{"id":135681,"date":"2026-02-10T08:11:05","date_gmt":"2026-02-10T08:11:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135681"},"modified":"2026-02-10T08:11:05","modified_gmt":"2026-02-10T08:11:05","slug":"dekalogu-i-korrupsionit-urrejtjes-dhe-abuzimeve-te-rames-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/10\/dekalogu-i-korrupsionit-urrejtjes-dhe-abuzimeve-te-rames-2025\/","title":{"rendered":"Dekalogu i korrupsionit, urrejtjes dhe abuzimeve t\u00eb Ram\u00ebs 2025"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2025, sekti Rama n\u00eb pushtet \u201cshk\u00eblqeu\u201d n\u00eb risi abuzimesh dhe korrupsioni. Po rendis dhjet\u00eb kryesoret prej tyre, mes nj\u00eb armate skandalesh dhe aferash korruptive:<\/p>\n<p><strong><em>1. Farsa zgjedhore 2025 dhe abuzimet me financat dhe administrat\u00ebn e shtetit t\u00eb sektit n\u00eb pushtet<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet e 11 majit 2025, nga raportet e analist\u00ebve t\u00eb pavarur dhe organizatave monitoruese nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ishin nj\u00eb proces i pabarabart\u00eb. Jo vet\u00ebm opozita, por edhe mediat e pavarura soll\u00ebn prova t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme p\u00ebr p\u00ebrdorimin e burimeve financiare publike nga sekti n\u00eb pushtet, n\u00eb nivele dhjetra e dhjetra milion\u00eb euro, n\u00eb funksion elektoral.<br \/>\nInvestimet e shpejta, subvencionet apo projektet e shpallura gjat\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore krijuan nj\u00eb avantazh t\u00eb qart\u00eb dhe masiv politik p\u00ebr Ram\u00ebn.<br \/>\nInvestimet publike n\u00eb prag zgjedhjesh, projektet infrastrukturore, shp\u00ebrndarja e ndihmave apo nisma sociale pran\u00eb zgjedhjeve ishin pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie elektorale t\u00eb pabes\u00eb dhe t\u00eb orientuar n\u00eb shfryt\u00ebzimin e plot\u00eb t\u00eb institucioneve dhe t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime votimi.<br \/>\nRezultati zgjedhor erdhi si rrjedhoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e k\u00ebtij (sh)p\u00ebrdorimi t\u00eb burimeve financiare dhe njer\u00ebzore publike, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson blerje t\u00eb vot\u00ebs n\u00eb drit\u00ebn e diellit. Dhe ky rezultati i fituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka tronditur thell\u00eb besimin e qytetarit tek demokracia dhe vota e lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong><em>2. Skandalet me tenderat publik\u00eb t\u00eb AKSHI-t<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), institucioni q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb transformimin digjital t\u00eb administrat\u00ebs publike t\u00eb vendit, ndodhet sot me nj\u00eb ish-drejtoresh\u00eb n\u00eb gjendje arresti sht\u00ebpiak, p\u00ebr shkak t\u00eb abuzimeve me tenderat dhe fondet publike.<br \/>\nDeri tani, hetimet kan\u00eb zbuluar se Shqip\u00ebria publike digjitale ose kopshti privat i korrupsionit t\u00eb Ram\u00ebs ka prodhuar procedura prokurimi, ku pjes\u00ebmarrja e operator\u00ebve ekonomik\u00eb ka qen\u00eb minimale ose formale. N\u00eb shum\u00eb raste, tenderat jan\u00eb zhvilluar me nj\u00eb ofertues t\u00eb vet\u00ebm ose me kritere teknike shum\u00eb specifike, t\u00eb cilat sipas ekspert\u00ebve mund t\u00eb kufizojn\u00eb konkurrenc\u00ebn dhe t\u00eb orientohen drejt kompanive t\u00eb caktuara.<br \/>\nKy fenomen jo vet\u00ebm ka rritur dyshimet p\u00ebr munges\u00eb transparence, por ka sjell\u00eb q\u00eb shteti t\u00eb paguaj\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime apo produkte teknologjike q\u00eb mund t\u00eb siguroheshin me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb reale.<br \/>\nProjektet e digjitalizimit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha, platforma, sisteme IT apo sh\u00ebrbime cloud jan\u00eb kontraktuar me vlera t\u00eb konsiderueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultatet konkrete p\u00ebr qytetar\u00ebt apo administrat\u00ebn publike nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb dukshme ose t\u00eb matshme. Publikimi i kufizuar i t\u00eb dh\u00ebnave mbi kontratat, specifikimet teknike dhe zbatimin e projekteve dhe mungesa e auditimeve t\u00eb pavarura teknike dhe financiare e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, gati t\u00eb pamundur, vler\u00ebsimin real t\u00eb eficienc\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre investimeve.