{"id":135640,"date":"2026-02-09T17:51:21","date_gmt":"2026-02-09T17:51:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135640"},"modified":"2026-02-09T17:51:21","modified_gmt":"2026-02-09T17:51:21","slug":"shqiperia-po-shpopullohet-korrupsioni-ka-kapur-shtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/09\/shqiperia-po-shpopullohet-korrupsioni-ka-kapur-shtetin\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria po shpopullohet, korrupsioni ka kapur shtetin!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb qytetare, e pranishme n\u00eb Foltoren e opozit\u00ebs, ka hedhur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash ndaj qeveris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar shpopullimin si plag\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit dhe duke denoncuar degradimin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, arsimit dhe procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, ajo iu referua t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat p\u00ebr largimin e mbi 1.1 milion shqiptar\u00ebve nga vendi, nd\u00ebrsa theksoi se korrupsioni dhe keqqeverisja kan\u00eb prodhuar pasoja t\u00eb r\u00ebnda sociale, duke u ndalur ve\u00e7an\u00ebrisht te situata n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebrmbytjet e p\u00ebrs\u00ebritura, rind\u00ebrtimi i pap\u00ebrfunduar dhe projektet pa transparenc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Qytetarja:<\/strong>\u00a0Un\u00eb k\u00ebtu jam si qytetare. Jam si qytetare e lir\u00eb akoma e k\u00ebtij vendi dhe nuk dua t\u00eb hesht dhe nuk do t\u00eb hesht. Nuk do t\u00eb hesht kur shoh q\u00eb vendi im sot po p\u00ebson plag\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, shpopullimin. Eurostat ka th\u00ebn\u00eb qart\u00eb, 1.1 milion shqiptar\u00eb t\u00eb larguar n\u00eb k\u00ebto vite. \u00cbsht\u00eb plaga m\u00eb e madhe e k\u00ebtij vendi, pasi shum\u00eb n\u00ebna sot jan\u00eb pa f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Nuk mund t\u00eb hesht kur shoh sot se si sh\u00ebndet\u00ebsia jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb falas, por ajo n\u00eb vend t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb biznes. Kur qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb paguajn\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr ila\u00e7et, p\u00ebr konsultat, p\u00ebr analizat. Un\u00eb nuk mund t\u00eb hesht kur shoh si n\u00ebn\u00eb q\u00eb arsimi sot ka degraduar dhe f\u00ebmij\u00ebt e mi jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb arsimohen jo ashtu si\u00e7 arsimohet \u00e7do f\u00ebmij\u00eb i nj\u00eb vendi europian. Un\u00eb sot nuk mund t\u00eb hesht kur shoh se si bandat dhe patronazhist\u00ebt caktojn\u00eb akoma rezultatin e zgjedhjeve. Shqiptar\u00ebt nuk zgjedhin t\u00eb lir\u00eb. Un\u00eb nuk mund t\u00eb hesht sot kur shoh se si korrupsioni ka arritur n\u00eb shifra galopante.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb hesht kur shoh se si gjysma e k\u00ebsaj qeverie \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg dhe tjetra pretendon p\u00ebr burg. Dhe rasti m\u00eb flagrant \u00ebsht\u00eb i z\u00ebvend\u00ebskryeministres Balluku se si e mban peng akoma qeverin\u00eb. Un\u00eb sot k\u00ebtu jam q\u00eb t&#8217;ju b\u00ebj edhe nj\u00eb thirrje. Dua q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb reflektojm\u00eb. Dua t&#8217;ju b\u00ebj thirrje q\u00eb t\u00eb merrni pjes\u00eb nes\u00ebr n\u00eb protest\u00ebn e thirrur nga opozita. N\u00eb fakt un\u00eb nuk dua ta shoh q\u00eb, nuk dua q\u00eb ju ta shihni k\u00ebt\u00eb protest\u00eb si nj\u00eb detyrim q\u00eb keni ndaj thirrjes s\u00eb opozit\u00ebs apo dhe doktor Berish\u00ebs, sepse opozita dhe doktor Berisha po e b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre kundra k\u00ebtij regjimi.