{"id":135106,"date":"2026-02-02T22:17:12","date_gmt":"2026-02-02T22:17:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135106"},"modified":"2026-02-04T11:30:05","modified_gmt":"2026-02-04T11:30:05","slug":"pam-pampam-dosja-e-pergjimeve-dhe-vrasjet-qe-implikojne-direkt-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/02\/pam-pampam-dosja-e-pergjimeve-dhe-vrasjet-qe-implikojne-direkt-ramen\/","title":{"rendered":"&#8220;Pam, pam, pam&#8230;&#8221;\/ Dosja e p\u00ebrgjimeve dhe vrasjet q\u00eb implikojn\u00eb direkt Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb dhe deputete, t\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare, java fillon n\u00eb kushtet e nj\u00eb diktature n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn de facto Edi Rama ka asgj\u00ebsuar drejt\u00ebsin\u00eb, ka asgj\u00ebsuar institucionin e akuz\u00ebs p\u00ebr faktin e vet\u00ebm sepse nga ky institucion, nj\u00eb prokuror guxoi t\u00eb hetoj\u00eb dosjen e tij.<\/p>\n<p>\u00c7do or\u00eb, \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon p\u00ebr \u00e7do shqiptar b\u00ebhet e qart\u00eb se dosja Balluku \u00ebsht\u00eb dosja Rama.<\/p>\n<p>Dhe se dosja Balluku ka vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje, dor\u00ebheqjen e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb pozitive, \u00ebsht\u00eb se k\u00ebt\u00eb e ka kuptuar \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>Un\u00eb e vler\u00ebsoj shum\u00eb pun\u00ebn q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb ju me zgjedh\u00ebsit, p\u00ebrpjekjet tuaja, takimet e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe p\u00ebrpjekjet serioze, por u garantoj se zem\u00ebrimi i qytetar\u00ebve po shkon n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb pap\u00ebrmbajtura.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb brendshme shpirt\u00ebrore tek njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e shohin se edhe ajo shpres\u00eb q\u00eb kishin tek drejt\u00ebsia p\u00ebr nd\u00ebshkimin e korrupsionit, u shua.<\/p>\n<p>Ata kuptuan se shkaku, autori, arkitekti i sistemit t\u00eb korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri e ka emrin Edi Rama.<\/p>\n<p>Ata kuptuan se nj\u00eblloj si n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb, drejt\u00ebsia nuk mund t\u2019i afrohet atij.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt po e kuptojn\u00eb, dhe e kan\u00eb kuptuar, se vjedhja e pasurive t\u00eb tyre dhe fondeve publike p\u00ebr Edi Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>E konsideron veten si padron t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, duhet t\u2019u informoj se java e kaluar ishte nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama u damkos n\u00eb tempullin e demokracis\u00eb evropiane, n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Para asaj audience, ku p\u00ebrfaq\u00ebsohen t\u00eb gjith\u00eb parlamentet e Europ\u00ebs, mund t\u2019u pohoj me garanci t\u00eb plot\u00eb se bajlozi i zi, personazhi m\u00eb i zi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sesion ishte Edi Rama si asnj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb merituar!<\/p>\n<p>T\u00eb jemi i sinqert\u00eb me ju.<\/p>\n<p>Atje ai ka emrin m\u00eb t\u00eb keq se \u00e7do njeri tjet\u00ebr pasi \u00ebsht\u00eb e regjistruar se pas fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb stilit alla-Gedafi, shkoi t\u2019u jap\u00eb leksion ky, pas fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb stilit alla-Gedaf, kryetar\u00ebt e grupeve parlamentare t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrit u detyruan t\u2019i anulojn\u00eb takimin dhe drek\u00ebn zyrtare.<\/p>\n<p>Nuk ka ndodhur kurr\u00eb se gjithmon\u00eb ka nj\u00eb protokoll, d\u00ebshmi e nj\u00eb serioziteti t\u00eb hekurt.<\/p>\n<p>Dhe, ky i ka detyruar t\u2019ia anulojn\u00eb, ta rr\u00ebzojn\u00eb protokollin e tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di se ky po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrs\u00ebri, se ky k\u00ebshtu e ka, por do t\u00eb m\u00eb falin shqiptar\u00ebt, por aty nuk ka vend p\u00ebr narkodiktator\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka vend p\u00ebr kryeministra hajdut\u00eb si ky.<\/p>\n<p>Nuk ka vend p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt sillen si me qen\u00eb i biri i Enver Hoxh\u00ebs aty dhe shanset i ka minimale, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb pak\u00ebta, sidoqoft\u00eb se n\u00eb rast se ky synon t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb at\u00eb seli, shqiptar\u00ebt e Franc\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb do i ket\u00eb para saj.<\/p>\n<p>Po, do organizohet nj\u00eb nga protestat m\u00eb t\u00eb fuqishme sepse e meriton.