{"id":136278,"date":"2026-02-17T17:37:14","date_gmt":"2026-02-17T17:37:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136278"},"modified":"2026-02-17T17:37:42","modified_gmt":"2026-02-17T17:37:42","slug":"sistemi-zgjedhor-i-danimarkes-nje-arkitekture-per-perfaqesim-dhe-legjitimitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/17\/sistemi-zgjedhor-i-danimarkes-nje-arkitekture-per-perfaqesim-dhe-legjitimitet\/","title":{"rendered":"Sistemi Zgjedhor i Danimark\u00ebs: Nj\u00eb Arkitektur\u00eb p\u00ebr P\u00ebrfaq\u00ebsim dhe Legjitimitet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Blerim VAKAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse demokracia do t\u00eb ishte nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, sistemi zgjedhor do t\u00eb ishte themeli. Nd\u00ebrsa po reflektoja sip\u00ebrfaq\u00ebsisht mbi modelet zgjedhore n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb, e kuptova q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vendosja se cili model i afrohet ideales p\u00ebr themelet e demokracis\u00eb, e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr themelet tona shqiptare.<\/p>\n<p>Sipas mendimit tim, zgjedhjet duhet t\u00eb realizojn\u00eb kat\u00ebr shtylla kryesore:<\/p>\n<ol>\n<li>Drejt\u00ebsin\u00eb<\/li>\n<li>Demokracin\u00eb<\/li>\n<li>Unitetin Komb\u00ebtar<\/li>\n<li>P\u00ebrfaq\u00ebsimin<\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Modeli i k\u00ebtij vendi nordik si Kryevep\u00ebr e Inxhinieris\u00eb Politike<\/em><\/p>\n<p>Mendoj se sistemi danez \u00ebsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb kryevep\u00ebr e vendosur n\u00eb kontekstin kohor dhe antropologjik t\u00eb vendit. Danimarka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monarki kushtetuese, ku monarkia ka nj\u00eb rol kryesisht ceremonial dhe unifikues p\u00ebr popullin, nd\u00ebrsa qeverisja ushtrohet nga parlamenti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nordik, zgjedhjet p\u00ebr Folketing (Parlamentin) dhe funksionimi i tij nuk shihen thjesht si nj\u00eb gar\u00eb pushteti, por si nj\u00eb \u201cakt i shenjt\u00eb\u201d i p\u00ebrfaq\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prov\u00eb e k\u00ebsaj \u201cshenjt\u00ebrie\u201d \u00ebsht\u00eb Parlamentarizmi Negativ: N\u00eb Danimark\u00eb mund t\u00eb qeveris\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb ka vet\u00ebm 25%, 30% apo 40% t\u00eb votave, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ka nj\u00eb shumic\u00eb absolute q\u00eb voton kund\u00ebr saj n\u00eb \u00e7do votim thelb\u00ebsor. Ky sistem nuk k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje t\u00eb detyruar, por toleranc\u00eb funksionale.<\/p>\n<p><strong>Dualiteti mes Lokales dhe Komb\u00ebtares<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi danez, me 179 vendet e tij, mb\u00ebshtetet mbi nj\u00eb dualitet magjeps\u00ebs prej 110 vitesh:<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsimi Lokal: Vendi ndahet n\u00eb 10 rajone dhe 92 rrethe nominimi. Kandidat\u00ebt jan\u00eb fqinj\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb zon\u00ebs. P\u00ebrmes vot\u00ebs personale, votuesi nuk \u00ebsht\u00eb i burgosur i nj\u00eb liste t\u00eb mbyllur partie, por zgjedh individin q\u00eb i jep z\u00eb rrethit dhe rajonit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia Komb\u00ebtare: Ky sistem \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rojtar i rrept\u00eb kund\u00ebr deformimit. Ai parandalon rastet ku nj\u00eb &#8220;superkandidat&#8221; apo nj\u00eb bastion i fort\u00eb krijon nj\u00eb &#8220;shumic\u00eb artificiale&#8221;, duke l\u00ebn\u00eb miliona vota t\u00eb tjera pa pesh\u00eb.<\/p>\n<p><em>Mandatet Kompensuese: Aty ku Matematika i Sh\u00ebrben Moralit<\/em><\/p>\n<p>Jan\u00eb 40 mandate kompensuese n\u00eb total. N\u00ebse 135 mandatet e para jan\u00eb z\u00ebri i rajoneve, k\u00ebto 40 jan\u00eb vullneti i past\u00ebr i kombit.<\/p>\n<p>Ky mekaniz\u00ebm siguron q\u00eb asnj\u00eb vot\u00eb t\u00eb mos humbas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb parti meriton m\u00eb shum\u00eb vende komb\u00ebtarisht sesa fitoi n\u00eb zona, sistemi ia jep ato p\u00ebrmes k\u00ebtyre listave. Sistemi zgjedhor me mekanizma balancues q\u00eb lidhin p\u00ebrfaq\u00ebsimin parlamentar me mb\u00ebshtetjen reale n\u00eb nivel komb\u00ebtar, duke kufizuar ndikimin disproporcional t\u00eb bastioneve lokale. <strong><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai pengon q\u00eb interesa t\u00eb ngushta, ose njer\u00ebz me ndikime t\u00eb dyshimta ose financiare t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb zona t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb pushtet politik. Kjo penges\u00eb e shton legjitimitetin, drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsueshm\u00ebrin\u00eb e parlamentit<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Balanca rregullohet derisa pasqyra politike t\u00eb jet\u00eb identike me vullnetin e popullit, duke ftuar n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi komb\u00ebtare e unitariz\u00ebm.