{"id":135534,"date":"2026-02-07T21:24:51","date_gmt":"2026-02-07T21:24:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135534"},"modified":"2026-02-07T21:24:51","modified_gmt":"2026-02-07T21:24:51","slug":"rama-balluku-ne-bruksel-diskutohet-rikthimi-i-vizave-mesazhi-qe-europa-pret-me-10-shkurt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/07\/rama-balluku-ne-bruksel-diskutohet-rikthimi-i-vizave-mesazhi-qe-europa-pret-me-10-shkurt\/","title":{"rendered":"Rama-Balluku, n\u00eb Bruksel diskutohet rikthimi i vizave\/ Mesazhi q\u00eb Europa pret me 10 shkurt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi denoncuar aferat e tyre. Ne kemi denoncuar narkoshtetin. P\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb presione q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdorim termin narkoshtet. P\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha edhe nga lobist\u00ebt e Edi Ram\u00ebs. Po si t\u00eb mos p\u00ebrdorim ne termin narkoshtet?<\/p>\n<p>Kur eksportet zhduken nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, sepse narkoeurot rr\u00ebzojn\u00eb euron. E rr\u00ebzojn\u00eb me 30%. Po ai q\u00eb eksporton aq s\u2019e ka fitimin 30%. Dhe ai ka vet\u00ebm me euro shk\u00ebmben.<\/p>\n<p>Se ato narkoeuro shnd\u00ebrrohen n\u00eb kulla, gata\u00e7el n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe kan\u00eb shkat\u00ebrruar tregun. Asnj\u00eb i ri i k\u00ebtij qyteti t\u00eb bekuar, asnj\u00eb i ri i Tiran\u00ebs nuk mund t\u00eb mendoj\u00eb t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb apartament p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb barabarta me Mynihun dhe Parisin. Pse? Se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Kullat nd\u00ebrtohen, vijn\u00eb \u00e7unat e drog\u00ebs edhe blejn\u00eb katet. I v\u00ebn\u00eb drynin edhe rrin\u00eb atje ku jan\u00eb, n\u00eb Kolumbi, n\u00eb Ekuador e t\u00eb tjer\u00eb. Dhe k\u00ebta k\u00ebtu nuk ulin \u00e7mimet. I vetmi vend n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ka nd\u00ebrtime t\u00eb m\u00ebdha dhe \u00e7mimet shkojn\u00eb gjithnj\u00eb duke u rritur.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, a nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb shkat\u00ebrrim p\u00ebr vendin? Kur asnj\u00eb i ri s\u2019blen dot nj\u00eb apartament? Kur strehimi po b\u00ebhet gjithnj\u00eb m\u00eb shum\u00eb problem sepse njer\u00ebzit nuk kan\u00eb, nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb blejn\u00eb banesa.<\/p>\n<p>Ja pra pse, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrhyrjes n\u00eb zgjedhje, por sot, \u00e7far\u00eb ka ndodhur tani? Tani fatmir\u00ebsisht ka ndodhur q\u00eb ai z\u00ebri yn\u00eb i vetmuar n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb p\u00ebr disa, edhe p\u00ebr vite, po ne nuk u lodh\u00ebm. Jo. Ne vazhduam ta denoncojm\u00eb narkoshtetin si armik i eg\u00ebr juaj, i qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Tani n\u00eb \u00e7do takim q\u00eb kan\u00eb me shtetet e, me zyrtar\u00eb amerikan\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb axhend\u00ebs jan\u00eb klanet e drog\u00ebs dhe lidhjet me klanet e drog\u00ebs t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe qeveritar\u00ebve. Po.<\/p>\n<p>Ja dol\u00ebm. Ja arrit\u00ebm t\u00eb paraqesim para shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs se 90% e mediave jan\u00eb n\u00ebn kontroll qeveritar. Pra, 90% ju mashtrojn\u00eb ju \u00e7do dit\u00eb nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb. M\u00eb keq se n\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Absolutisht m\u00eb keq. Rikujtoj sot at\u00eb koh\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb televizioni shtet\u00ebror nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb mashtronte dhe glorifikonte t\u00eb keqen, Enver Hoxh\u00ebn. Po ai ishte. T\u00eb tjer\u00ebt kishin kana\u00e7e, d\u00ebgjonin Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurse sot jan\u00eb pothuaj