{"id":136980,"date":"2026-02-26T17:57:02","date_gmt":"2026-02-26T17:57:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=136980"},"modified":"2026-02-26T17:57:02","modified_gmt":"2026-02-26T17:57:02","slug":"kush-e-pengoi-dy-vite-ild-ne-te-hetonin-irena-gjoken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/26\/kush-e-pengoi-dy-vite-ild-ne-te-hetonin-irena-gjoken\/","title":{"rendered":"Kush e pengoi dy vite ILD-n\u00eb t\u00eb hetonin Irena Gjok\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>Opozita denoncoi publikisht se ndaj Irena Gjok\u00ebs kishte nj\u00eb vendim penal dhe kjo e fundit, gjyqtare n\u00eb GJKKO, kishte g\u00ebnjyer n\u00eb momentin e vetingut dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb largohej nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Opozita nxori dokumentet dhe faktet. Por n\u00eb momentin q\u00eb u publikua, askush nuk e filloi hetimin kryesisht, as ILD (Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb), as Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, ndoshta as SPAK-u vet\u00eb, kur n\u00eb fakt t\u00eb gjith\u00eb e pan\u00eb se opozita po nxirrte dokumente.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ishin Adriana Kalaja dhe Gazment Bardhi ata q\u00eb \u00e7uan dokumentet zyrtare n\u00eb institucione, kur shum\u00eb t\u00eb tilla mund ta fillonin kryesisht hetimin, por dikush i pengoi.<\/p>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme deklaroi se po b\u00ebnte verifikimin e rastit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebri?<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb administrativ, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, pasi mori dokumentet, nuk ia d\u00ebrgoi ILD-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb disiplinore. Prokuroria e P\u00ebrgjithshme nuk e p\u00ebrcolli n\u00eb SPAK p\u00ebr procedim penal gjetjen e faktit dhe provave q\u00eb Irena Gjoka ishte e d\u00ebnuar n\u00eb Greqi dhe ishte n\u00eb dijeni, pasi kishte kontaktuar edhe avokat.<\/p>\n<p>Por Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ia p\u00ebrcolli dosjen me gjetjet K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Mesa duket, pa rezultate t\u00eb hetimit disiplinor, sepse po t\u00eb kishte rezultate t\u00eb hetimit disiplinor, ato duhet t\u2019i ishin p\u00ebrcjell\u00eb ILD-s\u00eb ose SPAK-ut.<\/p>\n<p>Lind pyetja: p\u00ebrse ia \u00e7oi KLGJ-s\u00eb dhe pse pa rezultate t\u00eb hetimit disiplinor? Pse nuk e \u00e7oi n\u00eb SPAK apo ILD, kur faktin e kishte aty?<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, KLGJ-ja e mbylli \u00e7\u00ebshtjen pasi &#8220;hetoi&#8221; dhe tha se nuk ishte l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe as nuk ia ktheu Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb sillte rezultatet e hetimit disiplinor. KLGJ-ja nuk e p\u00ebrcolli as n\u00eb SPAK as n\u00eb ILD dhe as Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk e p\u00ebrcolli.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebher\u00eb kush e mbron Irena Gjok\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Shkojm\u00eb m\u00eb tej. Nj\u00eb an\u00ebtar i KLGJ-s\u00eb, me vullnetin dhe nism\u00ebn e tij, ia p\u00ebrcolli m\u00eb pas dosjen e Irena Gjok\u00ebs p\u00ebr kompetenc\u00eb ILD-s\u00eb dhe kjo e fundit njoftoi se ka filluar hetimi disiplinor.<\/p>\n<p>Tani, \u00e7far\u00eb b\u00ebri dy vite ILD-ja, q\u00eb kur ka dal\u00eb denoncimi p\u00ebr Irena Gjok\u00ebn q\u00eb t\u00eb na thot\u00eb tani se nisi verifikimi p\u00ebr shkelje disiplinore?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb dy viteve ILD-ja, rrinte e lexonte gazetat? Nuk e fillonte dot vet\u00eb kryesisht hetimin? N\u00ebse l\u00ebnda ishte e ILD-s\u00eb dhe ILD-ja tani filloi hetimin disiplinor, pse nuk i mori k\u00ebto dokumente p\u00ebr dy vite me radh\u00eb? Dokumentet i kishte publikuar Berisha, mund t\u2019i verifikonte dhe mund ta kishte filluar hetimin disiplinor, por u kujtua tani.