eb dhe duan q\u00eb nes\u00ebr ta ken\u00eb n\u00eb ato parametra q\u00eb ekziston dhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb i referohemi shpesh n\u00eb BE.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe bashk\u00ebkryetar i komisionit parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, deklaroi pas mbledhjes s\u00eb grupit parlamentar se PD nuk e bojkoton Komisionin e Reform\u00ebs Territoriale dhe \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e tij, p\u00ebr sa koh\u00eb ato thirren me dakord\u00ebsi mes bashk\u00ebkryetar\u00ebve. Bo\u00e7i e cil\u00ebsoi \u201cnul\u201d mbledhjen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135070,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135069","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135069","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135069"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135069\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135071,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135069\/revisions\/135071"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}