{"id":135280,"date":"2026-02-05T11:24:55","date_gmt":"2026-02-05T11:24:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135280"},"modified":"2026-02-05T11:25:11","modified_gmt":"2026-02-05T11:25:11","slug":"shqiperi-dhe-kosove-nje-komb-ne-dy-shtete-me-dinamikat-perkatese-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/05\/shqiperi-dhe-kosove-nje-komb-ne-dy-shtete-me-dinamikat-perkatese-zgjedhore\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, nj\u00eb komb n\u00eb dy shtete me dinamikat p\u00ebrkat\u00ebse zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Neada STANA<\/strong><br \/>\n<strong>Albi BYLYKBASHI<\/strong><\/p>\n<p>Kosova dhe Shqip\u00ebria, nj\u00eb komb, nj\u00eb popull, dy shtete, ndjekin dinamika t\u00eb ndryshme elektorale pavar\u00ebsisht ngjashm\u00ebrive socio-kulturore q\u00eb konvergojn\u00eb. Ky fenomen pasqyron sot qart\u00eb dallimin mes nj\u00eb demokracie funksionale dhe nj\u00eb demokracie me defekte strukturore dhe nd\u00ebrhyrje shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb para pluraliste n\u00eb 1991 e deri m\u00eb sot, jan\u00eb aplikuar disa sisteme t\u00eb ndryshme zgjedhore. N\u00eb zgjedhjet e 31 Marsit 1991, u aplikua sistemi mazhoritar q\u00eb ishte sistem i konkurrimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebrmjet kandidat\u00ebve t\u00eb partive politike apo kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur. Ky sistem prodhoi parlamentin e par\u00eb t\u00eb votuar pas diktatur\u00ebs komuniste, me lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedh\u00ebsve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve. Duke filluar nga 1992 u implementua sistemi i p\u00ebrzier, nj\u00eb sistem i kombinuar i sistemit mazhoritar me at\u00eb proporcional, ku 100 deputet\u00eb zgjidheshin drejtp\u00ebrdrejt nga sistemi mazhoritar, nd\u00ebrsa 40 t\u00eb tjer\u00eb plot\u00ebsoheshin me an\u00eb t\u00eb atij proporcional. M\u00eb von\u00eb u implementua sistemi proporcional, q\u00eb u mendua si nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer pragun e pranuesh\u00ebm elektoral me q\u00ebllim p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb Parlament. N\u00eb vitin 2009 dhe 2017 n\u00eb Shqip\u00ebri aplikohet sistemi proporcional rajonal i mbyllur, me prag zgjedhor 3% p\u00ebr partit\u00eb dhe 4% p\u00ebr koalicionet politike. N\u00eb 2021 sistemi proporcional me thyerje her\u00ebsi, dhe n\u00eb 2025 ai proporcional me lista t\u00eb mbyllura dhe lista t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Tipari m\u00eb i duksh\u00ebm i sistemeve elektorale t\u00eb zbatuara n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebta 30 vjet \u00ebsht\u00eb ndryshimi sistematik i tyre. Q\u00eb nga dhjetori 1990, kur mori jet\u00eb pluralizmi politik shqiptar, jan\u00eb mbajtur plot 11 procese zgjedhore parlamentare. Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb 12 zona elektorale (qarqe) me num\u00ebr variab\u00ebl te deputet\u00ebve n\u00eb saj\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb, ku subjektet konkurojn\u00eb me dy lista, nj\u00eb list\u00eb t\u00eb mbyllur (nj\u00eb e treta e vendeve) dhe nj\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur (dy t\u00eb tretat e vendeve), bazuar pra n\u00eb sistemin zgjedhor proporcional rajonal me lista t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Kosova p\u00ebrdor nj\u00eb sistem zgjedhor proporcional komb\u00ebtar me lista t\u00eb hapura, q\u00eb synon p\u00ebrfaq\u00ebsim sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Parlament. Vendet n\u00eb Kuvend ndahen n\u00eb p\u00ebrputhje me numrin e votave q\u00eb partit\u00eb politike marrin n\u00eb nivel komb\u00ebtar. Ky sistem favorizon p\u00ebrfshirjen e nj\u00eb game t\u00eb gjer\u00eb subjektesh politike, duke garantuar pluraliz\u00ebm dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme etnike dhe politike si kriter thelb\u00ebsor t\u00eb stabilitetit n\u00eb vend dhe rajon. N\u00ebp\u00ebrmjet tipologjis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij sistemi, zgjedh\u00ebsi g\u00ebzon fuqi t\u00eb konsiderueshme, sa \u00e7\u2019g\u00ebzon edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi me m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e tij dhe pasojat e tyre politike. Ai zgjedh partin\u00eb dhe 10 kandidat\u00eb sipas preferenc\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pragu zgjedhor prej 5%, i cili ndihmon n\u00eb ruajtjen e nj\u00eb balance midis pluralizmit politik dhe efikasitetit qeveris\u00ebs. Teksa sistemi proporcional \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avantazh p\u00ebr partit\u00eb e vogla, pragu zgjedhor ndihmon n\u00eb shmangien e fragmentimit t\u00eb tepruar politik dhe n\u00eb krijimin e koalicioneve t\u00eb q\u00ebndrueshme qeveritare.