{"id":136835,"date":"2026-02-24T14:16:14","date_gmt":"2026-02-24T14:16:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136835"},"modified":"2026-02-24T14:16:14","modified_gmt":"2026-02-24T14:16:14","slug":"ndryshimet-ne-ligjin-per-qeverisjen-elektronike-licence-per-korrupsion-masiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/24\/ndryshimet-ne-ligjin-per-qeverisjen-elektronike-licence-per-korrupsion-masiv\/","title":{"rendered":"Ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr qeverisjen elektronike: li\u00e7enc\u00eb p\u00ebr korrupsion masiv!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Votoj kund\u00ebr projektligjit &#8220;P\u00ebr disa ndryshime e shtesa n\u00eb ligjin nr. 43\/2023 &#8220;P\u00ebr qeverisjen elektronike&#8221;, p\u00ebr arsyet kryesore t\u00eb m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p><strong><em>I. Transparenc\u00eb zero n\u00eb tenderat dhe kontratat teknologjike<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ligji nr. 43\/2023 &#8220;P\u00ebr qeverisjen elektronike&#8221;, duke p\u00ebrcaktuar Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) si autoritet qendror p\u00ebr standardizimin, koordinimin dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb qeverisjes elektronike, ka krijuar nj\u00eb nga problematikat m\u00eb t\u00eb mprehta t\u00eb qeverisjes publike p\u00ebrmes qeverisjes elektronike n\u00eb Shqip\u00ebri: centralizimin e madh dhe pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht abuziv t\u00eb sistemeve dhe vendimmarrjes teknologjike.<\/p>\n<p>AKSHI ka dhe ka pasur rol dominues n\u00eb infrastruktur\u00ebn digjitale shtet\u00ebrore, duke krijuar var\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb institucionale dhe rrezik real e t\u00eb v\u00ebrtetuar tashm\u00eb, nga hetimet dhe masat p\u00ebr arrest sht\u00ebpiak t\u00eb ish-drejtueses s\u00eb saj, p\u00ebr munges\u00eb kontrolli efektiv dhe trukim tenderash dhe kontratash publike, me humbje kolosale p\u00ebr Buxhetin e Shtetit.<\/p>\n<p>AKSHI sot \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb institucion okult, pak t\u00eb njohur nga Kuvendi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si funksion, gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb informacionit sensitiv, si dhe pothuajse t\u00eb panjohur fare nga qytetari-taksapagues, me transparenc\u00eb dhe proces auditimi gati zero!<\/p>\n<p>Propaganda e sektit Rama n\u00eb fuqi e ka paraqitur digjitalizimin e sh\u00ebrbimeve publike n\u00eb Shqip\u00ebri si gjoja nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb modernizimit t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, por n\u00eb fakt, zhvillimet e fundit lidhur me drejtimin e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), p\u00ebrfshir\u00eb masat hetimore ndaj ish-drejtuesve t\u00eb saj, kan\u00eb v\u00ebrtetuar denoncimet dhe dyshimet e opozit\u00ebs dhe medias s\u00eb pakapur p\u00ebr abuzime skandaloze me fondet e Buxhetit dhe tendera t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb trukuar p\u00ebr shuma me dhjet\u00ebra milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Projektet e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit zakonisht p\u00ebrfshijn\u00eb fonde t\u00eb konsiderueshme publike. Hetimet e fundit kan\u00eb provuar korrupsionin galopant n\u00eb procedurat e prokurimit, n\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb konkurrenc\u00ebs reale, n\u00eb tenderat e AKSHI-t.<\/p>\n<p>Ndryshimet e propozuara n\u00eb ligjin nr. 43\/2023&#8243;P\u00ebr qeverisjen elektronike&#8221;, me krijimin e shoq\u00ebrive operatore TIK me pjes\u00ebmarrjen e kompanive private, jan\u00eb li\u00e7enc\u00eb p\u00ebr korrupsion akoma m\u00eb t\u00eb organizuar dhe m\u00eb masiv n\u00eb qeverisjen ton\u00eb elektronike publike!<\/p>\n<p>Gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ri organizimi dhe operimi t\u00eb sistemeve TIK, projektligji siguron hap\u00ebsir\u00eb diskrecionale t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr konflikt interesi, abuzim dhe korrupsion, si dhe c\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb qytetarit, tashm\u00eb n\u00ebn kontroll operacional edhe nga privati.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse pronesia mbetet publike, kontrolli operacional, i cili transferohet tek keto shoqeri hibride, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pasigurt.<\/p>\n<p><strong><em>II. Hap\u00ebsira t\u00eb pamata p\u059d\u00ebr konflikt interesi dhe korrupsion <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb projektligj t\u00eb kthyer t\u00eb kthyer n\u00eb ligj hapet rruga per krijimin e \u201cpartneriteteve\u201d me kompanit\u00eb private pran\u00eb interesave dhe orbit\u00ebs s\u00eb sektit Rama, te cilat perbejne rrezik real ne te ardhmen per praktika me petkun e konfliktit te interesit, me orientimin e kontratave drejt disa subjekteve te perzgjedhura dhe potencialin e lart\u00eb t\u00eb delegimit tek privati te disa funksioneve kritike te fushes digjitale.<\/p>\n<p>Projektligji krijon hapesira per ngushtimin dhe dobesimin e rolit rregullator qe AKSHI ka aktualisht dhe gjeneron shtratin per skema te abuzimit dhe korrupsionit, nga presioni dhe kontrolli politik.<\/p>\n<p>Struktura qe do te kete ne doren e saj operimin e sistemit, do te kete me shume mundesi edhe kontrollin mbi zhvillimin dhe mirembajtjen perkatese t\u00eb sistemit TIK.