{"id":136253,"date":"2026-02-17T11:31:32","date_gmt":"2026-02-17T11:31:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136253"},"modified":"2026-02-17T11:31:32","modified_gmt":"2026-02-17T11:31:32","slug":"tridenti-nuklear-i-partise-zeniqeja-sara-dhe-kiduina-pirro-dengu-fshinte-qyrrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/17\/tridenti-nuklear-i-partise-zeniqeja-sara-dhe-kiduina-pirro-dengu-fshinte-qyrrat\/","title":{"rendered":"&#8220;Tridenti nuklear i partis\u00eb, Zeniqeja, Sara dhe Kiduina! Pirro D\u00ebngu fshinte qyrrat&#8221;\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Agron GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Dhuna policore ndaj Nallbatit na m\u00ebrziti t\u00eb gjith\u00ebve! Rend\u00ebm i madh e i vog\u00ebl n\u00eb spital! Gazi i pari, Jorushi nga pas me lotin n\u00eb sy si kristal prej trishtimit, un\u00eb si dede, i fundit, i mpir\u00eb si Mu\u00e7a pas daive! Nj\u00eb infermiere as m\u00eb njohu def nga syt\u00eb ti piskuriq m\u00eb tha! Elda Hoti m\u00eb ruante mos m\u00eb rrihnin polic\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve her\u00eb pas here u tregonte p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e duarve t\u00eb saj t\u00eb njoma, si shenj\u00eb kopanisjeje, n\u00ebse e b\u00ebnin sefte edhe me mua!<\/p>\n<p>Ashtu mes plag\u00ebve, r\u00ebnkimeve e duhm\u00ebs s\u00eb ila\u00e7eve ma b\u00ebri me shenj\u00eb t\u00eb afrohem! Koleg\u00ebt m\u00eb shihnin me habi e xhelozi, por edhe me dhembje, se e kuptuan q\u00eb ishte pun\u00eb amanetesh! Mes plag\u00ebsh e p\u00ebrhumbjesh, gjeti forc\u00eb e m\u00eb pyeti \u201cAsaj i ka shkuar lajmi?\u201d ! Kujt, i befasuar pyeta? Syve q\u00eb t\u00eb p\u00eblcasin, m\u00eb tha me hung\u00ebrim\u00eb- Mamic\u00ebs, pra, kujt? tha. Po, po, m\u00ebrm\u00ebrita, lajmi u hap n\u00eb gjith\u00eb Bot\u00ebn! Ke dy gisht kart\u00eb me vete se ty t\u00eb kemi t\u00eb deftereve? Gjithmon\u00eb e mbaj nj\u00eb bllok t\u00eb vog\u00ebl e p\u00ebr fat, haz\u00ebr xhevap e nxora! Mu duk vetja si Abedini tek filmi \u201cK\u00ebshilltar\u00ebt\u201d!<\/p>\n<p>Nuk e di si shkon kjo puna ime, po n\u00ebse vate, ti shkruaj \u2013 amanet Mamic\u00ebn v\u00eblla! Shtanga, po jooo \u00e7\u2019thua\u2026 do b\u00ebhesh mir\u00eb! Eh, tha koka m\u00eb pikon gjak nga shkop i dushmanit, shikimi m\u00eb erret, fuqit\u00eb po m\u00eb len\u00eb, vet\u00ebm shpirtin nashi p\u00ebr nashi e kam t\u00eb ndezur, por tek ti kam besim se i qan avazet e namuzit!<\/p>\n<p>Mu pren\u00eb gjunj\u00ebt, por gjeta forc\u00eb e i thash\u00eb amanetin s\u2019e tret as dheu, ve\u00e7 ma thuaj e prehu i qet\u00eb ! Nj\u00eb ahhh t\u00eb gjat\u00eb l\u00ebshoi e pastaj fjal\u00ebt: tek Mamica ka mbetur erzi i vatanit, e mbyti Avrupi v\u00eblla, nduke p\u00ebr faqesh njeri, cimbise tjetri, puthe Rutte kodoshi, shtr\u00ebngoje ai Gerapetritis, me syt\u00eb bak\u00ebrr Tajani, doren mbi supe ai francezi, perfafime te gjata suedezi, ndaj duhet t\u00eb bisedosh edhe me Termen\u00eb si lab q\u00eb \u00ebsht\u00eb, dyfeket me gjalm\u00eb mbi supe, dhe ta hidhni gun\u00ebn p\u00ebrmbi tela po qe nevoja \u2013 bruca e qeleshe ju gjen Dilo xhanani, n\u00ebm fjal\u00ebn, belb\u00ebzoi e, pa me dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjem, ra n\u00eb kllapi!