{"id":136000,"date":"2026-02-13T09:38:48","date_gmt":"2026-02-13T09:38:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136000"},"modified":"2026-02-13T21:36:01","modified_gmt":"2026-02-13T21:36:01","slug":"shqiperia-dhe-mali-i-zi-krahasim-i-sistemeve-zgjedhore-dhe-elementet-te-cilet-i-pershtaten-modelit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/13\/shqiperia-dhe-mali-i-zi-krahasim-i-sistemeve-zgjedhore-dhe-elementet-te-cilet-i-pershtaten-modelit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi: Krahasim i sistemeve zgjedhore dhe element\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrshtaten modelit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Julian ALI <\/strong><br \/>\n<strong>Brain Gain<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi jan\u00eb dy shtete fqinje ballkanike me histori dhe kultura politike t\u00eb ndryshme, por t\u00eb dy kan\u00eb nj\u00eb sistem zgjedhor q\u00eb ka evoluar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme dhe ka pasur ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi nivelin e demokracis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik n\u00eb secilin vend. Por si fillim, mendoj se duhet ta kemi t\u00eb qart\u00eb se nuk ka nj\u00eb sistem zgjedhor ideal, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vullneti i partive politike q\u00eb sistemi q\u00eb zgjedhin t\u00eb garantoj\u00eb meritokraci, drejt\u00ebsi, p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirje, sidomos vullneti i mazhoranc\u00ebs si partia m\u00eb e madhe n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Shqip\u00ebria post-komuniste, e cila ka nj\u00eb historik zgjedhor q\u00eb nis q\u00eb prej viteve \u201990 dhe ka kaluar p\u00ebrmes ndryshimeve t\u00eb shumta t\u00eb sistemeve zgjedhore, pavar\u00ebsia moderne e Malit t\u00eb Zi fillon n\u00eb vitin 2006. Megjithat\u00eb, edhe pse e re, kjo periudh\u00eb e shkurt\u00ebr nuk e ka penguar Malin e Zi t\u00eb tregoj\u00eb n\u00eb disa momente nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb demokracie dhe organizimi zgjedhor.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave, Shqip\u00ebria ka ndryshuar disa her\u00eb sistemin zgjedhor, duke kaluar nga sistemi mazhoritar te sistemi i p\u00ebrzier dhe m\u00eb pas te sistemi proporcional. Q\u00eb nga viti 2005, sistemi proporcional ka p\u00ebsuar transformime t\u00eb ndryshme, duke filluar nga proporcional rajonal i mbyllur, m\u00eb pas proporcional me thyerje her\u00ebsi n\u00eb 2021 dhe, n\u00eb fund, proporcional me lista t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb hapura nj\u00ebkoh\u00ebsisht. K\u00ebto ndryshime kan\u00eb pasur ndikim mbi stabilitetin politik dhe mbi mund\u00ebsin\u00eb e partive t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Malin e Zi, q\u00eb prej vitit 2006, sistemi elektoral ka mbetur proporcional me lista t\u00eb mbyllura, me ndryshime t\u00eb vogla ligjore dhe modifikime q\u00eb nuk kan\u00eb prekur thelbin e tij. Edhe pse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb propozime p\u00ebr lista t\u00eb hapura ose p\u00ebr votim preferencial mes kandidat\u00ebve t\u00eb nj\u00eb liste, struktura e sistemit ka mbetur e pandryshuar, duke ofruar nj\u00eb stabilitet q\u00eb mungon n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb elementet q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb sistemin elektoral m\u00eb demokratik n\u00eb Malin e Zi, t\u00eb cilat mund t\u2019ia shtojm\u00eb Kodit Elektoral n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Edhe pse t\u00eb dyja vendet p\u00ebrdorin sistemin proporcional dhe formul\u00ebn D\u2019Hondt p\u00ebr ndarjen e mandateve, ka elemente t\u00eb dukshme q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb sistemin e Malit t\u00eb Zi m\u00eb demokratik dhe q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si shembull p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ndryshe nga Shqip\u00ebria, e cila ka nj\u00eb sistem proporcional rajonal me 12 qarqe, i cili krijon nj\u00eb pabarazi midis votave dhe mandateve, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr partit\u00eb e vogla t\u00eb sigurojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim, Mali i Zi ka nj\u00eb sistem proporcional komb\u00ebtar, ku kandidat\u00ebt garojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb vetme zgjedhore dhe ku votat kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pesh\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin. Kjo i jep mund\u00ebsi vot\u00ebs t\u00eb ket\u00eb pesh\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vendin dhe rrit ndjesh\u00ebm shanset e partive t\u00eb vogla p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfaq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, ndarja rajonale ndryshon numrin e mandateve p\u00ebr \u00e7do qark dhe numrin e votave t\u00eb nevojshme p\u00ebr nj\u00eb mandat, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb partit\u00eb e vogla t\u00eb arrijn\u00eb kuot\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb deputet. Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb formul\u00ebs D\u2019Hondt, mandatet ndahen duke p\u00ebrzgjedhur vlerat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb ndarjes derisa t\u00eb plot\u00ebsohen t\u00eb gjitha ul\u00ebset, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb penalizon p\u00ebrfaq\u00ebsimin e partive t\u00eb vogla dhe favorizon dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Kjo nuk ndodh n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku vota e \u00e7do qytetari ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pesh\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin dhe partit\u00eb e vogla kan\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfaq\u00ebsuar, sepse n\u00eb nj\u00eb sistem komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb arrihet kuota minimale q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb mandat p\u00ebrfaq\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Ky mekaniz\u00ebm ka nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb nivelin e demokracis\u00eb, sepse rrit domosdoshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb koalicioneve dhe qeverisjeve gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00ebpolaritetit, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur q\u00eb nj\u00eb parti e vetme t\u00eb qeveris\u00eb pa marr\u00eb parasysh interesat e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb spektrit politik. Kjo rrit dialogun dhe negociatat nd\u00ebrpartiake dhe shpesh rezulton n\u00eb qeveri m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe m\u00eb t\u00eb lidhura me votuesit. Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri, sistemi ka favorizuar partit\u00eb e m\u00ebdha dhe ka krijuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr mandate t\u00eb gjata, edhe n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb politike dhe skandaleve t\u00eb shumta. Qeveria aktuale po ushtron mandatin e kat\u00ebrt dhe pretendon t\u00eb marr\u00eb t\u00eb pestin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica e partive t\u00eb vogla jan\u00eb efektivisht jasht\u00eb funksionit t\u00eb tyre elektoral dhe gara \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pabarabart\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Minoritetet dhe Koalicionet<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb e b\u00ebn sistemin e Malit t\u00eb Zi m\u00eb demokratik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujdesi p\u00ebr minoritetet dhe sigurimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb tyre n\u00eb Kuvend p\u00ebrmes nj\u00eb pragu m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt elektoral (nga 3% standard n\u00eb 0.7%). Kjo garanton q\u00eb komunitete t\u00eb ndryshme t\u00eb ken\u00eb z\u00eb dhe ndikim n\u00eb vendimmarrje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, pragu elektoral nuk ndryshon p\u00ebr minoritetet, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb shpesh k\u00ebto komunitete t\u00eb mbeten t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuara dhe t\u00eb larguara nga procesi politik.<\/p>\n<p>Gjithashtu, partit\u00eb e vogla q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb minoritetet e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb kapitalizojn\u00eb votat e tyre n\u00eb mandate p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit proporcional komb\u00ebtar dhe t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e koalicioneve si parti politike; ndryshe nga Shqip\u00ebria, ku koalicionet, p\u00ebr shkak t\u00eb Kodit Elektoral, b\u00ebhen detyrimisht duke integruar kandidat\u00ebt e t\u00eb gjitha forcave t\u00eb koalicionit brenda nj\u00eb liste t\u00eb vetme zgjedhore. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dallim ky\u00e7 mes dy vendeve dhe nj\u00eb shembull i qart\u00eb i m\u00ebnyr\u00ebs se si strukturat zgjedhore ndikojn\u00eb n\u00eb nivelin e demokracis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit.<br \/>\nEdhe pse situata politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb pa sfida dhe ka kompleksitetet e veta p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb politike dhe dualizmit gjeopolitik, p\u00ebr sa i p\u00ebrket zgjedhjeve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb<\/p>\n<p>votuesve, sistemi i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara Shqip\u00ebris\u00eb. Duke pasur nj\u00eb sistem proporcional komb\u00ebtar, duke mund\u00ebsuar p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb partive t\u00eb vogla dhe minoriteteve dhe duke krijuar nevoj\u00ebn p\u00ebr koalicione gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, Mali i Zi ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb rrit p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb qeveris\u00ebse, transparenc\u00ebn dhe legjitimitetin e vendimmarrjes politike. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element q\u00eb Shqip\u00ebria mund ta marr\u00eb si shembull p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin e demokracis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik n\u00eb vend.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Julian ALI Brain Gain Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi jan\u00eb dy shtete fqinje ballkanike me histori dhe kultura politike t\u00eb ndryshme, por t\u00eb dy kan\u00eb nj\u00eb sistem zgjedhor q\u00eb ka evoluar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme dhe ka pasur ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi nivelin e demokracis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik n\u00eb secilin vend. Por si fillim, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136001,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[],"class_list":["post-136000","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136000","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136000"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136000\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136002,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136000\/revisions\/136002"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136000"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136000"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136000"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}