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, krijohen hapesira ligjore per konflikt interesi midis funksioneve te vete AKSHI-it, pasi kjo struktur\u00eb, nga njera ane merr funksione ekonomike dhe, nga ana tjeter ka funksionin pergjegjes dhe rregullator te sektorit.<\/p>\n<p><strong><em>III. Kuvendi del jasht\u00eb loje n\u00eb kontrollin e k\u00ebtyre shoq\u00ebrive PPP! <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Fakti qe me VKM sistemet e TIK do t\u00eb mund t\u2019u kalojne ketyre shoqerive hibride, me partneritet publik-privat(PPP), i jep kompetenca te tepruara ekzekutivit, duke rritur centralizimin. Ky projektligj e nxjerr Kuvendin gjithnje e me shume \u201cjashte loje\u201d, ashtu sic eshte bere edhe me shume propozime te tjera gjate muajve te pare te kesaj legjislature.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, projektligji rrit rolin e Keshillit te Ministrave, duke ndikuar drejtpersedrejti ne uljen e transparences. Krijohen shtigje p\u00ebr rritjen e abuzimit financiar, pasi kontratat qe deri me sot jane subjekt i parimeve te kontrollit buxhetor, ne te ardhmen do t\u00eb kontraktohen nga keto shoqeri hibride, te cilat do te jene me kapital 51% shteteror e pjesa tjeter me kapital privat.<\/p>\n<p><strong><em>IV. Minohet edhe m\u00eb keq siguria kibernetike dhe besimi qytetar<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sulmet kibernetike t\u00eb viteve t\u00eb fundit ndaj sistemeve shtet\u00ebrore treguan se infrastruktura digjitale shtet\u00ebrore mbetet e ekspozuar ndjesh\u00ebm. Kur k\u00ebtyre sfidave u shtohen edhe skandale institucionale apo hetime p\u00ebr abuzime dhe korrupsion, qytetar\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb dyshojn\u00eb jo vet\u00ebm te siguria e t\u00eb dh\u00ebnave, por edhe te integriteti i administrimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Teknologjia nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb automatikisht problemet strukturore t\u00eb administrat\u00ebs publike. N\u00eb disa raste, procedurat burokratike thjesht jan\u00eb transferuar online, pa u reformuar realisht. Kjo krijon frustrim p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset, nd\u00ebrsa rreziku i abuzimit rritet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb perceptimi p\u00ebr ndikim politik n\u00eb institucionet q\u00eb menaxhojn\u00eb teknologjin\u00eb shtet\u00ebrore. Qeverisja elektronike k\u00ebrkon profesionaliz\u00ebm teknik dhe stabilitet institucional, jo rotacion t\u00eb shpesht\u00eb apo tension politik q\u00eb cenon vazhdim\u00ebsin\u00eb e projekteve.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt sugjerojn\u00eb se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb forcoj\u00eb auditimin e pavarur t\u00eb sistemeve digjitale, transparenc\u00ebn e kontratave IT, si dhe standardet e siguris\u00eb kibernetike. Ky projektligj nuk jep asnj\u00eb garanci p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por e nd\u00ebrlikon edhe m\u00eb tej situat\u00ebn, duke futur elementin e menaxhimit privat, v\u00ebshtir\u00ebsisht t\u00eb kontrolluesh\u00ebm, n\u00eb krahasim me at\u00eb shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Qeverisja elektronike mbetet nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb moderne, por zhvillimet e fundit tregojn\u00eb se teknologjia pa transparenc\u00eb, kontroll dhe integritet institucional nuk garanton automatikisht mir\u00ebqeverisje. Projektligji i paraqitur vet\u00ebm sa e shton n\u00eb progresion gjeometrik keq-qeverisjen elektronike publike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sfida e v\u00ebrtet\u00eb p\u00eb ne \u00a0nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrtimi i sistemeve digjitale edhe me pjes\u00ebmarrjen e privatit, por krijimi i nj\u00eb kulture administrimi t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, ku besimi i qytetar\u00ebve t\u00eb jet\u00eb po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa vet\u00eb teknologjia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Votoj kund\u00ebr projektligjit &#8220;P\u00ebr disa ndryshime e shtesa n\u00eb ligjin nr. 43\/2023 &#8220;P\u00ebr qeverisjen elektronike&#8221;, p\u00ebr arsyet kryesore t\u00eb m\u00ebposhtme: I. Transparenc\u00eb zero n\u00eb tenderat dhe kontratat teknologjike Ligji nr. 43\/2023 &#8220;P\u00ebr qeverisjen elektronike&#8221;, duke p\u00ebrcaktuar Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) si autoritet qendror p\u00ebr standardizimin, koordinimin dhe ofrimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95037,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136835","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136835","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136835"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136835\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136836,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136835\/revisions\/136836"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95037"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136835"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136835"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136835"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}