{"id":136408,"date":"2026-02-19T09:18:18","date_gmt":"2026-02-19T09:18:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136408"},"modified":"2026-02-19T09:18:18","modified_gmt":"2026-02-19T09:18:18","slug":"el-pais-diella-e-rames-propagande-e-paster-fsheh-korrupsionin-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/19\/el-pais-diella-e-rames-propagande-e-paster-fsheh-korrupsionin-e-qeverise\/","title":{"rendered":"EL PAIS: Diella e Ram\u00ebs propagand\u00eb e past\u00ebr, fsheh korrupsionin e qeveris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Francisco Peregil,\u00a0<a href=\"https:\/\/elpais.com\/internacional\/2026-02-19\/albania-el-laboratorio-de-europa-en-el-que-la-ia-combate-o-esconde-la-corrupcion.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">EL PAIS<\/a><\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, di si t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen p\u00ebr vendin e tij.<\/p>\n<p>Ky ish-lojtar basketbolli i p\u00ebrfaq\u00ebsueses komb\u00ebtare (me gjat\u00ebsi 1,98 metra) prezantoi shtatorin e kaluar Diell\u00ebn, nj\u00eb ministre virtuale e ngarkuar me prokurimet publike.<\/p>\n<p>Kreu i Partis\u00eb Socialiste shqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 12 vjet dhe po p\u00ebrballet me mandatin e kat\u00ebrt, fitoi n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025 me premtimin se do t\u00eb arrij\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim,<strong>\u00a0duhet luftuar korrupsioni, nj\u00eb nga k\u00ebrkesat kryesore t\u00eb Brukselit<\/strong> p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend me 2.3 milion\u00eb banor\u00eb, q\u00eb kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb filloi formalitetet p\u00ebr negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Rama paralajm\u00ebroi:<\/p>\n<p><em>\u2014Nuk po delegojm\u00eb [tek Diella] p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeverisjes ose marrjes s\u00eb vendimeve p\u00ebrfundimtare. I japim p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb di m\u00eb mir\u00eb se ne: t\u00eb p\u00ebrpunoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat shpejt dhe t\u00eb na jap\u00eb p\u00ebrgjigje shum\u00eb t\u00eb shpejta. (\u2026) Prokurimet publike do t\u00eb jen\u00eb 100% t\u00eb lira nga korrupsioni.<\/em><\/p>\n<p>Opozita, e udh\u00ebhequr nga figura t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, pyeti an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb qeveri: \u201c<em>K\u00eb do arrestoj\u00eb policia n\u00ebse kjo ministre b\u00ebn nj\u00eb gabim ose favorizon nj\u00eb mashtrim? Programuesin?\u201d.<\/em>\u00a0Diella, emri i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb \u201cDiell\u201d n\u00eb shqip, iu p\u00ebrgjigj disa kritikave nga ekrani n\u00eb Parlament:<\/p>\n<p>\u2014Ndryshe nga njer\u00ebzit, un\u00eb nuk kam t\u00eb af\u00ebrm p\u00ebr t\u00eb favorizuar, as miq t\u00eb cil\u00ebve t\u2019u jap kontrata, dhe as emocione q\u00eb t\u00eb err\u00ebsojn\u00eb gjykimin tim mbi t\u00eb dh\u00ebnat publike. Besnik\u00ebria ime \u00ebsht\u00eb matematikore.<\/p>\n<p>Rama, 61 vje\u00e7, theksoi:\u00a0<em>\u201cTeknologjia nuk ka miq, nuk pranon kafe dhe nuk frik\u00ebsohet nga hakmarrjet\u201d. Ai mbrojti iden\u00eb se algoritmi do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb mposhtjen e \u201cnepotizmit struktural\u201d n\u00eb vend. \u201cJemi nj\u00eb vend i kush\u00ebrinjve\u201d,<\/em>\u00a0ka p\u00ebrs\u00ebritur ai.\u00a0<em>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb kesh nd\u00ebrveprime plot\u00ebsisht t\u00eb drejta dhe transparente n\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb gjith\u00eb njohin dik\u00eb\u201d, shtoi ai n\u00eb janar t\u00eb kaluar p\u00ebr \u2018The New York Times\u2019.<\/em><\/p>\n<p>Mediet nd\u00ebrkomb\u00ebtare raportuan p\u00ebr em\u00ebrimin e ministres Diella. Por shum\u00eb shqiptar\u00eb shpreh\u00ebn mosbesim. Nd\u00ebr ta, Jorida Tabaku, deputete e Partis\u00eb Demokratike dhe kryetare e Komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e BE-s\u00eb, tha:<\/p>\n<p>\u2014N\u00ebse sistemi q\u00eb p\u00ebrdor k\u00ebto mjete nuk ka integritet, inteligjenca artificiale rrezikon t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb \u201ckuti e zez\u00eb\u201d q\u00eb centralizon pushtetin n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah abuzimet, \u2013 shprehet ajo p\u00ebrmes email-it.