{"id":136922,"date":"2026-02-25T17:46:41","date_gmt":"2026-02-25T17:46:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136922"},"modified":"2026-02-25T17:46:41","modified_gmt":"2026-02-25T17:46:41","slug":"pse-ne-shpellen-e-mafies-imuniteti-ballukut-eshte-shpallur-monopol-krimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/25\/pse-ne-shpellen-e-mafies-imuniteti-ballukut-eshte-shpallur-monopol-krimi\/","title":{"rendered":"Pse n\u00eb shpell\u00ebn e mafies imuniteti Ballukut \u00ebsht\u00eb shpallur monopol krimi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebzimin e imunitetit t\u00eb Belinda Balluku ka r\u00ebn\u00eb mbi qeverisjen\u00a0 shqiptare jo si nj\u00eb akt procedural i ftoht\u00eb, por si nj\u00eb trokitje nate n\u00eb portat e nj\u00eb k\u00ebshtjelle ku err\u00ebsira \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ligj, ku heshtja \u00ebsht\u00eb disiplin\u00eb dhe ku frika ushqehet prej vitesh si virtyt shtet\u00ebror, sepse ajo q\u00eb\u00a0\u00a0 trondit nuk ishte thjesht nj\u00eb em\u00ebr apo nj\u00eb mandat, por vet\u00eb shpella e mafies s\u00eb regjimit, ajo zgav\u00ebr e lag\u00ebsht ku pushteti ka m\u00ebsuar t\u00eb flas\u00eb me shenja, t\u00eb mbyll\u00eb dyer me gjak dhe t\u00eb thur\u00eb besnik\u00ebri me interesa, si\u00e7 thuren komplotet n\u00eb tragjedit\u00eb e vjetra, ku krimi nuk ndodh n\u00eb shesh, por n\u00eb korridor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr makbethian, ku pushteti nuk fle kurr\u00eb i qet\u00eb dhe nd\u00ebrgjegjja endet si fantazm\u00eb mbi muret e pallatit, k\u00ebrkesa p\u00ebr imunitetin u shfaq si nj\u00eb pasqyr\u00eb e thyer q\u00eb u tregoi banor\u00ebve t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs fytyrat e tyre t\u00eb v\u00ebrteta, sepse kur drejt\u00ebsia troket, nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur, por p\u00ebr t\u00eb kujtuar se edhe kurora m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb mbahet mbi nj\u00eb qaf\u00eb njer\u00ebzore, dhe se \u00e7do pushtet q\u00eb nd\u00ebrtohet mbi frik\u00eb e heshtje \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb tronditet nga nj\u00eb fjal\u00eb e vetme: llogari.<\/p>\n<p>N\u00eb shpell\u00ebn e mafies, e cila p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb u mbajt e mbyllur hermetikisht nga propaganda, frika dhe bashk\u00ebpunimi i heshtur nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kan\u00eb filluar m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb rrezet e para t\u00eb drit\u00ebs, jo si ndri\u00e7im i plot\u00eb \u00e7lirues, por si \u00e7arje t\u00eb dhimbshme n\u00eb murin e err\u00ebsir\u00ebs q\u00eb e ka mbajtur k\u00ebt\u00eb vend peng, dhe pik\u00ebrisht ky dep\u00ebrtim i drit\u00ebs po e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar pamjen e asaj q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb u paraqit si madh\u00ebshti, stabilitet dhe modernizim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb thelb ishte vet\u00ebm nj\u00eb struktur\u00eb pushteti e nd\u00ebrtuar mbi krimin, korrupsionin dhe p\u00ebrdorimin instrumental t\u00eb shtetit p\u00ebr mbijetes\u00eb personale dhe politike. Ashtu si gjiganti i Viktor Hygoit, q\u00eb nga larg dukej i p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe i pathyesh\u00ebm, por q\u00eb nga af\u00ebr rezultoi t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb form\u00eb bore e lyer me ngjyra mashtruese, edhe kjo krijes\u00eb politike, e nd\u00ebrtuar me kujdes p\u00ebrmes imazhit, spektaklit dhe manipulimit mediatik, po shkrin dal\u00ebngadal\u00eb, duke zbuluar nj\u00eb fytyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb err\u00ebt, m\u00eb cinike dhe m\u00eb kriminale nga sa e kishin imagjinuar edhe ata q\u00eb prej vitesh dyshonin se pas buz\u00ebqeshjes, ironis\u00eb dhe retorik\u00ebs artistike fshihej nj\u00eb pushtet thell\u00ebsisht antidemokratik.<\/p>\n<p>Sot nuk kemi m\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me interpretime, por me fakte t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, me akte konkrete q\u00eb e zhveshin p\u00ebrfundimisht regjimin nga \u00e7do pretendim p\u00ebr shtet ligjor, sepse refuzimi i p\u00ebrs\u00ebritur i parlamentit p\u00ebr t\u00eb lejuar edhe hetimin minimal t\u00eb figurave ky\u00e7e t\u00eb pushtetit, refuzimi p\u00ebr t\u00eb hequr imunitetin kur ligji e k\u00ebrkon qart\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb devijim procedural, por nj\u00eb strategji e mir\u00eb organizuar p\u00ebr t\u00eb bllokuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e krimit politik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, parlamenti nuk funksionon m\u00eb si institucion p\u00ebrfaq\u00ebsues, por si mburoj\u00eb e nj\u00eb organizate q\u00eb e ka shnd\u00ebrruar shtetin n\u00eb instrument mbrojtjeje personale, dhe \u00e7do vot\u00eb kund\u00ebr transparenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e frik\u00ebs s\u00eb tyre nga drita, sepse drita nuk fal, nuk negocion dhe nuk respekton imunitete t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot nuk mund t\u00eb flasim m\u00eb p\u00ebr kriz\u00eb demokracie, por p\u00ebr nj\u00eb realitet diktatorial t\u00eb kamufluar me procedura