{"id":13555,"date":"2022-05-27T08:48:17","date_gmt":"2022-05-27T08:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=13555"},"modified":"2022-05-27T08:48:17","modified_gmt":"2022-05-27T08:48:17","slug":"ndertimi-i-landfillit-te-vlores-ne-qender-te-skandalit-korruptiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/05\/27\/ndertimi-i-landfillit-te-vlores-ne-qender-te-skandalit-korruptiv\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrtimi i landfillit t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit korruptiv\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrtimi i landfillit t\u00eb ri t\u00eb Sherisht\u00ebs nga kompania n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit korruptiv t\u00eb incenerator\u00ebve \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me akuza politike dhe ankesa nga biznesi p\u00ebr rritjen e tarifave, pa p\u00ebrmir\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb sh\u00ebrbimin e grumbullimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb kantierin e landfillit t\u00eb ri t\u00eb mbetjeve urbane n\u00eb fshatin Sherisht\u00eb \u2013 10 kilometra n\u00eb lindje t\u00eb Vlor\u00ebs, pun\u00ebtor\u00ebt po g\u00ebrmonin p\u00ebr shtrirjen n\u00ebntok\u00eb t\u00eb tubave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impiantit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb mesin e shkurtit.<\/p>\n<p>\u201cKemi pasur disa dit\u00eb me shi, kjo \u00ebsht\u00eb dita e par\u00eb q\u00eb u hap koha k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ndaj nuk po punojm\u00eb me shum\u00eb rit\u00ebm,\u201d tha Dritan Dalipaj, p\u00ebrgjegj\u00ebs kantieri p\u00ebr kompanin\u00eb kontraktore \u2018Integrated Technology Services\u2019, ITS.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu puna nuk \u00ebsht\u00eb ndalur asnj\u00eb dit\u00eb, ve\u00e7 dit\u00ebs s\u00eb Vitit t\u00eb Ri,\u201d shtoi Dalipaj, ndon\u00ebse pranoi se ka pasur nj\u00eb shtyrje t\u00eb afateve p\u00ebr p\u00ebrfundimin e punimeve p\u00ebr shak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb krijuara nga pandemia e COVID-19.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2020, Integrated Technology Services n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb italiane Bulfaro Spa, u shpall\u00ebn fituese t\u00eb nj\u00eb tenderi prej 9.8 milion\u00eb eurosh \u2013 pjes\u00eb e nj\u00eb projekti t\u00eb financuar nga banka gjermane KfW p\u00ebr nd\u00ebrtimin e landfillit me nj\u00eb kapacitet prej 350 mij\u00eb ton mbetje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, moti me shi dhe pandemia e COVID-19 nuk ishin t\u00eb vetmet v\u00ebshtir\u00ebsi me t\u00eb cilat u p\u00ebrball landfilli, nd\u00ebrtimi i s\u00eb cilit duhej t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Prej 14 dhjetorit 2021, kompania Integrated Technology Services \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sekuestro preventive me urdh\u00ebr t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Aksioneri i saj i vet\u00ebm, Klodian Zoto \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga Policia e Shtetit, i akuzuar p\u00ebr pastrim parash dhe korrupsion \u2013 si pjes\u00eb e s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs afera e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e ITS n\u00eb kontrat\u00ebn e landfillit t\u00eb Sherisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me akuza politike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e bizneseve n\u00eb bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs dhe Selenic\u00ebs jan\u00eb ankuar p\u00ebr rritjen e tarifave t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Arjona Bojaxhi, drejtore e Drejtoris\u00eb s\u00eb Menaxhimit t\u00eb Mbetjeve t\u00eb Integruara n\u00eb bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs, i tha BIRN n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb muajin mars se sekuestrimi i ITS-s\u00eb nuk i ka ndalur pun\u00ebt n\u00eb kantierin e Sherisht\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPunimet jan\u00eb duke ecur me ritme t\u00eb k\u00ebnaqshme edhe pse has\u00ebm\u00a0 n\u00eb nj\u00eb bllokim t\u00eb shkurt\u00ebr si pasoj\u00eb e nd\u00ebrrimit t\u00eb administratorit t\u00eb kompanis\u00eb Integrated Technology Services,\u201d tha ajo. \u00a0\u201cN\u00eb kantier pun\u00ebt po vijojn\u00eb normalisht, pasi punimet kontrollohen nga gjerman\u00ebt e KfW-s\u00eb,\u201d shtoi Bojaxhi.