<\/p>\n<p>N\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb tek kaloresia e vatani e kishte mendjen evlaja! Kur ia treguam gjithesa Eno Bozdos, tha do b\u00ebhet Shqip\u00ebria me t\u00eb till\u00eb levender e u zalis!<\/p>\n<p>Me k\u00ebso mejtimesh kthehem n\u00eb Kuvend, n\u00eb shkall\u00eb shoh njefare tipi \u2013 Kush je ti more zullap, e pyes? Une jam mu- mu \u2013 mu \u2013 mu- mi \u2013 mi \u2013 mi \u2013 minist\u00ebr, ia doli t\u00eb shqiptonte n\u00eb fund! Emrin? La- la \u2013 la- la \u2013 Lamellari. Aaa, Lameqyqja, i thash\u00eb, nallbani, mbath\u00ebsi i kuajve \u2013 mos t\u00eb shoh m\u00eb k\u00ebtej more qafir, iu hak\u00ebrreva \u2013 B\u00ebma kabull, tha se dit\u00ebt e fundit jan\u00eb, do vij\u00eb Etilda dhe mbase te ju t\u00eb opozit\u00ebs kthehet buz\u00ebqeshja!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb qoshe, si monumet i ngr\u00ebn\u00eb nga erozioni i kohrave pa mbarim, e ngrysur u shfaq Tezja qerratesha! Ajo shihte si \u00c7ezari \u2013 Brutin, Ervin Demo topolakun q\u00eb lyp me xhebral karrigen e saj!<\/p>\n<p>Nga dritarja dukej nj\u00eb zetor i ngarkuar me mobilje! Brof prej tij k\u00ebrceu Niko si \u00e7apk\u00ebn, mori nj\u00eb komedin\u00eb n\u00ebn sqetull e n\u00eb an\u00ebn tjeter nj\u00eb abazhur dhe ngjiti shkall\u00ebt me gezimin e pun\u00ebkryerit!<\/p>\n<p>Aty e kuptova se mobiljet e Kostaqit ishin b\u00ebr\u00eb mir\u00eb e lir\u00eb nga Kor\u00e7a! T\u00eb tjerat le t\u2019i ngjis\u00eb zdapi Genc Gjon\u00e7aj me tre deputet\u00ebt e rinj m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb PS-s\u00eb, Llano Blet\u00ebn, Gori Goroshin, Ilo Pinci dhe Cuku tha!<\/p>\n<p>Perdet le t\u2019i hekuros\u00eb Klodi Spaqia se ate pune e b\u00eb mir\u00eb ajo, t\u00eb marr\u00eb dhe pluhurat secilit fesin sipas kok\u00ebs!<\/p>\n<p>Dy buajt e tjer\u00eb t\u00eb parlamentarizmit Tao dhe Toni flisnin nga pak me nj\u00ebri-tjatrin! Ky i fundit i qahej pse Babua nuk e b\u00ebri pjes\u00eb te firmat historike p\u00ebr t\u2019ja futur drejt\u00ebsis\u00eb, por n\u00eb vend t\u00eb tij zgjodhi Ul\u00ebsin\u00eb q\u00eb vendin flitet se do t\u2019i z\u00ebr\u00eb Ko\u00e7is\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb q\u00eb do mblidhet shpejt!<\/p>\n<p>Tao rrinte r\u00ebnd\u00eb si shp\u00ebtimtar, teksa gusha i hepohej \u00ebnde m\u00eb, nuk i kthente xhevap, vet\u00ebm tundte kok\u00ebn p\u00ebr t\u2019ia theksuar par\u00ebnd\u00ebsin\u00eb. Nuk do ishte keq t\u00eb b\u00ebhesha Kryetar Parlamenti?, pyeti befas, por tani qe radha e buallit Ton t\u00eb hesht\u00eb!<\/p>\n<p>Tridenti nuklear i partis\u00eb, Zeniqeja, Sara dhe Kiduina, rrinin haz\u00ebr n\u00eb pritje qe butoni t\u00eb shtypej! Bu\u00e7kua me zymt\u00ebsin\u00eb e tij solemne shikonte deputetin pa em\u00ebr t\u00eb Fierit, i gatsh\u00ebm t\u00eb shfaqte dobishm\u00ebri t\u00eb pak\u00ebrkuar!