{"id":136326,"date":"2026-02-17T21:50:42","date_gmt":"2026-02-17T21:50:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136326"},"modified":"2026-02-17T21:50:42","modified_gmt":"2026-02-17T21:50:42","slug":"tenderat-e-aksh-it-do-ti-bejne-kompani-private-te-hajdutit-rama-te-dhenat-e-shqiptareve-ne-pazar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/17\/tenderat-e-aksh-it-do-ti-bejne-kompani-private-te-hajdutit-rama-te-dhenat-e-shqiptareve-ne-pazar\/","title":{"rendered":"Tenderat e AKSH-it do ti b\u00ebjn\u00eb kompani private t\u00eb hajdutit Rama\/ T\u00eb dh\u00ebnat e shqiptar\u00ebve n\u00eb pazar"},"content":{"rendered":"<p>Komisionet parlamentare mor\u00ebn n\u00eb shqyrtim dhe miratuan t\u00eb h\u00ebn\u00ebn vet\u00ebm me votat e mazhoranc\u00ebs nj\u00eb nism\u00eb ligjore t\u00eb mb\u00ebshtetur nga qeveria, q\u00eb synon transferimin e tenderave t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI, tek nj\u00eb shoq\u00ebri aksionere me pjesmarrje publike dhe private.<\/p>\n<p>Sipas projektligjit t\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend nga deputeti socialist, Erjon Malaj, Agjencia q\u00eb administron infrastruktur\u00ebn digjitale shtet\u00ebrore nuk do t\u00eb kryej\u00eb m\u00eb prokurime dhe lidhje t\u00eb kontratave p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e platformave \u2013 duke ia transferuar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie TIK, ku shteti zot\u00ebron t\u00eb pakt\u00ebn 51 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs e kund\u00ebrshtuan projektligjin dhe e konsideruan at\u00eb si t\u00eb nxitur nga hetimet e bujshme t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, q\u00eb zbuluan ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal n\u00eb krye t\u00eb AKSHI, i akuzuar se kontrollonte tenderat prej dhjetra milion\u00eb euro t\u00eb instraktuktur\u00ebs digjitale t\u00eb shtetit, ku mes t\u00eb akuzuarve gjenden biznesmeni kontrovers, Ergys Agasi dhe drejtoresha jet\u00ebgjat\u00eb e AKSHI-t, Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>Opozita po ashtu ngriti pik\u00ebpyetje mbi sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave sensitive q\u00eb menaxhon agjencia, shqet\u00ebsime q\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb m\u00eb but\u00eb, u artikuluan edhe nga deputet\u00ebt socialist\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nj\u00eb institucion \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim dhe lidhje kriminale, p\u00ebrse nuk kryhet m\u00eb par\u00eb nj\u00eb audit i thelluar financiar, teknik dhe i siguris\u00eb?\u201d pyeti deputetja e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku gjat\u00eb diskutimit n\u00eb Komisionin e Ligjeve, duke k\u00ebrkuar q\u00eb para se tenderat t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb kompani me pjes\u00ebmarrje private, duhet transparenc\u00eb p\u00ebr menaxhimin e tyre nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo ngriti si shqet\u00ebsin garantimin e siguris\u00eb s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave sensitive nga kalimi i infrastruktur\u00ebs kritike digjitale, databazat, sistemet shtet\u00ebrore, rrjetet e komunikimit n\u00eb menaxhimin e privat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm,\u201d tha Tabaku, duke shtuar se nisma bie n\u00eb kund\u00ebrshtim dhe me procesin e integrimit europian dhe standardet e menaxhimit t\u00eb infrastrukturave kritike n\u00eb vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, projektligji u prit me t\u00eb nj\u00ebjtat shqet\u00ebsime.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare, sepse hetimet treguan se \u00a0persona t\u00eb lidhur me krimin e organizuar kan\u00eb akses n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat sensitive apo aplikimi i k\u00ebtij modeli sjell m\u00eb pak telashe?\u201d- iu drejtua tha deputeti i partis\u00eb Mund\u00ebsia, Erald Kapri n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision.<\/p>\n<p>Ai po ashtu k\u00ebrkoi sqarim nga qeveria se si do t\u00eb p\u00ebrcaktohej kompania private q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej aksionere, pasi dispozitat e reja nuk parashikonin n\u00ebse do t\u00eb zgjidhej me gar\u00eb apo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimin e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave e ndan\u00eb dhe deputet\u00eb socialist\u00eb n\u00eb t\u00eb dy komisionet.