<\/p>\n<p>Edhe banka KfW i tha BIRN n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se projekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e zbatimit dhe drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>\u201cMallrat dhe punimet e tenderuara jan\u00eb drejt finalizimit,\u201d tha KfW.<\/p>\n<p><strong>Akuza p\u00ebr korrupsion<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i landfillit t\u00eb Sherisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb projekti t\u00eb integruar p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs me vler\u00eb 20.8 milion\u00eb euro t\u00eb financuar nga KfW, nga t\u00eb cilat 12.5 milion\u00eb euro jan\u00eb kredi dhe pjesa tjet\u00ebr grante.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrtimit t\u00eb landfillit t\u00eb ri dhe mbylljes s\u00eb venddepozitimeve ekzistuese n\u00eb Vlor\u00eb dhe Selenic\u00eb, pjes\u00eb e investimit \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrtimi i sistemit t\u00eb mbledhjes s\u00eb gazrave, impianti i trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura nga mbetjet, impianti i ndarjes s\u00eb mbetjeve t\u00eb riciklueshme me kapacitet 60 mij\u00eb ton n\u00eb vit, si dhe kompostimi p\u00ebr mbetjet organike me kapacitet deri n\u00eb 4,200 ton n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Arjona Bojaxhi i tha BIRN se deri n\u00eb muajin mars, punimet ishin realizuar n\u00eb mas\u00ebn 87%.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha punimet e dherave dhe shtresave t\u00eb landfillit p\u00ebr qelizat 1 dhe 2, kan\u00eb p\u00ebrfunduar punimet civile t\u00eb objekteve dhe kan\u00eb ardhur t\u00eb gjitha pajisjet e fabrik\u00ebs s\u00eb ndarjes dhe selektimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb riciklueshme,\u201d shpjegoi Bojaxhi.<\/p>\n<p>\u201cKa ardhur gjithashtu n\u00eb kantier edhe impianti i trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotur q\u00eb gjenerohen nga depozitimi i mbetjeve n\u00eb landfill,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kontrat\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb landfillit t\u00eb Sherisht\u00ebs, kompania Integrated Technology Services \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si n\u00ebnkontraktore edhe n\u00eb projektet koncesionare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e inceneratorit t\u00eb Elbasanit, Fierit dhe Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, ITS dyshohet se ka krijuar nj\u00eb skem\u00eb fiktive me kompani guaska p\u00ebr t\u2019i transferuar zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb q\u00eb kan\u00eb firmosur koncesionet e incenerator\u00ebve p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme prej miliona eurosh.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb arrestimin p\u00ebr korrupsion t\u00eb ish-ministri t\u00eb Mjedisit, Lefter Koka dhe t\u00eb deputetit socialist, Alqi Bllako, i cili m\u00eb her\u00ebt ka drejtuar Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve, AKUM \u2013 e cila ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr koordinimin e zbatimit t\u00eb programit t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb ngurta n\u00eb rajonin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Roli i AKUM-it dhe ish-drejtuesit t\u00eb saj Bllako n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt ka ngritur dyshime dhe akuza nga L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb\u00a0deklarat\u00eb p\u00ebr mediat\u00a0n\u00eb fund t\u00eb marsit, kryetarja e LSI-s\u00eb Monika Kryemadhi e ka paraqitur kontrat\u00ebn midis ITS dhe bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e landfillit t\u00eb Sherisht\u00ebs si nj\u00eb prej kontratave q\u00eb duhej t\u00eb hetohej nga SPAK n\u00eb vazhd\u00ebn e hetimit t\u00eb afer\u00ebs korruptive t\u00eb incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKompania e tij ITS ka marr\u00eb 9 milion\u00eb euro p\u00ebr landfillin e Vlor\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn deri m\u00eb sot asnj\u00eb nga ne nuk ka d\u00ebgjuar asgj\u00eb, ka qen\u00eb e fshehur, e padeklaruar dhe e pa prezantuar jo vet\u00ebm publikisht por dhe n\u00eb aspekte dokumentesh,\u201d u shpreh Kryemadhi.