{"id":135643,"date":"2026-02-09T17:57:34","date_gmt":"2026-02-09T17:57:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135643"},"modified":"2026-02-09T17:57:50","modified_gmt":"2026-02-09T17:57:50","slug":"xhulja-xhekaj-u-bej-thirrje-te-gjithe-te-rinjve-te-bashkohemi-kunder-kesaj-qeveri-kriminale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/09\/xhulja-xhekaj-u-bej-thirrje-te-gjithe-te-rinjve-te-bashkohemi-kunder-kesaj-qeveri-kriminale\/","title":{"rendered":"Xhulja Xhekaj: U b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb bashkohemi kund\u00ebr k\u00ebsaj qeverie kriminale!"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kandidatja p\u00ebr deputete e PD, Xhulja Xhekaj n\u00eb fjalimin e saj n\u00eb Foltoren para Kryeministris\u00eb, e cil\u00ebsoi qeverisjen e Ram\u00ebs si m\u00eb t\u00eb korruptuar\u00ebn e brezit t\u00eb saj, duke e konsideruar si shkaktare t\u00eb mjerimit q\u00eb i detyron t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb largohen nga vendi.<\/p>\n<p>Armiku m\u00eb i rreziksh\u00ebm sot \u00ebsht\u00eb qeveria aktuale, theksoi Xhekja, duke e akuzuar Ram\u00ebn p\u00ebr krijimin e nj\u00eb sistemi &#8220;tiranik e zullumqar&#8221;.<\/p>\n<p>Xhekaj theksoi se t\u00eb rinjt\u00eb po p\u00ebrballen me nj\u00eb realitet t\u00eb zymt\u00eb, ku kafenet\u00eb jan\u00eb mbushur me student\u00eb t\u00eb diplomuar e t\u00eb papun\u00eb, pa asnj\u00eb mund\u00ebsi nga shteti.<\/p>\n<p><strong>Fjala e saj<\/strong><\/p>\n<p>Sot jemi m\u00eb shum\u00eb se her\u00ebt e tjera, sepse bashk\u00eb me ju jan\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i bashkon i nj\u00ebjti hall me ne, q\u00eb kan\u00eb kuptuar se armiku m\u00eb i rreziksh\u00ebm sot \u00ebsht\u00eb kjo qeveri e korruptuar q\u00eb po drejton shqiptar\u00ebt. Un\u00eb jam nj\u00eb prej jush. Kam kuptuar dhe kam refuzuar t\u00eb pranoj q\u00eb ka m\u00eb pak nga \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb. Jemi shum\u00eb ne t\u00eb rinjt\u00eb sot, t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve na drejtojn\u00eb gishtin dhe na quajn\u00eb fajtor\u00eb se nuk b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb, se jemi brezi i ankesave. T\u00eb vetmet ankesa q\u00eb kemi sot \u00ebsht\u00eb se nuk kemi zgjidhje p\u00ebr asnj\u00eb problem. Nuk na ofrohet asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb marrim rrug\u00ebt e t\u00eb largohemi nga vendi yn\u00eb, nga prind\u00ebrit tan\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb sot refuzoj, prandaj jam k\u00ebtu. Refuzoj t\u00eb largohem. Refuzoj t\u00eb l\u00eb prind\u00ebrit e mi q\u00eb m\u00eb rrit\u00ebn me sakrifica. Por refuzimi nuk mjafton. Un\u00eb sot guxoj dhe dua t&#8217;i b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjve, t\u00eb bashkohemi se kjo qeveri kriminale na ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihemi t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Ku ne q\u00eb nuk dim\u00eb t\u00eb vjedhim, jemi t\u00eb varf\u00ebr. Ku ne q\u00eb nuk kemi para si ai q\u00eb zgjohet dhe fle duke shkelur mbi veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt. Ai q\u00eb e b\u00ebn sepse i kan\u00eb m\u00ebsuar se sot kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7ar\u00eb p\u00ebrpara, sepse ka r\u00ebn\u00eb pre e k\u00ebtij sistemi tiranik, zullumqar, q\u00eb i ka m\u00ebsuar se boll\u00ebku i s\u00eb keqes t\u00eb b\u00ebn sot t\u00eb fort\u00eb. Leksionet e k\u00ebtij q\u00eb nuk dua t&#8217;i p\u00ebrmend as emrin, k\u00ebtij dit\u00ebziu, mavriu e t\u00eb gjith\u00eb epitetet q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb Bela nga mbrapa. Leksionet e k\u00ebtij p\u00ebr brezin e ri sot jan\u00eb: vidh, mashtro, merru me drog\u00eb, se k\u00ebshtu ja do qejfi palo zot\u00ebris\u00eb. Rreziko jet\u00ebn dhe largohu larg familjes, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu i ke xhepat plot dhe ke status n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Po me ne q\u00eb nuk dim\u00eb t\u00eb vjedhim? Ne q\u00eb refuzojm\u00eb t\u00eb merremi me drog\u00eb. Ne q\u00eb refuzojm\u00eb t\u00eb jemi patronazhist\u00ebt dhe veglat e tua qorre. Sepse ne k\u00ebshtu na kan\u00eb edukuar prind\u00ebrit tan\u00eb q\u00eb zgjodh\u00ebn n\u00eb jet\u00eb rrug\u00ebn e ndershme. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me ne? Ke mbushur kafet plot me student\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbaruar studimet e larta dhe qeveria nuk u ofron asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb Shqip\u00ebria ka p\u00ebr ta. Ti duhet t\u00eb kesh frik\u00eb nga fuqia e tyre, q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihen t\u00eb mposhtur p\u00ebrball\u00eb hajdut\u00ebve. I ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihen t\u00eb varf\u00ebr p\u00ebrball\u00eb miliona eurove q\u00eb u ke vjedhur atyre, prind\u00ebrve t\u00eb tyre dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Ti hajduti i pangopur q\u00eb po t\u00eb plas barku q\u00eb ha e pi ver\u00eb 33.000 euro dhe k\u00ebt\u00eb vend e ke zhytur n\u00eb mjerim. Kush je ti q\u00eb na paske jet\u00ebn n\u00eb dor\u00eb? Kush je ti q\u00eb po u jep rrug\u00ebt t\u00eb rinjve? Ti q\u00eb vjedh Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb, ti q\u00eb vjedh Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhjet dhe vjedh zgjedhjet p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebruar \u00e7do shqiptar. E b\u00ebre pabesisht. Na vodhe \u00ebndrrat, na vodhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar e p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n<p>Ne nuk i kuptojm\u00eb sepse na zien koka, pse b\u00ebjm\u00eb kaq pak p\u00ebr veten, p\u00ebr prind\u00ebrit, p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Rrim\u00eb m\u00eb pak me miq e me shok\u00eb. Nuk krijojm\u00eb dot familje, sepse sot rrogat nuk jan\u00eb as gjysma e qeras\u00eb. Sepse sot nj\u00eb apartament nuk blihet dot. Sepse sot nj\u00eb i ri nuk blen dot nj\u00eb xhup t\u00eb ri, nd\u00ebrsa ti dhe banda jote e krimit keni 3 milion\u00eb euro p\u00ebr vinotek\u00ebn e gyshit t\u00ebnd. 300 apartamente dhe jahte luksoze, t\u00eb asaj Bel\u00ebs q\u00eb nuk po e dor\u00ebzon dot, se n\u00eb fakt ke hallin e kok\u00ebs t\u00ebnde. Nuk ta l\u00ebm\u00eb ta pish m\u00eb at\u00eb ver\u00eb. At\u00eb ver\u00eb ty do ta nxjerrim nga hund\u00ebt, sepse mallkimi i k\u00ebtij populli t\u00eb shum\u00ebvuajtur nuk do t\u00eb shkoj\u00eb kot. Pasuria q\u00eb ke v\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fryt i pun\u00ebs t\u00ebnde, por i grabitjes s\u00eb madhe q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi yt, q\u00ebllimi i nj\u00eb frikacaku ishte q\u00eb duke na varf\u00ebruar, t\u00eb ndihemi t\u00eb lodhur, t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb k\u00ebqinj me nj\u00ebri-tjetrin, sepse kur njer\u00ebzit luftojn\u00eb p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, nuk kan\u00eb m\u00eb energji as t\u00eb mendojn\u00eb me barkun bosh. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb jetuar dhe p\u00ebrpara teje. E dim\u00eb nga vijm\u00eb. Le t\u00eb \u00e7ohemi sot ne q\u00eb deri dje ndiheshim t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij pushteti q\u00eb nuk e llogariti asnj\u00ebher\u00eb njeriun e drejt\u00eb dhe pun\u00ebtor. Ky sistem q\u00eb krijove na b\u00ebri t\u00eb flasim me vete. \u00c7far\u00eb kemi ne q\u00eb meritojm\u00eb kaq pak? I b\u00ebre t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb ken\u00eb probleme psikologjike sepse vendose standardet e gabuara. Kush \u00ebsht\u00eb i pasuri, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri. Po k\u00ebto pasuri si, si viheshin? Me dhun\u00eb, me vjedhje, me grabitje. Ja pra, ne jemi ata q\u00eb nuk dim\u00eb t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kandidatja p\u00ebr deputete e PD, Xhulja Xhekaj n\u00eb fjalimin e saj n\u00eb Foltoren para Kryeministris\u00eb, e cil\u00ebsoi qeverisjen e Ram\u00ebs si m\u00eb t\u00eb korruptuar\u00ebn e brezit t\u00eb saj, duke e konsideruar si shkaktare t\u00eb mjerimit q\u00eb i detyron t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb largohen nga vendi. Armiku m\u00eb i rreziksh\u00ebm sot \u00ebsht\u00eb qeveria aktuale, theksoi Xhekja, duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135644,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135643","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135643"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135643\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135646,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135643\/revisions\/135646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135644"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}