{"id":13599,"date":"2022-05-27T11:35:41","date_gmt":"2022-05-27T11:35:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=13599"},"modified":"2022-05-27T11:39:54","modified_gmt":"2022-05-27T11:39:54","slug":"berisha-alibeaj-dhe-bardhi-po-keqperdoren-per-te-cimentuar-pushtetin-kriminal-te-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/05\/27\/berisha-alibeaj-dhe-bardhi-po-keqperdoren-per-te-cimentuar-pushtetin-kriminal-te-rames\/","title":{"rendered":"Berisha: Alibeaj dhe Bardhi po keqp\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb \u00e7imentuar pushtetin kriminal t\u00eb Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>BASHK\u00cbBISEDIMI I KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA ME GAZETAR\u00cbT<\/p>\n<p>PYETJE-P\u00cbRGJIGJET<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Zoti Berisha, na ndajn\u00eb pak or\u00eb nga mbledhja e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, pse nuk \u00ebsht\u00eb publikuar deri tani lista e kandidat\u00ebve p\u00ebr Kryesin\u00eb e PD? Do t\u00eb ket\u00eb emra t\u00eb rinj? Apo do t\u00eb riciklohen emrat e vjet\u00ebr?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Statuti parashikon q\u00eb kryetari i partis\u00eb i propozon Kryesis\u00eb s\u00eb partis\u00eb list\u00ebn e emrave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Kryesia \u00ebsht\u00eb Komisioni i Rithemelimit dhe ai do t\u00eb mblidhet pasdite p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar kandidaturat. Propozimet nuk mund t\u2019i b\u00ebj k\u00ebtu publike para se t\u2019ia them Komisionit.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Dit\u00ebn e nes\u00ebrme do t\u00eb zgjidhen vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb, apo edhe dy n\u00ebnkryetar\u00ebt, sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe sekretariatet?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Do vendoset, por m\u00eb s\u00eb shumti vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb mbledhje pasuese do t\u00eb zgjidhen drejtuesit m\u00eb kryesor\u00eb, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00ebnkryetar\u00ebt. Gjykata e partis\u00eb mund t\u00eb zgjidhet nes\u00ebr ose n\u00eb nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Gjat\u00eb muajit shkurt-mars ju premtuat se do t\u00eb nisnit protestat, kund\u00ebr qeveris\u00eb q\u00eb sipas jush \u00ebsht\u00eb e korruptuar. E vetmja protest\u00eb ka qen\u00eb ajo para Kryeministris\u00eb dhe para komisariateve. A ka patur mosmobilizim t\u00eb popullit apo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7arja e partis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Absolutisht, as nj\u00ebra dhe as tjetra, \u00ebsht\u00eb procesi q\u00eb po kalon PD, nj\u00eb proces i domosdosh\u00ebm, jetik p\u00ebr rithemelimin e saj dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. Keni shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e humbur p\u00ebr protesta. Mund t\u2019ju them ju, mjaftojn\u00eb dy vrasjet e fundit nga polic\u00eb t\u00eb droguar, nj\u00ebri u ekzekutua brenda n\u00eb komisariat dhe tjetri me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor q\u00eb s\u2019kishte agresivitet asnj\u00ebher\u00eb, q\u00ebllohet. T\u00eb dy t\u00eb droguar. Droga \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb norm\u00eb n\u00eb polici dhe Edi Rama ka ndaluar testin e drog\u00ebs, gj\u00ebja m\u00eb absurde, m\u00eb kriminale, e paimagjinueshme. Dhe faktikisht t\u00eb dyja vrasjet jan\u00eb t\u00eb lidhura me drog\u00ebn. Nuk do t\u00eb mbetet pa u d\u00ebgjuar edhe fjala jote p\u00ebr protesta.