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb shtet q\u00eb ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb vitin 2008, Kosova nuk ka ngurruar t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb qeveri dhe t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme kur kan\u00eb lindur kriza apo mosmarr\u00ebveshje nd\u00ebr-partiake, por edhe parlamentare. N\u00eb vet\u00ebm 18 vite, Kosova ka pasur 7 qeveri t\u00eb ndryshme, indikator q\u00eb tregon p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si vler\u00ebsohet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e p\u00ebrfaq\u00ebsimit, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb debati, kritika dhe dakord\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb dakord.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb sistemi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe cilat jan\u00eb elementet e Kosov\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb adoptohen?<\/p>\n<p>\u00c7ka \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet, \u00ebsht\u00eb se nuk ka nj\u00eb sistem elektoral q\u00eb t\u00eb aplikohet e t\u00eb garantoj\u00eb maksimalisht gjith\u00eb dimensionet ideale t\u00eb nj\u00eb shteti, k\u00ebshtu q\u00eb zgjedhja duhet t\u00eb reflektoj\u00eb nj\u00eb kompromis p\u00ebr interesat m\u00eb themelore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe jo vet\u00ebm t\u00eb partive politike, cilado qofshin ato.<\/p>\n<p>V\u00ebm\u00eb re nj\u00eb kontrast t\u00eb duksh\u00ebm midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, parimet demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit rezultojn\u00eb m\u00eb funksionale. N\u00eb fakt, sistemi elektoral i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur m\u00eb s\u00eb miri dinamikave t\u00eb shtetit dhe modelit qeveris\u00ebs s\u00eb tyre, duke implementuar nj\u00eb model zgjedhor, arkitektura e s\u00eb cilit e kufizon nd\u00ebrhyrjen e shtetit n\u00eb sistemin elektoral dhe garanton nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb midis pushtetit shtet\u00ebror dhe gar\u00ebs politike. Institucionet shtet\u00ebrore mbahen t\u00eb distancuara nga zgjedhjet, administrata publike nuk instrumentalizohet politikisht dhe gara elektorale zhvillohet n\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb barabarta. N\u00eb kontekstin shqiptar v\u00ebrehet e kund\u00ebrta: nd\u00ebrhyrja e shtetit n\u00eb zgjedhje ka deformuar konkurrenc\u00ebn demokratike duke krijuar nj\u00eb nyje q\u00eb shtr\u00ebngohet gjithnj\u00eb e m\u00eb fort n\u00eb procesin elektoral.<\/p>\n<p>Edhe pse nj\u00eb shtet i ri me nj\u00eb situat\u00eb gjeopolitike t\u00eb tensionuar, Kosova ka hedhur menj\u00ebher\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i ka mbetur stoike idealizmit se qytetari vendos, qytetari zgjedh. Prej 18 vitesh, listat e hapura kan\u00eb edukuar qytetar\u00ebt p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe unanimitetin e vot\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb vot\u00eb q\u00eb nuk futet n\u00eb nj\u00eb thes me t\u00eb tjerat, por q\u00eb identifikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nj\u00eb kast\u00eb z\u00ebrash q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr karakteristik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb dinamik\u00ebn elektorale t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakti se kur ka mosmarr\u00ebveshje apo mosbesim nga Parlamenti, qeveria paralizohet dhe vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, skena politike shqiptare karakterizohet nga dy parti t\u00eb m\u00ebdha, ku nj\u00ebra ka respektuar parimin e rotacionit pas dy mandatesh, nd\u00ebrsa tjetra ka ndjekur strategji p\u00ebr ruajtjen e pushtetit me \u00e7do mjet. Absurditeti m\u00eb i madh n\u00eb nj\u00eb demokraci, por imazhi i normalitetit n\u00eb nj\u00eb autokraci, q\u00ebndron n\u00eb faktin se, zgjedhje pas zgjedhjeje, partia n\u00eb pushtet fiton m\u00eb shum\u00eb mandate se her\u00ebn e m\u00ebparshme. Pra, ndryshe nga Kosova, q\u00eb n\u00eb koh\u00eb krize i rikthehet baz\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb, vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur, n\u00eb Shqip\u00ebri krijohet iluzioni i k\u00ebsaj t\u00eb fundit me an\u00eb t\u00eb represionit dhe propagand\u00ebs q\u00eb mundohen t\u00eb bindin qytetarin se nuk ekziston alternativ\u00eb tjet\u00ebr, se ai \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar realisht, se \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb ndjek\u00eb rrjedh\u00ebn i qet\u00eb dhe t\u00eb pranoj\u00eb fatin e tij t\u00eb vendosur nga nj\u00eb grup njer\u00ebzish q\u00eb ai vet\u00eb ka zgjedhur. Nj\u00eb dallim kaq i madh ky n\u00eb dy shtete fqinje q\u00eb i p\u00ebrkasin t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs etnie, ku nj\u00ebri i m\u00ebson tjetrit se populli nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga qeveria e tij, por qeveria duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga populli q\u00eb e ka zgjedhur.