{"id":136693,"date":"2026-02-23T09:01:00","date_gmt":"2026-02-23T09:01:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136693"},"modified":"2026-02-23T09:01:00","modified_gmt":"2026-02-23T09:01:00","slug":"kur-gazi-lotsjelles-hyn-ne-tempull-pushteti-se-ka-asgje-brutalitetin-kolektiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/23\/kur-gazi-lotsjelles-hyn-ne-tempull-pushteti-se-ka-asgje-brutalitetin-kolektiv\/","title":{"rendered":"Kur gazi lotsjell\u00ebs hyn n\u00eb tempull, pushteti s&#8217;e ka asgj\u00eb brutalitetin kolektiv"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Terrori i djesh\u00ebm i regjimit ishte nj\u00eb reagim tipik junte. Ai arriti nivelin e gjuh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdori vet\u00eb kreu i regjimit, Edi Rama, kur, duke reaguar ndaj protest\u00ebs, deklaroi se \u201cmortja e shtyu qen\u00ebrin\u00eb deri te dera e xhamis\u00eb\u201d , nj\u00eb shprehje q\u00eb e zhvesh pushtetin nga \u00e7do pretendim qytetar e institucional.<\/p>\n<p>Kur i ashtuquajturi kryeminist\u00ebr shprehet k\u00ebshtu kuptohet se ajo q\u00eb ndodhi dje nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb nj\u00eb \u201cincident proteste\u201d, as n\u00eb nj\u00eb tejkalim teknik t\u00eb kompetencave policore, sepse ajo q\u00eb pam\u00eb ishte shfaqja e zhveshur e pushtetit nga \u00e7do mask\u00eb ligjore dhe morale, ishte momenti kur shteti pushoi s\u00eb foluri me ligj dhe filloi t\u00eb flas\u00eb vet\u00ebm me dhun\u00eb, duke e kthyer trupin e qytetarit n\u00eb fush\u00eb nd\u00ebshkimi dhe frike. Represioni nuk u ndal n\u00eb shesh, nuk u kufizua n\u00eb perimetra sigurie apo n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes protestuesve dhe forcave t\u00eb rendit, por u shtri si nj\u00eb ndjekje hakmarr\u00ebse, duke hyr\u00eb n\u00eb lagje, n\u00eb oborre sht\u00ebpish, n\u00eb institucione politike dhe fetare, sikur q\u00ebllimi i tij t\u00eb mos ishte m\u00eb shp\u00ebrndarja e turm\u00ebs, por posht\u00ebrimi i njeriut dhe shkat\u00ebrrimi simbolik i \u00e7do hap\u00ebsire ku qytetari mund t\u00eb ndihet i mbrojtur.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i gazit lotsjell\u00ebs dhe i plumbave t\u00eb gom\u00ebs deri pran\u00eb banesave private dhe institucioneve publike sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb rrezikshme, sepse aty shteti nuk e sheh m\u00eb qytetarin si subjekt t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, por si objekt nd\u00ebshkimi, si trup q\u00eb duhet ndjekur, gjuajtur dhe frik\u00ebsuar edhe pasi protesta formalisht ka mbaruar. Kjo form\u00eb dhune e shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb reagim spontan, por strategji e menduar, sepse synon t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb: se askush nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt, se as sht\u00ebpia, as selia politike, as tempulli fetar nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb kufi p\u00ebr dor\u00ebn e pushtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb sheshet e kryeqytetit ton\u00eb dje nuk dol\u00ebn \u201cturbat\u201d, si\u00e7 p\u00ebrpiqet t\u2019i quaj\u00eb propaganda e regjimit, por njer\u00ebz konkret\u00eb me emra, histori dhe plag\u00eb t\u00eb hapura, qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ecur gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr zhg\u00ebnjim dhe q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, e ndjejn\u00eb se heshtja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se frika, se durimi \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsi dhe se fjala e vetme q\u00eb u ka mbetur \u00ebsht\u00eb trupi i tyre i vendosur p\u00ebrball\u00eb pushtetit. K\u00ebta jan\u00eb t\u00eb rinj pa t\u00eb ardhme, prind\u00ebr q\u00eb nuk mbyllin dot muajin, profesionist\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga sistemi, njer\u00ebz q\u00eb e ndjejn\u00eb pabarazin\u00eb jo si koncept teorik, por si p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb gdhendur n\u00eb faturat, n\u00eb pagat, n\u00eb trajtimin selektiv q\u00eb u b\u00ebhet sipas bindjes, lidhjes, apo sh\u00ebrbimit ndaj regjimit.<\/p>\n<p>N\u00eb protest\u00ebn e k\u00ebsaj dite pam\u00eb skena lufte ku polic\u00ebt e rendit ishin n\u00eb rolin e agresorit me bomba gazi n\u00eb dor\u00eb t\u00eb fotografuar duke hequr sigures\u00ebn me dh\u00ebmb\u00eb dhe duke ua hedhur njer\u00ebzve protestues sikur t\u00eb ishin armiq dhe pushtues.<\/p>\n<p>Skenat e k\u00ebsaj demonstrate jan\u00eb t\u00eb egra dhe plot\u00ebsisht diktatoriale q\u00eb pasqyrojn\u00eb nj\u00eb pushtet i cili e ka varrosur arsyen dhe demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb pam\u00eb me prova t\u00eb qarta jo thjesht tejkalim ligji por gjenocid mbi njer\u00ebzit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n<p>Bombardimi i selis\u00eb s\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare me gaz lotsjell\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt me dometh\u00ebnie thell\u00ebsisht politike, sepse ai nuk \u00ebsht\u00eb thjesht shkelje e nj\u00eb godine, por sulm ndaj pluralizmit si ide, ndaj vet\u00eb konceptit t\u00eb opozit\u00ebs si pjes\u00eb legjitime e jet\u00ebs demokratike. Kur pushteti godet selin\u00eb e opozit\u00ebs, ai nuk po p\u00ebrballet m\u00eb me nj\u00eb turm\u00eb, por po i shpall luft\u00eb \u00e7do ideje q\u00eb nuk i bindet, duke e trajtuar kund\u00ebrshtarin politik si armik t\u00eb brendsh\u00ebm dhe jo si rival brenda rregullave t\u00eb loj\u00ebs demokratike.