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dy muaj pasi e integruan Diell\u00ebn n\u00eb Kabinet, Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) k\u00ebrkoi pezullimin e nj\u00eb figure ky\u00e7e t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs: z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Belinda Balluku. Prokuroria e akuzoi p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cshkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb prokurime publike\u201d. Rasti shkuar te Gjykata Kushtetuese, e cila m\u00eb 6 shkurt e shpalli t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn. Rama kritikoi vendimin dhe refuzon q\u00eb Parlamenti t\u00eb heq\u00eb imunitetin e dor\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, skepticizmi i shqiptar\u00ebve ndaj ndihm\u00ebs s\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale u kthye n\u00eb zem\u00ebrim kur SPAK vendosi n\u00eb arrest sht\u00ebpie krijueset e Diell\u00ebs: Mirlinda Kar\u00e7anaj, drejtoresh\u00eb e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) \u2014 institucioni q\u00eb menaxhon infrastruktur\u00ebn digjitale t\u00eb shtetit \u2014 dhe z\u00ebvend\u00ebsen e saj, Hava Delibashi. U p\u00ebrball\u00ebn me akuza edhe gjasht\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb zv\/drejtor policie dhe tre biznesmen\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr korrupsion. Rasti p\u00ebr t\u00eb cilin po hetohen p\u00ebrfshin akuza q\u00eb shkojn\u00eb nga manipulimi i tender\u00ebve publik\u00eb deri tek rr\u00ebmbimi dhe intimidimi i biznesmenit t\u00eb teknologjis\u00eb, Gerond Me\u00e7e, p\u00ebr ta detyruar t\u00eb t\u00ebrhiqet nga nj\u00eb konkurs publik prokurimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, m\u00eb 24 janar, disa parti opozitare organizuan protesta q\u00eb kulmuan me hedhjen e koktej molotov ndaj selis\u00eb s\u00eb kryeministrit. Demonstratat, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Partia Demokratike, vazhduan m\u00eb 10 dhe 11 shkurt p\u00ebrpara zyr\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs, duke k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e tij. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, aktorja Anila Bisha, e cila sh\u00ebrbeu si baz\u00eb fizike dhe p\u00ebr z\u00ebrin e avatarit, ka paditur Qeverin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin pa leje t\u00eb imazhit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>\u201cPropagand\u00eb e past\u00ebr\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, e p\u00ebrshkruan ministres virtuale si \u201cpropagand\u00eb e past\u00ebr\u201d. \u201cAta q\u00eb krijuan Diell\u00ebn jan\u00eb akuzuar zyrtarisht p\u00ebr korrupsion, rr\u00ebmbim dhe shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tender\u00eb. A realisht synonin t\u00eb luftonin korrupsionin?\u201d pyet ai. SPAK ka akuzuar z\u00ebvend\u00ebskryeministren p\u00ebr 11 tender\u00eb me vler\u00eb 1.100 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cN\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb korruptuar nuk ka asnj\u00eb algorit\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb zgjidh\u00eb problemin,\u201d shton ai.<\/p>\n<p>Mosbesimi ndaj q\u00ebllimeve t\u00eb mira t\u00eb Qeveris\u00eb shtrihet p\u00ebrtej partive opozitare. Azmer Dulevi\u00e7, inxhinier dhe aktivist i pavarur, mori pjes\u00eb n\u00eb protestat e janarit me nj\u00eb pankart\u00eb ku shkruhej: \u201cKoka e peshkut \u00ebsht\u00eb e kalbur: korrupsioni fillon nga lart\u201d. Ai shton nga Tirana: \u201cIA nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje magjike. Besueshm\u00ebria e saj varet nga t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pastra, mbik\u00ebqyrje e paanshme dhe vullnet politik i v\u00ebrtet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gazeta ka tentuar t\u00eb marr\u00eb versionin e Qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Andi Hoxhaj, ekspert i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor nga \u2018King\u2019s College London\u2019, kujton se Diella ka si q\u00ebllim t\u00eb zbuloj\u00eb dhe parandaloj\u00eb parregullsi midis kompanive q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tender\u00eb publik\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse p\u00ebrmbushin kriteret p\u00ebr t\u00eb aplikuar. \u201cKjo duhet t\u00eb jet\u00eb perspektiva nga e cila b\u00ebhet \u00e7do vler\u00ebsim,\u201d paralajm\u00ebron Hoxhaj. Profesori thekson se \u201c\u00ebsht\u00eb tep\u00ebr her\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim adekuat t\u00eb Diell\u00ebs\u201d. \u201cNuk ka kaluar as nj\u00eb vit.\u201d<\/p>\n<p>Hoxhaj sqaron se SPAK \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hetimin e rasteve t\u00eb korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb nga viti 2019 dhe \u00ebsht\u00eb lider n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Ai shton se ky organ ka qen\u00eb thelb\u00ebsor n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb nga krijimi i tij, i frym\u00ebzuar nga prokurorit\u00eb speciale kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb Kroacis\u00eb dhe Rumanis\u00eb. Megjithat\u00eb, eksperti thekson se Qeveria \u201cduhet t\u00eb zbatoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb politika antikorrupsion p\u00ebr t\u00eb siguruar masa efektive parandaluese\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, Rovena Sulstarova, menaxhere e Programit t\u00eb Qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb Institutin p\u00ebr Demokracin\u00eb dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsimin (IDM), konsideron se bilanci i p\u00ebrdorimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr momentin \u201ci p\u00ebrzier\u201d. Sipas saj, IA mund t\u00eb forcoj\u00eb transparenc\u00ebn dhe t\u00eb kufizoj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e abuzimit. Por paralajm\u00ebron se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje vet\u00eb. \u201cNuk duhet t\u00eb e teprojm\u00eb me vler\u00ebsimin e saj.