{"id":13687,"date":"2022-05-28T12:01:32","date_gmt":"2022-05-28T12:01:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=13687"},"modified":"2022-05-28T14:03:08","modified_gmt":"2022-05-28T14:03:08","slug":"ska-mision-me-te-madh-sesa-te-ngrihemi-dhe-ti-shkurtojme-ditet-kesaj-qeverie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/05\/28\/ska-mision-me-te-madh-sesa-te-ngrihemi-dhe-ti-shkurtojme-ditet-kesaj-qeverie\/","title":{"rendered":"S\u2019ka mision m\u00eb t\u00eb madh sesa t\u00eb ngrihemi dhe t\u2019i shkurtojm\u00eb dit\u00ebt k\u00ebsaj qeverie"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb MBLEDHJEN E K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR<\/p>\n<p>I dashur zoti Paloka, Kryetar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD,<\/p>\n<p>t\u00eb dashur zonja dhe zot\u00ebrinj, an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike!<\/p>\n<p>S\u00eb pari, dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes ju an\u00ebtar\u00ebve dhe an\u00ebtareve t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD dhe s\u00eb bashku me ju t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt dhe demokratet shqiptar\u00eb kudo q\u00eb jan\u00eb sot.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kan\u00eb nga un\u00eb an\u00ebtar\u00ebt dhe an\u00ebtaret e Komisionit t\u00eb Rithemelimit t\u00eb PD, p\u00ebr kontributin e tyre jasht\u00ebzakonisht t\u00eb \u00e7muar n\u00eb procesin historik t\u00eb rithemelimit t\u00eb k\u00ebsaj partie, proces vendimtar p\u00ebr shp\u00ebtimin e Partis\u00eb Demokratike, pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ne mblidhemi sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb zgjedhur forumin drejtues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr 4 vitet q\u00eb vijn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Kryesin\u00eb e k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb moment tep\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe sh\u00ebnon p\u00ebrfundimin me sukses t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb vazhduesh\u00ebm procedurash, aktesh, kuvendesh, referendumesh t\u00eb papara ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti dhe ndofta unike n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb force politike t\u00eb cilat n\u00eb themel kishin lirin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve dhe an\u00ebtareve t\u00eb k\u00ebsaj force. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ne ia dol\u00ebm p\u00ebrkundrejt v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb jemi sot opozit\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb jemi sot m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se kurr\u00eb n\u00eb ekzistenc\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb jemi sot m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb n\u00eb misionin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi,<\/p>\n<p>sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb analizosh k\u00ebt\u00eb proces, k\u00ebt\u00eb arritje historike, proces t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, gjen se merita absolute u takon an\u00ebtareve dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Ata n\u00eb 8 vite, po shkojm\u00eb drejt 9, kishin ruajtur si gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muar misionin e tyre t\u00eb liris\u00eb. Ata u ngrit\u00ebn sapo u dha kushtrimi, sapo u dha apeli, u b\u00eb thirrja, u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar forc\u00ebn e tyre politike. Me idealet e tyre udh\u00ebheq\u00ebse ata kishin arritur q\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit ta mbajn\u00eb k\u00ebt\u00eb parti forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe politike n\u00eb Europ\u00ebn ish-komuniste, pas FIDES-it t\u00eb Hungaris\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebsim. Nuk duhet ta harrojm\u00eb kurr\u00eb p\u00ebr dy arsye. S\u00eb pari, Partia Demokratike kaloi nga disfata n\u00eb disfat\u00eb, nga humbje n\u00eb humbje p\u00ebr shkak t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb saj problematike, d\u00ebshtake, p\u00ebr shkak t\u00eb pazareve t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb saj dhe jo p\u00ebr shkak t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve. Ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn \u00e7do thirrje n\u00eb 8 vite, sakrifikuan dhe b\u00ebn\u00eb \u00e7do sakrific\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb 8 vite. Pra, e gjith\u00eb kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb detyrim madhor p\u00ebr ne. Ata ishin, si\u00e7 d\u00ebshmuan, n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e misionit dhe idealeve t\u00eb tyre. 44 mij\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb liris\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb aktet madhore t\u00eb k\u00ebtij rithemelimi.