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb shembull nga Kosova p\u00ebr ta p\u00ebrshtatur sistemin elektoral me dinamikat politiko-shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri, propozimi i nj\u00eb sistemi mazhoritar do t\u00eb ishte instrumenti par\u00ebsor p\u00ebr rritjen e demokracis\u00eb dhe mbrojtjen e zgjedhjeve nga ndikimi shtet\u00ebror. Madje p\u00ebrvoja e m\u00ebparshme politike ka treguar se ky sistem ka funksionuar si nj\u00eb mekaniz\u00ebm m\u00eb demokratik, m\u00eb transparent p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike, procesi i at\u00ebhersh\u00ebm i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb sistemin mazhoritar, por jo vet\u00ebm, realizohej p\u00ebrmes nj\u00eb balance institucionale brenda partis\u00eb q\u00eb fuqizonte ndikimin e strukturave: Kryesit\u00eb e deg\u00ebve propozonin emrat p\u00ebr zonat elektorale, nd\u00ebrsa vendimmarrja finale i p\u00ebrkiste K\u00ebshillit Komb\u00ebtar. Ky model krijonte nj\u00eb filt\u00ebr demokratik t\u00eb brendsh\u00ebm, duke shmangur em\u00ebrimet arbitrare dhe duke garantuar nj\u00eb nivel legjitimiteti politik p\u00ebr kandidat\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin zonat e caktuara. Par\u00eb nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb i gjer\u00eb, tradita politike e s\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri ka d\u00ebshmuar nj\u00eb aft\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe promovuar figura me integritet, me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb garat mazhoritare, ku pesha e individit dhe raporti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me zgjedh\u00ebsin p\u00ebrkthehen si faktor\u00ebt vendimtar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet ketij sistemi sigurohet nj\u00eb form\u00eb kontrolli kolektiv dhe shmanget p\u00ebrqendrimi absolut i pushtetit n\u00eb duart e nj\u00eb individi apo nj\u00eb rrethi t\u00eb ngusht\u00eb drejtuesish. N\u00eb kontrast me sistemin aktual proporcional me lista t\u00eb mbyllura apo gjysm\u00eb t\u00eb hapura, ku renditja e kandidat\u00ebve p\u00ebrcakton fatin politik t\u00eb tyre, sistemi mazhoritar i jep pesh\u00eb reale vot\u00ebs s\u00eb qytetarit dhe gar\u00ebs n\u00eb terren. Rikthimi i sistemit mazhoritar me nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb territoriale n\u00eb zona elektorale do t\u00eb kontribuonte gjithashtu n\u00eb decentralizimin e politik\u00ebs, duke e afruar pushtetin vendimmarr\u00ebs me qytetarin. Gjithashtu, ky model do t\u00eb reduktonte fenomenin e deputet\u00ebve \u201cpa zon\u00eb\u201d dhe do t\u00eb forconte p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesave lokale n\u00eb Kuvend, duke e kthyer Parlamentin n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb pluraliste dhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur me realitetin shoq\u00ebror. S\u00eb fundmi, vendosja e nj\u00eb sistemi mazhoritar do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e procesit elektoral n\u00eb Shqip\u00ebri, duke krijuar perspektiv\u00eb p\u00ebr derivat\u00ebt e tij t\u00eb mundsh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sistemi mazhoritar i korrigjuar, i cili synon t\u00eb optimizoj\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb dualitetin \u201cqeveri-p\u00ebrfaq\u00ebsim politik\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kontekst ku zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb kontestuara dhe besimi i qytetar\u00ebve te procesi demokratik \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt, sistemi mazhoritar nuk duhet par\u00eb thjesht si nj\u00eb formul\u00eb teknike zgjedhore, por si nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje politike p\u00ebr rivendosjen e balancave demokratike, kufizimin e ndikimit shtet\u00ebror dhe rikthimin e sovranitetit t\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Neada STANA Albi BYLYKBASHI Kosova dhe Shqip\u00ebria, nj\u00eb komb, nj\u00eb popull, dy shtete, ndjekin dinamika t\u00eb ndryshme elektorale pavar\u00ebsisht ngjashm\u00ebrive socio-kulturore q\u00eb konvergojn\u00eb. Ky fenomen pasqyron sot qart\u00eb dallimin mes nj\u00eb demokracie funksionale dhe nj\u00eb demokracie me defekte strukturore dhe nd\u00ebrhyrje shtet\u00ebrore. N\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb para pluraliste n\u00eb 1991 e deri m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135281,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135280","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135280","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135280"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135280\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135283,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135280\/revisions\/135283"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}