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm komisioni hetimor, por dhe SPAK, p\u00ebrve\u00e7 evazionit fiskal t\u00eb Klodian Zotos do shikojm\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, nj\u00ebra nga k\u00ebmb\u00ebt e Meduz\u00ebs \u00ebsht\u00eb inceneratori, por ka dhe disa k\u00ebmb\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb po vazhdojm\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb haptas sot publike,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN, banka gjermane KfW mohoi t\u00eb kishte dijeni p\u00ebr akuzat LSI-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Biznesi kund\u00ebr rritjes s\u00eb tarifave<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb realizuar menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve, bashkit\u00eb e qarkut Vlor\u00eb kan\u00eb krijuar nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb re, MIM Vlora, p\u00ebr t\u00eb realizuar grumbullimin, riciklimin, kompostimin dhe depozitimin e mbetjeve nga bashkia e Vlor\u00ebs dhe Selenic\u00ebs n\u00eb landfillin e Sherisht\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas drejtueses s\u00eb MIM Vlora, Arjona Bojaxhi, trajtimi i mbetjeve urbane n\u00eb Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs po merr nj\u00eb hap cil\u00ebsor me teknologjin\u00eb, e cila sipas saj po instalohet me ndihm\u00ebn financiare dhe teknike t\u00eb KfW-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpunimi i mbetjeve urbane p\u00ebr bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs n\u00eb impiantin rajonal do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb tre hallkat: kompostim i mbetjeve t\u00eb gjelb\u00ebrta, p\u00ebrgatitje p\u00ebr riciklim dhe depozitim t\u00eb sigurt\u00eb sanitar,\u201d shpjegoi Bojaxhi.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se kostoja e p\u00ebrpunimit t\u00eb 1 ton mbetje n\u00eb landfillin e Sherisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb 7.5 euro p\u00ebr ton, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kostoja e p\u00ebrllogaritur p\u00ebr trajtimin e plot\u00eb t\u00eb mbetjeve urbane n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin \u00ebsht\u00eb 22 euro p\u00ebr ton ose 3 lek\u00eb p\u00ebr kilogram dhe p\u00ebrfshin dhe garancin\u00eb mjedisore p\u00ebr monitorimin afatgjat\u00eb dhe rehabilitimin e territorit.<\/p>\n<p>Landfilli i Sherisht\u00ebs ka nj\u00eb kosto p\u00ebr ton p\u00ebr trajtimin e mbetjeve t\u00eb ngurta gati kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se inceneratori i Tiran\u00ebs, nd\u00ebrtimi i s\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me koncesion kompanis\u00eb \u2018Integrated Energy BV\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kostove p\u00ebr ton p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, tarifa e pastrimit p\u00ebr bashkit\u00eb e Vlor\u00ebs dhe Selenic\u00ebs duhet t\u00eb mbuloj\u00eb edhe kostot administrative, interesat e kredis\u00eb s\u00eb KFW, por edhe kostot e stafit dhe mir\u00ebmbajtjes.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto kosto do t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi qytetar\u00ebt dhe biznesin, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrballen me taksa deri n\u00eb 30% m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kategorit\u00eb,\u201d tha nj\u00eb ekspert vendor, i cili refuzoi t\u00eb identifikohej me em\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2021, K\u00ebshilli Bashkik i Vlor\u00ebs miratoi paket\u00ebn fiskale p\u00ebr vitin 2022, ku p\u00ebrfshihet edhe rritja e tarif\u00ebs s\u00eb grumbullimit t\u00eb mbetjeve p\u00ebr disa tipologji biznesesh.