{"id":136336,"date":"2026-02-18T09:24:38","date_gmt":"2026-02-18T09:24:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136336"},"modified":"2026-02-18T09:24:38","modified_gmt":"2026-02-18T09:24:38","slug":"zgjedhjet-ne-rrogozhine-birn-begaj-ska-ne-plan-te-publikoje-daten-pret-njoftim-nga-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/18\/zgjedhjet-ne-rrogozhine-birn-begaj-ska-ne-plan-te-publikoje-daten-pret-njoftim-nga-rama\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Rrogozhin\u00eb\/ BIRN: Begaj s\u2019ka n\u00eb plan t\u00eb publikoj\u00eb dat\u00ebn, pret njoftim nga Rama"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi m\u00eb 9 shkurt l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb d\u00ebnimit me 1 vit burg t\u00eb kryetarit socialist t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Rrogozhin\u00ebs, Edison Memolla, i akuzuar p\u00ebr \u201ckorrupsion aktiv n\u00eb zgjedhje\u201d.<br \/>\nDispozitat ligjore parashikojn\u00eb q\u00eb, me d\u00ebnim gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, Memolla nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb m\u00eb detyr\u00ebn e kryebashkiakut, nd\u00ebrsa K\u00ebshilli Bashkiak i Rrogozhin\u00ebs, pa nj\u00eb procedur\u00eb transparente p\u00ebr vendimin, ka njoftuar se p\u00ebr ushtrimin e funksioneve t\u00eb kryetarit \u00ebsht\u00eb ngarkuar z\u00ebvend\u00ebskryetari, Andi Proshka.<br \/>\nZgjedhjet e reja t\u00eb pjesshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki duhet t\u00eb mbahen brenda nj\u00eb afati kohor 45-ditor sipas parashikimeve kushtetuese dhe ligjeve t\u00eb tjera, afate q\u00eb, me sa duket, do t\u00eb shkelen, nd\u00ebrsa Presidenti i Republik\u00ebs, si institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shpalljen e tyre, fshihet pas procedurave p\u00ebr marrjen e nj\u00eb njoftimi zyrtar p\u00ebr d\u00ebnimin e Memoll\u00ebs.<br \/>\nKompetenca kushtetuese q\u00eb i njeh Presidentit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shpallur dat\u00ebn e zgjedhjeve p\u00ebr organet vendore \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb koh\u00eb nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se: \u201cN\u00eb rast t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandatit, p\u00ebr shkaqet e parashikuara n\u00eb nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, zgjedhjet mbahen jo m\u00eb par\u00eb se 30 dit\u00eb dhe jo m\u00eb von\u00eb se 45 dit\u00eb nga data e njoftimit t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandatit\u201d dhe nxjerrjen e dekretit \u201cjo m\u00eb von\u00eb se 48 or\u00eb nga njoftimi p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e mandatit\u201d.<br \/>\nPor, pavar\u00ebsisht se d\u00ebnimi me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb i Memoll\u00ebs nga gjykata \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt bot\u00ebrisht i ditur, Presidenti i Republik\u00ebs nuk e njeh at\u00eb si \u2018njoftim\u2019 dhe pret nj\u00eb njoftim zyrtar nga K\u00ebshilli i Ministrave p\u00ebr t\u2019u njohur me faktin q\u00eb Memolla nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryetar bashkie.<br \/>\n\u201cPresidenti \u00ebsht\u00eb hallka e fundit e procedur\u00ebs\u201d, i tha BIRN-it t\u00eb mart\u00ebn Arta Sakja, k\u00ebshilltare p\u00ebr mediat e Presidentit Bajram Begaj.<br \/>\n\u201cKy \u00ebsht\u00eb fakt bot\u00ebrisht i njohur, por procedura nuk lidhet me k\u00ebt\u00eb. Procedura lidhet me njoftimin, i cili nga ana e tij vjen si rezultat i nj\u00eb procedure tjet\u00ebr pararend\u00ebse\u201d, shtoi ajo.<br \/>\nQ\u00ebndrimi i Presidenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me raste t\u00eb m\u00ebparshme kur kryetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebhequr t\u00eb bashkive nuk jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar p\u00ebr muaj me radh\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb afateve ligjore, deri kur Kryeministria ka vendosur t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb formale tek Presidenti p\u00ebr t\u00eb \u2018njoftuar\u2019 p\u00ebr vakancat.<br \/>\nSakja thekson se procedura ka referenc\u00ebn n\u00eb Kodin Zgjedhor dhe ligjin p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore, por ekspert\u00eb t\u00eb pushtetit vendor dhe t\u00eb proceseve zgjedhore e shohin sjelljen e Presidentit si tentativ\u00eb p\u00ebr t\u2019u shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale.<br \/>\n\u201cPresidenti i Republik\u00ebs ka detyrim kushtetues t\u00eb shpall\u00eb zgjedhjet n\u00eb Rrogozhin\u00eb pas vendimit t\u00eb GJKKO-s\u00eb dhe \u00e7do vones\u00eb apo pritje \u00ebsht\u00eb shmangie nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia publike e k\u00ebtij institucioni p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi qytetar\u00ebve t\u00eb zgjedhin drejtuesin e qytetit t\u00eb tyre\u201d, tha p\u00ebr BIRN Rigels Xhemollari, drejtor i \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d, nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb monitoron proceset zgjedhore n\u00eb vend.<br \/>\nSipas tij, edhe ligji p\u00ebr dekriminalizimin, edhe vendimi i gjykat\u00ebs q\u00eb ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe d\u00ebnimi q\u00eb ka nisur t\u00eb ekzekutohet jan\u00eb fakte q\u00eb duhet t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje institucionin e Presidentit.<br \/>\n\u201cNuk ka pse t\u00eb pres\u00eb nga Kryeministri q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb njoftim, sepse zyra e Presidentit \u00ebsht\u00eb zyr\u00eb publike\u201d.<br \/>\nEdhe p\u00ebr ekspertin e pushtetit vendor Agron Haxhimali, drejtor i Institutit t\u00eb Bashkive, pritja e Presidentit p\u00ebr nj\u00eb njoftim nga Kryeministri nuk ka baz\u00eb ligjore. \u201cTani vakanca n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb si drita e diellit\u201d, i tha ai BIRN-it.<br \/>\nSipas Haxhimalit, edhe n\u00ebse Presidenti beson se procedura ligjore e detyron at\u00eb t\u00eb pres\u00eb nj\u00eb let\u00ebr nga Kryeministri, ai p\u00ebrs\u00ebri ka autoritetin p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr rastet kur Kryeministri nuk i zbaton afatet ligjore.<br \/>\n\u201cP\u00ebr shembull, ai mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike mbi faktin bot\u00ebrisht t\u00eb ditur dhe t\u00eb ftoj\u00eb institucionet t\u00eb zbatojn\u00eb procedurat p\u00ebr rastin\u201d, sugjeroi ai, duke shtuar se Presidenti ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb kontrolloj\u00eb situat\u00ebn dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zbatimin e afateve ligjore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr Haxhimalin, zhvillimi i zgjedhjeve t\u00eb pjesshme nj\u00eb vit para zgjedhjeve t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrgjithshme vendore nuk do t\u00eb ndryshonte ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, edhe pse Kodi Zgjedhor, sipas tij, parashikon q\u00eb zgjedhje t\u00eb pjesshme nuk b\u00ebhen vet\u00ebm n\u00eb afatin 6 muaj para zgjedhjeve t\u00eb ardhshme.<br \/>\nEdhe p\u00ebr Xhemollarin, zhvillimi i zgjedhjeve vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vit jan\u00eb kosto t\u00eb reja p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe buxhetin e shtetit.<br \/>\nGjithsesi, ai thot\u00eb se \u201czgjedhjet e pjesshme n\u00eb Rrogozhin\u00eb do t\u00eb jen\u00eb mat\u00ebs publik m\u00eb shum\u00eb i veprimeve t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb dhe opsion p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb bashkimit t\u00eb opozit\u00ebs, si\u00e7 u tentua n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi m\u00eb 9 shkurt l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb d\u00ebnimit me 1 vit burg t\u00eb kryetarit socialist t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Rrogozhin\u00ebs, Edison Memolla, i akuzuar p\u00ebr \u201ckorrupsion aktiv n\u00eb zgjedhje\u201d. Dispozitat ligjore parashikojn\u00eb q\u00eb, me d\u00ebnim gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, Memolla nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136337,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136336","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136336","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136336"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136336\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136338,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136336\/revisions\/136338"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136337"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136336"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136336"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136336"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}