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb reflektoni dhe ta shihni si nj\u00eb detyrim qytetar q\u00eb ja keni vetes, ja keni f\u00ebmij\u00ebve, ja keni prind\u00ebrve, ja keni k\u00ebtij vendi. Faktikisht dua ta kthej pak n\u00eb koh\u00eb me 20 shkurt t\u00eb vitit 1990, shqiptar\u00ebt u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb dhe hodh\u00ebn posht\u00eb bustin e diktatorit. Besoj se historia na th\u00ebrret p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb koh\u00eb dhe duhet t\u00eb b\u00ebhemi p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb regjim. P\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar faktikisht k\u00ebt\u00eb narko-diktatur\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb fiks narko-diktatur\u00eb. Un\u00eb jam nj\u00eb vajz\u00eb e qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe si e till\u00eb faktikisht do m\u00eb lejoni t\u00eb ngre dhe dy-tre \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vogla t\u00eb qytetit tim, ja kam detyrim atyre. Faktikisht qyteti i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb shembulli tipik i keqqeverisjes s\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve, po jo vet\u00ebm qeverisje qendrore, por dhe 25 qeverisje lokale.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb jan\u00eb tre, Edi Rama, Vangjush Dako, Emiriana Sako. Durr\u00ebsi fatkeq\u00ebsisht vet\u00ebm brenda nj\u00eb viti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbytur tre her\u00eb. Qeveria Rama bashk\u00eb me kryetaren e bashkis\u00eb Emiriana Sako kan\u00eb propaganduar se si nd\u00ebrtuan nj\u00eb hidrovor i cili i kushtoi qytetar\u00ebve durrsak\u00eb plot 20 milion\u00eb euro. K\u00ebto jo vet\u00ebm q\u00eb ja vodh\u00ebn k\u00ebto fonde qytetar\u00ebve durrsak\u00eb, por shkuan dhe nd\u00ebrtuan nj\u00eb hidrovor i cili \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do kushti teknik dhe nuk e kryen funksionin e tij. Dhe qytetar\u00ebt durrsak\u00eb fatkeq\u00ebsisht duhet t\u00eb luten q\u00eb mos t\u00eb bie jo m\u00eb shum\u00eb se 15 minuta shi sepse do t&#8217;i shohin sht\u00ebpit\u00eb e tyre t\u00eb p\u00ebrmbytura, biznesin e tyre, gjith\u00eb jet\u00ebn, gjith\u00eb mundin e tyre. Dhe sot q\u00eb flasim ato akoma nuk jan\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblyer. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb dua t\u00eb ngre k\u00ebtu me ju \u00ebsht\u00eb dhe rind\u00ebrtimi. Ju premtua qytetar\u00ebve durrsak\u00eb q\u00eb ky proces do merrte fund n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Jemi vitin 2026 dhe ky proces ende nuk ka marr\u00eb fund. Qytetar\u00ebt durrsak\u00eb ende nuk jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb dua t\u00eb ngre, jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia e s\u00eb fundmi, \u00ebsht\u00eb dhe projekti TID. Nj\u00eb projekt totalisht pa transparenc\u00eb. Qytetar\u00ebve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb zhvillimit po i vidhen p\u00ebrs\u00ebri pronat. Asnj\u00eb konsult\u00eb me banor\u00ebt, asnj\u00eb transparenc\u00eb me ta. Por gjithashtu qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe e vetmja lagje q\u00eb i kishte ngelur p\u00ebr t\u00eb treguar historin\u00eb e tij, lagjja num\u00ebr nj\u00eb, lagjja e amfiteatrit si\u00e7 e njohin durrsak\u00ebt, edhe ajo po i vidhet, po i vidhet identiteti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb qytetare, e pranishme n\u00eb Foltoren e opozit\u00ebs, ka hedhur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash ndaj qeveris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar shpopullimin si plag\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit dhe duke denoncuar degradimin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, arsimit dhe procesit zgjedhor. N\u00eb fjal\u00ebn e saj, ajo iu referua t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat p\u00ebr largimin e mbi 1.1 milion shqiptar\u00ebve nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135641,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135640","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135640"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135640\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135642,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135640\/revisions\/135642"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135641"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}