{"id":136537,"date":"2026-02-20T18:12:45","date_gmt":"2026-02-20T18:12:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136537"},"modified":"2026-02-20T18:12:45","modified_gmt":"2026-02-20T18:12:45","slug":"hasimja-bashkohuni-ne-shesh-te-ndertojme-nje-shqiperi-te-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/20\/hasimja-bashkohuni-ne-shesh-te-ndertojme-nje-shqiperi-te-re\/","title":{"rendered":"Hasimja: Bashkohuni n\u00eb shesh t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re!"},"content":{"rendered":"<p>Pedagogu Ermal Hasimja, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb protest\u00ebn komb\u00ebtare theksoi se, qytetar\u00ebt nuk duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb heshtur p\u00ebrball\u00eb qeverisjes q\u00eb abuzon me pushtetin.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr bashkim qytetar, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, duke n\u00ebnvizuar se ndryshimi nuk vjen nga kafet apo divanet e rehatshme, por nga pjes\u00ebmarrja aktive e qytetar\u00ebve n\u00eb shesh.<\/p>\n<p><strong>Fjala e tij<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma, Tiran\u00eb ime! Mir\u00ebmbr\u00ebma, Shqip\u00ebri! Rreth tre dekada, mbi tre dekada m\u00eb par\u00eb, pik\u00ebrisht te ky kalim k\u00ebtu, kam qen\u00eb bashk\u00eb me tim at\u00eb. Un\u00eb ishkam qen\u00eb 15 vje\u00e7, ai m\u00eb tep\u00ebr m\u00eb t\u00ebrhiqte nga mbrapa. Kemi qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duke par\u00eb p\u00ebrpara sampist\u00ebt me qent\u00eb, me kallashnikov\u00ebt, me autobotet, me boj\u00ebn e kuqe. Kishim shum\u00eb frik\u00eb, por kishim shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr shpres\u00eb. Kur shikonim njer\u00ebzit rrotull, nuk njihnim asnj\u00ebri. Dhe nuk e dinim a ishim t\u00eb majt\u00eb, a ishim t\u00eb djatht\u00eb, a ishim nga fshati, a ishim nga qyteti, a ishim t\u00eb krishter\u00eb, mysliman\u00eb, a ishim me fillore apo me universitet. Nj\u00eb gj\u00eb e dinim: donim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Dhe ajo q\u00eb na mbante bashk\u00eb ishte shpresa. Ajo shpres\u00eb q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb na e venisin. At\u00eb bashkim t\u00eb asaj dite nuk e ndal dot asgj\u00eb. Sot kemi nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb frym\u00eb bashkimi. Sepse duam nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, e cila t\u00eb na mbroj\u00eb nga t\u00eb pandershmit. Sepse duam zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, ku t\u00eb vendosim vet\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ndershme, se kush do t\u00eb na qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shpresa nuk vjen nga qielli, as p\u00ebrtej detit, as me helikopter. Ejani dhe krijojeni shpres\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh. Ejani jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar qeverin\u00eb q\u00eb nuk e doni dhe jeni shum\u00eb. Ejani edhe p\u00ebr t&#8217;i treguar forc\u00ebn tuaj \u00e7do qeverie q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, q\u00eb t\u00eb mos mund t\u00eb abuzoj\u00eb me vullnetin tuaj. Edhe n\u00eb qoft\u00eb se ajo qeveri do t\u00eb dali nga ky shesh. Njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi, dhe sidomos ju intelektual\u00eb. Asnj\u00eb ndryshim nuk ka ardhur ndonj\u00ebher\u00eb nga kafet dhe divanet e rehatshme t\u00eb sht\u00ebpive. Ejani k\u00ebtu, merrni rolin tuaj dhe bashkohuni me ne.<\/p>\n<p>N\u00ebse mendoni se politika \u00ebsht\u00eb e pist\u00eb, keni shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. E mendoj edhe un\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e pist\u00eb sepse t\u00eb ndershmit i largohen dhe u hapin rrug\u00eb t\u00eb pandershm\u00ebve. N\u00ebse mendoni se politika \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, keni prap\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Sepse ndryshimi k\u00ebrkon sakrifica. Por mos harroni di\u00e7ka: vendi m\u00eb i sigurt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb anije \u00ebsht\u00eb porti. Por anijet nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb port. Kan\u00eb tjet\u00ebr mision. Dhe n\u00ebse nuk ju p\u00eblqejn\u00eb partit\u00eb q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrpara meje, hajdeni dhe b\u00ebni partin\u00eb tuaj. B\u00ebjeni vet\u00eb. Vet\u00ebm mos harroni, edhe n\u00ebse b\u00ebni 100 parti, se partia e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb Shqiptaria.