<\/p>\n<p><em>Pragu i Ul\u00ebt p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Propozimi p\u00ebr nj\u00eb &#8220;Prag Identitar&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Sistemi danez ka nj\u00eb prag prej vet\u00ebm 2%, q\u00eb fton diversitetin dhe parandalon radikalizmin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duke par\u00eb tradit\u00ebn vendase, brisht\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb, karakterin e vendit, historikun dhe eksperiencat tona, un\u00eb do t\u00eb propozoja nj\u00eb prag t\u00eb lart, ndoshta edhe 10%. Ky prag do t&#8217;u thoshte lamtumir\u00eb partive t\u00eb kulisave apo interesave okulte rajonale. Dhe do ti jepte fund defi\u00e7itit demokratik.<\/p>\n<p>Dikush do t\u00eb pyeste: si do t\u00eb shkoj halli i atyre votave q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn 10%?<\/p>\n<p>Ato nuk do t\u00eb humbisnin, por do t\u00eb trajtoheshin p\u00ebrmes nj\u00eb koalicioni t\u00eb shpejt\u00eb pas-zgjedhor:<\/p>\n<ol>\n<li>Partit\u00eb e vogla mund t\u2019 bashkojn\u00eb votat p\u00ebr t\u00eb kaluar pragun.<\/li>\n<li>P\u00ebrfaq\u00ebsimin mund ta b\u00ebjn\u00eb n\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb me votat dhe me kompromisin.<\/li>\n<li>Partit\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen me nj\u00eb deputet p\u00ebrmes rotacionit kohor (p\u00ebr aq dit\u00eb, jav\u00eb apo muaj sa i takojn\u00eb sipas p\u00ebrqindjes s\u00eb votave brenda mandatit 4-vje\u00e7ar).<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00c7far\u00eb sjell ky lloj sistemi? <em>Deputeti p\u00ebr Qytetarin, Partia p\u00ebr Kombin<\/em><\/p>\n<p>Ky lloj proporcionalizmi nxit p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e secilit individ ose parti q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj nj\u00eb grup ose popullsi t\u00eb caktuar, ruan p\u00ebrfaq\u00ebsimin pothuajse mazhoritar p\u00ebr qytetarin, por proporcional identitar p\u00ebr kombin. Ai i detyron partit\u00eb t\u00eb ken\u00eb interes p\u00ebr \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb shqiptarie, duke trajtuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsi si Tropoj\u00ebn, ashtu edhe Sarand\u00ebn. Asnj\u00eb bastion rajonal, si Fieri apo t\u00eb tjer\u00eb, nuk mund t\u00eb dominoj\u00eb m\u00eb vullnetin komb\u00ebtar. Dhe t\u00eb gjitha partit\u00eb do nxiteshin t\u00eb zhvillonin doktrin\u00eb e vizion, e jo t\u00eb prisnin oportuniz\u00ebm dhe me nj\u00eb apo dy mandate t\u00eb i imponoheshin dhe ti rr\u00ebmbenin 20-30-40% t\u00eb pushtetit nj\u00eb qeverie me 68-69 mandate. Si\u00e7 ka ndodhur m\u00eb heret. Kjo form\u00eb me prag t\u00eb lart\u00eb detyron partit\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb katarsis dhe kompromise t\u00eb brendshme sipas nj\u00eb q\u00ebllimi, vizioni dhe doktrine para se t\u00eb hallakasin njer\u00ebzit. Duke forcuar alternativat.<\/p>\n<p><strong>Sllovakia: Nj\u00eb qark i vet\u00ebm zgjedhor (Uniteti komb\u00ebtar ekstrem)<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi: I gjith\u00eb shteti konsiderohet nj\u00eb qark i vet\u00ebm zgjedhor. Nuk ka ndarje n\u00eb rajone apo zona.<\/p>\n<p>Pragu: 5% p\u00ebr partit\u00eb dhe 7% p\u00ebr koalicionet.<\/p>\n<p>Efekti: I gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi prodhohet vet\u00ebm n\u00eb nivel komb\u00ebtar, duke i detyruar partit\u00eb t\u00eb injorojn\u00eb pothuajse plot\u00ebsisht interesat lokale.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr duket si sistemi m\u00eb proporcional i mundsh\u00ebm, por n\u00eb praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb kritikuarit. Duke mos pasur asnj\u00eb lidhje territoriale, humbet figura e \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsuesit fqinj\u201d. Deputet\u00ebt i detyrohen kryesisht listave t\u00eb partive dhe jo qytetar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb zone konkrete, nd\u00ebrsa parlamenti shpesh dominohet nga elitat e kryeqytetit (Bratislava). Proporcionaliteti matematik fitohet, por p\u00ebrfaq\u00ebsimi real lokal sakrifikohet.<\/p>\n<p><strong>Sllovenia (Propocional me mandate mbet\u00ebse)<\/strong><\/p>\n<p>Ajo p\u00ebrdor nj\u00eb model q\u00eb i ngjan shum\u00eb Danimark\u00ebs p\u00ebr nga logjika e korrigjimit.<\/p>\n<p>Sistemi: 90 vende n\u00eb total. Vendi ndahet n\u00eb 8 nj\u00ebsi zgjedhore, ku secila ka 11 rrethe.<\/p>\n<p>E ve\u00e7anta: Ata kan\u00eb mandate t\u00eb garantuara p\u00ebr pakicat (1 vend p\u00ebr pakic\u00ebn italiane dhe 1 p\u00ebr at\u00eb hungareze), gj\u00eb q\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebrfaq\u00ebsimi etnik.