{"id":136547,"date":"2026-02-20T18:42:24","date_gmt":"2026-02-20T18:42:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136547"},"modified":"2026-02-20T18:42:24","modified_gmt":"2026-02-20T18:42:24","slug":"eliona-shkreli-rama-po-grabit-shqiperine-fundi-i-tij-politik-eshte-burgu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/20\/eliona-shkreli-rama-po-grabit-shqiperine-fundi-i-tij-politik-eshte-burgu\/","title":{"rendered":"Eliona Shkreli: Rama po grabit Shqip\u00ebrin\u00eb, fundi i tij politik \u00ebsht\u00eb burgu!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e PD t\u00eb Shkodr\u00ebs, Eliona Shkreli, n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb podiumin e protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs para kryeministris\u00eb\u00a0u shpreh se Edi Rama dhe regjimi i tij po shkat\u00ebrrojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke vjedhur taksat e qytetar\u00ebve, shkat\u00ebrruar sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe arsimin, dhe duke shkaktuar varf\u00ebrim e shpopullim.<\/p>\n<p>Kryebashkiakun e Shkodr\u00ebs,\u00a0Benet Beci e quajti \u201chajdut i\u00a0\u00e7ertifikuar\u201d dhe se \u201cfundi i tiij tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i vulosur n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Shkreli b\u00ebri thirrje p\u00ebr bashkim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe veprim t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar vendin nga ky pushtet mafioz, duke theksuar se Shqip\u00ebrin\u00eb e shp\u00ebtojm\u00eb vet\u00ebm vet\u00eb ne.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Shkrelit<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma, t\u00eb dashur q\u00ebndrestar\u00eb dhe q\u00ebndrestare! Mir\u00ebmbr\u00ebma, t\u00eb dashur guximtar\u00eb dhe guximtare! Ju q\u00eb sot sh\u00ebnoni histori. Ju jeni heronjt\u00eb q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnoheni me shkronja t\u00eb arta n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Ju q\u00eb do t\u00eb shporrni diktatorin Edi Rama dhe regjimin e tij, t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb me bandat e krimit dhe me parat\u00eb e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma, i nderuar lider i Partis\u00eb Demokratike dhe i opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar, profesor doktor Sali Berisha. Un\u00eb vij nga Shkodra e liris\u00eb. Un\u00eb vij nga qyteti simbol i revoltave t\u00eb para antikomuniste. Jam krenare sepse vij nga qyteti ku demokracia ka lindur. Jam krenare sepse Shkodra ka qen\u00eb e para gjithmon\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjet antikomuniste. Por fatkeq\u00ebsisht, Shkodra sot \u00ebsht\u00eb e grabitur. \u00cbsht\u00eb e grabitur nga nj\u00eb person i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hajdut i \u00e7ertifikuar, i pandehur nga SPAK, nga Benet Beci, i cili, me bandat e krimit dhe parat\u00eb e drog\u00ebs, grabiti Shkodr\u00ebn, por Shkodra k\u00ebt\u00eb nuk ia fal.<\/p>\n<p>Ai sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frikacak. Pasi ka b\u00ebr\u00eb zullumet, ka vjedhur shqiptar\u00ebt dhe sot vjedh Shkodr\u00ebn dhe taksapaguesit shkodran\u00eb, sillet si frikacak, si i pabes\u00eb. Nuk arrin sot t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, fshihet. Benet Beci, ty nuk ka Drin\u00eb as Bun\u00eb q\u00eb t\u00eb lan\u00eb. Sado q\u00eb ti t\u00eb fshihesh dhe t\u00eb mbrohesh nga mburoja e regjimit, vendi yt dhe fundi yt tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i vulosur n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i pari kryebashkiak q\u00eb mban edhe postin e drejtuesit politik t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs. Por fundi i tij tashm\u00eb dihet, dhe dit\u00ebt e tij n\u00eb Shkod\u00ebr jan\u00eb t\u00eb num\u00ebruara. Erdhi si sh\u00ebrb\u00ebtor i p\u00ebrulur, por po ik me faqe t\u00eb zez\u00eb. Po ik me turp. Dhe k\u00ebt\u00eb turp do t\u2019ia sh\u00ebnojn\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shkodran\u00eb.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb 20 Shkurti. \u00cbsht\u00eb dat\u00eb historike. Data q\u00eb na kujton rr\u00ebzimin e bustit t\u00eb diktatorit Enver Hoxha. Sot ne jemi k\u00ebtu n\u00eb 20 Shkurt, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Edi Ram\u00ebn, diktatorin e dyt\u00eb, regjimin e tij q\u00eb po vjedh \u00e7do dit\u00eb parat\u00eb e shqiptar\u00ebve. Ai q\u00eb po shkat\u00ebrron familjen shqiptare. Ky i pamoralsh\u00ebm q\u00eb po shfaros t\u00eb gjitha vlerat e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb i kemi ruajtur me forc\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Ky q\u00eb ka shkat\u00ebrruar arsimin, ka shkat\u00ebrruar sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, q\u00eb ka varf\u00ebruar, q\u00eb ka shpopulluar.<\/p>\n<p>Ky hajdut q\u00eb, me band\u00ebn e tij dhe hajdut\u00ebt e tij n\u00eb pushtet, prodhon ligje dhe ata q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb para p\u00ebr t\u00eb, ngrejn\u00eb n\u00eb rrjesht kartonin p\u00ebr t\u2019i miratuar ato, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur at\u00eb dhe familjen e tij, p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar vjedhjet e tij dit\u00eb e nat\u00eb. Dhe ky po na vjedh ne, t\u00eb dashur miq, t\u00eb dashur q\u00ebndrestar\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, sot un\u00eb i them Edi Ram\u00ebs: hap syt\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb t\u00eb jep Shqip\u00ebria. Shqip\u00ebria nuk t\u00eb do. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu. M\u00eb mir\u00eb kap ato tre \u00e7akla, dil nga zyra, sepse do t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb t\u00eb shporrin me turp.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miqt\u00eb e mi, t\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb, ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh. Ne nuk duhet t\u00eb l\u00ebvizim nga k\u00ebtu. Nuk mund t\u00eb presim q\u00eb na shp\u00ebtojn\u00eb as t\u00eb huajt, as nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e jon\u00eb. Shqip\u00ebrin\u00eb e shp\u00ebtojm\u00eb ne. Shqip\u00ebrin\u00eb e \u00e7lirojm\u00eb ne.<\/p>\n<p>Prandaj, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, burra, gra, f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja, t\u00eb moshuar, t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb vetme: t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb regjimin e Edi Ram\u00ebs, t\u00eb largojm\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe t\u00eb largojm\u00eb pushtetin e tij mafioz. Shqip\u00ebria na takon ne. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e jon\u00eb dhe Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb m\u00eb vet\u00ebm n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb bande q\u00eb e grabit at\u00eb. Kemi pritur boll.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e PD t\u00eb Shkodr\u00ebs, Eliona Shkreli, n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb podiumin e protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs para kryeministris\u00eb\u00a0u shpreh se Edi Rama dhe regjimi i tij po shkat\u00ebrrojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke vjedhur taksat e qytetar\u00ebve, shkat\u00ebrruar sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe arsimin, dhe duke shkaktuar varf\u00ebrim e shpopullim. Kryebashkiakun e Shkodr\u00ebs,\u00a0Benet Beci e quajti \u201chajdut i\u00a0\u00e7ertifikuar\u201d &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136548,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136547","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136547"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136547\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136549,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136547\/revisions\/136549"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}