{"id":136471,"date":"2026-02-19T17:56:50","date_gmt":"2026-02-19T17:56:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136471"},"modified":"2026-02-19T17:56:50","modified_gmt":"2026-02-19T17:56:50","slug":"gjekmarkaj-berisha-eshte-themeluesi-i-pluralizmit-niko-peleshi-e-kishte-me-afer-trumpin-se-sot-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/19\/gjekmarkaj-berisha-eshte-themeluesi-i-pluralizmit-niko-peleshi-e-kishte-me-afer-trumpin-se-sot-edi-rama\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj: Berisha \u00ebsht\u00eb themeluesi i pluralizmit! Niko Peleshi e kishte m\u00eb af\u00ebr Trumpin se sot Edi Rama!"},"content":{"rendered":"<div class=\"clear\">Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, nd\u00ebrthuri referenca historike, krahasime politike dhe kritika t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ndaj mazhoranc\u00ebs.<\/div>\n<div class=\"entry\">\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur edhe deputet\u00ebve t\u00eb PS q\u00eb k\u00ebrkonin n\u00eb sall\u00eb Sali Berish\u00ebn, Gjekmarkaj u shpreh se, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb themeluesi i pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkaq duke ironizuar Taulant Ball\u00ebn, Gjekmarkaj u shpreh se, disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Niko Peleshi e kishte Trumpin m\u00eb af\u00ebr se sa Edi Rama sot.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetit Agron Gjekmarkaj<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb, e nderuar drejtuese e seanc\u00ebs. Nuk e di pse duke d\u00ebgjuar disa koleg\u00eb sot n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb dit\u00ebs, edhe nuk po nd\u00ebrtoj k\u00ebtu nj\u00eb asociacion, m\u2019u kujtua ai vargu popullor q\u00eb e kishte aq shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr Faik Konica. Gomarica shkon v\u00ebrdall\u00eb, mbushur hir, mbushur llall\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb shpjegoj nj\u00eb koncept timin modest, shkurt, para n\u00eb pozitat, para n\u00eb pozitat e lektorit t\u00eb konceptit mes historis\u00eb dhe rast\u00ebsis\u00eb. Shum\u00eb prej nesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb rast\u00ebsor\u00eb, nj\u00eb kombinim rrethanash, nj\u00eb kombinim zelli, nj\u00eb kombinim nevojash. Disa t\u00eb tjer\u00eb vijn\u00eb dhe ndikojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb me ligj\u00ebrimin e vet politik, me retorik\u00ebn e tyre, ndikojn\u00eb parlamentin, ndikojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ndikojn\u00eb dhe historin\u00eb. Disa t\u00eb tjera i kalojn\u00eb anash historis\u00eb, p\u00ebrpiqen t\u00eb kacavirren p\u00ebr xhaket\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Disa kan\u00eb lindur von\u00eb, disa p\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb, disa kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb duken, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e keqe, \u00ebsht\u00eb ambicie njer\u00ebzore. Por pash\u00eb q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb pasdites revokuat v\u00ebmendjen e Sali Berish\u00ebs n\u00eb sall\u00eb. Nj\u00eb v\u00ebmendje q\u00eb nuk e pat\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb s\u2019kan\u00eb lexuar dhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb pesh\u00ebn e historis\u00eb, duhet t\u2019ju kujtoj dy-tre gj\u00ebra pastaj ta b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb analiz\u00ebn.<\/p>\n<p>Duhet t\u2019ju kujtoj q\u00eb Sali Berisha \u00ebsht\u00eb themeluesi i pluralizmit, i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, po nuk ju nderon kjo pas thirrmat p\u00ebr t\u00eb qeshur se Edi Rama nuk po ju sheh sot, \u00ebsht\u00eb n\u00eb Uashington. Nj\u00eb dit\u00eb kalon Edi Rama, kalon dhe Sali Berisha, kaloj dhe un\u00eb, kalon dhe ti, po historia mbetet. \u00cbsht\u00eb njeriu q\u00eb futi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO, njeriu q\u00eb b\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb pa viza, njeriu q\u00eb nd\u00ebrtoi infrastruktur\u00ebn moderne, njeriu q\u00eb b\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb pa banda dhe lejoi rotacionin demokratik t\u00eb pushtetit. Pra, kini parasysh kur merrni guximin p\u00ebr ta revokuar me t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb padrejt\u00eb or\u00eb e \u00e7ast.<\/p>\n<p>Tani shoh q\u00eb kolegu Taulant Balla nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sall\u00eb, por ai na ftoi q\u00eb t\u00eb ndiznim celular\u00ebt dhe televizor\u00ebt dhe ne e b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb fakt. Dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq, duhet t\u00eb them di\u00e7ka q\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqen ta them, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. M\u00eb af\u00ebr e kishte Donald Trumpin, Niko Peleshi, Fatmir Mediu tek m\u00ebngjesi i lutjeve, se kryeministri yn\u00eb sot n\u00eb bordin e paqes, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb bordin e paqes. Prit.