{"id":135353,"date":"2026-02-05T19:15:27","date_gmt":"2026-02-05T19:15:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135353"},"modified":"2026-02-05T19:15:27","modified_gmt":"2026-02-05T19:15:27","slug":"berisha-cdo-demokrat-eshte-ne-mision-protestat-tona-jane-me-te-mirepritura-se-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/05\/berisha-cdo-demokrat-eshte-ne-mision-protestat-tona-jane-me-te-mirepritura-se-kurre\/","title":{"rendered":"Berisha: \u00c7do demokrat \u00ebsht\u00eb n\u00eb mision! Protestat tona jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura se kurr\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se opozita ndodhet n\u00eb nj\u00eb mision politik dhe historik, pasi vendi p\u00ebrballet me nj\u00eb qeveri q\u00eb, sipas tij, zhvilloi fars\u00eb elektorale dhe jo zgjedhje t\u00eb lira.<br \/>\nBerisha theksoi se protestat e opozit\u00ebs jan\u00eb sot m\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura se kurr\u00eb, sepse qytetar\u00ebt dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e din\u00eb se vota u grabit, se drejt\u00ebsia po bllokohet dhe se pushteti po mbahet me dhun\u00eb politike.<br \/>\nA theksoi se, Partia Demokratike mbetet e vetmja shpres\u00eb reale p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ndaj \u00e7do demokrat dhe demokrate duhet ta ndiej\u00eb veten n\u00eb mision p\u00ebr t\u00eb mos u ndalur deri n\u00eb rikthimin e demokracis\u00eb dhe vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Sot sigurisht \u00ebsht\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr. Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se shum\u00eb pun\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. Po. Mos e harroni k\u00ebt\u00eb. Nuk mund t\u00eb sulmohet nj\u00eb qeveri pa e faturuar q\u00eb ajo zhvilloi fars\u00eb dhe jo zgjedhje. Nuk ishte e leht\u00eb kjo.<br \/>\nPo pse nuk ishte e leht\u00eb? Sepse ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces votim, thot\u00eb zgjedhje. Nuk jan\u00eb zgjedhje ato. Ashtu zgjedhje kemi b\u00ebr\u00eb ne n\u00eb diktatur\u00eb \u00e7do 4 vjet, edhe me daulle i b\u00ebnim ne ato zgjedhjet n\u00eb diktatur\u00eb.<br \/>\nFillonte daullja atje te qendra e votimit, edhe at\u00ebher\u00eb bile, se k\u00ebta shkrujt\u00ebn aty u administruan, administrimin m\u00eb t\u00eb bukur e b\u00ebnte diktatura, po ta marr\u00ebsh si ai. E kishte \u00e7do gj\u00eb me, me kuadrat. Bravo po.<br \/>\nNdaj dhe ne filluam kryengritjen ton\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb kryengritje paq\u00ebsore. Ta dinw mir\u00eb, kushdo, shqiptar\u00eb dhe miqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Ne nuk ndahemi. Nuk ndahemi dhe nuk mund t\u00eb ndahemi. Pse? Shqiptar\u00ebt mund t\u00eb mos na besonin m\u00eb.<br \/>\nNe jemi e vetmja forc\u00eb politike bashk\u00eb me Fidesin e Hungaris\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe gjall\u00eb dhe t\u00eb fort\u00eb. Asnj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nT\u00eb gjitha forcat antikomuniste q\u00eb u krijuan n\u00eb vitet &#8217;90 u larguan nga skena. Ne nuk u larguam. Ne kaluam periudhat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se \u00e7do nj\u00ebra prej tyre. T\u00eb pakrahasueshme. Po pse mbet\u00ebm ne? Ne mbet\u00ebm absolutisht vet\u00ebm sepse mbrojt\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb besojm\u00eb, mbrojt\u00ebm idealet tona. P\u00ebrndryshe, edhe ne do shkriheshim si bryma para diellit, si\u00e7 u shkrin\u00eb t\u00eb tjerat.<br \/>\nErdhi fushata e fundit. Jo po k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, partia k\u00ebshtu e partia ashtu e po ja ku dol\u00ebn ato t\u00eb rejat. Ne na votuan. Pra, jo se ndodhin k\u00ebto, ne duhet, se do t\u00eb jemi, duhet t\u00eb jemi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe realist\u00eb.<br \/>\nNdodhi n\u00eb Franc\u00eb. Presidenti aktual ishte minist\u00ebr i presidentit Holland. Dhe erdh\u00ebn zgjedhjet, presidenti i thot\u00eb atij, do kandidosh ti p\u00ebr president? Jo thot\u00eb, do kandidoj, po do kandidoj me partin\u00eb time, jo me partin\u00eb t\u00ebnde.<br \/>\nPartin\u00eb e vet s&#8217;e kishte fare. E krijoi partin\u00eb, e krijoi partin\u00eb dhe fitoi edhe president, edhe shumic\u00ebn n\u00eb parlament. Pra, elektorati francez u tha jo atyre t\u00eb tjer\u00ebve, edhe disa miqve tan\u00eb biles. Kjo k\u00ebshtu, po k\u00ebtu jo, s&#8217;ndodhi. K\u00ebtu nuk ndodhi. Dhe ju them un\u00eb ju, se nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se rezultantja e mendimit qytetar, se konkluzionet, rezultantja e konkluzioneve. Shqiptar\u00ebt e pan\u00eb q\u00eb ne jemi e vetmja shpres\u00eb e tyre.<br \/>\nNdaj dhe ne jemi n\u00eb mision sot. \u00c7do demokrat e demokrate duhet t\u00eb ndjej\u00eb veten n\u00eb mision. Kemi b\u00ebr\u00eb dy protesta.<br \/>\nJua them un\u00eb ju, jan\u00eb mir\u00ebpritur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb memorien time, ndofta se t\u00eb gjith\u00eb protestat tona.<br \/>\nPse jan\u00eb mir\u00ebpritur? Jan\u00eb mir\u00ebpritur sepse e din\u00eb q\u00eb ky, mund t&#8217;i vesh \u00e7do epitet, jua mori zgjedhjet. Dhe e din\u00eb se ky ka vjedhur, i ka pla\u00e7kitur dhe tani, tani b\u00ebn grusht shteti, bllokon drejt\u00ebsin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb. Mos mendoj\u00eb kush se mb\u00ebshtetesh p\u00ebr arsye t\u00eb tjera. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtet.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi mb\u00ebshtetjen n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne do t&#8217;u provojm\u00eb shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs se nuk rrim\u00eb.<br \/>\nNe do, ne do t\u00eb ngadh\u00ebnjejm\u00eb, do t\u00eb triumfojm\u00eb, dhe shqiptar\u00ebt do votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se opozita ndodhet n\u00eb nj\u00eb mision politik dhe historik, pasi vendi p\u00ebrballet me nj\u00eb qeveri q\u00eb, sipas tij, zhvilloi fars\u00eb elektorale dhe jo zgjedhje t\u00eb lira. Berisha theksoi se protestat e opozit\u00ebs jan\u00eb sot m\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura se kurr\u00eb, sepse qytetar\u00ebt dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e din\u00eb se vota u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135354,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135353","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135353","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135353"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135353\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135355,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135353\/revisions\/135355"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135354"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}