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Nj\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb PD vijojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr drejtim, negociatat p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit. Dit\u00ebn e djeshme dol\u00ebn edhe emrat p\u00ebr komisionin e Reform\u00ebs Zgjedhore dhe asaj Territoriale. I mb\u00ebshtesni ju k\u00ebta emra? \u00c7far\u00eb hapash do t\u00eb merrni p\u00ebr t\u00eb bashkuar PD? Dhe si do t\u00eb vijoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia juaj me k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb grupit parlamentar?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> E drejt\u00eb pyetja! S\u00eb pari, si\u00e7 e keni konstatuar ju, jan\u00eb tre votime me rreth 44 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, t\u00eb pakund\u00ebrshtuara nga asnj\u00eb njeri, n\u00eb asnj\u00eb rast. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, nj\u00eb grup i vog\u00ebl, nd\u00ebr ta ish-kryetari dhe 2-3, Alibeaj e t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb kapur k\u00ebmb\u00eb, krye dhe xhep nga qeveria, thon\u00eb se k\u00ebto nuk kan\u00eb ndodhur, nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se kjo loj\u00eb d\u00ebshtoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare, se ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje e tmerrshme p\u00ebr t\u00eb kapur peng pluralizmin, nuk \u00ebsht\u00eb puna e Sali Berish\u00ebs, fare. Loja ishte q\u00eb t\u00eb mos kishim pluraliz\u00ebm politik, apo t\u00eb kemi pluraliz\u00ebm q\u00eb e komandojm\u00eb si me sust\u00eb. \u00c7far\u00eb b\u00ebri Alibeaj dje? Tha kam 21 deputet\u00eb n\u00eb mbledhje, kam kuorum. Para 10 dit\u00ebsh ju tha po ju, grupi parlamentar ka 40 deputet\u00eb dhe ne ishin 21 e kisha kuorum. Por dje n\u00eb mbledhje ishin 4 deputet\u00eb q\u00eb nuk i p\u00ebrkisnin grupit parlamentar t\u00eb PD, sepse PD, sipas rregullores s\u00eb Parlamentit, ia ka dh\u00ebn\u00eb grupeve t\u00eb tjera. Nj\u00eb praktik\u00eb kjo standarde. Pra, p\u00ebr t\u00eb patur kuorum mbledhja e tij, duhet t\u00eb kishte t\u00eb pakt\u00ebn 27 deputet\u00eb. Por atij kur i intereson e thot\u00eb e kam me 40 grupin, nj\u00eb sharlatan q\u00eb ka munges\u00eb totale respekti p\u00ebr veten e tij, keqp\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstreme nga Edi Rama, harron se ka patur funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe n\u00eb qeveri dhe kur b\u00ebn akte t\u00eb tilla vet\u00ebm sa shkelmon mbi veten e tij. Ajo q\u00eb mund t\u2019ju them un\u00eb, e thash edhe t\u00eb diel\u00ebn, mrekullia shqiptare e shekullit XXI ishte pik\u00ebrisht shp\u00ebtimi i pluralizmit politik. Nuk ishte rikthimi i Sali Berish\u00ebs, ishte rivendosja e pluralizmit politik.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> A \u00ebsht\u00eb m\u00eb emergjente q\u00eb t\u00eb zgjidhet kryetari i grupit parlamentar dit\u00ebn e nes\u00ebrme? Pasi vet\u00eb deputet\u00ebt e PD, konfliktin e brendsh\u00ebm po e p\u00ebrcjellin n\u00eb Parlament. Sot Gazment Bardhi ka k\u00ebrkuar nga PS q\u00eb t\u00eb mos njohin nj\u00eb dokument ku ju dhe deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb propozoni zotin Mirakaj si an\u00ebtar t\u00eb Autoritetit t\u00eb Dosjeve.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Gazment Bardhi lufton p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar shpirtin e tij. Un\u00eb e kuptoj luft\u00ebn q\u00eb b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar shpirtin, por prap\u00eb \u00ebsht\u00eb i pashpres\u00eb. T\u00eb zbardh\u00eb nj\u00ebher\u00eb, t\u00eb mos i thur\u00eb lavde SPAK-ut se do i japin k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb shans, por t\u00eb zbardh\u00eb rolin e tij te vrasja n\u00eb Elbasan. E them se askush nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u vrar\u00eb, jo! Ne jemi vend q\u00eb nuk kemi d\u00ebnim me vdekje. Bardhi dhe Balla jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit politik\u00eb p\u00ebr at\u00eb gjakderdhje n\u00eb nj\u00eb lagje ku mund t\u00eb mos ket\u00eb patur gjakderdhje ndonj\u00ebher\u00eb. Para se t\u00eb rrij\u00eb t\u00eb merret me k\u00ebto t\u00eb shkoj\u00eb dhe t\u00eb jap\u00eb sqarime.