{"id":136544,"date":"2026-02-20T18:33:39","date_gmt":"2026-02-20T18:33:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136544"},"modified":"2026-02-20T18:33:39","modified_gmt":"2026-02-20T18:33:39","slug":"tabaku-jemi-perballe-nje-autokrati-te-rilindur-beteje-per-shqiperine-e-perjetshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/20\/tabaku-jemi-perballe-nje-autokrati-te-rilindur-beteje-per-shqiperine-e-perjetshme\/","title":{"rendered":"Tabaku: Jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb autokrati t\u00eb rilindur, betej\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrjetshme!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku n \u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00ebprotest\u00ebn para kryeministris\u00eb hoqi nj\u00eb paralele e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist 35 vite m\u00eb par\u00eb dhe situat\u00ebs aktuale n\u00eb vend, e cila u cil\u00ebsua si nj\u00eb &#8220;autokraci e rilindur&#8221; dhe nj\u00eb &#8220;diktatur\u00eb e korrupsionit&#8221;.<\/p>\n<p>Gjate fjalimit t\u00eb mbajtur 35 vjet pas rr\u00ebzimit t\u00eb buistit t\u00eb diktatorit Enver Hoxha n\u00eb Tiran\u00eb, ligjv\u00ebn\u00ebsja demokrate theksoi se nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, &#8220;t\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt bien&#8221;, duke e p\u00ebrshkruar at\u00eb ngjarje si fundin e nj\u00eb &#8220;diktature t\u00eb pam\u00ebshirshme&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas Tabakut, 35 vite m\u00eb pas, vendi gjendet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sfide t\u00eb re, ku nj\u00eb pakic\u00eb sundon mbi shumic\u00ebn duke grabitur qytetar\u00ebt dhe duke e pla\u00e7kitur Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Tabaklut<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, demokrat\u00eb, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr!<br \/>\nRr\u00ebzimi i monumentit t\u00eb diktatorit 35 vjet m\u00eb par\u00eb, ishte \u00e7asti i kthes\u00ebs s\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Ishte fundi i nj\u00eb horrori. Fundi i nj\u00eb diktature t\u00eb pam\u00ebshirshme q\u00eb ishte instaluar n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00e7ast ishte edhe triumfi i nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete t\u00eb madhe t\u00eb historis\u00eb: T\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt bien! T\u00eb gjith\u00eb autokrat\u00ebt bien!<\/p>\n<p>Monumentet e autokrat\u00ebve jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb larta. Por fundi i tyre \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Drita e gjen gjithmon\u00eb rrug\u00ebn e saj! Liria triumfoi mbi err\u00ebsir\u00ebn e nj\u00eb diktature. Ata punuan pa pushim p\u00ebr t\u00eb mbytur shpirtin e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por nuk mund\u00ebn ta mposhtin at\u00eb p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit mund t\u00eb g\u00ebnjehen p\u00ebr pak koh\u00eb. Mund t\u00eb binden p\u00ebr pak koh\u00eb. Mund t\u00eb tremben p\u00ebr pak koh\u00eb. Por njer\u00ebzit, m\u00eb n\u00eb fund, e gjejn\u00eb kuraj\u00ebn. E gjejn\u00eb besimin. E gjejn\u00eb forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar pushtetin e nj\u00eb njeriu, dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur pushtetin e njer\u00ebzve. 35 vjet m\u00eb par\u00eb, ra dhe u th\u00ebrrmua shtatorja e tiranit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kombit ton\u00eb. Atij njeriu q\u00eb p\u00ebr 50 vjet nd\u00ebrtoi nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb friksh\u00ebm survejimi, propagande dhe p\u00ebrndjekjeje. Ra pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb, kur ata mendonin se ishin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb! At\u00eb dit\u00eb, shqiptar\u00ebt gjet\u00ebn guximin t&#8217;i shihnin n\u00eb sy. T&#8217;i sfidonin p\u00ebrball\u00eb dhe t&#8217;u thoshin: Mjaft!<\/p>\n<p>M\u00eb 20 shkurt 1991 u rr\u00ebzua monumenti i nj\u00eb njeriu q\u00eb kishte menduar se do ishte i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Por e p\u00ebrjetshme \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Shqip\u00ebria e lir\u00eb!<\/p>\n<p>35 vjet m\u00eb pas, ne jemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb shesh. Jemi p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb autokrati t\u00eb rilindur. Ne jetojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku pakica sundon mbi shumic\u00ebn. Duke grabitur qytetar\u00ebt dhe duke pla\u00e7kitur atdheun!