<\/p>\n<p>Nga kjo rritje e taks\u00ebs vjetore u prek\u00ebn kryesisht bare dhe restorante p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs bregdetare, fast food-e dhe biznesi fason, t\u00eb cil\u00ebt ankohen se nuk jan\u00eb konsultuar p\u00ebrpara marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nj\u00eb dit\u00eb pas marrjes s\u00eb k\u00ebtij vendimi dhe miratimit n\u00eb K\u00ebshill Bashkiak, policia bashkiake i ndaloi bizneset t\u00eb depozitonin mbetjet n\u00eb koshat pran\u00eb vendit t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>Polic\u00ebt bashkiak\u00eb u shfaq\u00ebn p\u00ebr t\u2019u komunikuar administrator\u00ebve se tashm\u00eb bizneset do t\u00eb duhej t\u00eb shkonin dhe t\u2019i depozitonin mbetjet e tyre n\u00eb venddepozitimin e vjet\u00ebr t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cIshte fare qesharake, rrisin taks\u00ebn dhe t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb thot\u00eb t\u2019i derdh vet\u00eb n\u00eb venddepozitim mbetjet,\u201d tha Artur Malaj, pronar i nj\u00eb rrjeti supermarketesh. \u201cShkruajta n\u00eb Portal dhe p\u00ebrgjigjia ishte q\u00eb mund t\u2019i derdh mbetjet n\u00eb kosh n\u00eb orar t\u00eb p\u00ebrcaktuar,\u201d u ankua ai, nd\u00ebrsa theksoi se gjeneron vet\u00ebm karton\u00eb dhe mbetje ambalazhi.<\/p>\n<p>Edhe pronari i nj\u00eb biznesi fason n\u00eb rrug\u00ebn Transballkanike, i cili nuk preferoi t\u00eb identifikohej me em\u00ebr, ishte nj\u00ebsoj kritik.<\/p>\n<p>\u201cMe rritjen e taks\u00ebs tham\u00eb se do t\u00eb rritej sh\u00ebrbimi, por p\u00ebrkundrazi, na i hoq\u00ebn koshat q\u00eb kishim para pun\u00ebs q\u00eb t\u2019i hedhim vet\u00eb mbetjet n\u00eb venddepozitim dhe nuk e kuptoj sesi k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i paguajm\u00eb m\u00eb shum\u00eb pa na ofruar asnj\u00eb sh\u00ebrbim,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Adrian Taushani, administrator i nj\u00eb bar-i n\u00eb Vlor\u00eb tha se sh\u00ebrbimi i grumbullimit t\u00eb mbetjeve nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, ndaj p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb rritet tarifa e pastrimit.<\/p>\n<p>Ai theksi se ishte njohur me vendimin e K\u00ebshillit Bashkiak nga media, pasi vendimmarrja nuk ishte konsultuar me grupet e interesit q\u00eb preken n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte.<\/p>\n<p>\u201cI vetmi investim i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosja e disa koshave t\u00eb rinj, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer me rritjen e sh\u00ebrbimit dhe standardit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb n\u00eb qytet,\u201d tha Taushani.\u00a0 \u201cNe e konsiderojm\u00eb abuzive dhe do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb rishikohet vendimi,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2022\/05\/26\/njera-kembe-e-meduzes-kostot-dhe-perfitimet-e-landfillit-te-ri-te-vlores\/?fbclid=IwAR2HWDOJuO4JzAVWem20pcfUiStfRhrXNjAh-lh-yZHopXSbDNGSVmbfpR0\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>\/Jerola Ziaj, reporter.al\/<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrtimi i landfillit t\u00eb ri t\u00eb Sherisht\u00ebs nga kompania n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit korruptiv t\u00eb incenerator\u00ebve \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me akuza politike dhe ankesa nga biznesi p\u00ebr rritjen e tarifave, pa p\u00ebrmir\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb sh\u00ebrbimin e grumbullimit t\u00eb mbetjeve. N\u00eb kantierin e landfillit t\u00eb ri t\u00eb mbetjeve urbane n\u00eb fshatin Sherisht\u00eb \u2013 10 kilometra n\u00eb lindje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":13556,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-13555","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13555\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}