{"id":135732,"date":"2026-02-10T17:09:05","date_gmt":"2026-02-10T17:09:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135732"},"modified":"2026-02-10T17:09:24","modified_gmt":"2026-02-10T17:09:24","slug":"gjekmarkaj-rama-hoqi-masken-e-fundit-per-te-mbrojtur-ballukun-kupa-eshte-mbushur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/10\/gjekmarkaj-rama-hoqi-masken-e-fundit-per-te-mbrojtur-ballukun-kupa-eshte-mbushur\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj: Rama hoqi mask\u00ebn e fundit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Ballukun! Kupa \u00ebsht\u00eb mbushur!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, deputeti Agron Gjekmarkaj, duke folur n\u00eb protest\u00ebn madh\u00ebshtore para kryeministris\u00eb Edi Rama hoqi mask\u00ebn e fundit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Belinda Ballukun. Kupa \u00ebsht\u00eb mbushur, tani nuk ka m\u00eb alibi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ai tha se, jemi sot k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bulevard me em\u00ebr historie p\u00ebr t\u2019i kthyer Shqip\u00ebris\u00eb mbi nj\u00eb dekad\u00eb jet\u00eb t\u00eb grabitur, krenarin\u00eb e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur dhe shpres\u00ebn e mohuar.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Agron Gjekmarkajt<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra, demokrate e demokrat\u00eb, qytetare e qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>I nderuar profesor doktor Sali Berisha.<\/p>\n<p>Sot nuk jemi mbledhur p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb zakonshme. Sot jemi k\u00ebtu, sepse k\u00ebtij sistemi pa legjitimitet po i afrohet fundi. Sistemi i Rilindjes dhe Edi Ram\u00ebs nuk ka m\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb. Ka shkelur \u00e7do premtim, nuk ka m\u00eb asnj\u00eb alibi.<\/p>\n<p>Ka dhunuar vot\u00ebn e lir\u00eb, ka zgjatur jet\u00ebn e vet p\u00ebrmes manovrave t\u00eb padenja, ka mbijetuar politikisht duke e shnd\u00ebrruar shtetin n\u00eb instrument pushteti. Pasojat jan\u00eb t\u00eb qarta, eksod biblik i shqiptar\u00ebve, ekonomi e deformuar, shoq\u00ebri n\u00eb ankth, shtet i kapur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qeveri mund t\u00eb qeveris\u00eb kat\u00ebr mandate vet\u00ebm duke b\u00ebr\u00eb mrekulli p\u00ebr qytetar\u00ebt. K\u00ebtu ndodhi e kund\u00ebrta, nj\u00ebsimi i partis\u00eb me shtetin, blerja, dajaku, propaganda dhe shantazhi. Korrupsioni u shnd\u00ebrrua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qeverisjeje, jeta publike u kriminalizua, shteti u mbyt nga bab\u00ebzia.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria 2030 \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb sllogan.<\/p>\n<p>Jeta e p\u00ebrditshme e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kthim pas, si n\u00eb vitin 1976, e maskuar me fjal\u00eb, fjal\u00eb, fjal\u00eb dhe shantazh publik. Ne po sakrifikojm\u00eb p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn evropiane, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ky komb ka paguar shtrenjt\u00eb nd\u00ebr shekuj, nd\u00ebrsa pushteti aktual \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb sakrifikoj\u00eb Evrop\u00ebn, demokracin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs, jemi n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kritike, kupa \u00ebsht\u00eb mbushur. N\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb ruajtur veten \u00ebsht\u00eb gati ta asgj\u00ebsoj\u00eb \u00e7do nuanc\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ta marr\u00eb peng at\u00eb, t\u00eb marr\u00eb peng parlamentin, t\u00eb gris\u00eb kushtetut\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet tiranis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs abuzuese. Ne nuk do ta lejojm\u00eb.<\/p>\n<p>Dje Edi Rama hoqi dhe mask\u00ebn e fundit, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur z\u00ebvend\u00ebsen e vet Belinda Ballukun, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb labirint prej minotauri q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar vet\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin po humbet shpres\u00ebn nj\u00eb shoq\u00ebri e t\u00ebr\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb labirint, alternativa e vetme q\u00eb u ofrohet njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb depersonalizimi, t\u00eb mos mendosh, t\u00eb mos ndjesh, t\u00eb mos reagosh, t\u00eb jesh i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, t&#8217;i b\u00ebsh t\u00eb gjitha k\u00ebto si\u00e7 i k\u00ebrkon sistemi.<\/p>\n<p>Kur drejt\u00ebsia i n\u00ebnshtrohet pushtetit, demokracia fillon t\u00eb vdes\u00eb ngadal\u00eb.<\/p>\n<p>Sot jan\u00eb sosur kufijt\u00eb e durimit qytetar. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kaq shum\u00eb, jemi n\u00eb maj\u00ebn e dinjitetit ton\u00eb. Jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirit\u00eb e fituara, pluralizmin, shtetin ligjor, ekonomin\u00eb e tregut, t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi sot k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bulevard me em\u00ebr historie p\u00ebr t\u2019i kthyer Shqip\u00ebris\u00eb mbi nj\u00eb dekad\u00eb jet\u00eb t\u00eb grabitur, krenarin\u00eb e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur dhe shpres\u00ebn e mohuar. Kjo \u00ebsht\u00eb sprova jon\u00eb morale si opozit\u00eb, detyra jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, beteja jon\u00eb p\u00ebr shpresat dhe t\u00eb ardhmen ton\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Nga jugu n\u00eb veri, qytetar\u00ebt sot b\u00ebhen bashk\u00eb n\u00eb ushtrimin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb. Sepse demokracia nuk \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb, \u00ebsht\u00eb betej\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ajo fillon te qytetari dhe shuhet kur ne heshtim.<\/p>\n<p>Prandaj ne jemi sonte k\u00ebtu, t\u00eb vendosur, t\u00eb duruar, por t\u00eb pal\u00ebkundur. Ky popull fal shum\u00eb gj\u00ebra, por nuk fal mashtrimin, vjedhjen dhe arroganc\u00ebn e pushtetit, q\u00eb i detyron qytetar\u00ebt t\u00eb largohen nga atdheu i tyre.<\/p>\n<p>Sa shum\u00eb jemi sonte! Nj\u00eb mrekulli e kurajos qytetare po ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb bulevard.<\/p>\n<p>Por historia na m\u00ebson se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtuar n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb rrezikshme, jo nga rast\u00ebsia, por nga nj\u00eb projekt komb\u00ebtar i udh\u00ebhequr nga elitat dhe intelektual\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990, kur historia po ndahej mes t\u00eb shkuar\u00ebs tiranike dhe t\u00eb ardhmes n\u00eb liri, student\u00ebt dhe intelektual\u00ebt me n\u00eb krye Sali Berish\u00ebn themeluan Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Jo thjesht si nj\u00eb parti t\u00eb re, por si nj\u00eb projekt komb\u00ebtar i rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb projekt q\u00eb i riktheu vendit pluralizmin, dinjitetin dhe shpres\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, \u00ebndrra e shqiptar\u00ebve u shnd\u00ebrrua n\u00eb thirrje, thirrje q\u00eb na \u00e7on drejt rr\u00ebnj\u00ebve tona t\u00eb fark\u00ebtuara nga Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu, drejt nj\u00eb Shqip\u00ebrie si gjith\u00eb Evropa. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb e vetme.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Evropian mb\u00ebshtet demokracin\u00eb shqiptare dhe jo shurrin e saj. Ata kan\u00eb investuar tek liria dhe jo tek korrupsioni. Sot p\u00ebr fat t\u00eb keq, nj\u00eb pjes\u00eb e elitave jan\u00eb pa projekt, t\u00eb t\u00ebrhequr nga frika, t\u00eb mbyllur n\u00eb konformiz\u00ebm, t\u00eb heshtur p\u00ebrball\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Ne e kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje njer\u00ebzore, e respektojm\u00eb, por duhet th\u00ebn\u00eb me ndershm\u00ebri, kur elitat heshtin, projektin komb\u00ebtar duhet ta marrin dhe po e marrin n\u00eb dor\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs. Dhe sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh, ju jeni garancia morale dhe politike e lirive t\u00eb intelektual\u00ebve e atyre q\u00eb duhet t\u00eb flasin por q\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb heshtin.<\/p>\n<p>Sonte bashk\u00eb me ne jan\u00eb dhe ata q\u00eb nuk jan\u00eb fizikisht k\u00ebtu, rezistenca e heshtur, ata q\u00eb shohin tek secili prej jush z\u00ebrin q\u00eb u \u00ebsht\u00eb mohuar. Historia jon\u00eb e ka provuar se n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta ky komb ka ditur t\u00eb ringrihet.<\/p>\n<p>Partia Demokratike i solli Shqip\u00ebris\u00eb lirin\u00eb, pluralizmin dhe orientimin per\u00ebndimor. K\u00ebto nuk jan\u00eb privilegje, jan\u00eb themele. Ne respektojm\u00eb mendimin ndryshe, edhe heshtjen, edhe frik\u00ebn njer\u00ebzore, por fjala e lir\u00eb, dinjiteti dhe e v\u00ebrteta sonte mbrohen nga ju.<\/p>\n<p>Koha p\u00ebr t\u00eb reaguar \u00ebsht\u00eb tani, sepse vonesa n\u00eb histori shpesh \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb fatalitet. Shqip\u00ebria nuk ka m\u00eb luksin e pritjes, ka vet\u00ebm detyrimin e guximit, guximin e misionar\u00ebve q\u00eb sonte do ta b\u00ebjn\u00eb dhe po e b\u00ebjn\u00eb historin\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, rroft\u00eb Partia Demokratike, rrofshi ju!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, deputeti Agron Gjekmarkaj, duke folur n\u00eb protest\u00ebn madh\u00ebshtore para kryeministris\u00eb Edi Rama hoqi mask\u00ebn e fundit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Belinda Ballukun. Kupa \u00ebsht\u00eb mbushur, tani nuk ka m\u00eb alibi. &nbsp; Ai tha se, jemi sot k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bulevard me em\u00ebr historie p\u00ebr t\u2019i kthyer Shqip\u00ebris\u00eb mbi nj\u00eb dekad\u00eb jet\u00eb t\u00eb grabitur, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135733,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135732","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135732","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135732"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135732\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135734,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135732\/revisions\/135734"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}