<\/p>\n<p><strong>Kush e pengoi dy vite ILD-n\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kush b\u00ebri q\u00eb Prokuroria e P\u00ebrgjithshme t\u00eb mos i \u00e7onte letrat n\u00eb ILD dhe SPAK, por t\u2019i \u00e7onte n\u00eb KLGJ? Kush ishte \u201cmendja\u201d q\u00eb nd\u00ebrhyri, q\u00eb ndikoi n\u00eb KLGJ, q\u00eb kjo e fundit t\u00eb mos ia kthente Prokuroris\u00eb p\u00ebr hetim disiplinor apo t&#8217;ia \u00e7onte ILD-s\u00eb ose SPAK-ut?<\/p>\n<p>Tani lind pyetja se pse Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm e mbajti dosjen p\u00ebr dy vite dhe nuk nxori asnj\u00eb konkluzion? Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja? Pra, shum\u00eb pyetje ngelen pa p\u00ebrgjigje, ku p\u00ebrfshihen: Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, KLGJ-ja, ILD-ja e ndoshta deri diku edhe SPAK-u.<\/p>\n<p>E n\u00eb rast se Irena Gjoka \u00ebsht\u00eb e pafajshme, k\u00ebta duhen shkarkuar t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb: edhe ILD-ja, edhe an\u00ebtar\u00ebt e KLGJ-s\u00eb (p\u00ebrjashto at\u00eb q\u00eb p\u00ebrcolli dokumentet n\u00eb ILD), edhe Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb vepruar kur kan\u00eb pasur t\u00eb gjitha faktet dhe provat, t\u00eb cilat tregonin se nj\u00eb gjyqtare e GJKKO-s\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Greqi dhe ajo ka qen\u00eb n\u00eb dijeni, si\u00e7 e theksuam edhe m\u00eb lart, pasi kishte kontaktuar edhe avokatin.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, ose kjo grua \u00ebsht\u00eb e pafajshme dhe ato dokumente jan\u00eb false, ose ILD, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe KLGJ duhen shkarkuar t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>E n\u00eb rast se duan nj\u00eb Reform\u00eb n\u00eb Drejt\u00ebsi, ky \u00ebsht\u00eb rasti kur kjo reform\u00eb \u201cfut uj\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Ose gjyqtarja Irena Gjoka \u00ebsht\u00eb e pafajshme dhe n\u00eb rast se do t\u00eb dal\u00eb e till\u00eb, s\u00ebrish ata, duhet t\u00eb shkarkohen t\u00eb gjith\u00eb, pasi p\u00ebr dy vite me radh\u00eb nuk e zgjidh\u00ebn k\u00ebt\u00eb problem.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb fajtore, s\u00ebrish duhet t\u00eb shkarkohen t\u00eb gjith\u00eb, pasi me vonesat dhe mosveprimet e tyre kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb sistem nj\u00eb gjyqtare t\u00eb shantazhueshme, t\u00eb kapur, por dhe t\u00eb d\u00ebnuar, e cila ka mashtruar n\u00eb veting.\/\u00a0CNA\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opozita denoncoi publikisht se ndaj Irena Gjok\u00ebs kishte nj\u00eb vendim penal dhe kjo e fundit, gjyqtare n\u00eb GJKKO, kishte g\u00ebnjyer n\u00eb momentin e vetingut dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb largohej nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Opozita nxori dokumentet dhe faktet. Por n\u00eb momentin q\u00eb u publikua, askush nuk e filloi hetimin kryesisht, as ILD (Inspektori &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":61715,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-136980","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136980","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136980"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136980\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":136981,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136980\/revisions\/136981"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61715"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136980"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136980"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136980"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}