<\/p>\n<p>Pragu: 4%.<\/p>\n<p>Ashtu si Danimarka, Sllovenia p\u00ebrdor mandate \u201cmbet\u00ebse\u201d p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb votat q\u00eb nuk prodhuan deputet n\u00eb nivel lokal, t\u00eb mblidhen n\u00eb nivel komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb prodhuar mandate.<\/p>\n<p>Ky model ruan lidhjen me territorin, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht korrigjon padrejt\u00ebsit\u00eb e shp\u00ebrndarjes lokale, duke balancuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin rajonal me proporcionalitetin komb\u00ebtar. Si rezultat, vota nuk humbet dhe deputeti mbetet i lidhur me zon\u00ebn e tij, pa sakrifikuar drejt\u00ebsin\u00eb elektorale.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr p\u00ebrmbyllje<\/strong><\/p>\n<p>Ky reflektim nuk synon t\u00eb idealizoj\u00eb nj\u00eb model t\u00eb huaj, por t\u00eb tregoj\u00eb se nj\u00eb sistem zgjedhor funksional nd\u00ebrtohet vet\u00ebm kur p\u00ebrputhet me karakterin shoq\u00ebror, historik dhe politik t\u00eb vendit ku aplikohet. Rasti danez d\u00ebshmon se p\u00ebrfaq\u00ebsimi i drejt\u00eb nuk vjen nga shumica artificiale, por nga ekuilibri mes p\u00ebrfaq\u00ebsimit lokal, proporcionalitetit komb\u00ebtar dhe kultur\u00ebs s\u00eb kompromisit institucional.<\/p>\n<p>Risia e k\u00ebtij materiali q\u00ebndron n\u00eb propozimin e nj\u00eb <strong>proporcionalizmi me prag t\u00eb lart\u00eb<\/strong>, t\u00eb shoq\u00ebruar me mekanizma korrigjues dhe bashk\u00ebpunimi pas-zgjedhor, si alternativ\u00eb ndaj fragmentarizimit dhe oportunizmit politik. Ky model ruan lidhjen e deputetit me qytetarin, por e zhvendos p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e partive drejt kombit, duke i detyruar ato t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb vizion, doktrin\u00eb dhe konsensus p\u00ebrpara se t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit n\u00eb Danimark\u00eb si zakonisht, prodhuan nj\u00eb parlament t\u00eb shum\u00eb partive. Por atje ky sistem funksionon shum\u00eb mir\u00eb, edhe me \u201cParlamentarizmin negativ\u201d. Si\u00e7 sugjerova m\u00eb lart pragu i lart\u00eb i realizon kat\u00ebr pikat q\u00eb duhet t\u2019i realizojn\u00eb zgjedhjet dhe shmang nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb partish si n\u00eb grafikun m\u00eb posht, duke nxitur q\u00eb partit\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb testin e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme, kompromisin politik dhe pjekurin\u00eb politike para se t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb paraqiten para zgjedhjeve.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-136279\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/v-300x201.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"201\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/v-300x201.png 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/v-1024x686.png 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/v-768x515.png 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/v-1536x1029.png 1536w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/v-2048x1372.png 2048w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/v-110x75.png 110w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, sistemi zgjedhor nuk trajtohet thjesht si formul\u00eb matematikore, por si instrument i unitetit komb\u00ebtar, i legjitimitetit demokratik dhe i pjekuris\u00eb politike. Kjo qasje synon t\u00eb kthej\u00eb zgjedhjet nga nj\u00eb mekaniz\u00ebm aritmetik n\u00eb nj\u00eb akt real p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie publike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blerim VAKAJ N\u00ebse demokracia do t\u00eb ishte nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, sistemi zgjedhor do t\u00eb ishte themeli. Nd\u00ebrsa po reflektoja sip\u00ebrfaq\u00ebsisht mbi modelet zgjedhore n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb, e kuptova q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vendosja se cili model i afrohet ideales p\u00ebr themelet e demokracis\u00eb, e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr themelet tona shqiptare. Sipas mendimit tim, zgjedhjet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136280,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136278","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136278","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136278"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136278\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136282,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136278\/revisions\/136282"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}