{"id":136418,"date":"2026-02-19T09:43:26","date_gmt":"2026-02-19T09:43:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136418"},"modified":"2026-02-19T09:43:26","modified_gmt":"2026-02-19T09:43:26","slug":"draft-raporti-i-pe-nxin-ramen-korrupsion-blerje-votash-perdorim-i-burimeve-shteterore-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/19\/draft-raporti-i-pe-nxin-ramen-korrupsion-blerje-votash-perdorim-i-burimeve-shteterore-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"Draft-raporti i PE nxin Ram\u00ebn: Korrupsion, blerje votash, p\u00ebrdorim i burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb zgjedhje!"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme t\u00eb Parlamentit Europian ka zbardhur draft-raportin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb theksin te problemet reale q\u00eb shqet\u00ebojn\u00eb shqiptar\u00ebt, si pasoj\u00eb e keqqeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs 2 ditore, n\u00eb 17-18 shkurt, nj\u00eb delegacion i nivelit t\u00eb lart\u00eb nga Parlamenti Evropian, i kryesuar nga eurodeputeti gjerman dhe kreu i Komisionit p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme, David McAllister, e p\u00ebrmbylli vizit\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb me nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs dhe zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e quajtur dosjen \u2018Balluku\u2019 si nj\u00eb test kritik.<\/p>\n<p>N\u00eb draft-raportin e publikuar dit\u00ebn e sotme, temat e ve\u00e7uara kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit, demokracia dhe farsa zgjedhore, drejt\u00ebsia dhe lufta ndaj korrupsionit, liria e medias etj.<\/p>\n<p>Duke u ndalur te secila prej tyre, n\u00eb draft-raport theksohet r\u00ebnd\u00ebsia e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit dhe kryerja e reformave reale, jo vet\u00ebm n\u00eb ligje, nevoja e nj\u00eb reforme zgjedhore duke respektuar rekomandimet e OSBE\/ ODIHR pas evidentimit t\u00eb shkeljeve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb i b\u00ebn\u00eb zgjedhjet e fundit nj\u00eb fars\u00eb, si\u00e7 ishin mungesa e barazis\u00eb n\u00eb kushteve p\u00ebr nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb mes pal\u00ebve politike, p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore, blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve.<\/p>\n<p>Gjithashtu nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e nxeht\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe korrupsioni qeveritar, ku k\u00ebrkohet konsolidim i rezultateve konkrete n\u00eb hetime dhe d\u00ebnime, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nivele t\u00eb larta.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb gjeni draft-raportin e Komisionit p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme t\u00eb Parlamentit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb:<\/p>\n<p>1. Konteksti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe ecuria e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian:<\/p>\n<p>Vler\u00ebson se zgjerimi i BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim strategjik p\u00ebr paqen, sigurin\u00eb dhe stabilitetin n\u00eb Evrop\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrsh\u00ebndet orientimin e qart\u00eb strategjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE dhe p\u00ebrafrimin e plot\u00eb me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb.<br \/>\nThekson se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend kandidat q\u00eb nga viti 2014, ka nisur negociatat n\u00eb korrik 2022, ka p\u00ebrfunduar procesin e \u201cscreening\u201d n\u00eb n\u00ebntor 2023 dhe ka hapur t\u00eb gjitha kapitujt\/klasterat e negociatave midis tetorit 2024 dhe n\u00ebntorit 2025.<br \/>\nN\u00ebnvizon se procesi duhet t\u00eb bazohet n\u00eb merit\u00eb dhe n\u00eb zbatim real t\u00eb reformave, jo vet\u00ebm n\u00eb miratimin formal t\u00eb ligjeve.<br \/>\nP\u00ebrsh\u00ebndet ambicien e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur negociatat deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>2. Demokracia, zgjedhjet dhe funksionimi i institucioneve<\/p>\n<p>Vler\u00ebsohet se kuadri zgjedhor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhje konkurruese.<br \/>\nMegjithat\u00eb, shprehen shqet\u00ebsime p\u00ebr:<\/p>\n<p>munges\u00eb t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb kushteve,<br \/>\np\u00ebrdorim t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore,<br \/>\npretendime p\u00ebr blerje vote dhe presion ndaj votuesve.<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet reform\u00eb zgjedhore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe zbatimi i rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR dhe Komisionit t\u00eb Venecias.<br \/>\nShprehet shqet\u00ebsim p\u00ebr polarizimin politik dhe diskursin p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs, q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb funksionimin e institucioneve demokratike.<br \/>\nK\u00ebrkohet forcim i rolit mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Kuvendit dhe rritje e transparenc\u00ebs n\u00eb proceset ligjv\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>3. Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, drejt\u00ebsia dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetet vazhdimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe procesi i rivler\u00ebsimit (vetting).<br \/>\nMegjithat\u00eb, theksohen sfida t\u00eb vazhdueshme si:<\/p>\n<p>vonesat dhe mbingarkesa me \u00e7\u00ebshtje,<br \/>\nmungesa e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb jurisprudenc\u00eb,<br \/>\np\u00ebrpjekje p\u00ebr ndikim t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet forcim i organeve t\u00eb qeverisjes s\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor dhe investime n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe digjitalizim.<br \/>\nKorrupsioni mbetet shqet\u00ebsim serioz; k\u00ebrkohet konsolidim i rezultateve konkrete n\u00eb hetime dhe d\u00ebnime, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nivele t\u00eb larta.<br \/>\nTheksohet nevoja p\u00ebr luft\u00eb m\u00eb efektive kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, p\u00ebrfshir\u00eb pastrimin e parave dhe trafikun e drog\u00ebs, si dhe bashk\u00ebpunim m\u00eb i ngusht\u00eb me agjencit\u00eb e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>4. T\u00eb drejtat themelore dhe liria e medias<\/p>\n<p>K\u00ebrkohen masa p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe pluralizmit mediatik.<br \/>\nNevojitet transparenc\u00eb mbi pron\u00ebsin\u00eb e mediave dhe mbrojtje e gazetar\u00ebve nga presioni politik apo ekonomik.<br \/>\nInkurajohet forcimi i mbrojtjes s\u00eb pakicave dhe grupeve vulnerab\u00ebl (rom\u00eb, egjiptian\u00eb, persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, pun\u00ebtor\u00eb migrant\u00eb, komuniteti LGBTIQ+).<br \/>\nShprehet shqet\u00ebsim p\u00ebr retorik\u00ebn anti-gjinore n\u00eb diskursin politik.<br \/>\nTheksohet nevoja p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb aksesit n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr grupet e margjinalizuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme t\u00eb Parlamentit Europian ka zbardhur draft-raportin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb theksin te problemet reale q\u00eb shqet\u00ebojn\u00eb shqiptar\u00ebt, si pasoj\u00eb e keqqeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Gjat\u00eb vizit\u00ebs 2 ditore, n\u00eb 17-18 shkurt, nj\u00eb delegacion i nivelit t\u00eb lart\u00eb nga Parlamenti Evropian, i kryesuar nga eurodeputeti gjerman dhe kreu i Komisionit p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136320,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136418","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136418"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136418\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136419,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136418\/revisions\/136419"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136320"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}