formale, p\u00ebr nj\u00eb regjim q\u00eb e p\u00ebrdor gjuh\u00ebn e demokracis\u00eb vet\u00ebm si alibi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb funksionon me logjik\u00ebn e band\u00ebs, ku besnik\u00ebria shp\u00ebrblehet dhe dyshimi nd\u00ebshkohet, ku drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur, por arm\u00eb selektive kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind pyetja morale dhe politike q\u00eb nuk mund t\u00eb shmanget m\u00eb: \u00e7far\u00eb pan\u00eb dhe \u00e7far\u00eb zgjodh\u00ebn t\u00eb mos shihnin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb e legjitimuan k\u00ebt\u00eb pushtet si reformator dhe progresist? \u00c7far\u00eb kuptuan, dhe \u00e7far\u00eb zgjodh\u00ebn t\u00eb relativizojn\u00eb, figura si Marta Kos dhe Silvio Gonzato, kur p\u00ebrball\u00eb tyre nuk kishin nj\u00eb demokraci t\u00eb brisht\u00eb, por nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi kapjen e institucioneve?<\/p>\n<p>Bashk\u00ebfaj\u00ebsia nuk lind vet\u00ebm nga veprimi, por edhe nga heshtja, nga pranimi i nj\u00eb realiteti t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb stabilitetit artificial, dhe nga zgjedhja p\u00ebr ta quajtur diktatur\u00ebn demokraci vet\u00ebm sepse ajo prodhon qet\u00ebsi sip\u00ebrfaq\u00ebsore dhe statistika t\u00eb bukura n\u00eb raporte. Por ajo q\u00eb po ndodh sot tregon se stabiliteti i nd\u00ebrtuar mbi krim \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i p\u00ebrkohsh\u00ebm, sepse n\u00eb momentin q\u00eb sistemi fillon t\u00eb mbroj\u00eb hapur veten nga drejt\u00ebsia, ai e pranon publikisht natyr\u00ebn e tij kriminale. Rezistenca p\u00ebr t\u2019i hequr mandatin nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtoreje ky\u00e7e t\u00eb pushtetit, sipas ligjit dhe Kushtetut\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb akt arrogance politike, por prova m\u00eb e qart\u00eb se e ashtuquajtura reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi ka qen\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pushtet vet\u00ebm nj\u00eb fasad\u00eb e dobishme p\u00ebr t\u00eb goditur kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb simuluar shtet ligjor para nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb thelbi i saj mbeti gjithmon\u00eb kontrolli dhe paralizimi i drejt\u00ebsis\u00eb reale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb kreut t\u00eb k\u00ebsaj strukture p\u00ebr t\u2019iu shmangur nd\u00ebshkimit nuk jan\u00eb shenj\u00eb force, por shenj\u00eb frike ekzistenciale, sepse pushteti q\u00eb ka nd\u00ebrtuar nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb pa imunitet, pa mbrojtje politike dhe pa deformim institucional. \u00c7do urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb paprekur nj\u00eb mandat, \u00e7do presion mbi institucionet, \u00e7do vot\u00eb e dirigjuar n\u00eb parlament, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi se krimi dhe korrupsioni nuk jan\u00eb devijime t\u00eb k\u00ebtij sistemi, por vet\u00eb baza mbi t\u00eb cil\u00ebn ai q\u00ebndron, faktori i tij i vet\u00ebm i ekzistenc\u00ebs. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb drita e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dep\u00ebrton n\u00eb shpell\u00ebn e krimit, aq m\u00eb e dhunshme b\u00ebhet p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta mbajtur err\u00ebsir\u00ebn, sepse ata e din\u00eb se jasht\u00eb asaj shpelle nuk ka mbijetes\u00eb politike p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, historia na m\u00ebson se asnj\u00eb shpell\u00eb nuk i reziston pafund\u00ebsisht drit\u00ebs, dhe asnj\u00eb pushtet i nd\u00ebrtuar mbi frik\u00eb nuk i shp\u00ebton dot momentit t\u00eb llogaridh\u00ebnies, sepse kur maska bie, nuk mjafton m\u00eb propaganda p\u00ebr ta rikthyer. Sot jemi n\u00eb faz\u00ebn kur regjimi nuk p\u00ebrpiqet m\u00eb t\u00eb bind\u00eb, por vet\u00ebm t\u00eb mbrohet, dhe kjo \u00ebsht\u00eb shenja m\u00eb e qart\u00eb e fillimit t\u00eb fundit t\u00eb tij, sepse drejt\u00ebsia mund t\u00eb vonoj\u00eb, por kur drita ka hyr\u00eb nj\u00eb her\u00eb, ajo nuk mund t\u00eb nxirret m\u00eb jasht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA K\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebzimin e imunitetit t\u00eb Belinda Balluku ka r\u00ebn\u00eb mbi qeverisjen\u00a0 shqiptare jo si nj\u00eb akt procedural i ftoht\u00eb, por si nj\u00eb trokitje nate n\u00eb portat e nj\u00eb k\u00ebshtjelle ku err\u00ebsira \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ligj, ku heshtja \u00ebsht\u00eb disiplin\u00eb dhe ku frika ushqehet prej vitesh si virtyt shtet\u00ebror, sepse ajo q\u00eb\u00a0\u00a0 trondit nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136199,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-136922","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136922","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136922"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136922\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136923,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136922\/revisions\/136923"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136199"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}