{"id":13558,"date":"2022-05-27T09:19:03","date_gmt":"2022-05-27T09:19:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=13558"},"modified":"2022-05-27T09:19:11","modified_gmt":"2022-05-27T09:19:11","slug":"tension-ne-klp-ne-krye-te-prokurorise-se-tiranes-do-emerohet-njeriu-i-paracaktuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/05\/27\/tension-ne-klp-ne-krye-te-prokurorise-se-tiranes-do-emerohet-njeriu-i-paracaktuar\/","title":{"rendered":"Tension n\u00eb KLP, n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs do em\u00ebrohet njeriu i paracaktuar"},"content":{"rendered":"<p><strong>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb skualifikoi Kreshnik Ajazin dhe i hapi rrug\u00ebn zgjedhjes pa gar\u00eb t\u00eb Arens \u00c7el\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs mes debateve p\u00ebr \u2018rrjedhje t\u00eb informacionit\u2019 dhe ankesave p\u00ebr munges\u00ebn e kandidat\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>Mbledhja e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr procedurat e zgjedhjes s\u00eb drejtuesit t\u00eb ri t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u shoq\u00ebrua t\u00eb enjten me debate t\u00eb tensionuara dhe akuza p\u00ebr rrjedhje informacioni nga vet\u00eb institucioni.<\/p>\n<p>Nga dy kandidat\u00ebt n\u00eb gar\u00eb, KLP vendosi t\u00eb enjten t\u00eb skualifikoj\u00eb kreun e Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe t\u2019i hap\u00eb drit\u00ebn jeshile Arens \u00c7el\u00ebs, aktualisht drejtues i komanduar i prokuroris\u00eb s\u00eb kryeqytetit.\u00a0Por si\u00e7 doli nga debatet n\u00eb seanc\u00eb, Ajazi i kishte d\u00ebrguar m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb memo KLP-s\u00eb p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ankohej p\u00ebr skualifikimin e tij nga gara.<\/p>\n<p>Rrjedhja e informacionit u konsiderua \u201cshum\u00eb shqet\u00ebsuese\u201d nga disa prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP-s\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb problemi i vet\u00ebm.\u00a0Pas skualifikimit t\u00eb Ajazit me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb prokuror n\u00eb Tiran\u00eb, KLP po e zgjedh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb kreun e prokuroris\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit p\u00ebrmes procesit me nj\u00eb kandidat t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebr gar\u00ebn formale, kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Alfred Balla tha se ata nuk kishin rrug\u00eb tjet\u00ebr.\u00a0<em>\u201cU jemi lutur prokuror\u00ebve [t\u00eb kandidojn\u00eb]. \u00c7a t\u2019i b\u00ebjm\u00eb, s\u2019ka kandidat\u00eb,\u201d<\/em>\u00a0tha Balla.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhje pa gar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mbledhja e s\u00eb enjtes n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb u zhvillua virtualisht dhe pa pranin\u00eb e medias. E regjistruar n\u00eb audio, seanca u publikua m\u00eb pas n\u00eb faqen online t\u00eb KLP-s\u00eb.\u00a0Nga relacioni i lexuar prej relatores s\u00eb Komisionit t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Karrier\u00ebs, Eloida Goxhi u m\u00ebsua se dy kandidat\u00ebt e vet\u00ebm q\u00eb kishin shfaqur interes p\u00ebr drejtimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ishin Kreshnik Ajazi dhe Arens \u00c7ela.<\/p>\n<p>Ajazi drejton Prokurorin\u00eb e Elbasanit prej marsit 2021, nd\u00ebrsa \u00c7ela u komandua drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb 28 prill, menj\u00ebher\u00eb pas shkarkimit nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit t\u00eb Elisabeta Imerajt.