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebrs\u00ebri duhet t\u00eb kthehem tek historia q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuese e jet\u00ebs si\u00e7 thon\u00eb latin\u00ebt dhe duhet t\u2019ju kujtoj q\u00eb i vetmi president q\u00eb \u00ebsht\u00eb pritur n\u00eb zyr\u00ebn ovale edhe me oshtim\u00eb topash \u00ebsht\u00eb Sali Berisha n\u00eb vitin 1992 nga presidenti George Bush dhe po kaq n\u00eb vitin 1995 nga presidenti Bill Clinton. Dhe po kaq \u00ebsht\u00eb kryeministri q\u00eb ka pritur nj\u00eb president n\u00eb detyr\u00eb, George Bushin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar italian, Califano, ka nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb famshme thot\u00eb, \u2018Tutto il resto \u00e8 noia\u2019, \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr pastaj \u00ebsht\u00eb bezdi. Dhe pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb paradoks, q\u00eb ngjizet rast\u00ebsisht dhe shb\u00ebhet nga arsyeja. Tani le t\u00eb kthehemi tek projektligji i koleges \u00ebh Zhupa. Ndonj\u00ebher\u00eb duhet folur p\u00ebr trishtimin dhe absurdin q\u00eb ka mb\u00ebrthyer trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb kulturore. P\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishte krenaria jon\u00eb komb\u00ebtare, por q\u00eb sot shpesh duket si robinj\u00eb n\u00eb duar kopuk\u00ebsh dhe matrapaz\u00ebsh.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia kulturore po shnd\u00ebrrohet n\u00eb mall privat, p\u00ebr t\u00eb pasuruar shum\u00eb miq t\u00eb qeveris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb zbukuruar bizneset e tyre nga njer\u00ebz q\u00eb din\u00eb \u00e7mimin e \u00e7do gj\u00ebje dhe vler\u00ebn e asgj\u00ebje. Rilindja Komb\u00ebtare, nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb na formoi si komb, na dha identitet, histori dhe kultur\u00eb. Sot emrin e saj e ka rr\u00ebmbyer Edi Rama dhe Partia Socialiste. \u00cbsht\u00eb guxim v\u00ebrtet shum\u00eb i madh. Po ju pyes, kush nga ju ndihet rilindas n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb? Cili \u00ebsht\u00eb Naim Ve\u00e7ilharxhi prej jush? Kristoforidhi, Naim Frash\u00ebri?<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ndonj\u00ebri ndihet le t\u00eb ngrej\u00eb dor\u00ebn dhe t\u2019ia njohim k\u00ebt\u00eb merit\u00eb. Sevasti Qiriazi, Gjergj Fishta, Faik Konica, Mjeda apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Bra\u00e7e ngjan pak me Migjenin n\u00eb fakt. Jo jo, ishte gj\u00eb serioze, t\u00eb b\u00ebra kompliment. Thash\u00eb q\u00eb ngjan pak me Krikrin\u00eb. Shum\u00eb nuk e din\u00eb, ti mund t\u2019ia shpjegosh, po mund ta k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb ChatGPT kush ka qen\u00eb.<\/p>\n<p>Tani le t\u00eb kthehemi pak tek disa \u00e7\u00ebshtje kulturore. Shikoni pak sht\u00ebpit\u00eb e Tiran\u00ebs. M\u00eb p\u00ebrpara shum\u00eb vila shpalleshin monumente kulture, dhe m\u00eb pas, besoj fort n\u00eb njohjen e korrupsionit, statusi u hiqej, disa digjeshin dhe nd\u00ebrtoheshin kulla, sigurisht duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb dhe identitetin e kryeqytetit. Po flitet shum\u00eb q\u00eb edhe kjo nd\u00ebrtesa q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb ne, ish-legata italiane, nd\u00ebrtes\u00eb me status historik, dhe Instituti p\u00ebr t\u00eb ndjekurit politik\u00eb, mendohet q\u00eb mund t\u2019ia shemb\u00eb s\u00eb shpejti dhe vendin e saj ta z\u00ebr\u00eb nj\u00eb kull\u00eb gjigande.<\/p>\n<p>Muzemet n\u00eb rrethe, bosh, n\u00eb degradim, me fotografi t\u00eb zverdhura, me minj q\u00eb brejn\u00eb kujtes\u00ebn dhe nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb, nd\u00ebrsa pushtetar\u00ebt brejn\u00eb parat\u00eb publike. Dhe sigurisht nuk ka mir\u00ebmbajtje p\u00ebr muzumet. Por e kam nj\u00eb propozim konkret. Ju si mazhoranc\u00eb keni arritur nj\u00eb standard t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb nivelin e korrupsionit dhe krenoheni me shum\u00eb turista q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb muzeum p\u00ebr korrupsionin. Keni shum\u00eb eksponent\u00eb dhe eksponate n\u00eb Durr\u00ebs, tek burgu i Durr\u00ebsit, dhe shum\u00eb t\u00eb tjera mund t\u00eb shtohen k\u00ebtu nga salla ose nga qeveria, k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb muzeum shum\u00eb interesant q\u00eb t\u00eb josh\u00eb turist\u00ebt nga e gjith\u00eb bota m\u00eb shum\u00eb sesa sht\u00ebpia me gjethe.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, nd\u00ebrthuri referenca historike, krahasime politike dhe kritika t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ndaj mazhoranc\u00ebs. Duke iu p\u00ebrgjigjur edhe deputet\u00ebve t\u00eb PS q\u00eb k\u00ebrkonin n\u00eb sall\u00eb Sali Berish\u00ebn, Gjekmarkaj u shpreh se, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb themeluesi i pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkaq duke ironizuar Taulant Ball\u00ebn, Gjekmarkaj &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130765,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136471","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136471"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136471\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136472,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136471\/revisions\/136472"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}