{"id":135176,"date":"2026-02-03T19:42:52","date_gmt":"2026-02-03T19:42:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135176"},"modified":"2026-02-03T19:44:57","modified_gmt":"2026-02-03T19:44:57","slug":"shqiperia-nuk-ka-nevoje-per-sisteme-perfekte-por-per-sisteme-te-ndershme-modeli-gjerman-i-mazhoritarit-te-korrektuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/03\/shqiperia-nuk-ka-nevoje-per-sisteme-perfekte-por-per-sisteme-te-ndershme-modeli-gjerman-i-mazhoritarit-te-korrektuar\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr sisteme perfekte, por p\u00ebr sisteme t\u00eb ndershme \u2013 Modeli Gjerman i Mazhoritarit t\u00eb Korrektuar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Nikola KEDHI<br \/>\nDepartmentit Brain Gain<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, debati mbi sistemin zgjedhor zakonisht shp\u00ebrthen n\u00eb momente krize, n\u00eb periudh\u00ebn paraelektorale ose gjendet n\u00eb rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ky diskutim n\u00eb \u00e7do rast mbyllet ose me kopjim t\u00eb pastudiuar t\u00eb modeleve t\u00eb huaja, sikur demokracia t\u00eb ishte nj\u00eb manual p\u00ebrdorimi, ose me krijesa sui generis, si modeli aktual q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht, ka nj\u00eb refleks shum\u00eb t\u00eb gabuar sikur n\u00ebse ne kopjojm\u00eb modele q\u00eb ekzistojn\u00eb gjetk\u00eb dhe i zbatojm\u00eb ashtu si\u00e7 jan\u00eb atje, demokracia jon\u00eb do t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb. Sistemet zgjedhore nuk funksionojn\u00eb n\u00eb vakum. Ato jan\u00eb produkte t\u00eb historis\u00eb, institucioneve, sjelljeve dhe balancave reale t\u00eb pushtetit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. Ajo q\u00eb prodhon stabilitet dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb Europ\u00ebn Veriore mund t\u00eb prodhoj\u00eb deformim dhe kapje n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Pyetja e drejt\u00eb, pra, nuk \u00ebsht\u00eb se cilin sistem p\u00ebrdorin t\u00eb tjer\u00ebt, por se cili sistem i p\u00ebrgjigjet m\u00eb mir\u00eb problemeve tona konkrete dhe, mbi t\u00eb gjitha, se cili i afrohet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb vullnetit popullor. Demokracia nuk matet nga eleganca teorike e rregullave, por nga aft\u00ebsia e tyre p\u00ebr t\u2019i rezistuar abuzimit. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij cikli shkrimesh \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht studimi i sistemeve t\u00eb ndryshme n\u00eb vende t\u00eb ngjashme ose me demokraci t\u00eb konsoliduara, dhe p\u00ebrshtatja e element\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb funksionojn\u00eb me realitetin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ekziston nj\u00eb sistem perfekt. \u00c7do model zgjedhor p\u00ebrmban kompromise midis p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe qeverisjes, midis stabilitetit dhe pluralizmit. Por disa sisteme e minimizojn\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim i drejt\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb vota t\u00eb ket\u00eb pesh\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, q\u00eb raporti mes votave dhe mandateve t\u00eb mos deformohet r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb sa m\u00eb pak vota t\u00eb humbasin, q\u00eb pluralizmi real t\u00eb mos nd\u00ebshkohet artificialisht dhe q\u00eb rezultati t\u00eb perceptohet si legjitim nga shumica e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, sistemi q\u00eb vjen nga Gjermania, ai i p\u00ebrzier proporcional (Mixed-Member Proportional \u2013 MMP, ose mazhoritar i korrektuar proporcionalisht) meriton t\u00eb shihet seriozisht. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sistem i ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb ne kemi pasur deri n\u00eb vitin 2008. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashkim i sforcuar apo i paqart\u00eb mes dy sistemeve, por nj\u00eb arkitektur\u00eb e menduar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb dy gj\u00ebra q\u00eb shpesh ngat\u00ebrrohen: p\u00ebrfaq\u00ebsimin lokal dhe shp\u00ebrndarjen reale t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Modeli gjerman funksionon mbi nj\u00eb logjik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe t\u00eb disiplinuar. \u00c7do votues hedh dy vota t\u00eb ndara. Vota e par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr kandidatin e zon\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mazhoritare mes individ\u00ebsh. Kjo vot\u00eb zgjedh deputetin lokal dhe ruan lidhjen mes qytetarit dhe t\u00eb zgjedhurit, duke krijuar p\u00ebrgjegjshm\u00ebri personale dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim konkret. Por kjo vot\u00eb, ndon\u00ebse e r\u00ebnd\u00ebsishme politikisht, nuk p\u00ebrcakton balanc\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb pushtetit, pasi kjo vot\u00eb mund t\u00eb deformohet nga individ\u00eb apo grupe me pesh\u00eb lokale, nga oligark\u00eb, apo thjesht individ\u00eb me influenc\u00eb n\u00eb komunitet, q\u00eb mund t\u00eb deformojn\u00eb rezultatin n\u00eb \u00e7do lloj m\u00ebnyre.