<br \/>\n\u00c7do dyshim mbi tenderat publik\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt besimin e qytetar\u00ebve tek institucionet. N\u00eb rastin e AKSHI-t, kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb problematike, sepse agjencia \u00ebsht\u00eb simbol i modernizimit shtet\u00ebror. N\u00ebse proceset digjitale shoq\u00ebrohen me dyshime p\u00ebr korrupsion apo favorizime, vet\u00eb narrativa e transformimit digjital dob\u00ebsohet deri n\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>3. Investimet e m\u00ebdha infrastrukturore n\u00ebn dyshime t\u00eb forta p\u00ebr favorizime okulte dhe korrupsion<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Viti 2025 solli n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb hetimit nga ana e SPAK, por edhe t\u00eb debatit publik disa nga projektet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha infrastrukturore n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7an\u00ebrisht Tunelin e Llogaras\u00eb dhe segmentet e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs. K\u00ebto investime, t\u00eb prezantuara si projekte strategjike p\u00ebr zhvillimin ekonomik, turizmin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e trafikut urban, konfirmuan akuzat dhe dyshimet e opozit\u00ebs p\u00ebr devijime dhe abuzime t\u00eb mundshme me kostot dhe procedurat e prokurimit.<br \/>\nTuneli i Llogaras\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr abuzim n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb turke dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kompanis\u00eb shqiptare pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tend\u00ebr, p\u00ebr koston e lart\u00eb, ndryshimet n\u00eb kontrata dhe dyshimet p\u00ebr procedurat e tenderimit.<br \/>\nEdhe Unaza e Madhe e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim lidhur me procedurat e tenderimit, favorizimin e kompanive t\u00eb caktuara dhe kostot shtes\u00eb t\u00eb saj. Kudo ku sekti Rama vendos vul\u00ebn e tij t\u00eb pist\u00eb, ka hetime dhe dyshime p\u00ebr abuzime dhe korrupsion.<\/p>\n<p><strong><em>4. Politikat fiskale si favorizim ndaj kompanive t\u00eb m\u00ebdha kliente t\u00eb sektit Rama<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ndryshimet fiskale t\u00eb nd\u00ebrmarra gjat\u00eb vitit 2025 n\u00eb sektor\u00eb strategjik\u00eb si turizmi, energjia, infrastruktura dhe teknologjia e p\u00ebrkeq\u00ebsuan klim\u00ebn e biznesit. Nd\u00ebrsa qeveria i prezantoi si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nxitur investimet, formalizimin e ekonomis\u00eb dhe konkurrueshm\u00ebrin\u00eb, skandali i Parkut Teknologjik Durana tregoi qart\u00eb q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve: favorizimin e bizneseve pran\u00eb qeveris\u00eb dhe vet\u00eb Ram\u00ebs.<br \/>\nUljet selektive t\u00eb taksave, incentivat fiskale dhe politikat mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr gjoja investitor\u00ebt e m\u00ebdhenj, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shum\u00eb kompani t\u00eb m\u00ebdha ose projekte specifike, nd\u00ebrsa bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme nuk kan\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin leht\u00ebsim. Perkundrazi! Kjo ka ushqyer me t\u00eb drejt\u00eb perceptimin se politikat fiskale 2025 kan\u00eb favorizuar veprimtar\u00eb ekonomik\u00eb t\u00eb lidhur me pushtetin politik t\u00eb Ram\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebto incentiva fiskale kan\u00eb deformuar konkurrenc\u00ebn dhe kan\u00eb ulur besimin n\u00eb barazin\u00eb para ligjit.<\/p>\n<p><strong><em>5.Korrupsioni n\u00eb ushtri p\u00ebrmes KAYO, fusha \u201cinovative\u201d e korrupsionit t\u00eb Ram\u00ebs<\/em> <\/strong><\/p>\n<p>KAYO dhe korrupsioni n\u00eb ushtri do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb historin si korrupsioni i ri \u201cinovativ\u201d i Ram\u00ebs, n\u00ebse do t\u2019i ngelet koh\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb pista n\u00eb Shqip\u00ebri. Autokrati Rama ka gjetur fush\u00ebn e duhur dhe personin \u201ce duhur\u201d n\u00eb krye t\u00eb KAYO-s, nj\u00eb drejtues me p\u00ebrvoj\u00eb negative dhe tregues negativ\u00eb.