<\/p>\n<p>Tani, keni par\u00eb ju, deputet\u00eb me mandate krimi, delinkuent\u00eb, kalojn\u00eb si hiena nga nj\u00eb sall\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr duke th\u00ebn\u00eb se ja si e nxin ky Shqip\u00ebrin\u00eb, pse un\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtetat dhe mbroj dinjitetin e shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me k\u00ebta hajdut\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse ata mbrojn\u00eb krimet e tyre.<\/p>\n<p>Pra, ishte nj\u00eb jav\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe ishte nj\u00eb jav\u00eb si\u00e7 e meritonte p\u00ebr narkokracin\u00eb dhe Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrpiqet me \u00e7do kusht, b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga rrethi i kuq.<\/p>\n<p>Por forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ta nxjerr\u00eb nga rrethi i kuq nuk ka.<\/p>\n<p>E ka krijuar vet\u00eb rrethin e kuq ky.<\/p>\n<p>Ky dhe mesa duket edhe siv\u00ebllai i tij, padroni i tij Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Se edhe atij i doli Ergys Agasi.<\/p>\n<p>Agasi i Vu\u00e7i\u00e7it ishte me pes\u00eb tonelata drog\u00eb. Nuk ka lidhje me qeverin\u00eb, tha, por ai ishte zyrtar shum\u00eb i lart\u00eb. Ishte njeri i rrethit t\u00eb tij. Ishte ekzakt si Agasi.<\/p>\n<p>Por, edhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb Beograd, e r\u00ebndon edhe k\u00ebt\u00eb, se dihet lidhja e ngusht\u00eb e tyre, \u00ebsht\u00eb lidhje n\u00eb krim.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne kemi p\u00ebrcaktuar protest\u00ebn dhe vet\u00ebm protest\u00ebn si rrug\u00ebn e vetme m\u00eb kryesore p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb regjim.<\/p>\n<p>Data 10 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kryengritjes paq\u00ebsore kund\u00ebr regjimit.<\/p>\n<p>Ju jeni me njer\u00ebzit, me takimet, konstatoni se \u00e7far\u00eb zem\u00ebrimi ka p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebndrime, dhe k\u00ebt\u00eb zem\u00ebrim qytetar\u00ebt do ta shprehin n\u00eb rrug\u00ebt, sheshet e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe kjo jav\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkushtim i plot\u00eb dhe total n\u00eb takime me qytetar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb biseda, n\u00eb sqarime, n\u00eb debate sepse propaganda toksike e tij \u00ebsht\u00eb verbuar, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrbuar.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne duhet t\u2019i kund\u00ebrvihemi me takime me qytetar\u00ebt, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera duhet t\u00eb denoncojm\u00eb me forc\u00eb propagand\u00ebn e turpshme t\u00eb medieve q\u00eb paguan, glorifikimin n\u00eb shkall\u00eb ekstreme\u2026 e pat\u00eb ju Top Tuneli fal\u00ebnderonte Ram\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdori gaz lotsjell\u00ebs t\u00eb skaduar, sepse sipas Top Tunelit ky ishte m\u00eb i dob\u00ebt se gazi i paskaduar.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel nj\u00eb media?<\/p>\n<p>As Enveri dhe Hitleri nuk mund ta \u00e7onin n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel propagand\u00ebn e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel q\u00eb \u00e7on ky Top Tunelin t\u00eb thot\u00eb q\u00eb u b\u00eb favor protestuesve se u p\u00ebrdor gaz i skaduar.<\/p>\n<p>Imagjinoni ju se \u00e7far\u00eb shp\u00eblarje truri me parat\u00eb e vjedhura t\u00eb qytetar\u00ebve u ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama medieve q\u00eb kontrollon?<\/p>\n<p>A mund t\u00eb shkonte fantazia? Se ato i merr nga zyra e Ram\u00ebs t\u00eb gjitha, aty \u00ebsht\u00eb fabrika e trillimeve, mashtrimeve dhe manipulimeve.<\/p>\n<p>Plus, edhe nj\u00ebher\u00eb, \u00ebsht\u00eb lule dosja e Ballukut se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dosja e AKSHI-t.<\/p>\n<p>Dosja e AKSHI-t \u00ebsht\u00eb dosja m\u00eb e papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Ku vet\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb kryesori.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kryesori!<\/p>\n<p>Ku u detyrua t\u00eb marr\u00eb haptas n\u00eb mbrojtje Mirlind\u00ebn p\u00ebr respektin maksimal q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>E ka se \u00ebsht\u00eb Linda. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prestanome e Lind\u00ebs s\u00eb Surrelit.<\/p>\n<p>Po zot\u00ebri, ta din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Mirlinda e AKSHI-t \u00ebsht\u00eb presanome e Lind\u00ebs s\u00eb Surrelit, sepse i gjith\u00eb krimi i k\u00ebsaj agjencie shtet\u00ebrore, ka si strumbullar baxhanakun e Edi Ram\u00ebs, kunatin e Lind\u00ebs. E regjistruar me dokumente, e angazhuar n\u00eb tenderat e AKSHI-t p\u00ebr kunatin.<\/p>\n<p>Tani ky p\u00ebrpiqet, dhe ajo ushtarja e Agasit q\u00eb thot\u00eb se nuk kam folur me Agasin p\u00ebr tendera, q\u00eb i merrte peng biznesmen\u00ebt, punon dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar dokumente.