{"id":135149,"date":"2026-02-03T17:28:25","date_gmt":"2026-02-03T17:28:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135149"},"modified":"2026-02-03T17:28:25","modified_gmt":"2026-02-03T17:28:25","slug":"baci-mafia-ka-kapur-shtetin-ja-si-mbrohen-zyrtaret-e-korruptuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/03\/baci-mafia-ka-kapur-shtetin-ja-si-mbrohen-zyrtaret-e-korruptuar\/","title":{"rendered":"Ba\u00e7i: Mafia ka kapur shtetin, ja si mbrohen zyrtar\u00ebt e korruptuar"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Luan Ba\u00e7i n\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare tha se, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kapur nga nj\u00eb &#8220;grupim politik hajdut\u00ebsh&#8221; dhe se parlamenti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb &#8220;zyr\u00eb noteriale&#8221; n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Ai tha se, vendi vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb listave europiane p\u00ebr trafikun e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, duke iu referuar raporteve t\u00eb SPAK q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb sekuestrimin e mbi 130 kg kokain\u00eb e heroin\u00eb dhe mbi 6 ton\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjera narkotike, me vler\u00eb dhjet\u00ebra miliona euro.<\/p>\n<p><strong>Luan Ba\u00e7i:\u00a0<\/strong>Sa i p\u00ebrket l\u00ebnd\u00ebve narkotike, s\u00ebrish vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs n\u00eb vendet evropiane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t&#8217;i referohemi disa nga raporteve t\u00eb SPAK-ut dhe strukturave hetimore p\u00ebr vitin 2025, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera b\u00ebhet e ditur se nga dy aksione n\u00eb bashk\u00ebpunim me Interpolin jan\u00eb sekuestruar rreth 130 kg kokain\u00eb dhe heroin\u00eb me vler\u00eb t\u00eb mundshme tregu mbi 12 milion\u00eb euro. Si dhe nga goditja e nj\u00eb rrjeti tjet\u00ebr kriminal, ku u sekuestruan mbi 6 ton\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike me vler\u00eb miliona euro.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 duket n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, edhe votimi i k\u00ebtij draftligji kthehet n\u00eb nj\u00eb burokraci t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb votimi, pa asnj\u00eb debat konstruktiv dhe kjo sepse rendi i dit\u00ebs p\u00ebrfshin si gjithmon\u00eb kaq shum\u00eb pika, sa duket qart\u00eb q\u00eb parlamenti funksionon si nj\u00eb noter n\u00ebn urdhrat e kryeministrit dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. K\u00ebt\u00eb e kemi par\u00eb n\u00eb \u00e7do seanc\u00eb dhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi. E pra, t\u00eb dashur qytetar\u00eb, t\u00eb nderuar koleg\u00eb, ky parlament po kalon koh\u00ebn m\u00eb absurde politike, ku n\u00eb asnj\u00eb nga seancat plenare nuk miratohet qoft\u00eb nj\u00eb ligj i vet\u00ebm q\u00eb t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb realisht, plot\u00ebsisht interesit publik.<\/p>\n<p>Por \u00e7do gj\u00eb b\u00ebhet n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb grupimi politik hajdut\u00ebsh q\u00eb ka uzurpuar t\u00eb gjitha pushtetet. N\u00eb regjimin e pushtetit ku gjendemi dhe q\u00eb mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me korrupsion, me para t\u00eb trafiqeve dhe krimit t\u00eb organizuar, institucionet jan\u00eb kthyer n\u00eb masha t\u00eb interesave klanore dhe jo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. Prej m\u00eb se nj\u00eb dekade, ky parlament \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb zyr\u00ebn q\u00ebndrore noteriale p\u00ebr kalimin e \u00e7do ligji klientelist, vendimmarrje t\u00eb err\u00ebt politike, pa asnj\u00eb transparenc\u00eb dhe konsultim publik apo ekspertiz\u00eb t\u00eb profesionist\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e medaljes, sepse ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fytyra e kapjes kriminale t\u00eb mazhoranc\u00ebs, e cila mban peng prej koh\u00ebsh drejt\u00ebsin\u00eb e ashtuquajtur t\u00eb reformuar. Me n\u00eb krye shefin e qeveris\u00eb, kryeministrin tuaj, kjo mazhoranc\u00eb i b\u00ebn