<\/p>\n<p>Sistemi i dikursh\u00ebm i dhun\u00ebs s\u00eb Sigurimit dhe policis\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar. \u00cbsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me dhun\u00ebn e korrupsionit. Me diktatur\u00ebn e korrupsionit! Korrupsioni \u00ebsht\u00eb ideologjia e regjimit t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Ky regjim ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb ekonomi q\u00eb i sh\u00ebrben vet\u00ebm klient\u00ebve. Ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem q\u00eb ofron mund\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr krimin. Ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb qeverisje q\u00eb grabit pasurit\u00eb publike n\u00eb favor t\u00eb oligark\u00ebve.<\/p>\n<p>Pasojat e dhun\u00ebs s\u00eb korrupsionit jan\u00eb dramatike: Industria \u00ebsht\u00eb n\u00eb falimentim. Bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb falimentim. Biznesi i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb n\u00eb falimentim.<\/p>\n<p>\u00c7do qytetar e di q\u00eb Parlamenti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb noterin personal t\u00eb qeveris\u00eb. Atyre u falen taksat. Atyre u b\u00ebhen amnisti fiskale. Nd\u00ebrsa 95% e bizneseve t\u00eb ndershme mbajn\u00eb mbi supe nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme.<\/p>\n<p>\u00c7do i varf\u00ebr dhe \u00e7do pensionist e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb ku t\u00eb korruptuarit b\u00ebjn\u00eb ligje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb sistemi q\u00eb ka vrar\u00eb konkurrenc\u00ebn! E di mir\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7do kompani q\u00eb p\u00ebrballet me dyer t\u00eb mbyllura. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebve! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e shtres\u00ebs s\u00eb mesme! Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb po na vret t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Lul\u00ebzojn\u00eb vet\u00ebm klient\u00ebt e qeveris\u00eb dhe krimi. Qeveria e Edi Ram\u00ebs punon p\u00ebr klient\u00ebt dhe krimin. Mazhoranca e Edi Ram\u00ebs b\u00ebn ligje p\u00ebr klient\u00ebt dhe krimin. Administrata publike u sh\u00ebrben klient\u00ebve dhe krimit.<\/p>\n<p>Tenderat dhe koncesionet favorizojn\u00eb nj\u00eb grusht njer\u00ebzish. Kurse bizneset e ndershme luftojn\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb. Kurse familjet e thjeshta num\u00ebrojn\u00eb qindarkat p\u00ebr buk\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>N\u00eb sistemin q\u00eb ka krijuar regjimi i Edi Ram\u00ebs: Shtresa e mesme po shtypet. Profesionist\u00ebt po shkat\u00ebrrohen nga taksat. T\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb humbur t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Po kush p\u00ebrfiton vall\u00eb nga kjo ekonomi? Vet\u00ebm ajo pakic\u00eb! Pakica q\u00eb ndan tenderat n\u00ebp\u00ebr zyra t\u00eb err\u00ebta. Pakica q\u00eb merr lejet e nd\u00ebrtimit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qyteteve. Pakica q\u00eb ka ngritur nj\u00eb sistem mizor. Nj\u00eb sistem ku qeveria takson m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebn sesa kapitalin!<\/p>\n<p>Ata po shtypin p\u00ebrdit\u00eb shtres\u00ebn e mesme. I shtojn\u00eb taksat m\u00ebsuesve, inxhinier\u00ebve dhe mjek\u00ebve. Nd\u00ebrsa ata lart ushqehen me privilegje q\u00eb nuk u kthehen kurr\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin ekonomik, Shqip\u00ebria e 2026-\u00ebs po i ngjan Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb 1991-shit. Sektori prodhues \u00ebsht\u00eb n\u00eb zgrip. Mij\u00ebra vende pune po mbyllen \u00e7do muaj. Bizneset e ndershme po mbyllin qepenat dhe po largohen nga vendi.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 35 vitesh, Shqip\u00ebria nuk prodhon dot asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb eksportuar. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksident! Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operacion i mir\u00ebmenduar p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb prodhimin vendas. Ajo q\u00eb ne po jetojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;ekonomi fllusk\u00eb&#8221;. Mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga nd\u00ebrtimet masive dhe nga burimet e err\u00ebta.<\/p>\n<p>Ky sistem ka vrar\u00eb meritokracin\u00eb. Ka vrar\u00eb shpres\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb riu p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi. Ka vrar\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme k\u00ebtu, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb: N\u00eb sistemet autokratike, ekonomia \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb falimenton. Dhe kur nj\u00eb sistem ekonomik d\u00ebshton, autokrat\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb. Duke kapur drejt\u00ebsin\u00eb dhe duke kontrolluar \u00e7do institucion!