t\u00eb gjitha mediat. Jan\u00eb 43 mashtrues profesionist\u00eb, q\u00eb paguhen p\u00ebr t\u00eb kaluar nga nj\u00eb studio n\u00eb tjetr\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mashtruar qytetar\u00ebt. S\u2019ndodh. Nuk ka, kjo s\u2019ndodh kjo kund tjet\u00ebr. Dhe e gjitha kjo, ata paguhen me para q\u00eb jua vjedhin qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka ndodhur tjet\u00ebr? Ka nj\u00eb degradim ekstrem t\u00eb administrat\u00ebs. Nj\u00eb administrat\u00eb anti-qytetare s\u2019e ka pasur vendi kurr\u00eb t\u00eb till\u00eb. Njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt drejtor bashkie ai vjedh e vjedh e vjedh, shkon nd\u00ebrton pallatin 24-sh me Olsi Ram\u00ebn dhe me Erion Velin\u00eb. \u00c7el\u00e7i. Vet\u00ebm kaq?<\/p>\n<p>Jo mor, jan\u00eb me kudo. E rr\u00ebmbyen para ca jav\u00ebsh nj\u00eb Daniel Shima. Dhe un\u00eb duke i dal\u00eb zot atij disa dit\u00eb me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Danieli ishte sh\u00ebrb\u00ebtori i tyre, q\u00eb u kishte b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00ebn milionere duke vjedhur parat\u00eb e AKSH-it. Ajo rrobaqep\u00ebse dhe regjistroi miliona, miliona euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. Sip\u00ebrmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Urdh\u00ebroni gjykat\u00ebsit. Urdh\u00ebroni gjykat\u00ebsit. Kat\u00ebr seanca. P\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr nj\u00eb vendim q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute nuk u takonte ta shqyrtonin. Po pse? Sepse \u00e7do qytetar, n\u00eb qoft\u00eb se ka nj\u00eb vendim gjykate e fakti, e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, e ka rrug\u00ebn t\u00eb shkoj\u00eb tek Apeli, nga Apeli t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, nga Gjykata e Lart\u00eb shkon n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>Kurse Lubia dhe k\u00ebta gjykat\u00ebs, direkt n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, e mbajt\u00ebn dy muaj aty, ajo dy muaj me nj\u00eb ushtri t\u00eb t\u00ebr\u00eb duke fabrikuar, duke falsifikuar dhe grisur dokumente. Pse kjo? Vet\u00ebm e vet\u00ebm se ajo \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Po, t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb hajdute se ajo nuk ka njeri. Por ajo \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Kjo \u00ebsht\u00eb e faktuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Bruksel, ka patur mbledhje. K\u00ebto tre-kat\u00ebr dit\u00eb ka pasur mbledhje me diskutime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr ne. Me variante nga m\u00eb nd\u00ebshkueset. Variant dhe q\u00eb t\u00eb zhb\u00ebhet i gjith\u00eb procesi i integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb, t\u00eb ktheheshim tek marr\u00ebveshja tregtare e vitit \u201992. T\u2019u bihej viz\u00eb asociim-stabilizimit, viz\u00eb heqjes s\u00eb vizave, viz\u00eb statusit t\u00eb kandidatit, hapjes s\u00eb negociatave, pranimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs. Dhe pse? Sepse Edi Rama ka vjedhur dhe k\u00ebrkon me \u00e7do kusht t\u00eb bllokoj\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. K\u00ebrkon me \u00e7do kusht q\u00eb t\u00eb mos jap\u00eb llogari para ligjit.<\/p>\n<p>Kjo, kjo \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi.<\/p>\n<p>Por sot ne, jemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Sot jemi n\u00eb nj\u00eb mision m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmin e jet\u00ebs son\u00eb. Jemi n\u00eb nj\u00eb mision, t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga kjo diktatur\u00eb, nga ky regjim q\u00eb bazohet kryek\u00ebput n\u00eb vjedhje, n\u00eb drog\u00ebn, p\u00ebr\u00e7mimin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7do qeveri q\u00eb shkelmon vot\u00ebn e qytetar\u00ebve duhet t\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00eb minut\u00eb e m\u00eb par\u00eb. \u00c7do qeveri q\u00eb del nga vota e lir\u00eb e qytetar\u00ebve, por i vjedh qytetar\u00ebt, humbet \u00e7do legjitimitet p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet. Dhe duhet t\u00eb largohet nj\u00eb minut\u00eb e m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebtu jemi. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb jemi ne, njer\u00ebz me ideale, njer\u00ebz q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb vend, njer\u00ebz q\u00eb i besojm\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ia njohim t\u00eb gjith\u00eb problematik\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb kemi nj\u00eb organizat\u00eb kriminale. P\u00ebrball\u00eb kemi nj\u00eb \u00e7, q\u00eb vjedh nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Dhe q\u00eb tani thot\u00eb, do vazhdoj t\u2019ju vjedh, do p\u00ebrdor imunitetin kundra jush. Mund t\u00eb vazhdohet k\u00ebshtu? Asnj\u00eb minut\u00eb.<\/p>\n<p>Miq, ne jemi forc\u00eb e madhe politike. Jemi forc\u00eb shum\u00eb e madhe politike. Dhe jemi n\u00eb fal\u00eb jush. N\u00eb qoft\u00eb se Partia Demokratike sot \u00ebsht\u00eb forc\u00eb shum\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb fal\u00eb jush.<\/p>\n<p>Sepse ju, sepse ju n\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat, n\u00eb t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe situatat, ju jeni njer\u00ebz politik\u00eb. Nuk ia hoq\u00ebt asaj besimin.<\/p>\n<p>Sigurisht, secili prej jush ka patur v\u00ebrejtjet e veta. Secili prej jush kritikat e veta dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e veta. Por, n\u00eb arsyetimin tuaj t\u00eb plot\u00eb, ju keni gjykuar se vet\u00ebm me Partin\u00eb Demokratike mund t\u00eb realizojm\u00eb idealet dhe q\u00ebllimet tona. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se nuk u krijuan forca t\u00eb tjera politike. U krijuan. Por shqiptar\u00ebt prap\u00eb Partis\u00eb Demokratike i besuan. Dhe kjo e b\u00ebn misionin ton\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Kjo b\u00ebn q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kilometrin e fundit t\u00eb rrug\u00ebs ton\u00eb ta p\u00ebrshkruajm\u00eb me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, me dinjitetin m\u00eb t\u00eb madh, me fitoren m\u00eb t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>10 shkurti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne. Shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, Shqip\u00ebria ishte n\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Cilat do ishin masat q\u00eb do merreshin, sigurisht asgj\u00eb me ju, me qytetar\u00ebt. Por me Edi Ram\u00ebn po. Sepse Edi Rama i faktoi Bashkimit Europian dhe lider\u00ebve europian\u00eb se nuk ka, nuk njeh norm\u00eb, parim p\u00ebrve\u00e7se vjedhjes dhe lidhjeve me krimin.<\/p>\n<p>Dhe ata, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ia prun\u00eb mesazhin, i kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtu zyrtar\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vizita t\u00eb padeklaruara nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ky mesazhet i ka marr\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ju garantoj se Europa dhe \u00e7do shqiptar pret mesazhin ton\u00eb m\u00eb 10 shkurt. Ai \u00ebsht\u00eb mesazhi i t\u00eb gjitha mesazheve. Po. Ai \u00ebsht\u00eb mesazhi i t\u00eb gjitha mesazheve.<\/p>\n<p>Dy protestat tona kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Sepse kur t\u00eb tjer\u00ebt lexojn\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb s\u2019kan\u00eb ndodhur kurr\u00eb, se nuk mundet kurr\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u2019i imagjinoj\u00eb se nuk do i heq\u00eb imunitetin ministrit apo vetes s\u00eb tij, n\u00eb qoft\u00eb se k\u00ebrkon drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>E kam dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb disa her\u00eb, n\u00eb respektin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb kam patur dhe admirimin p\u00ebr t\u00eb. Silvio