{"id":135953,"date":"2026-02-12T17:09:23","date_gmt":"2026-02-12T17:09:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=135953"},"modified":"2026-02-12T17:09:23","modified_gmt":"2026-02-12T17:09:23","slug":"boci-opozita-ka-arritur-nje-dakordesi-te-gjere-per-bashkepunim-dhe-unifikim-qendrimesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/12\/boci-opozita-ka-arritur-nje-dakordesi-te-gjere-per-bashkepunim-dhe-unifikim-qendrimesh\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Opozita ka arritur nj\u00eb dakord\u00ebsi t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe unifikim q\u00ebndrimesh"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat tha se, opozita ka arritur nj\u00eb dakord\u00ebsi t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe unifikim q\u00ebndrimesh, me synimin p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara aksionin politik dhe protestues drejt krijimit t\u00eb nj\u00eb qeverie kujdestare.<\/p>\n<p>Pas\u00a0tryez\u00ebs\u00a0s\u00eb\u00a0forumit p\u00ebr dialogun e opozit\u00ebs, Bo\u00e7i\u00a0\u00a0theksoi se ekziston nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr harmonizim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb mes forcave opozitare, pasi\u00a0parlamenti prej koh\u00ebsh ka dal\u00eb nga roli i tij kushtetues, duke u vendosur\u00a0n\u00eb funksion t\u00eb ekzekutivit.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizoi gjithashtu se opozita \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb veprimet e drejta hetimore ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb intensifikoj\u00eb rrug\u00ebn protestuese.<\/p>\n<p>Sipas Bo\u00e7it, Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7, ku mendimi intelektual po merr rol udh\u00ebheq\u00ebs mbi politik\u00ebn tradicionale, duke orientuar edhe aksionin e opozit\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKemi dakord\u00ebsuar q\u00ebndrimet tona, kemi marr\u00eb besim dhe kemi dh\u00ebn\u00eb besim n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb do vazhdoj\u00eb me tryeza t\u00eb tjera dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb un\u00eb shoh gatishm\u00ebri bashk\u00ebpunimi p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara t\u00eb gjitha ato q\u00ebndrime q\u00eb Ermali i listoi q\u00eb dhe duhen pasuruar sepse edhe nga \u00e7\u00ebshtjet e ngritura dhe nga q\u00ebndrimet q\u00eb mor\u00ebm, shihet q\u00eb ka nj\u00eb domosdoshm\u00ebri kontakti, bisedimi, unifikimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr q\u00ebndrime q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb rrug\u00ebn e besimit q\u00eb opozita duhet t\u00eb ket\u00eb sot me qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb dhe me parti politike sigurisht, qoft\u00eb p\u00ebr Kodin Zgjedhor, qoft\u00eb edhe p\u00ebr reform\u00ebn territoriale.\u00a0\u00a0Pati shum\u00eb k\u00ebrkesa jo vet\u00ebm nga partit\u00eb, edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. Qoft\u00eb edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb protest\u00ebs, n\u00eb frekuenc\u00eb apo n\u00eb interpretim t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb jemi bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb protestuese p\u00ebr q\u00ebllimin e arritjes s\u00eb nj\u00eb qeverie kujdestare, e cila nd\u00ebrton rrug\u00ebn e mir\u00eb dhe rrug\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb dy reformave kryesore, zgjedhore dhe territoriale dhe patjet\u00ebr q\u00eb jemi t\u00eb angazhuar n\u00eb at\u00eb, le t\u00eb themi, mbrojtje q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb veprimeve t\u00eb drejta hetimore dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ndaj, sot, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb unison p\u00ebr rolin dhe funksionin q\u00eb e that\u00eb ju q\u00eb duhet t\u00eb luaj\u00eb sot parlamenti, po nuk ka dal\u00eb sot parlamenti nga shinat, ka koh\u00eb q\u00eb ka dal\u00eb, ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb sqetull\u00ebn e ekzekutivit dhe nuk performon rolin e tij.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb i zbuluar n\u00eb aktin e mosmbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve dhe Rregullores. Dhe patjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb takimet e tjera, q\u00ebndrimet tona do jen\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb harmonizuara, duke shtuar dhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb Ermali e tha shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb po e p\u00ebrs\u00ebris, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Por duhet t\u00eb unifikojm\u00eb dhe rrug\u00ebn. Mjafton q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i duhur dhe besoj q\u00eb diferencat e vogla n\u00eb rrug\u00ebn e k\u00ebrkuar un\u00eb them q\u00eb nuk kan\u00eb at\u00eb rolin e tyre pengues, madje p\u00ebr ne jan\u00eb motivuese, sepse sjellin edhe diversitet mendimesh dhe q\u00ebndrimesh.<\/p>\n<p>Un\u00eb shoh nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb e thash\u00eb edhe n\u00eb takim, Shqip\u00ebria ka arritur n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7, ku mendimi intelektual sot prevalon mbi mendimin politik dhe \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po nd\u00ebrton fabul\u00ebn e jet\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti m\u00eb i mir\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta p\u00ebrcjellim mir\u00eb tek qytetar\u00ebt, q\u00eb partit\u00eb politike sot nuk jan\u00eb ata ose ato q\u00eb vendosin gjith\u00e7ka, por orientohen nga nj\u00eb mendim intelektual, i n\u00ebnshtrohen k\u00ebtij mendimi intelektual q\u00eb vjen si pasqyrim i asaj k\u00ebrkese q\u00eb sot qytetar\u00ebt e kan\u00eb, e shprehin n\u00eb forma dhe m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, qytetar\u00ebt e shtresave dhe t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme, se partit\u00eb politike n\u00eb aktivitetin e tyre jan\u00eb m\u00eb abrazive, nd\u00ebrsa mendimi intelektual \u00ebsht\u00eb m\u00eb elitar, m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs edhe them q\u00eb e bind m\u00eb kollaj edhe e fiton m\u00eb shpejt besimin e qytetar\u00ebve dhe sot opozita \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme q\u00eb duhet t\u00eb shkrihet dhe t\u00eb harmonizohet me k\u00ebt\u00eb mendim intelektual q\u00eb ka autoritetin dhe autonomin\u00eb e tij, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e aksionit politik t\u00eb opozit\u00ebs&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat tha se, opozita ka arritur nj\u00eb dakord\u00ebsi t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe unifikim q\u00ebndrimesh, me synimin p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara aksionin politik dhe protestues drejt krijimit t\u00eb nj\u00eb qeverie kujdestare. Pas\u00a0tryez\u00ebs\u00a0s\u00eb\u00a0forumit p\u00ebr dialogun e opozit\u00ebs, Bo\u00e7i\u00a0\u00a0theksoi se ekziston nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr harmonizim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134678,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-135953","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135953"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135953\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":135954,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135953\/revisions\/135954"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135953"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}