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb jan\u00eb publikuar emrat e an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr dy komisione, i Reform\u00ebs Zgjedhore dhe Reform\u00ebs Territoriale. Si do shkoni ju n\u00eb zgjedhje, kur k\u00ebto dy komisione q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt fitores menaxhohen nga Alibeaj dhe Balla?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> \u00cbsht\u00eb loja e ul\u00ebt e Edi Ram\u00ebs me pseudo-opozit\u00ebn. Se cilat jan\u00eb p\u00ebrpjekjet, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta, jan\u00eb keqp\u00ebrdorimi, keq shfryt\u00ebzimi i Alibeajt dhe Bardhit p\u00ebr t\u00eb \u00e7imentuar pushtetin e krimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Kjo s\u2019ka asnj\u00eb dyshim. Por mos harroni q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb revolucion, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje. E tha zonja, ku jeni, pse nuk ka protesta. Mbaron procesi dhe ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mbrojm\u00eb ato parime q\u00eb besojm\u00eb. Do t\u2019i mbrojm\u00eb fort dhe do ta faktojm\u00eb se sa fort do t\u2019i mbrojm\u00eb. Loja me pseudo-opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb makab\u00ebr. P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pa opozit\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e turpshme anti-demokratike, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me thelbin e liris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> N\u00eb mbledhjen e Komisionit t\u00eb Rithemelimit ju do t\u00eb b\u00ebni publike list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb. A do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Kryesis\u00eb s\u00eb re krahas deputet\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Rithemelimit edhe deputet\u00eb t\u00eb grupit parlamentar si zoti Alizoti, apo zonja Duma?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Se cila do t\u00eb jet\u00eb, pas mbledhjes t\u00eb gjitha do t\u00eb b\u00ebhen publike. Nuk mund t\u00eb b\u00ebj publike mendimet e mia para se t\u2019ua paraqes p\u00ebr miratim Komisionit t\u00eb Rithemelimit.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> N\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit ndodhet ankimimi i Alibeajt. Keni informacion kur mund t\u00eb kemi vendim?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Nuk kemi informacion t\u00eb ri. Di q\u00eb ai ishte nj\u00eb akt i nj\u00eb gjykat\u00ebseje mercenare q\u00eb nuk njeh ligj dhe parim, as moral profesional e cila \u00ebsht\u00eb e shoqja e nj\u00eb ish-ministri i shpallur nga kryetari i partis\u00eb s\u00eb tij si simboli m\u00eb i nxir\u00eb i korrupsionit Mu\u00e7 Mu\u00e7i, ndaj t\u00eb cilit un\u00eb kam q\u00ebndruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr b\u00ebmat dhe gj\u00ebmat e tij. P\u00ebr sa i p\u00ebrket presionit un\u00eb kam folur k\u00ebtu para jush q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi gjykat\u00ebsen, por po ju rikujtoj vet\u00ebm nj\u00eb moment tjet\u00ebr. Si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, dy gjykatat p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje l\u00ebshojn\u00eb deklarata politike publike sikur ne t\u00eb ishim pala m\u00eb armiq\u00ebsore e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe specifike se personi q\u00eb b\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet publike n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, gjykat\u00ebsja Petri, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja e Sadushit, l\u00ebshuan deklarat\u00ebn dy or\u00eb para s\u00eb t\u00eb hidhet shorti. Un\u00eb e kuptoj t\u00eb l\u00ebshosh deklarat\u00eb in-extremis, por nuk e b\u00ebn kurr\u00eb n\u00eb avanc\u00eb. Ku e dije ti q\u00eb ne do t\u00eb b\u00ebnim deklarat\u00eb, q\u00eb ti b\u00ebre deklarat\u00eb paradh\u00ebnie? A nuk ishte ky nj\u00eb provokacion i ul\u00ebt q\u00eb i b\u00ebhej Partis\u00eb Demokratike? A nuk ishte kjo nj\u00eb p\u00ebrpjekje vulgare, banale, politike, p\u00ebr t\u00eb mbuluar vendimin. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb sistem kryek\u00ebput t\u00eb kapur. Se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi do t\u00eb mbaj\u00eb nuk e di. Por kurr\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb varrosin votat e 40 mij\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb lloj vendimi, k\u00ebt\u00eb ne do ta faktojm\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb historia m\u00eb e turpshme e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb groposur vullnetin e 40 mij\u00eb militant\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PD n\u00ebp\u00ebrmjet proceseve m\u00eb korruptive kund\u00ebr pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, dua t\u2019ju sqaroj p\u00ebr nj\u00eb polemik\u00eb n\u00eb media. PPE ka nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb korrekt. PPE nuk ka d\u00ebrguar ftes\u00eb, p\u00ebr neutralitetin e saj. Por do t\u00eb shkojn\u00eb disa. Nga ne do t\u00eb shkojn\u00eb 4-5 deputet\u00eb, zonja Vokshi do t\u00eb shkoj\u00eb nga Forumi i Gruas s\u00eb PPE, Belindi nga t\u00eb rinjt\u00eb Popullor\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb zonja Edit Harxhi, zoti Pollo nga nj\u00eb fondacion mik, zonja Tabaku \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Grupit Parlamentar Popullor n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs. Sepse delegacionet jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Grupit Popullor t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, aty ka nj\u00eb ftes\u00eb nga ky grup, por kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn ftes\u00eb dhe vot\u00eb, p\u00ebrkundrazi ke t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh ftes\u00eb dhe kaq. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat. E b\u00ebra k\u00ebt\u00eb sqarim se u krijua nj\u00eb konfuzion.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Zoti McAllister tha do t\u00eb ket\u00eb diskutime p\u00ebr PD-\u00eb. N\u00ebse dalin me nj\u00eb q\u00ebndrim do ta pranoni?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Zoti McAllister \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkryetar i PPE. Partia Popullore Europiane ka presidentin Tusk, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet dhe zgjidhet Weber, ka sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe disa n\u00ebnkryetar, mund t\u00eb jen\u00eb 6. Ata sigurisht q\u00eb diskutojn\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet sipas agjend\u00ebs dhe koh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb n\u00eb gjirin e Partive Popullore. A do t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb apo jo ne nuk kemi asnj\u00eb njoftim zyrtar. Por, po t\u00eb diskutojn\u00eb, ne e vler\u00ebsojm\u00eb, nuk kemi asnj\u00eb kund\u00ebrshtim.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BASHK\u00cbBISEDIMI I KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA ME GAZETAR\u00cbT PYETJE-P\u00cbRGJIGJET Pyetje: Zoti Berisha, na ndajn\u00eb pak or\u00eb nga mbledhja e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, pse nuk \u00ebsht\u00eb publikuar deri tani lista e kandidat\u00ebve p\u00ebr Kryesin\u00eb e PD? Do t\u00eb ket\u00eb emra t\u00eb rinj? Apo do t\u00eb riciklohen emrat e vjet\u00ebr? Sali Berisha: Statuti parashikon q\u00eb kryetari i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":13600,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-13599","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13599\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13600"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}