<\/p>\n<p>Pushteti p\u00ebrcaktohet nga vota e dyt\u00eb, ajo p\u00ebr partin\u00eb n\u00eb rang komb\u00ebtar. Kjo vot\u00eb vendos se sa mandate i takojn\u00eb \u00e7do force politike n\u00eb total. N\u00ebse nj\u00eb parti merr 30 p\u00ebr qind t\u00eb vot\u00ebs komb\u00ebtare, ajo ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr rreth 30 p\u00ebr qind t\u00eb vendeve n\u00eb parlament. Deputet\u00ebt e fituar n\u00eb zona llogariten brenda k\u00ebsaj kuote. N\u00ebse jan\u00eb m\u00eb pak, plot\u00ebsohen nga listat komb\u00ebtare. N\u00ebse jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb, sistemi nuk i shp\u00ebrblen me pushtet shtes\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu hyn n\u00eb loj\u00eb mekanizmi ky\u00e7 i sistemit gjerman: mandatet korrigjuese. N\u00eb rast se nj\u00eb parti fiton m\u00eb shum\u00eb zona lokale sesa i takojn\u00eb proporcionalisht, sistemi nuk e mohon fitoren e individ\u00ebve, por as nuk lejon q\u00eb kjo t\u00eb deformoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin komb\u00ebtar. P\u00ebr ta ruajtur proporcionalitetin, shtohen mandate p\u00ebr partit\u00eb e tjera derisa balanca p\u00ebrfundimtare e parlamentit t\u00eb p\u00ebrputhet sa m\u00eb sakt\u00eb me vullnetin e votuesve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u201csigures\u00eb\u201d institucionale q\u00eb parandalon pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka p\u00ebrjetuar shpesh: qeverisjen me pakic\u00eb reale, por me shumic\u00eb artificiale mandatesh.<\/p>\n<p>Modeli shoq\u00ebrohet edhe me nj\u00eb prag elektoral relativisht serioz, zakonisht rreth 5 p\u00ebr qind, i cili sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb frenuar fragmentimin ekstrem dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur funksionalitetin e parlamentit. Sistemi shp\u00ebrblen dhe koalicionin para ose pas elektoral. Kritika m\u00eb e shpesht\u00eb ndaj k\u00ebtij sistemi \u00ebsht\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb teknikisht i nd\u00ebrlikuar. Por kjo kritik\u00eb ngat\u00ebrron kompleksitetin institucional me barr\u00ebn mbi qytetarin. P\u00ebr votuesin, zgjedhja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: nj\u00eb njeri dhe nj\u00eb parti. Kompleksiteti i llogaritjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e institucioneve, jo e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sigurisht, sistemi ka edhe disavantazhe. Parlamenti mund t\u00eb zgjerohet p\u00ebr shkak t\u00eb mandateve korrigjuese. Procesi i num\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sofistikuar. Qeverit\u00eb shpesh jan\u00eb koalicione. Por k\u00ebto jan\u00eb kosto t\u00eb qarta dhe t\u00eb menaxhueshme, dhe jo domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb kopjueshme p\u00ebr realitetin ton\u00eb. Ne n\u00eb \u00e7do sistem do duhet t\u00eb marrim ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmbim, sistemi ofron di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vlefshme: legjitimitet, drejt\u00ebsi elektorale dhe rezistenc\u00eb ndaj manipulimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb jetike. P\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs publike, ndikimi i grupeve kriminale n\u00eb territore t\u00eb caktuara, mungesa e koalicioneve, deformimi i vot\u00ebs popullore dhe mandateve n\u00eb Parlament, jan\u00eb fenomene q\u00eb ushqehen nga sisteme ku kontrolli lokal p\u00ebrkthehet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb pushtet komb\u00ebtar. N\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb p\u00ebrzier proporcional, ndikimi kriminal n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb nuk shum\u00ebfishohet m\u00eb politikisht.<\/p>\n<p>Sistemi i p\u00ebrzier proporcional garanton di\u00e7ka m\u00eb themelore: n\u00ebse nj\u00eb shumic\u00eb reale qytetar\u00ebsh voton p\u00ebr nj\u00eb pal\u00eb, ajo shumic\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb pushtet. Pa bonuse artificiale p\u00ebr kund\u00ebrshtarin dhe pa manipulim gjeografik.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjidhje magjike, por p\u00ebr institucione e sisteme q\u00eb e trajtojn\u00eb qytetarin si burim pushteti, jo si objekt menaxhimi. Sistemi i p\u00ebrzier proporcional nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sistemet e pakta q\u00eb i reziston realitetit shqiptar. Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, demokracia nuk \u00ebsht\u00eb arti p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhje, por arti p\u00ebr t\u00eb mos i vjedhur ato.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nikola KEDHI Departmentit Brain Gain N\u00eb Shqip\u00ebri, debati mbi sistemin zgjedhor zakonisht shp\u00ebrthen n\u00eb momente krize, n\u00eb periudh\u00ebn paraelektorale ose gjendet n\u00eb rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ky diskutim n\u00eb \u00e7do rast mbyllet ose me kopjim t\u00eb pastudiuar t\u00eb modeleve t\u00eb huaja, sikur demokracia t\u00eb ishte nj\u00eb manual p\u00ebrdorimi, ose me krijesa sui generis, si modeli &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135179,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135176"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135176\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135178,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135176\/revisions\/135178"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}