{"id":135164,"date":"2026-02-03T17:51:55","date_gmt":"2026-02-03T17:51:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135164"},"modified":"2026-02-03T17:51:55","modified_gmt":"2026-02-03T17:51:55","slug":"isuf-cela-veriu-i-lene-ne-harrese-diskriminim-dhe-projekte-fantazme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/03\/isuf-cela-veriu-i-lene-ne-harrese-diskriminim-dhe-projekte-fantazme\/","title":{"rendered":"Isuf \u00c7ela: Veriu i l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb, diskriminim dhe projekte fantazm\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs\u00a0s\u00eb sotme plenare t\u00eb Kuvendit, mbi diskutimin\u00a0p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb programit IPA me Kosov\u00ebn dhe Malin e Zi, deputeti i PD-s\u00eb, Isuf \u00c7ela ka hedhur akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj qeveris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb \u201cdiskriminim politik\u201d dhe braktisje t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ela theksoi se bashkit\u00eb e Tropoj\u00ebs, Hasit dhe Kuk\u00ebsit, ndon\u00ebse zona strategjike kufitare, prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade jan\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb hart\u00ebs s\u00eb investimeve serioze komb\u00ebtare dhe prioriteteve buxhetore.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ela:<\/strong>\u00a0T\u00eb nderuar drejtues s\u00eb seanc\u00ebs, t\u00eb nderuar koleg\u00eb, t\u00eb nderuar qytetar\u00eb. Sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb plenare, na jan\u00eb paraqitur p\u00ebr ratifikim marr\u00ebveshje e ndryshuar e programit IPA 3 Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb dhe ratifikimi i marr\u00ebveshjes ndryshuese num\u00ebr nj\u00eb IPA me Republik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr periudh\u00ebn 2021-2026. Si fillim, un\u00eb dua t\u00eb uroj q\u00eb k\u00ebto fonde t\u00eb projektit t\u00eb programit IPA, t\u00eb mos ken\u00eb fatin e fondeve t\u00eb IPARD-it, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bllokuara nga ana e Bashkimit Europian p\u00ebr veprimet abuzive dhe korruptive t\u00eb qeveritar\u00ebve shqiptar\u00eb. Por, para se t\u00eb votojm\u00eb n\u00eb letra, duhet t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb kjo qeveri p\u00ebrpiqet ta fsheh\u00eb, at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se, veriu i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb q\u00ebllimisht jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb investimeve publike nga regjimi i Rilindjes.<\/p>\n<p>Tropoja, Hasi dhe Kuk\u00ebsi, bashki kufitare, strategjike p\u00ebr shtetin shqiptar, nuk jan\u00eb par\u00eb nga kjo qeveri si zona t\u00eb zhvillimit, por si territore t\u00eb braktisura politikisht. Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, k\u00ebto bashki jan\u00eb jasht\u00eb hart\u00ebs s\u00eb investimeve serioze komb\u00ebtare, jasht\u00eb prioriteteve buxhetore, jasht\u00eb planeve serioze t\u00eb zhvillimit. Dhe mos na flisni p\u00ebr projekte n\u00eb let\u00ebr. Njer\u00ebzit nuk jetojn\u00eb me Po\u00eberPoint dhe premtime elektorale. Zonja dhe zot\u00ebrinj, rasti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb i k\u00ebtij diskriminimi politik \u00ebsht\u00eb rruga Kan-Kepenek-Zogaj-Letaj-Qaf\u00eb Prush. Nj\u00eb aks jetik, historik dhe kufitar, i cili sot \u00ebsht\u00eb i shkat\u00ebrruar, i pakaluesh\u00ebm dhe p\u00ebrb\u00ebn rrezik real p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebtyre zonave.<\/p>\n<p>Kjo rrug\u00eb nuk lidh thjesht disa fshatra, ajo lidh Shqip\u00ebrin\u00eb me Kosov\u00ebn. Ajo mban gjall\u00eb ekonomin\u00eb lokale, bujq\u00ebsin\u00eb, tregtin\u00eb dhe jet\u00ebn sociale t\u00eb qindra familjeve. Por n\u00eb regjimin e Rilindjes kjo rrug\u00eb nuk ekziston. Banor\u00ebt e Tropoj\u00ebs dhe t\u00eb Hasit kan\u00eb vite q\u00eb trokasin n\u00eb dyert e institucioneve, k\u00ebrkesa, peticione, protesta, p\u00ebrgjigja e qeveris\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb dhe e nj\u00ebjt\u00eb: heshtje dhe p\u00ebrbuzje p\u00ebr hallet e k\u00ebtyre banor\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, miliarda lek\u00eb jan\u00eb hedhur n\u00eb koncesione korruptive, n\u00eb projekte luksoze n\u00eb pak qytete, n\u00eb propagand\u00eb dhe jo n\u00eb zhvillim real. Sot, Tropoja, Hasi dhe Kuk\u00ebsi po zbrazen nga t\u00eb rinjt\u00eb. Fshatra t\u00eb t\u00ebra po mbeten pa banor\u00eb dhe qeveria del n\u00eb konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke folur p\u00ebr zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb zhvillimi \u00ebsht\u00eb ky kur njer\u00ebzit ikin? Ironia \u00ebsht\u00eb e dhimbshme. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit, n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, rrug\u00ebt nd\u00ebrtohen, fshatrat lidhen, investimet shkojn\u00eb deri n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb thella. Dhe duhet t\u00eb falenderoj qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr investimet n\u00eb rrug\u00ebt lidh\u00ebse t\u00eb fshatrave pakufi, kish, e Borje q\u00eb jan\u00eb kufi me Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn shqiptare \u00ebsht\u00eb panoram\u00eb tjet\u00ebr. Kufiri \u00ebsht\u00eb harruar, fshatrat jan\u00eb izoluar dhe shteti \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. Ky nuk \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrkufitar. Ky \u00ebsht\u00eb turp shtet\u00ebror. Sot po shqyrtojm\u00eb ratifikimin e nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit IPA t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkufitar Mali i Zi-Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb parim, bashk\u00ebpunim nd\u00ebrkufitar \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm dhe i mir\u00ebpritur. Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb ratifikimi i marr\u00ebveshjes, problemi \u00ebsht\u00eb se ky regjim ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb filozofi qeveris\u00ebse ku gjith\u00e7ka mbetet n\u00eb let\u00ebr, n\u00eb propagand\u00eb dhe n\u00eb projekte 3D, nd\u00ebrsa realiteti n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Duhet t\u00eb ndalem tek bashkia Tropoj\u00eb, bashki kufitare me Malin e Zi, me Plav\u00ebn dhe Gucin\u00eb. Dy treva shqiptare me lidhje historike, kulturore, tradicionale dhe lidhje gjaku me banor\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs. K\u00ebto lidhje jan\u00eb reale, njer\u00ebzore dhe shekullore, por sot ato pengohen nga mungesa e vullnetit politik t\u00eb shtetit shqiptar. Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb konkrete dhe m\u00eb t\u00eb neglizhuara \u00ebsht\u00eb hapja e pik\u00ebs s\u00eb kalimit kufitar dhe doganor n\u00eb Qaf\u00ebn e Vranic\u00ebs.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb theksoj qart\u00eb se kjo, para k\u00ebtij kuvendi, se kjo pik\u00eb ka vendim p\u00ebr hapjen e saj, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb qysh n\u00eb vitin 2013 nga qeveria e Partis\u00eb Demokratike. Pra nuk \u00ebsht\u00eb ide e re, por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike dhe nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur. Ajo ka, ajo q\u00eb ka munguar p\u00ebr 13 vite me rradh\u00eb \u00ebsht\u00eb veprimi i qeveris\u00eb s\u00eb Rilindjes. P\u00ebr 13 vite nuk u hap asnj\u00eb negociat\u00eb serioze me pal\u00ebn malazeze. Nuk u nd\u00ebrmor asnj\u00eb hap administrativ. Nuk u konsiderua asnj\u00ebher\u00eb prioritet komb\u00ebtar. Nd\u00ebrkoh\u00eb sot, rruga e bardh\u00eb deri n\u00eb kufi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar. Aksi ekziston fizikisht, por ndalet n\u00eb kufi, sepse shteti ndalet aty ku duhet t\u00eb veproj\u00eb. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar. I nj\u00ebjti fat ka p\u00ebsuar dhe marr\u00ebveshja nd\u00ebrqeveritare e nd\u00ebrtimit t\u00eb ur\u00ebs mbi lumin Bun\u00eb, q\u00eb do t\u00eb lidhte Velipoj\u00ebn me Ulqinin. Nj\u00eb marr\u00ebveshje e trumbetuar me buj\u00eb t\u00eb madhe nga kryeministri Rama dhe kryeministri i Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs\u00a0s\u00eb sotme plenare t\u00eb Kuvendit, mbi diskutimin\u00a0p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb programit IPA me Kosov\u00ebn dhe Malin e Zi, deputeti i PD-s\u00eb, Isuf \u00c7ela ka hedhur akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj qeveris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb \u201cdiskriminim politik\u201d dhe braktisje t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00c7ela theksoi se bashkit\u00eb e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":7345,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135164","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135165,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135164\/revisions\/135165"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}