<\/p>\n<p>Blendi Gonxhja, tanim\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb se i gjat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin ka thashetheme se \u00ebsht\u00eb ministri me injorant i t\u00eb gjitha kohrave, kullufiti edhe \u00e7apat e fundit t\u00eb nj\u00eb panineje, fshiu duart p\u00ebr pantallona, i rrethuar nga stafi i tij i patentave, ngjiti shkall\u00ebt duke dihatur!<\/p>\n<p>Syt\u00eb m\u00eb zun\u00eb edhe Bel\u00ebn, e cila dukej si Mari Antoneta pas gjyqit! Kishte melankolin\u00eb e k\u00ebnges s\u00eb Qabes\u00eb! \u201cN\u00eb pyet\u00eb Babua p\u00ebr mua i thoni q\u00eb u martua, n\u00eb pyet \u00e7\u2019krushq i van\u00eb, Tao Ul\u00ebsia, Damo, Klosi, sorrat e shkabat ministrin\u00eb do i han\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Pirro D\u00ebngu fshinte qyrrat me m\u00ebng\u00eb!<\/p>\n<p>Petrit Malaj bitiste me vete qysh erdha e po ik si anonim!<\/p>\n<p>Evis Kushi rrinte n\u00eb pritje q\u00eb t\u2019i jepnin ndonj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb si at\u00eb dite n\u00eb seanc\u00eb, kur i ngarkuan t\u00eb lexonte Rregulloren, detyr\u00eb q\u00eb e kreu m\u00eb s\u00eb miri! Tronditjen m\u00eb t\u00eb madhe ma dha Kostaqi, i cili ndiqte me sy Babon q\u00eb ka filluar t\u00eb k\u00ebrruset pak, e t\u00eb thinjet gazep, rrullat po i b\u00ebhen si brazda, tek zbriti nga makina! Po e lodhin, po e plakin, sa daramete i ngarkuan mbi shpin\u00eb, sa ngadal\u00eb ec\u00ebn, sa t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e ka hapin, dikur ishte shpuz\u00eb, djalk\u00eb fare, mos b\u00ebfshin haj\u00ebr mos b\u00ebfshin, dhe ndukte qimet e fundit q\u00eb i kishin mbetur n\u00eb rradake, do t\u2019i tredh me dor\u00ebn time dordomuz\u00ebt, vikaste n\u00ebp\u00ebr korridor dhe imagjinata m\u00eb ndalej mbi nj\u00eb sat\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjakur, teksa Kostaqi kurdiste gihotinen e u punonte qindin Klosit, Damos, Taos, Ul\u00ebsis\u00eb, duke kursyer vet\u00ebm Sofian lozonjarin n\u00eb lule t\u00eb jetes!<\/p>\n<p>Sa e r\u00ebnd\u00eb mbi supe thagma \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron GJEKMARKAJ Dhuna policore ndaj Nallbatit na m\u00ebrziti t\u00eb gjith\u00ebve! Rend\u00ebm i madh e i vog\u00ebl n\u00eb spital! Gazi i pari, Jorushi nga pas me lotin n\u00eb sy si kristal prej trishtimit, un\u00eb si dede, i fundit, i mpir\u00eb si Mu\u00e7a pas daive! Nj\u00eb infermiere as m\u00eb njohu def nga syt\u00eb ti piskuriq m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":93325,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136253","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136253","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136253"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136253\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136254,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136253\/revisions\/136254"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136253"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}