{"id":135735,"date":"2026-02-10T17:18:45","date_gmt":"2026-02-10T17:18:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135735"},"modified":"2026-02-10T17:18:45","modified_gmt":"2026-02-10T17:18:45","slug":"studentja-qeveria-ka-deshtuar-ndaj-rinise-dhe-arsimit-nuk-do-te-lejojme-qe-endrra-jone-te-jete-emigrimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/10\/studentja-qeveria-ka-deshtuar-ndaj-rinise-dhe-arsimit-nuk-do-te-lejojme-qe-endrra-jone-te-jete-emigrimi\/","title":{"rendered":"Studentja: Qeveria ka d\u00ebshtuar ndaj rinis\u00eb dhe arsimit! Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb \u00ebndrra jon\u00eb t\u00eb jet\u00eb emigrimi!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e Forumit Rinor t\u00eb PD, Desada Xhetani, n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb protest\u00ebn komb\u00ebtare u shpreh se, qeveria ka d\u00ebshtuar ndaj rinis\u00eb, arsimit dhe familjeve shqiptare, duke theksuar se t\u00eb rinjt\u00eb po p\u00ebrballen me munges\u00eb meritokracie, v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike dhe emigrim masiv.<\/p>\n<p>Xhetani deklaroi se pas 13 vitesh qeverisje, durimi i qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb dor\u00ebzim p\u00ebrball\u00eb padrejt\u00ebsive, nd\u00ebrsa shtoi se student\u00ebt sot nuk kan\u00eb luksin t\u00eb fokusohen vet\u00ebm te studimet, por duhet t\u00eb p\u00ebrballen me kosto jetese dhe pasiguri p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ajo ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr gjendjen e arsimit, trajtimin e m\u00ebsuesve dhe kushtet e pensionist\u00ebve, duke e cil\u00ebsuar situat\u00ebn si nj\u00eb d\u00ebshtim ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Xhetanit<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma Shqip\u00ebri! Mir\u00ebmbr\u00ebma komb q\u00eb ke mbijetuar pushtime, diktatura dhe sot po rrezikon t\u00eb mbytesh nga nj\u00eb pushtet q\u00eb nuk t\u00eb meriton. Mir\u00ebmbr\u00ebma popull q\u00eb ke duruar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7&#8217;duhet dhe ke heshtur m\u00eb gjat\u00eb se \u00e7&#8217;lejohet. I nderuar lider i opozit\u00ebs shqiptare, profesor doktor Sali Berisha.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur t\u00eb rinj e t\u00eb reja, student\u00eb, gjimnazist\u00eb, arsimtar\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, profesionist\u00eb, prind\u00ebr, pensionist\u00eb q\u00eb sot keni mbushur sheshin plot. Un\u00eb jam Desada Xhetani, nj\u00eb 22 vje\u00e7are plot \u00ebndrra e shpres\u00eb. Nj\u00eb studente ekselente q\u00eb erdha sot k\u00ebtu pas provimit. Jo sepse m\u00eb p\u00eblqen rr\u00ebmuja e shesheve, por sepse ky vend e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur luksin e qet\u00ebsis\u00eb. Sepse sot n\u00eb Shqip\u00ebri, kush studion pa protestuar, thjesht po p\u00ebrgatit valixhen t\u00eb largohet.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, studenti nuk ka luksin t\u00eb jetoj\u00eb vet\u00ebm me libra. Ai duhet t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr qiran\u00eb, p\u00ebr ushqimin, p\u00ebr pun\u00ebn e dyt\u00eb, p\u00ebr prind\u00ebrit q\u00eb nuk ja dalin dot. Un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj nj\u00eb brez q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur mes varf\u00ebris\u00eb, mes emigrimit dhe g\u00ebnjeshtrave politike. Nj\u00eb brez q\u00eb e ka par\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb zbrazet sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi, fshat m\u00eb fshat, familje m\u00eb familje. Dhe sot e them pa hezitim, kjo qeveri ka d\u00ebshtuar, ka d\u00ebshtuar ndaj rinis\u00eb, ka d\u00ebshtuar ndaj arsimit, ka d\u00ebshtuar ndaj prind\u00ebrve tan\u00eb, ka d\u00ebshtuar ndaj pensionist\u00ebve. Dhe mbi t\u00eb gjitha, ka d\u00ebshtuar ndaj Shqip\u00ebris\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb kemi durim. 13 vjet durim, 13 vjet pritje, 13 vjet justifikime. Durimi i zgjatur p\u00ebrball\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb virtyt, \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzim. Po s&#8217;dor\u00ebzohen shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm, kurr\u00eb nuk dor\u00ebzohen. Sot, nj\u00eb student shqiptar kur shkon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pun\u00eb, nuk pyetet \u00e7far\u00eb di, por k\u00eb njeh. Nuk pyetet \u00e7far\u00eb vlen, por pyetet a je patronazhist. Nuk gjejm\u00eb askund meritokraci, por gjithkund mediokritet. Un\u00eb studioj p\u00ebr arsim dhe po, e di, kjo qeveri e p\u00ebrbuz arsimin, sepse arsimi prodhon mendim kritik dhe pushtetet e dob\u00ebta kan\u00eb frik\u00eb nga mendimi kritik.<\/p>\n<p>Analfabetizmi politik \u00ebsht\u00eb aleati i tyre m\u00eb i madh. Kjo qeveri nuk kursen ask\u00ebnd, t\u00eb dashurit e mi. As f\u00ebmij\u00ebt, as t\u00eb rinjt\u00eb, as prind\u00ebrit, as gjysh\u00ebrit, as vendin, as kombin ton\u00eb. Prind\u00ebr shqiptar\u00eb, ju q\u00eb punoni dy ose tre pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb, a \u00ebsht\u00eb kjo Shqip\u00ebria q\u00eb \u00ebnd\u00ebrruat? Sa net pa gjum\u00eb keni kaluar duke llogaritur si ta mbyllni muajin? Po ju pensionist\u00eb, q\u00eb keni nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb vend me djers\u00eb, a \u00ebsht\u00eb kjo pleq\u00ebria me dinjitet q\u00eb ju premtuan?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt punuat gjith\u00eb jet\u00ebn? Arsimtar\u00eb, si mund t\u00eb k\u00ebrkohet cil\u00ebsi kur ju trajtoheni si shpenzim dhe jo si themel i kombit? Arsimtar\u00eb, ju e dini \u00e7far\u00eb paradoksi \u00ebsht\u00eb t\u00eb formosh breza, nd\u00ebrsa vet\u00eb ju trajtojn\u00eb si t\u00eb tep\u00ebrt. Po ne t\u00eb rinjt\u00eb? Pse \u00ebndrra jon\u00eb ka gjithmon\u00eb adres\u00eb emigrimin? Pse na m\u00ebson t\u00eb studiojm\u00eb, por jo t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e Forumit Rinor t\u00eb PD, Desada Xhetani, n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb protest\u00ebn komb\u00ebtare u shpreh se, qeveria ka d\u00ebshtuar ndaj rinis\u00eb, arsimit dhe familjeve shqiptare, duke theksuar se t\u00eb rinjt\u00eb po p\u00ebrballen me munges\u00eb meritokracie, v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike dhe emigrim masiv. Xhetani deklaroi se pas 13 vitesh qeverisje, durimi i qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135726,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135735","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135735"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135735\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135736,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135735\/revisions\/135736"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135726"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}