<\/p>\n<p>Deputeti Ilir Pendavinji ngriti pyetje n\u00ebse ky model ka ndonj\u00eb problem me c\u00ebnimin e rolit t\u00eb AKSHI-it, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb privatizimi i sistemeve shtet\u00ebrore dhe si garantohet kontrolli financiar dhe transparenca e shoq\u00ebris\u00eb aksionere q\u00eb do t\u00eb menaxhoj\u00eb k\u00ebto sisteme.<\/p>\n<p>Ndryshimet e propozuara nga deputeti Malaj mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Kuvend me mb\u00ebshtetjen dhe konsultimin paraprak t\u00eb AKSHI-it dhe Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit, si\u00e7 u pranua n\u00eb komision nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve.<\/p>\n<p>Malaj tha se ndryshimi i ligjit vinte si nevoj\u00eb e zhvillimit teknologjik dhe sfida e re \u00ebsht\u00eb mir\u00ebmbajtja dhe funksionimi i sistemeve dhe platformave. Ai tha se pronar\u00ebt e tyre do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb institucionet publike dhe se ndryshimet nuk c\u00ebnonin sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave dhe as nuk prekin kompetencat e AKSH-it.<\/p>\n<p>\u201cKa ndarje funksionesh, shoq\u00ebria ka operimin, mir\u00ebmbajtjen dhe zhvillimin,\u201d tha Malaj.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet n\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr abuzim me tenderat, sipas Malajt, ishin legjitime, por kishin t\u00eb b\u00ebnin me nj\u00eb dimension tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive individuale penale.<\/p>\n<p>Praktika e ndryshimeve t\u00eb diskutueshme ligjore p\u00ebrmes propozimeve t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e re dhe \u00ebsht\u00eb aplikuar disa her\u00eb gjat\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb kaluar. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mazhoranca socialiste po shkon s\u00eb fundmi drejt menaxhimit me shoq\u00ebri aksionere publike dhe private n\u00eb disa sektor\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, p\u00ebrfshi edhe at\u00eb t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb dispozitat e reja, AKSHI-it i njihen vet\u00ebm ushtrimi i funksione t\u00eb natyr\u00ebs: standardizuese teknike, arkitekturore t\u00eb sistemeve dhe t\u00eb mb\u00ebshtetjes teknike dhe monitorimit t\u00eb sistemeve t\u00eb qeverisjes elektronike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sistemet, platformat ose infrastruktura e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit do t\u00eb kalojn\u00eb, sipas nism\u00ebs, \u201cn\u00eb administrim t\u00eb shoq\u00ebrive operatore TIK p\u00ebr q\u00ebllime zhvillimi, operimi ose mir\u00ebmbajtjeje\u201d.<\/p>\n<p>Institucionet publike p\u00ebrfituese do t\u00eb paguajn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb operatore TIK n\u00eb baz\u00eb kontratash sh\u00ebrbimi p\u00ebr sh\u00ebrbimet e mir\u00ebmbajtjeve t\u00eb sistemeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Normat shum\u00eb t\u00eb larta t\u00eb fitimeve neto n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat jan\u00eb n\u00eb fakt tipar dallues i subjekteve ekonomike q\u00eb kan\u00eb fituar prokurime publike nga AKSHI, nj\u00eb zyr\u00eb n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e kryeministrit, e cila merret me infrastruktur\u00ebn digjitale t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Drejtoresha e k\u00ebtij institucioni, Mirlinda Kar\u00e7anaj, u mor e pandehur p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tender\u00eb, kryer n\u00eb form\u00ebn e bashk\u00ebpunimit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal, krahas Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe disa personave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisionet parlamentare mor\u00ebn n\u00eb shqyrtim dhe miratuan t\u00eb h\u00ebn\u00ebn vet\u00ebm me votat e mazhoranc\u00ebs nj\u00eb nism\u00eb ligjore t\u00eb mb\u00ebshtetur nga qeveria, q\u00eb synon transferimin e tenderave t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI, tek nj\u00eb shoq\u00ebri aksionere me pjesmarrje publike dhe private. Sipas projektligjit t\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend nga deputeti socialist, Erjon Malaj, Agjencia &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":131989,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136326","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136326"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136326\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136327,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136326\/revisions\/136327"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131989"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}