presion Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe organeve t\u00eb piramid\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar as edhe nj\u00eb fije njer\u00ebzit q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb regjimit, Rama, Balluku, Agasi dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Mazhoranca \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rresht nga urdhrat e kryeministrit dhe klani i tij nuk pranon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb arrogante dhe n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb parimeve demokratike t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb imunitetin e z\u00ebvend\u00ebskryeministres, zonj\u00ebs Balluku.<\/p>\n<p>Zonja Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur nga SPAK, duke paraqitur prova dhe fakte t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme p\u00ebr aferat korruptive t\u00eb saj. Zonja Balluku q\u00ebndron e pac\u00ebnuar n\u00eb majat e regjimit q\u00eb ajo i sh\u00ebrben prej shum\u00eb vitesh. P\u00ebr t\u00eb nuk ekziston as ligji, para t\u00eb cilit duhet t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, as maliq\u00ebt sepse jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb shtet dhe k\u00ebshtu regjimi po i shkon deri n\u00eb fund me arroganc\u00eb alibis\u00eb p\u00ebr mos t\u00eb dor\u00ebzuar imunitetin e njeriut q\u00eb ka firmosur skemat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda korruptive q\u00eb njeh historia e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga formimi i shtetit. Alibit\u00eb e pushtetit ndaj bijve t\u00eb vet nuk kan\u00eb s\u00eb mbaruari, edhe pse jan\u00eb n\u00eb grahmat e fundit. Por \u00e7do lloj rezistence tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pa vler\u00eb. Por kemi dhe an\u00ebn tjet\u00ebr. Nj\u00eb gjyqtare me tre apo pes\u00eb mbiemra, e d\u00ebnuar t\u00eb zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb Greqi, jo vet\u00ebm nuk hetohet dhe aq m\u00eb pak t\u00eb d\u00ebnohet nga drejt\u00ebsia e kapur nga qeveria, sepse i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb misioni i ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb kamxhikun kund\u00ebr kund\u00ebr opozit\u00ebs dhe sidomos kund\u00ebr liderit t\u00eb opozit\u00ebs, profesor doktor Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, dosjet e incenerator\u00ebve, 5D-t\u00eb e bashkive, apo dhjet\u00ebra t\u00eb k\u00ebtij lloji, ose pluhurosen, ose ezaourohen me d\u00ebnime qesharake. P\u00ebrse ndodh kjo? Sepse jan\u00eb hallkat e t\u00eb nj\u00ebjtit zinxhir q\u00eb mban t\u00eb lidhur mafien n\u00eb pushtet. Mafien q\u00eb ka grabitur qindra milion\u00eb euro tek nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebve q\u00eb \u00e7ahen me shirat dhe ngricat e fillim vitit, me tunelet e pakolauduara nga jugu dhe n\u00eb veri, q\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebn e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve. Mafia Rama, Balluku, Agasi dhe t\u00eb tjer\u00eb, ka p\u00ebrvet\u00ebsuar pa asnj\u00eb ndroje dhe frik\u00eb nga ligji me dhjet\u00ebra miliona euro nga buxheti i investimeve q\u00eb nuk u kryen kurr\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Luan Ba\u00e7i n\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare tha se, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kapur nga nj\u00eb &#8220;grupim politik hajdut\u00ebsh&#8221; dhe se parlamenti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb &#8220;zyr\u00eb noteriale&#8221; n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kryeministrit. Ai tha se, vendi vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb listave europiane p\u00ebr trafikun e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, duke iu referuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94346,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135149","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135149"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135149\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135150,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135149\/revisions\/135150"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94346"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}