<br \/>\nN\u00eb korrik t\u00eb vitit 2025, Shqip\u00ebria n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb gjer\u00eb ushtarake me Izraelin. P\u00ebr shum\u00eb muaj ky n\u00ebnshkrim u pa thjesht si nj\u00eb marr\u00ebveshje normale midis dy qeverive, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes. Vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb u zbulua se marr\u00ebveshja nuk ishte thjesht nj\u00eb marr\u00ebveshje mes dy qeverive, por nj\u00eb biznes sekret qindra milion\u00eb dollar\u00ebsh, i KAYO-s me nj\u00eb kompani private izraelite, e cila sot po hetohet nga NATO p\u00ebr korrupsion me Agjencin\u00eb e tenderimeve t\u00eb vet\u00eb NATO\u2019s!<\/p>\n<p><strong><em>6. Subvencionet selektive n\u00eb bujq\u00ebsi<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sekti Rama ka shitur iden\u00eb se dhjetra milion\u00eb eurot e subvencioneve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb bujq\u00ebsi jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb sektor\u00eb me potencial m\u00eb t\u00eb madh zhvillimi, si serrat, blegtoria intensive, agrop\u00ebrpunimi dhe eksportet bujq\u00ebsore. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, subvencionet nuk kan\u00eb ndihmuar fermer\u00ebt e vegj\u00ebl dhe me pak tok\u00eb. Kan\u00eb shkuar n\u00eb shumic\u00eb tek tregtaret e produkteve bujq\u00ebsore dhe tek kompanit\u00eb e organizuara. Fermer\u00ebt e vegj\u00ebl jan\u00eb l\u00ebn\u00eb pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb, sidomos ata n\u00eb zona t\u00eb thella rurale, p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00eb aplikim, kritereve t\u00eb komplikuara dhe aksesit t\u00eb kufizuar n\u00eb informacion.<br \/>\nKjo ka krijuar perceptimin se edhe fondet e mb\u00ebshtetjes n\u00eb bujq\u00ebsi 2025 p\u00ebrfunduan kryesisht tek tregtar\u00ebt e inputeve bujq\u00ebsore, tek fermer\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj ose tek subjektet m\u00eb t\u00eb organizuara, duke rritur diferencat brenda sektorit.<br \/>\nSubvencionet bujq\u00ebsore mund t\u00eb kishin ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb frenimin e emigracionit rural, rritjen e t\u00eb ardhurave dhe stabilitetin social. P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00ebse shp\u00ebrndarja perceptohet si e padrejt\u00eb, sikurse ka ndodhur edhe n\u00eb vitin 2025, ato kan\u00eb krijuar tensione dhe zhg\u00ebnjim tek fermer\u00ebt.<\/p>\n<p><strong><em>7. Menaxhim skandaloz i pronave publike<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb vitit 2025, tokat shtet\u00ebrore, pasurit\u00eb bregdetare, nd\u00ebrtesat publike dhe asetet strategjike jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb ankand nga sekti n\u00eb pushtet, duke sfiduar transparenc\u00ebn, ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe interesin publik.<br \/>\nVendimet p\u00ebr dh\u00ebnie me koncesion, privatizim apo zhvillim urban jan\u00eb shoq\u00ebruar me akuza t\u00eb forta p\u00ebr munges\u00eb gare reale dhe menaxhim joefikas. Projektet turistike dhe urbane kan\u00eb nxitur diskutime mbi balanc\u00ebn mes interesit publik dhe zhvillimit ekonomik.<\/p>\n<p><strong><em>8. Transparenca e mang\u00ebt buxhetore<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Transparenca buxhetore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element thelb\u00ebsor i qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, pasi garanton llogaridh\u00ebnie, kontroll publik dhe p\u00ebrdorim m\u00eb efikas t\u00eb fondeve shtet\u00ebrore. Edhe gjat\u00eb vitit 2025, m\u00ebnyra e hartimit, publikimit dhe monitorimit t\u00eb buxhetit n\u00eb Shqip\u00ebri rezultoi me mungesa t\u00eb theksuara dhe kronike t\u00eb informacionit t\u00eb detajuar dhe t\u00eb qart\u00ebsis\u00eb n\u00eb shum\u00eb vendimmarrje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme financiare.