{"id":135350,"date":"2026-02-05T19:11:40","date_gmt":"2026-02-05T19:11:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135350"},"modified":"2026-02-05T19:11:40","modified_gmt":"2026-02-05T19:11:40","slug":"berisha-o-qeveri-teknike-ose-perballje-kete-qeveri-nuk-e-pranojme-kurre-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/05\/berisha-o-qeveri-teknike-ose-perballje-kete-qeveri-nuk-e-pranojme-kurre-me\/","title":{"rendered":"Berisha: O qeveri teknike, ose p\u00ebrballje! K\u00ebt\u00eb qeveri nuk e pranojm\u00eb kurr\u00eb m\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se vendi ndodhet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb zgjedhjeje t\u00eb qart\u00eb politike: ose krijimi i nj\u00eb qeverie teknike p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, ose p\u00ebrballje direkte me nj\u00eb pushtet q\u00eb, sipas tij, ka humbur \u00e7do legjitimitet.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se kjo qeveri nuk krijon zgjedhje, por fars\u00eb, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrdorur pushtetin p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur qytetar\u00ebt me afera miliard\u00ebshe dhe p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar imunitetin n\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr krimin dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>Sipas tij, mandatet e dala nga vjedhja dhe bashk\u00ebpunimi me krimin po p\u00ebrdoren sot p\u00ebr t\u00eb bllokuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qeverin\u00eb, \u00e7ka e b\u00ebn t\u00eb pashmangshme betej\u00ebn politike deri n\u00eb rikthimin e demokracis\u00eb dhe vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Ne jemi njer\u00ebz politik\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi kaluar beteja ndoshta si asnj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr politike n\u00eb Europ\u00eb. Shum\u00eb prej jush rikujtojn\u00eb shkurtin e 91-shit. dhe me radh\u00eb nuk po rri t\u00eb b\u00ebj histori. Por ne tani jemi n\u00eb fush\u00eb. Ne tani jemi n\u00eb shesh.<br \/>\nNe tani kemi nj\u00eb armik p\u00ebrpara, i cili me q\u00ebndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. T\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb qeveri teknike, t\u00eb shkojm\u00eb drejt zgjedhjeve, se p\u00ebrndryshe ne k\u00ebt\u00eb qeveri nuk mund ta pranojm\u00eb kurr\u00eb.<br \/>\nPor kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb kryesorja, jua them un\u00eb ju. Kjo \u00ebsht\u00eb kryesore. Ana e dyt\u00eb, po kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme, po kaq kryesore, \u00ebsht\u00eb pla\u00e7kitja e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7do qeveri q\u00eb vjedh qytetar\u00ebt, q\u00eb vjedh qytetar\u00ebt, humbet legjitimitetin. Le t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb nga zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb ndershme dhe t\u00eb shk\u00eblqyera, ajo po vodhi qytetar\u00ebt, humbet legjitimitetin. Sepse ka p\u00ebrdorur pushtetin p\u00ebr t\u00eb vjedhur qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne si parti Demokratike? Ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb. Ne kemi denoncuar n\u00eb em\u00ebr tuaj dhe p\u00ebr ju aq sa biles ka q\u00eb thon\u00eb se u b\u00eb e m\u00ebrzitshme duke denoncuar, por jo nuk heqim kurr\u00eb dor\u00eb nga denoncimi. Kemi denoncuar t\u00eb gjitha dhe kjo q\u00eb k\u00ebto afera q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb tani, ju them un\u00eb ju, p\u00ebrve\u00e7 aksit q\u00eb ka nj\u00eb dimension tjet\u00ebr, k\u00ebto nuk jan\u00eb kryesore, ka t\u00eb tjera, ka zinxhir i cili shkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute minimumi 12 miliard\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb euro. Minimumi.<\/p>\n<p>Dhe ku jemi? Tani ato mandatet e krimit, ato mandatet e marra me Elvis Do\u00e7in, me \u00c7el\u00ebn, me Troplin\u00ebt, ato mandate t\u00eb marra duke falur 2 miliard\u00eb gjoba, tani kthehen n\u00eb mbroj\u00eb p\u00ebr krimin, n\u00eb parzmore dhe mbrojn\u00eb Belinda Ballukun, faktikisht Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe thot\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, jo thot\u00eb, nuk ja heq imunitetin. E thash\u00eb dhe mbr\u00ebm\u00eb dhe e them dhe k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia italiane, e cila \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte nj\u00eb majtiz\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, i k\u00ebrkoi imunitetin Silvio Berluskonit. Kolos. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr si ai s&#8217;kishte par\u00eb Italia. Po as q\u00eb e vuri n\u00eb diskutim. As q\u00eb e vuri n\u00eb diskutim. Paraqitjen para gjykat\u00ebsit. Paraqitjen para ligjit. Sepse k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb kushtetuta, kjo \u00ebsht\u00eb. Kushtetuta t\u00eb detyron.<\/p>\n<p>Kurse ky na thot\u00eb jo thot\u00eb, nuk mund t\u00eb vij\u00eb Belinda. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, ja do vdesim, ja do i rr\u00ebzojm\u00eb. Por ne at\u00eb s&#8217;do ta pranojm\u00eb kurr\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb. Ne kemi ardhur gjer tani n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb. Dhe kemi ardhur me t\u00eb drejt\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. Kemi ardhur pasi i kemi faturuar \u00e7do shqiptari dhe t\u00eb dhe mikut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se ky ka ky ka kryer krimin e sh\u00ebmtuar t\u00eb fars\u00ebs elektorale.<\/p>\n<p>Dhe se tani ky do me p\u00ebrdorur imunitetin n\u00eb mburoj\u00eb dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb na pla\u00e7kis\u00eb, t\u00eb na pla\u00e7kis\u00eb \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Jo. K\u00ebto, ne jemi njer\u00ebz politik\u00eb. K\u00ebto ne nuk i ndajm\u00eb m\u00eb. Ndaj dhe jan\u00eb k\u00ebto dy arsye m\u00eb madhore t\u00eb cil\u00ebt ne si forc\u00eb politike kemi mision, kemi mision historik, m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirin.<\/p>\n<p>Ua them un\u00eb ju. Por t\u00eb sigurt\u00eb q\u00eb ne do fitojm\u00eb. Cilido prej jush ju kujtohet shkurti i 91-shit. Menduan se do na shfarosin. Vran\u00eb 9 qytetar\u00eb n\u00eb lagjen rreth spitaleve, lagjen num\u00ebr 10. Plagos\u00ebn 100, burgos\u00ebn 300 dhe organizuan vallen e vdekjes n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me fanatik\u00ebt e Enverit.<\/p>\n<p>Po n\u00eb fund ne dol\u00ebm m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga ajo gjith\u00eb ajo terror, sepse q\u00ebndruam, nuk p\u00ebrdor\u00ebm as arm\u00eb, nuk p\u00ebrdor\u00ebm forc\u00ebn, po po p\u00ebrdor\u00ebm idealet tona, besnik\u00ebrin\u00eb e tyre ndaj tyre dhe nuk u p\u00ebrkul\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se vendi ndodhet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb zgjedhjeje t\u00eb qart\u00eb politike: ose krijimi i nj\u00eb qeverie teknike p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, ose p\u00ebrballje direkte me nj\u00eb pushtet q\u00eb, sipas tij, ka humbur \u00e7do legjitimitet. Berisha theksoi se kjo qeveri nuk krijon zgjedhje, por fars\u00eb, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrdorur pushtetin p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135351,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135350","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135350"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135350\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135352,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135350\/revisions\/135352"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135351"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}