{"id":135147,"date":"2026-02-03T12:15:21","date_gmt":"2026-02-03T12:15:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135147"},"modified":"2026-02-03T12:15:21","modified_gmt":"2026-02-03T12:15:21","slug":"spahia-rruga-per-ne-qeline-e-rames-kalon-nga-balluku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/03\/spahia-rruga-per-ne-qeline-e-rames-kalon-nga-balluku\/","title":{"rendered":"Spahia: Rruga p\u00ebr n\u00eb qelin\u00eb e Ram\u00ebs kalon nga Balluku!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Bardh Spahia ka akuzuar mazhoranc\u00ebn se po e kthen Kuvendin n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb protokolli q\u00eb miraton automatikisht nismat e qeveris\u00eb, duke shmangur debatin dhe rolin kushtetues t\u00eb parlamentit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb seanc\u00eb plenare, Spahia u shpreh se ligjet vijn\u00eb t\u00eb gatshme nga qeveria dhe vulosen pa debat, pa reflektim dhe pa p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, nd\u00ebrsa nismat e opozit\u00ebs, sipas tij, rr\u00ebzohen sistematikisht.<\/p>\n<p>Ai tha se, situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar edhe m\u00eb tej p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 tha ai, vonesave n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit p\u00ebr Imunitetin dhe Mandatet lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr arrestimin e z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku.<\/p>\n<p><strong>Spahia:<\/strong> Sot parlamenti ngjan gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb zyr\u00eb protokolli, ku ligjet vijn\u00eb t\u00eb gatshme nga qeveria dhe vulosen pa debat, pa reflektim dhe pa p\u00ebrgjegjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Institucioni q\u00eb duhet t\u00eb mish\u00ebronte n\u00eb fakt vullnetin e sovranit, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb shtojc\u00eb noteriale t\u00eb mazhoranc\u00ebs. Nuk ka debat real, amendimet e opozit\u00ebs nuk merren parasysh, \u00e7do nism\u00eb q\u00eb nuk buron nga K\u00ebshilli i Ministrave hidhet tutje.<\/p>\n<p>Prioritet absolut kan\u00eb vet\u00ebm projektligjet e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky nxitim nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb, por tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb eklipsuar rolin kushtetues t\u00eb Kuvendit dhe p\u00ebr t\u00eb zbehur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb parlamentare n\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale. Por sot, problemi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Parlamenti nuk po p\u00ebrdoret vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb miratuar ligje me porosi politike, ai po p\u00ebrdoret edhe si buroj\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb funksionet e saja kushtetuese.<\/p>\n<p>Mbrojtja q\u00eb po i b\u00ebhet z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e qart\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e k\u00ebtij uzurpimi institucional.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb jav\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me Kushtetut\u00ebn dhe rregulloren e Kuvendit, mazhoranca po mban peng mbledhjen e K\u00ebshillit p\u00ebr Imunitetin dhe Mandatet.<\/p>\n<p>Me artifice procedurale dhe me q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb politik, po tentohet t\u00eb pengohet dh\u00ebnia e autorizimit q\u00eb i nevojitet SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimin e tij dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar arrestimin e deputetes Balluku.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e qart\u00eb e rendit kushtetues.<\/p>\n<p>Neni 73 i Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Kuvendi ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe t\u00eb kufizuara kur k\u00ebrkohet arrestimi i nj\u00eb deputeti.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi t\u00eb papreksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi mbi ligjin. Asnj\u00eb mandat nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si mburoj\u00eb ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojtja e paprecedent politike q\u00eb po i b\u00ebhet deputetes Balluku tregon qartazi se kuvendi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb pushtetit dhe jo t\u00eb kushtetut\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb c\u00ebnim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i rendit kushtetues dhe nj\u00eb precedent ekstremisht i rreziksh\u00ebm p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb mbi ligjin. Asnj\u00eb institucion nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. Dhe n\u00eb asnj\u00eb mazhoranc\u00eb nuk ka mandat t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb parlamentin si bunker mbrojt\u00ebs p\u00ebr pushtetin politik.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb shqiptar\u00eb, koleg\u00eb deputet\u00eb, \u00ebsht\u00eb e dhimbshme, \u00ebsht\u00eb posht\u00ebruese t\u00eb shoh\u00ebsh se si parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb katandisur n\u00eb nj\u00eb leck\u00eb.<br \/>\nPo!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb leck\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret nga kryeministri dhe klika e tij p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb gjurm\u00ebt e krimit. Nj\u00eb institucion q\u00eb duhet t\u00eb ishte sht\u00ebpia e llogaridh\u00ebnies, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb bunkerin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u2019i hapim der\u00ebn drejt\u00ebsis\u00eb, ata i mbyllin der\u00ebn s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<br \/>\nPse?<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr ta, parlamenti nuk \u00ebsht\u00eb vendi ku sh\u00ebrbehet, por llogorja ku fshihen ata q\u00eb kan\u00eb frik\u00eb nga burgu.<\/p>\n<p>Kush jeni ju q\u00eb keni frik\u00eb nga drejt\u00ebsia?<\/p>\n<p>Njeriu i ndersh\u00ebm nuk ka pse t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga hetimi.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb punon me djers\u00eb, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr imunitet parlamentar. Njeriu i lir\u00eb nuk fshihet pas procedurave. Vet\u00ebm hajduti fshihet. Vet\u00ebm fajtori bllokon drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Belinda Balluku mban \u00e7el\u00ebsat e sekreteve t\u00eb m\u00ebdha financiare t\u00eb k\u00ebsaj qeverie. Ajo menaxhon kriz\u00ebn energjetike, ku zhduken qindra milion\u00eb euro. Ajo menaxhon infrastruktur\u00ebn, me rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse prokuroria hyn n\u00eb ato zyra, ata do t\u00eb gjejn\u00eb provat se fondet nuk jan\u00eb zhdukur nga paaft\u00ebsia, por jan\u00eb devijuar drejt llogarive offshore t\u00eb lidhura me pushtetin.<\/p>\n<p>Rama po mbron ark\u00ebn e zez\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos hapet. Sepse brenda saj \u00ebsht\u00eb skema e pasurimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kur shihni deputet\u00eb socialist\u00eb q\u00eb ngrejn\u00eb kartonin jeshil p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Ballukun, mos mendoni se po mbrojn\u00eb nj\u00eb grua. Ata po votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kryeministrin Rama nga prangat. Ata po votojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos zbulohet se ku kan\u00eb p\u00ebrfunduar taksat tuaja.<\/p>\n<p>Edi Rama e din, rruga p\u00ebr n\u00eb qelin\u00eb e tij kalon nga zyra e Belinda Ballukut. Prandaj ai ka b\u00ebr\u00eb parlamentin si barrikad\u00eb n\u00eb at\u00eb nga at\u00eb rrug\u00eb. Dhe prandaj opozita dhe qytetar\u00ebt duhet t\u00eb shembin k\u00ebt\u00eb barrikad\u00eb, sepse pas saj fshihet e v\u00ebrteta e madhe e vjedhjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Bardh Spahia ka akuzuar mazhoranc\u00ebn se po e kthen Kuvendin n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb protokolli q\u00eb miraton automatikisht nismat e qeveris\u00eb, duke shmangur debatin dhe rolin kushtetues t\u00eb parlamentit. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb seanc\u00eb plenare, Spahia u shpreh se ligjet vijn\u00eb t\u00eb gatshme nga qeveria dhe vulosen pa debat, pa reflektim dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127661,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135147","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135147","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135147"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135147\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135148,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135147\/revisions\/135148"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127661"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}