\u00a0Goxhi tha n\u00eb seanc\u00eb se Komisioni i Zhvillimit t\u00eb Karrier\u00ebs, pasi kishte shqyrtuar kandidaturat i propozonte K\u00ebshillit q\u00eb t\u00eb skualifikonte Ajazin dhe t\u00eb kualifikonte si kandidat \u00c7el\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb relacion, Goxhi thot\u00eb se skualifikimi i Ajazit bazohej n\u00eb pik\u00ebn 7 t\u00eb nenit 52 ligjin p\u00ebr \u201cStatusin e Magjistratit\u201d, sipas s\u00eb cilit thirrja p\u00ebr t\u00eb kandiduar si drejtues u b\u00ebhej magjistrat\u00ebve t\u00eb prokuroris\u00eb ku ishte krijuar vakanca.\u00a0Po ashtu, Goxhi arsyetoi n\u00eb relatim se Ajazi, duke qen\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb drejtues i nj\u00eb prokurorie, nuk mund t\u00eb kualifikohej n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb rritjeje n\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebr shkak se ajo q\u00eb ai k\u00ebrkonte ishte nj\u00eb l\u00ebvizje paralele. Nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ngjash\u00ebm mbajti n\u00eb seanc\u00eb edhe an\u00ebtari tjet\u00ebr i KLP-s\u00eb, prokurori Sokol Stojani.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr ngritje n\u00eb detyr\u00eb, nuk jemi n\u00eb rastin e nj\u00eb l\u00ebvizje paralele,\u201d<\/em>\u00a0tha Stojani.\u00a0N\u00eb krahun tjet\u00ebr, Arens \u00c7ela, i cili pas shkrirjes s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Tiran\u00eb, u kualifikua dhe \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb kandidati i vet\u00ebm para K\u00ebshillit. M\u00eb her\u00ebt, \u00c7ela u komandua nga KLP n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Praktika e ndjekur deri m\u00eb tani nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb p\u00ebr ngritjet n\u00eb detyr\u00eb duket se e ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje konkurrimin. Por an\u00ebtar\u00ebt e KLP-s\u00eb justifikohen me munges\u00ebn e kandidat\u00ebve.\u00a0N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike, an\u00ebtarja e KLP, prokurorja Eloida Goxhi tha se pavar\u00ebsisht shpalljes nuk kishte pasur kandidat\u00eb. \u201cK\u00ebshilli nuk ka asnj\u00eb mekaniz\u00ebm tjet\u00ebr ligjor p\u00ebr t\u2019i detyruar magjistrat\u00ebt t\u00eb garojn\u00eb,\u201d tha ajo. Goxhi tha se ky ishte nj\u00eb problem q\u00eb KLP e kishte pasur edhe n\u00eb gara t\u00eb tjera, p\u00ebrjashto at\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim mbajti edhe drejtuesi i KLP-s\u00eb, Alfred Balla. Ai tha se prokuror\u00ebt nuk p\u00ebrfshiheshin n\u00eb gar\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kishte ndonj\u00eb zgjidhje. Balla tha megjithat\u00eb se procedura e ndjekur ishte korrekte.<\/p>\n<p>Vendimet p\u00ebr skualifikimin e Ajazit dhe kualifikimin e \u00c7el\u00ebs ishin unanime.<\/p>\n<p><strong>Rrjedhja e informacionit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve, gara p\u00ebr kreun e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u kompromentua edhe nga dyshimet p\u00ebr rrjedhje informacioni.\u00a0Zyrtarisht, Ajazi u skualifikua t\u00eb enjten, por ai i kishte d\u00ebrguar m\u00eb par\u00eb nj\u00eb memo KLP-s\u00eb, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ankohej p\u00ebr skualifikimin.