<br \/>\nRealizimi i buxhetit p\u00ebrmes akteve normative, i kritikuar me forc\u00eb nga FMN, u kthye n\u00eb norm\u00eb! Buxheti 2025 vuajti nga (i) publikimi i kufizuar i detajeve mbi shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb projekte dhe kontrata publike, nga (ii) ndryshime buxhetore gjat\u00eb vitit pa komunikim t\u00eb plot\u00eb publik, nga (iii) perceptimi p\u00ebr munges\u00eb konsultimi me grupet e interesit dhe ekspert\u00ebt, si dhe nga (iv) nga raportimi jo gjithmon\u00eb i qart\u00eb mbi realizimin e investimeve.<br \/>\nMungesa e qart\u00ebsis\u00eb n\u00eb buxhetim ka krijuar pasiguri, sidomos p\u00ebr bizneset dhe investitor\u00ebt e huaj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb parashikueshm\u00ebri fiskale dhe stabilitet institucional.<\/p>\n<p><em><strong>9.Kuvendi 2025: i shnd\u00ebrruar n\u00eb noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb dhe dekor<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sjellja politike e Edi Ram\u00ebs edhe gjat\u00eb vitit 2025, ka treguar hapur nj\u00eb p\u00ebr\u00e7mim sistematik ndaj Kuvendit. Seancat plenare u reduktuan n\u00eb formalitet, debati u z\u00ebvend\u00ebsua nga monologu, nd\u00ebrsa vendimmarrja reale ndodhi jasht\u00eb Kuvendit: n\u00eb Kryeministri, n\u00eb zyra t\u00eb mbyllura, ose n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb padeklaruara.<br \/>\nP\u00ebrdorimi m\u00eb i paskrupullt q\u00eb i b\u00ebri maxhorances Rama ishte shurdhimi i z\u00ebrit t\u00eb saj, zerimi i personalitetit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit, me mosveprim n\u00eb Komisionin e Mandateve, n\u00eb mbrojtje t\u00eb z\u00ebvend\u00ebses s\u00eb vet n\u00eb qeveri, t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr arrest nga SPAK.<br \/>\nEdhe n\u00eb 2025-\u00ebn, ligjet u miratuan me procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara, Buxheti i Shtetit u miratua n\u00eb 3 minuta pa konsultim real, pa respekt p\u00ebr opozit\u00ebn dhe pothuajse p\u00ebrher\u00eb, edhe pa debat brenda vet\u00eb mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>10. Urrejta e thell\u00eb fiziologjike e Ram\u00ebs p\u00ebr opozit\u00ebn dhe deputet\u00ebt e saj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do demokraci n\u00eb bot\u00eb, opozita \u00ebsht\u00eb shtyll\u00eb e domosdoshme e sistemit politik, z\u00ebri kritik q\u00eb kontrollon pushtetin dhe mbron balanc\u00ebn institucionale. N\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn qeverisjen e autokratit Rama, opozita, edhe gjat\u00eb vitit 2025, nuk u trajtuar si pjes\u00eb legjitime e demokracis\u00eb, por si armik p\u00ebr t\u2019u asgj\u00ebsuar politikisht.<br \/>\nRama nuk e ka par\u00eb kurr\u00eb opozit\u00ebn si kund\u00ebrshtar politik me t\u00eb cilin p\u00ebrballet n\u00eb ide dhe programe. P\u00ebr t\u00eb, opozita \u00ebsht\u00eb penges\u00eb q\u00eb duhet n\u00ebn\u00e7muar, izoluar dhe diskredituar. Ai e urren at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, visherale, me t\u00eb gjitha poret e unit t\u00eb vet. Gjuha p\u00ebr\u00e7muese, ironia arrogante dhe sulmet personale ndaj deputet\u00ebve opozitar\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb mjet t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm komunikimi politik t\u00eb tij.<br \/>\nN\u00eb vend t\u00eb debatit, Rama zgjedh talljen. N\u00eb vend t\u00eb argumentit, fyerjen. N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrballjes parlamentare, delegjitimimin publik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Gjat\u00eb vitit 2025, sekti Rama n\u00eb pushtet \u201cshk\u00eblqeu\u201d n\u00eb risi abuzimesh dhe korrupsioni. Po rendis dhjet\u00eb kryesoret prej tyre, mes nj\u00eb armate skandalesh dhe aferash korruptive: 1. Farsa zgjedhore 2025 dhe abuzimet me financat dhe administrat\u00ebn e shtetit t\u00eb sektit n\u00eb pushtet Zgjedhjet e 11 majit 2025, nga raportet e analist\u00ebve t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135681","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135681","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135681"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135681\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135682,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135681\/revisions\/135682"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135681"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135681"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135681"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}