<\/p>\n<p>Por, Ronald Reagan e ka t\u00eb pavdekshme th\u00ebnien e tij \u201cProblemi \u00ebsht\u00eb qeveria\u201d. Ne nuk jemi qeveri, jemi opozit\u00eb, problemi \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheqja. Dhe nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kaloi, por e kam fjal\u00ebn p\u00ebr ne q\u00eb jemi k\u00ebtu, ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb th\u00ebnie t\u00eb k\u00ebtij gjeniu t\u00eb konservator\u00ebve mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p>Pse \u00ebsht\u00eb dhe si mund t\u00eb jet\u00eb problem udh\u00ebheqja e opozit\u00ebs. Dy jan\u00eb s\u00ebmundjet e saj m\u00eb kryesore. E para, pazaret me qeverin\u00eb, pazaret p\u00ebr interesa personale, ato detyrojn\u00eb udh\u00ebheqjen t\u00eb shkelmoj\u00eb mbi interesat e an\u00ebtar\u00ebve, mbi djers\u00ebn dhe sakrificat e tyre dhe shembulli m\u00eb tragjik jemi n\u00eb PD n\u00eb vitet e shkuara.<\/p>\n<p>Ndaj dhe k\u00ebt\u00eb m\u00ebsim nuk duhet ta harrojm\u00eb kurr\u00eb. Por sot ne kemi nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh. Ju ulerni n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb demokrateve dhe demokrat\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb zgjedhur me vot\u00ebn e tyre, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vullnetit t\u00eb tyre, dhe jo t\u00eb kryesis\u00eb dhe kryetarit t\u00eb partis\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Pra ju jeni p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit, t\u00eb atyre q\u00eb ju besojn\u00eb, t\u00eb atyre q\u00eb ringrit\u00ebn PD-n\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel, t\u00eb atyre q\u00eb e mbajt\u00ebn at\u00eb gjall\u00eb, dhe q\u00eb drejtimi e \u00e7oi at\u00eb para alternativ\u00ebs \u201cTo be or not to be\u201d. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb detyrimi juaj \u00ebsht\u00eb i pakufish\u00ebm ndaj tyre. Do t\u00eb thot\u00eb se ata presin nga ju \u00e7do dit\u00eb udh\u00ebheqje, vizion, vendosm\u00ebri.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja e dyt\u00eb e udh\u00ebheqjes opozitare apo e opozitarizmit?<\/p>\n<p>E dyta me efekte shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr opozit\u00ebn, \u00ebsht\u00eb protagonizmi \u201cvantosh\u201d opozitar. T\u00eb k\u00ebnaqurit me protagonizmin se ke nj\u00eb karrige, se ke nj\u00eb vend, se ke nj\u00eb post dhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb shohin. PO ti \u00e7far\u00eb b\u00ebn? Opozita profesioniste. \u00cbsht\u00eb opozit\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb. Ndaj dhe p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb opozit\u00eb profesioniste ka vet\u00ebm nj\u00eb antidot. Dhe ky antidot q\u00ebndron n\u00eb p\u00ebrgjigjen e thjesht\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i shtrojm\u00eb vetes ton\u00eb, un\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e deg\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb. \u00c7do m\u00ebngjes \u00e7far\u00eb do b\u00ebj un\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi, \u00e7far\u00eb do b\u00ebjm\u00eb ne sot kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi, nj\u00eb betej\u00eb e papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e tij. Pse an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb rithemeluan PD-n\u00eb, dhe \u00e7far\u00eb kuptimi ka kjo. Ata e rithemeluan si parti t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave njer\u00ebzore, dhe kjo n\u00ebnkupton q\u00eb ne t\u00eb jemi mbrojt\u00ebsit m\u00eb kryesore, kjo n\u00ebnkupton q\u00eb ne t\u00eb realizojm\u00eb se nuk ka vend tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Lukashenkos s\u00eb Bjellorusis\u00eb dhe Rusis\u00eb s\u00eb Putinit ku t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb dhunohen m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb Shqip\u00ebri nga ky regjim. Ku \u00ebsht\u00eb z\u00ebri yn\u00eb, duhet t\u2019i shtrojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb pyetje vetes, ku \u00ebsht\u00eb z\u00ebri yn\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb q\u00ebndresa jon\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, duhet t\u00eb hedhim t\u00ebr\u00ebsisht mbrapa dhe posht\u00eb q\u00ebndrimet e deritanishme apatike t\u00eb PD-s\u00eb. Ata q\u00eb rithemeluan PD-n\u00eb, e rithemeluan pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Pse e rithemeluan ata PD, sepse donin t\u00eb shihnin partin\u00eb e tyre si parti t\u00eb interesit komb\u00ebtar. A dini ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr ku interesi komb\u00ebtar t\u00eb shkelmohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb flagrante se sa shkelmohet sot n\u00eb Shqip\u00ebri nga Edi Rama? A mund t\u00eb imagjinohet q\u00eb Tirana t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb Beogradin e vog\u00ebl, dhe Beogradi n\u00eb Mosk\u00ebn e vog\u00ebl? E gjitha kjo kund\u00ebr interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. 