\u201d<\/p>\n<p>Intelektuali dhe shkrimtari Fatos Lubonja, 74 vje\u00e7, tregon skepticiz\u00ebm t\u00eb madh p\u00ebr q\u00ebllimet e Ram\u00ebs, madje edhe t\u00eb BE-s\u00eb. Lubonja vuajti 17 vite burg gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs (1944\u20131985). Sot, p\u00ebrmes videokonferenc\u00ebs nga Tirana, shpjegon se Rama \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb karrige e mbajtur nga kat\u00ebr k\u00ebmb\u00eb: \u201cNj\u00eb k\u00ebmb\u00eb jan\u00eb oligark\u00ebt, t\u00eb pasurit q\u00eb e rrethojn\u00eb. Tjetra jan\u00eb mediat q\u00eb ata zot\u00ebrojn\u00eb ose financojn\u00eb. E treta \u00ebsht\u00eb krimi i organizuar. Dhe e kat\u00ebrta \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos nga Europa Per\u00ebndimore dhe SHBA-t\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Shkrimtari shpjegon se Shqip\u00ebria gjithmon\u00eb ka bazuar marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me perandorit\u00eb e ndryshme mbi dy faktor\u00eb: vasalitetin dhe pozicionin periferik.<\/p>\n<p>\u2014Vasal\u00ebt kishin nevoj\u00eb p\u00ebr legjitimitet nga qendra e perandoris\u00eb. N\u00eb k\u00ebmbim, qendra mbyllte nj\u00ebrin sy p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebhej k\u00ebtu. K\u00ebshtu funksionoi me Perandorin\u00eb Osmane, me Austro-Hungarin\u00eb, me Bashkimin Sovjetik\u2026 dhe tani me BE-n\u00eb dhe SHBA-t\u00eb. Rama ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb legjitimitet nga Per\u00ebndimi. Dhe ai ka ditur t\u2019i jap\u00eb Per\u00ebndimit at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron, si p\u00ebr shembull marr\u00ebveshja me Giorgia Meloni p\u00ebr emigrant\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria pranon n\u00eb kampet e internimit refugjat\u00ebt q\u00eb d\u00ebrgon Qeveria italiane \u2014 shpjegon Lubonja.<\/p>\n<p>Lubonja beson se ambasador\u00ebt e BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i shp\u00ebtojn\u00eb realitetit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u2014Kam folur me gjermanin, holandezin, polakun\u2026 \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr krimin e organizuar dhe mb\u00ebshtesin SPAK. Por Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb komplekse. Dhe Rama di t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb dy fronte \u2014 thekson ai.<\/p>\n<p>Lubonja mendon se n\u00eb syrin e Evrop\u00ebs ka nj\u00eb pik\u00eb superioriteti ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2014N\u00eb thelb, n\u00eb Bruksel mendojn\u00eb se nuk meritojm\u00eb nj\u00eb demokraci dhe se na duhet nj\u00eb lloj princi si Mohamed bin Salman nga Arabia Saudite. P\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb negociojn\u00eb me dik\u00eb t\u00eb till\u00eb \u2014 shton ai.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, pastrimi n\u00eb nivelet e larta varet nga vullneti njer\u00ebzor. Shkrimtari Lubonja p\u00ebrfundon:<\/p>\n<p>\u2014Nuk besoj se SPAK vet\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb vendin. Nuk mund t\u00eb reformohet drejt\u00ebsia vet\u00ebm, kur politika, ekonomia dhe krimi i organizuar shkojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt. Dhe Rama nuk ka mir\u00ebbesim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Francisco Peregil,\u00a0EL PAIS Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, di si t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen p\u00ebr vendin e tij. Ky ish-lojtar basketbolli i p\u00ebrfaq\u00ebsueses komb\u00ebtare (me gjat\u00ebsi 1,98 metra) prezantoi shtatorin e kaluar Diell\u00ebn, nj\u00eb ministre virtuale e ngarkuar me prokurimet publike. Kreu i Partis\u00eb Socialiste shqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 12 vjet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136409,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136408","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136408"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136408\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136410,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136408\/revisions\/136410"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136409"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}