\u00a0Sipas audios s\u00eb publikuar nga KPK, kryetari Alfred Balla k\u00ebrkoi t\u00eb lexoj\u00eb memon q\u00eb Ajazi i kishte drejtuar K\u00ebshillit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se an\u00ebtar\u00ebt e kishin n\u00eb email. Ai shtoi se do e lexonte para marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebr kualifikimin apo jo t\u00eb Ajazit p\u00ebr postin e drejtuesit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI nderuar kryetar, t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb\u201d, lexon Balla nga memo, para se t\u00eb nd\u00ebrpritet nga nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb nuk identifikohet, por q\u00eb kund\u00ebrshton prerazi leximin e saj.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese,\u201d thot\u00eb an\u00ebtari q\u00eb nuk prezantohet, nd\u00ebrsa shton se nga KLP kishte rrjedhur informacion p\u00ebr kandidat\u00ebt dhe se kjo duhej t\u00eb shqyrtohej si problem.<\/p>\n<p>Nga sa u kuptua, Ajazi ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr draft-vendimin e Komisionit t\u00eb Karrier\u00ebs n\u00eb KLP q\u00eb e skualifikonte at\u00eb nga gara.\u00a0N\u00eb debat nd\u00ebrhyri edhe an\u00ebtarja Nurihan Seiti, e cila me tone t\u00eb ashpra i k\u00ebrkoi Ball\u00ebs llogari p\u00ebr rrjedhjen e informacionit. \u201cNga e mori informacionin,\u201d pyet Seiti dhe kur Balla p\u00ebrgjigjet me \u201cnuk e kam iden\u00eb\u201d, an\u00ebtarja replikon duke th\u00ebn\u00eb: \u201cDuhet ta keni\u201d.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, prokurorja Eloida Goxhi thot\u00eb n\u00eb seanc\u00eb se ishte nj\u00ebsoj e shqet\u00ebsuar p\u00ebr rrjedhjen e informacionit. \u201cN\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatores jam kund\u00ebr leximit dhe ka problematika t\u00eb tjera kjo memo,\u201d tha Goxhi.\u00a0E pyetur n\u00eb telefon, Goxhi i tha BIRN se nuk mund t\u00eb diskutonte p\u00ebrmbajtjen e memos para se KLP ta diskutonte at\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb ardhshme, por pretendoi se ajo nuk e c\u00ebnonte integritetin e gar\u00ebs, pasi vendimi p\u00ebr skualifikimin ishte marr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Balla mohoi t\u00eb kishte rrjedhje informacioni. Ai i tha BIRN n\u00eb telefon se mbledhjet e Komisionit t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Karrier\u00ebs dhe procedura t\u00eb ngjashme n\u00eb K\u00ebshill jan\u00eb t\u00eb hapura. I pyetur p\u00ebr reagimin e koleg\u00ebve gjat\u00eb seanc\u00ebs, ai tha se ata ndoshta nuk e dinin. \u201cK\u00ebto jan\u00eb mbledhje t\u00eb hapura, nuk ka rrjedhje informacioni,\u201d tha Balla.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mbledhje K\u00ebshilli u njoh edhe me vendimin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, q\u00eb si\u00e7 tha Balla\u00a0kishte rr\u00ebzuar pjes\u00ebrisht vendimin e diskutuesh\u00ebm t\u00eb KLP-s\u00eb p\u00ebr\u00a0caktim n\u00eb SPAK t\u00eb prokuror\u00ebve Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu. Padia ndaj k\u00ebtij vendimi t\u00eb KLP-s\u00eb u b\u00eb nga prokurorja Sonila Muhametaj (Domi), e cila u rendit e treta n\u00eb gar\u00ebn q\u00eb u zhvillua s\u00ebrish pas dyerve t\u00eb mbyllura.\/<strong>BIRN<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb skualifikoi Kreshnik Ajazin dhe i hapi rrug\u00ebn zgjedhjes pa gar\u00eb t\u00eb Arens \u00c7el\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs mes debateve p\u00ebr \u2018rrjedhje t\u00eb informacionit\u2019 dhe ankesave p\u00ebr munges\u00ebn e kandidat\u00ebve. Mbledhja e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr procedurat e zgjedhjes s\u00eb drejtuesit t\u00eb ri t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":13559,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-13558","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13558\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}