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb t\u00eb vendit tim, e di q\u00eb jeni thell\u00ebsisht t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga politikan\u00ebt dhe nuk i besoni pothuajse m\u00eb askujt. Por p\u00ebrpara se t\u00eb vendosni p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb votoni dhe kund\u00ebr kujt do t\u00eb votoni, bashkohuni me ne q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb kushtin minimal t\u00eb demokracis\u00eb: zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. Bashkohuni me ne\u2026 Bashkohuni me ne p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ata gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb i nxorr\u00ebn boj\u00ebn k\u00ebtij sistemi t\u00eb kalbur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne jemi k\u00ebtu, t\u00eb pandershmit shpresojn\u00eb q\u00eb ne t\u00eb shohim te nj\u00ebri-tjetri t\u00eb gjith\u00eb dallimet e mundshme, dhe jo at\u00eb q\u00eb na bashkon. Ata shpresojn\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mendojm\u00eb se ky vend nuk b\u00ebhet m\u00eb. Ata shpresojn\u00eb q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gati valixhet dhe t\u00eb ikim. Ata shpresojn\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mendojm\u00eb se jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandersh\u00ebm nj\u00ebsoj si ata ne t\u00eb sheshit dhe ata t\u00eb tenderave. Ata shpresojn\u00eb t\u00eb vrasin mbi t\u00eb gjitha shpres\u00ebn.<\/p>\n<p>Por ka ende shpres\u00eb. Ka ende shpres\u00eb sepse prind\u00ebrit shqiptar\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e tyre t&#8217;u m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta dhe e padrejta. Vazhdojn\u00eb t&#8217;u m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre se t\u00eb vjedh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb turp, si\u00e7 shqiptar\u00ebt ju kam m\u00ebsuar gjithmon\u00eb prind\u00ebrve dhe si\u00e7 disa nuk e din\u00eb akoma n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ka shpres\u00eb sepse shumica e shqiptar\u00ebve e nd\u00ebrtojn\u00eb dhe duan ta nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn e tyre me djers\u00ebn e ballit, dhe jo me taksat e t\u00eb tjer\u00ebve. Ka shpres\u00eb, sepse ka mij\u00ebra sot socialist\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb ndihen t\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe t\u00eb p\u00ebrdorur nga vet\u00eb partia e tyre. Ka shpres\u00eb, sepse edhe n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste q\u00eb flasim, shumica e d\u00ebrrmuesve t\u00eb k\u00ebtyre polic\u00ebve q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu para nesh presin nga ne. Do t\u00eb donin t\u00eb ishin me ne. Edhe ata shpresojn\u00eb nga ne, sepse jan\u00eb si ne. Njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne kemi nj\u00eb vend t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, me pasuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Gjysh\u00ebrit tan\u00eb na trash\u00ebguan vlera q\u00eb na i ka zili gjith\u00eb Europa, dhe me t\u00eb cilat mburremi kudo ku shkojm\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hap, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frekuenc\u00eb. Nuk ndryshojn\u00eb fare nga tridhjet\u00eb evropian\u00eb ose amerikan\u00eb. Shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, jan\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm kudo q\u00eb u jepet mund\u00ebsia t\u00eb punojn\u00eb me djers\u00ebn e tyre. Ne kemi sot n\u00eb krah aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb planetit. Ky vend \u00ebsht\u00eb bekuar nga Zoti. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb. At\u00ebher\u00eb le t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb pa asnj\u00eb dallim. Le t&#8217;i besojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, nj\u00ebsoj si mbi tre dekada m\u00eb par\u00eb. Dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re, nj\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr njer\u00ebzit e ndersh\u00ebm. Gjith\u00e7ka nis n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh. E drejta \u00ebsht\u00eb me ne!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pedagogu Ermal Hasimja, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb protest\u00ebn komb\u00ebtare theksoi se, qytetar\u00ebt nuk duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb heshtur p\u00ebrball\u00eb qeverisjes q\u00eb abuzon me pushtetin. Ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr bashkim qytetar, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, duke n\u00ebnvizuar se ndryshimi nuk vjen nga kafet apo divanet e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136538,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136537","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136537","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136537"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136537\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136539,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136537\/revisions\/136539"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136538"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136537"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136537"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136537"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}