44 mij\u00eb an\u00ebtare t\u00eb PD presin nga ne t\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb me forc\u00eb k\u00ebt\u00eb politik\u00eb antikomb\u00ebtare t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ata jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr beteja, ata presin vet\u00ebm udh\u00ebheqjen tuaj. Pse e rithemeluan an\u00ebtaret dhe an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb PD-n\u00eb? Sepse ata ndjejn\u00eb dhimbje t\u00eb madhe, d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb thell\u00eb, kur shohin kombin e tyre t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb. T\u00eb denigrohet \u00e7do dit\u00eb. Kur shohin kombin e tyre t\u00eb bukur t\u00eb braktiset \u00e7do dit\u00eb nga shqiptar\u00ebt, n\u00ebn moton se Shqip\u00ebria nuk b\u00ebhet nga shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb pret kjo ushtri e liris\u00eb nga udh\u00ebheqja e tyre, pret drejtim, betej\u00eb, drejtim betej\u00eb, p\u00ebr interesin komb\u00ebtar. Pse e rithemeluan an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb PD-n\u00eb. Ata e rithemeluan se konstatuan se Shqiptar\u00ebt po vidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb monstruoze. Se pas \u00e7do vendimi q\u00ebndron nj\u00eb vjedhje, se pas \u00e7do akti nj\u00eb plak\u00e7kitje. Kurse ata zhyten \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb varf\u00ebri e mjerim,. Nuk ka mision m\u00eb t\u00eb madh se sa t\u00eb ngrihemi e ti shkurtojm\u00eb dit\u00ebt k\u00ebsaj qeverie, pa asnj\u00eb kompleks. Ata q\u00eb mendojn\u00eb se ky regjim \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb gabojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ka para t\u00eb pafundme krimi, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nuk ndjek asnj\u00eb parim dhe princip, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se vret n\u00eb komisariate t\u00eb policis\u00eb dhe njer\u00ebz n\u00eb rrug\u00eb. Por ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ky regjim \u00ebsht\u00eb kalb\u00ebsir\u00eb, kalb\u00ebsir\u00eb, kalb\u00ebsir\u00eb. Pse e rithemeluan an\u00ebtar\u00ebt PD-n\u00eb? Ata e rithemeluan sepse e pan\u00eb se Shqip\u00ebria humbi \u2018Nordin\u2019 e saj, orientimin e saj Europian per\u00ebndimor. Humbi vokacionin, po shkelmohej vokacioni yn\u00eb Europian per\u00ebndimor, po shkelmohej vokacioni Europian p\u00ebr vendin ton\u00eb. Hapja e negociatave u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb horizont t\u00eb pakapsh\u00ebm, dhe k\u00ebtu tani Edi Rama fajin e gjen tek Europa, dhe p\u00ebrpiqet ta k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb. Faji nuk \u00ebsht\u00eb tek Europa miqt\u00eb e mi. Europa ka problemet e veta t\u00eb padiskutueshme miqt\u00eb e mi, \u00e7do organizim, \u00e7do bashkim por edhe \u00e7do shtet ka problemet e veta. Por nuk jan\u00eb kurr\u00eb k\u00ebto probleme q\u00eb na lan\u00eb ne 8 vite me zero progres dhe na fut\u00ebn n\u00eb skema t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb devijojn\u00eb p\u00ebrfundimisht rrug\u00ebn e integrimit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb na pengoi ne? Ne na penguan para s\u00eb gjithash e mbi t\u00eb gjitha lidhjet e Edi Ram\u00ebs me krimin. Bjelivuku i Beogradit \u00ebsht\u00eb Dumani i Elbasanit dhe i Tiran\u00ebs. Nj\u00eb serial killer i cili vriste n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt p\u00ebr llogari t\u00eb bandave t\u00eb qeveris\u00eb. Cili nuk i dinte lidhjet direkte t\u00eb Edi Ram\u00ebs, me band\u00ebn e Elbasanit, band\u00ebn e Durr\u00ebsit t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs dhe bandave t\u00eb tjera. Cili nuk i dinte lidhjet patologjike t\u00eb Taulant Ball\u00ebs me Suel \u00c7el\u00ebn, me Begot e me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb i dinin, por tani ato kan\u00eb dal\u00eb sheshit. Disa muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb mediat bot\u00ebrore Bjelivuk \u201cUjku i Bardh\u00eb\u201d i Beogradit u b\u00eb personazh i krimit. Tani del qart\u00eb se Edi Ram\u00ebn dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 i mban bashk\u00eb lidhja me krimin. Se ata mbajn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto lidhje, se k\u00ebto lidhje jan\u00eb muri i v\u00ebrtet\u00eb i bllokimit t\u00eb procesit t\u00eb integrimit. Jo vet\u00ebm kaq, por dokumente t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, akte zyrtare faktojn\u00eb se Edi Rama drejton sot nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kriminale. Ky dy metrosh thot\u00eb se un\u00eb nuk vjedh se nuk ulem dot t\u00eb fus dor\u00ebn n\u00eb xhepa. Ky vjedh me \u00e7do firm\u00eb, \u00e7do vendim. Dhe kush dyshon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb lexoj\u00eb aktet t\u00eb b\u00ebra publike p\u00ebr incenerator\u00ebt. Lexoni akte t\u00eb tjera se si u ka dh\u00ebn\u00eb ministrave t\u00eb tij statusin e investitorit strategjik, duke shkelmuar