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb trondit\u00ebse \u00ebsht\u00eb hedhja e gazit lotsjell\u00ebs n\u00eb xhami, n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb p\u00ebr besimtar\u00ebt \u00ebsht\u00eb tempull paqeje, lutjeje dhe reflektimi, sepse aty dhuna merr nj\u00eb dimension simbolik edhe m\u00eb t\u00eb err\u00ebt: ajo shkel jo vet\u00ebm ligjin dhe dinjitetin njer\u00ebzor, por edhe ndarjen minimale mes pushtetit dhe shenjt\u00ebris\u00eb, mes forc\u00ebs s\u00eb shtetit dhe nd\u00ebrgjegjes s\u00eb individit. Kur gazi lotsjell\u00ebs hyn n\u00eb tempull, pushteti i thot\u00eb shoq\u00ebris\u00eb se nuk njeh m\u00eb asnj\u00eb kufi moral, se as vendi i lutjes nuk p\u00ebrjashtohet nga logjika e nd\u00ebshkimit kolektiv.<\/p>\n<p>Arrestimi i f\u00ebmij\u00ebve dhe i qytetar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm, pa arsye ligjore dhe pa respektim t\u00eb procedurave, \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e qart\u00eb se dje ligji nuk funksionoi si mbrojtje e qytetarit, por si justifikim i dhun\u00ebs, si dekor formal p\u00ebr nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb n\u00eb thelb ishte arbitrare dhe represive. Ligji, i cili n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik duhet t\u00eb jet\u00eb mburoj\u00eb e t\u00eb dob\u00ebtit ndaj t\u00eb fortit, dje u kthye n\u00eb veg\u00ebl t\u00eb fortit kund\u00ebr t\u00eb dob\u00ebtit, duke u shkelur pik\u00ebrisht nga ata q\u00eb kan\u00eb detyr\u00eb ta zbatojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo gjendje e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb devijim t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm, por me nj\u00eb model qeverisjeje q\u00eb e sheh dialogun si dob\u00ebsi dhe dhun\u00ebn si mjet qeveris\u00ebs, nj\u00eb pushtet q\u00eb, i paaft\u00eb ose i pavullnetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebrin e qytetar\u00ebve, zgjedh t\u00eb shtr\u00ebngoj\u00eb vet\u00ebm instrumentet e forc\u00ebs, duke besuar se frika mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb legjitimitetin. Por historia ka treguar gjithmon\u00eb se pushtetet q\u00eb mb\u00ebshteten te frika prodhojn\u00eb vet\u00ebm heshtje t\u00eb p\u00ebrkohshme, nd\u00ebrsa n\u00ebn sip\u00ebrfaqe grumbullojn\u00eb zem\u00ebrim, mosbesim dhe ndarje t\u00eb thella shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Dhuna e djeshme nuk ishte thjesht dhun\u00eb fizike ndaj trupave t\u00eb protestuesve, por dhun\u00eb simbolike ndaj ides\u00eb s\u00eb qytetaris\u00eb, ndaj t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar, ndaj besimit se shteti ekziston p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer shoq\u00ebris\u00eb dhe jo p\u00ebr ta n\u00ebnshtruar at\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron rreziku m\u00eb i madh: kur shteti humb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar dhe zgjedh vet\u00ebm shkopin, ai fillon t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb themelet e veta, sepse nj\u00eb rend i nd\u00ebrtuar mbi frik\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb rend, por pritje e shp\u00ebrthimit t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ajo q\u00eb pam\u00eb dje nuk \u00ebsht\u00eb fundi i nj\u00eb proteste, por nj\u00eb paralajm\u00ebrim i zymt\u00eb p\u00ebr drejtimin ku po shkon shoq\u00ebria, n\u00ebse normalizohet ideja se dhuna \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigje legjitime ndaj pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb qytetare. Sepse n\u00eb momentin q\u00eb protesta trajtohet si krim dhe qytetari si armik, pushteti nuk po mbron rendin, por po p\u00ebrgatit terrenin p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb morale, politike dhe shoq\u00ebrore, nga e cila askush nuk del i pad\u00ebmtuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA Terrori i djesh\u00ebm i regjimit ishte nj\u00eb reagim tipik junte. Ai arriti nivelin e gjuh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdori vet\u00eb kreu i regjimit, Edi Rama, kur, duke reaguar ndaj protest\u00ebs, deklaroi se \u201cmortja e shtyu qen\u00ebrin\u00eb deri te dera e xhamis\u00eb\u201d , nj\u00eb shprehje q\u00eb e zhvesh pushtetin nga \u00e7do pretendim qytetar e institucional. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136624,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-136693","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136693"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136693\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136694,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136693\/revisions\/136694"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136624"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}