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e kan\u00eb kuptuar se vet\u00ebm fjala e tyre, vet\u00ebm guximi i tyre mund t\u2019u jap\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nuk i zgjidh drejt\u00ebsia k\u00ebto sepse nuk pyesin m\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>E ky\u00e7i ky drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Faktikisht e asgj\u00ebsoi.<\/p>\n<p>U ndala n\u00eb k\u00ebt\u00eb problem p\u00ebr t\u00eb theksuar edhe nj\u00ebher\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ka protesta, q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Koha \u00ebsht\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj p\u00ebrpar\u00ebsi absolute p\u00ebr \u00e7do or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs tuaj ka takimi me qytetar\u00ebt dhe organizimi sa m\u00eb i fuqish\u00ebm i protest\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 10.<\/p>\n<p>Llojshm\u00ebria e saj.<\/p>\n<p>Po kuptohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga e vetme.<\/p>\n<p>Jan\u00eb me qindra qytetar\u00eb q\u00eb m\u00eb shkruajn\u00eb dhe m\u00eb thon\u00eb se nuk duhet t\u00eb largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne drejt asaj do t\u00eb shkojm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne drejt asaj do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>Ndaj dhe pik\u00ebrisht ky moment duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje e diskutimit ton\u00eb t\u00eb gjer\u00eb me qytetar\u00ebt, me mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb, me an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb dhe popullin opozitar.<\/p>\n<p>Galeria e Ergys Agasit, \u00ebsht\u00eb galeria m\u00eb e sh\u00ebmtuar e shtetit.<\/p>\n<p>Ajo do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb histori si d\u00ebshmia m\u00eb e tmerrshme e degradimit, degjenerimit total t\u00eb organizat\u00ebs kriminale q\u00eb quhet rilindje.<\/p>\n<p>Kjo vet\u00ebm e vet\u00ebn se Agasi ishte Rama, jo p\u00ebr arsye tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb ishte Agasi? Ishte Rama q\u00eb vriste pam-pam-pam.<\/p>\n<p>Ishte Rama q\u00eb p\u00ebrdoret oficer\u00ebt e policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar n\u00eb mes t\u00eb sheshit, t\u00eb aeroportit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte Rama q\u00eb urdh\u00ebronte t\u00eb d\u00ebrgoheshin tek Suel \u00c7ela pengjet e marra p\u00ebr t\u2019ua thyer kockat atje, q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga tenderat.<\/p>\n<p>Ishte Rama q\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb sot. Ergys Agasi jep urdhra nj\u00eblloj si m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eblloj. Po, absolutisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrcakton, merr vendime se \u00ebsht\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Se normalisht, ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb burg.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, at\u00eb e mbron Ergysi i policis\u00eb q\u00eb quhet Ilirjan Proda, p\u00ebrfaq\u00ebsues kryesor i karteleve.<\/p>\n<p>Pra, q\u00eb t\u00eb mos e zgjasim m\u00eb tej, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, e student\u00ebve, e t\u00eb rinjve pun\u00ebtor\u00eb, e gjimnazist\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb kam shum\u00eb besim.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb Europa pret protest\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb bota pret protest\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>I kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb protestat me simpatin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, me vler\u00ebsimin maksimal.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb misionin, misionin e p\u00ebrmbysjes s\u00eb k\u00ebsaj narkodiktature dhe rikthimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA T\u00eb nderuar deputet\u00eb dhe deputete, t\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare, java fillon n\u00eb kushtet e nj\u00eb diktature n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn de facto Edi Rama ka asgj\u00ebsuar drejt\u00ebsin\u00eb, ka asgj\u00ebsuar institucionin e akuz\u00ebs p\u00ebr faktin e vet\u00ebm sepse nga ky institucion, nj\u00eb prokuror guxoi t\u00eb hetoj\u00eb dosjen e tij. \u00c7do or\u00eb, \u00e7do dit\u00eb q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":126166,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,37],"tags":[],"class_list":["post-135106","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135106"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135106\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135204,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135106\/revisions\/135204"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}