kushtetut\u00ebn q\u00eb e ndalon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Lexoni akte t\u00eb tjera se si e shp\u00ebrb\u00ebn Parkun e Butrintit, k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebrrallore t\u00eb shqiptar\u00ebve, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrruar 800 hektar\u00eb t\u00eb tij n\u00eb resorte, vila t\u00eb vetes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nuk ka t\u00eb ndalur n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Pra u b\u00ebra k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, sepse \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo. Ne si drejtues duhet ti b\u00ebjm\u00eb \u00e7do dit\u00eb pyetje vetes: Pse e rithemeluan an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb PD-n\u00eb?<\/p>\n<p>Dhe duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb misionin ton\u00eb, ky mision \u00ebsht\u00eb shkurtimi i jet\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Kjo ndodh vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ne t\u00eb bindemi se misioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me \u00e7do shqiptar p\u00ebr ta bindur se Shqip\u00ebria b\u00ebhet nga Shqiptar\u00ebt. Ky mision \u00ebsht\u00eb dhe jemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e tij kur t\u00eb bindim \u00e7do shqiptar, se shp\u00ebtimi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi i identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ky mision p\u00ebrmbushet kur t\u00eb bindim \u00e7do shqiptar se destinacioni nuk \u00ebsht\u00eb as Beogradi, as Stambolli: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb, Brukseli dhe vet\u00ebm Brukseli. Ky mision p\u00ebrmbushet kur t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb besnik\u00ebrisht n\u00eb AND-n\u00eb shqiptare. Kur t\u00eb hedhim posht\u00eb me p\u00ebr\u00e7mim t\u00eb gjitha insinuatat, sloganet e atyre t\u00eb cil\u00ebt vjedhin nat\u00ebn dhe dit\u00ebn th\u00ebrrasin \u201cRroft\u00eb Amerika\u201d. Pla\u00e7kisin nat\u00ebn dhe dit\u00ebn th\u00ebrrasin \u201cRroft\u00eb Amerikane\u201d. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi m\u00eb antiamerikan q\u00eb mund t\u00eb mbahet. Amerika \u00ebsht\u00eb dheu dhe vendi i vlerave t\u00eb liris\u00eb. Ajo udh\u00ebheq dhe rrezaton si avokate e Liris\u00eb mbi tok\u00eb dhe kurr\u00eb si mb\u00ebshtetje e pla\u00e7kit\u00ebsve, grabit\u00ebsve dhe organizatave kriminale q\u00eb qeverisin n\u00eb vende t\u00eb tjera. Ndaj dhe s\u2019duhet t\u00eb kemi asnj\u00eb kompleks: Shqip\u00ebrin\u00eb e b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt. Misioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb konsolidojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ato vlera q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb madh \u00e7do komb t\u00eb lir\u00eb. Asnj\u00eb komb, nuk ka ecur p\u00ebrpara, nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb rast se nuk ka mbrojtur interesin e tij komb\u00ebtar. Asnj\u00eb komb asnj\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb qoft\u00eb se nuk ka patur nj\u00eb shtet patriotik. Asnj\u00eb shoq\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb rast se nuk ka patur si konstante t\u00eb saj atdhedashurin\u00eb dhe besimin tek vendi. K\u00ebto jan\u00eb thirrjet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e PD-s\u00eb n\u00eb rast se nuk duam t\u00eb jemi problemi i saj p\u00ebrs\u00ebri. Un\u00eb kam besim t\u00eb madh tek ju , n\u00eb frym\u00ebzimin tuaj, integritetin tuaj se s\u00eb bashku do ja dalim t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb misionin ton\u00eb t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga ky regjim, m\u00eb i keqi m\u00eb antishqiptari q\u00eb ka pasur ky vend q\u00eb nga koha e Enver Hoxh\u00ebs deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb PD!<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb MBLEDHJEN E K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR I dashur zoti Paloka, Kryetar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD, t\u00eb dashur zonja dhe zot\u00ebrinj, an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike! S\u00eb pari, dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes ju an\u00ebtar\u00ebve dhe an\u00ebtareve t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD dhe s\u00eb bashku me ju t\u00eb gjith\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":13673,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-13687","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13687","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13687"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13687\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13673"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13687"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13687"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13687"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}