Berlusconi, kolos. Kolosi i koh\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebs t\u00eb majt\u00eb, prokuror\u00eb t\u00eb majt\u00eb, absolutisht vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime politike, formulonin akuza dhe, ju kujtohet t\u00eb gjith\u00eb, hynte e dilte n\u00eb sall\u00eb gjyqi. Nuk diskutohej ndonj\u00ebher\u00eb se do p\u00ebrdor\u00eb mandatin politik p\u00ebr t\u00eb shmangur drejt\u00ebsin\u00eb, sado q\u00eb ishte krejt e padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ndodh kjo, vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. E b\u00ebri me Saimir Tahirin, ju kujtohet. Sepse e kishte, e b\u00ebri sepse ishte vet\u00eb ai, Saimir Tahiri kishte zbatuar t\u00eb gjith\u00eb instruksionet e tij p\u00ebr drog\u00ebn. Tani e b\u00ebn p\u00ebr Belind\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb Lubin\u00eb, e cila, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, thash\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb, hajdute si ajo nuk ka njohur kombi, por ama i ka b\u00ebr\u00eb me Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha i ka, i ka, kryesisht, s\u00eb pari Rama, e dyta kjo. Ndaj dhe ne, t\u00eb betuar, duhet t\u00eb betohemi t\u00eb mos i ndahemi gjersa t\u2019i japim vendin q\u00eb meritojn\u00eb. Secili nga ju \u00ebsht\u00eb i ftuar, k\u00ebto pak koh\u00eb q\u00eb ka ngelur, t\u00eb takojm\u00eb \u00e7do mik, \u00e7do shok, \u00e7do t\u00eb af\u00ebrm, \u00e7do t\u00eb njohur, pavar\u00ebsisht nga bindjet politike, dhe t\u2019i themi t\u00eb dalim n\u00eb shesh, n\u00eb sheshin e burrave, p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb zot vendit.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebta hora q\u00eb e marrin dhe e shkelmojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr interesat e tyre. Koha \u00ebsht\u00eb e jona, koha \u00ebsht\u00eb e guximtar\u00ebve, koha \u00ebsht\u00eb e atdhetar\u00ebve, e njer\u00ebzve q\u00eb i thon\u00eb dheut t\u00eb vet dhe i tij, njer\u00ebzve q\u00eb u thon\u00eb familjes, familje e tij, njer\u00ebzve q\u00eb i besojn\u00eb idealeve t\u00eb liris\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Mos harroni, ai \u00ebsht\u00eb i trembur, e keni v\u00ebn\u00eb vet\u00eb re. \u00cbsht\u00eb i shpartalluar shpirt\u00ebrisht dhe fizikisht, po dhe sikur t\u00eb mos ishte. E them se nj\u00eb i ndersh\u00ebm vlen p\u00ebrpara 100 hajdut\u00ebsh.<\/p>\n<p>Po. Se hajdut\u00ebt vet\u00ebm guxim nuk kan\u00eb. Ndaj dhe, si\u00e7 keni qen\u00eb gjithmon\u00eb, gjithmon\u00eb keni qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrpjekjeve, do jeni dhe tani m\u00eb 10 shkurt e gjith\u00eb Kamza n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe u garantoj, u garantoj se kilometrin e fundit do t\u00eb jet\u00eb kilometri m\u00eb i bukur. Do t\u00eb jet\u00eb kilometri q\u00eb do t\u00eb gdhendet n\u00eb muret e koh\u00ebs me germa t\u00eb arta p\u00ebr kontributin tuaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA Ne kemi denoncuar aferat e tyre. Ne kemi denoncuar narkoshtetin. P\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb presione q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdorim termin narkoshtet. P\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha edhe nga lobist\u00ebt e Edi Ram\u00ebs. Po si t\u00eb mos p\u00ebrdorim ne termin narkoshtet? Kur eksportet zhduken nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, sepse narkoeurot rr\u00ebzojn\u00eb euron. E rr\u00ebzojn\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":134379,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135534","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135534"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135534\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135535,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135534\/revisions\/135535"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134379"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}