<\/p>\n<p>Prandaj shumica socialiste po p\u00ebrpiqet t\u00eb heq\u00eb \u00e7do kontroll ndaj pushtetit. Socialist\u00ebt po ndryshojn\u00eb ligjet. Po ndryshojn\u00eb rregullat. Duan t\u00eb ndryshojn\u00eb edhe Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00eb askush t\u00eb mos u k\u00ebrkoj\u00eb llogari! Q\u00eb askush t\u00eb mos i hetoj\u00eb! Q\u00eb askush t\u00eb mos i gjykoj\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrpjekje po shkat\u00ebrrojn\u00eb lirit\u00eb tona. Po shkat\u00ebrrojn\u00eb edhe t\u00eb ardhmen ton\u00eb evropiane. Sepse Europa do t\u00eb thot\u00eb shtet i s\u00eb drejt\u00ebs. Dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb fund i pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb!<br \/>\nT\u00eb dashur qytetar\u00eb: Beteja jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb partiake. Beteja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr thelbin e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e qytetar\u00ebve, jo t\u00eb klient\u00ebve. P\u00ebr ekonomin\u00eb e pun\u00ebs, jo t\u00eb grabitjes dhe favoreve. P\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e barabart\u00eb, jo p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb fort\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, ne duhet t\u00eb ndihemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb: T\u00eb gjith\u00eb autokrat\u00ebt bien kur njer\u00ebzit b\u00ebhen bashk\u00eb dhe mposhtin frik\u00ebn! Ndaj, le t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam t\u00eb qart\u00eb, dhe ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb. Brenda forcave tona opozitare ka pasur gj\u00ebra q\u00eb na kan\u00eb ndar\u00eb. Kemi pasur debate dhe qasje t\u00eb ndryshme. Por sot, dua t&#8217;ju shoh n\u00eb sy dhe t&#8217;ju them me bindje t\u00eb plot\u00eb: Gj\u00ebrat q\u00eb na ndajn\u00eb, nuk jan\u00eb kurr\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ajo q\u00eb na bashkon!<\/p>\n<p>Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr n\u00ebse duam t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb! Na duhet bashkim n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt qytetar dhe politik. Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb thirrje atyre q\u00eb na kan\u00eb braktisur. Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndalur ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb gati valixhet. Vet\u00ebm duke u b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision historik!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur! Asnj\u00eb dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb! N\u00ebse ne sot ia l\u00ebm\u00eb fatin e k\u00ebsaj beteje ndasive dhe inateve tona t\u00eb vogla&#8230; At\u00ebher\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb dhurat\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebsaj qeverie. Ne nuk do t&#8217;ua b\u00ebjm\u00eb kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar vendin, ve\u00e7 nj\u00eb bashkimi qytetar. Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndalur largimin e shqiptar\u00ebve nga sht\u00ebpia e tyre.<\/p>\n<p>Sot, si 35 vjet m\u00eb par\u00eb, na duhet guxim. Na duhet besim. Na duhet bashkim.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku do t\u00eb rikthejm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri lirin\u00eb. Do t\u00eb rikthejm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb dhe \u00ebndrr\u00ebn evropiane.<br \/>\nAutokrat\u00ebt bien. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku n \u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00ebprotest\u00ebn para kryeministris\u00eb hoqi nj\u00eb paralele e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist 35 vite m\u00eb par\u00eb dhe situat\u00ebs aktuale n\u00eb vend, e cila u cil\u00ebsua si nj\u00eb &#8220;autokraci e rilindur&#8221; dhe nj\u00eb &#8220;diktatur\u00eb e korrupsionit&#8221;. Gjate fjalimit t\u00eb mbajtur 35 vjet pas rr\u00ebzimit t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136545,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136544","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136544"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136544\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136546,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136544\/revisions\/136546"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}