{"id":137028,"date":"2026-02-27T10:49:46","date_gmt":"2026-02-27T10:49:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137028"},"modified":"2026-02-27T10:50:09","modified_gmt":"2026-02-27T10:50:09","slug":"zhupa-rama-synon-tu-dhuroje-e-portet-klienteve-dhe-oligarkeve-prane-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/27\/zhupa-rama-synon-tu-dhuroje-e-portet-klienteve-dhe-oligarkeve-prane-qeverise\/","title":{"rendered":"Zhupa: Rama synon t&#8217;ua dhuroj\u00eb e portet klient\u00ebve dhe oligark\u00ebve pran\u00eb qeveris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Komisionit Parlamentar t\u00eb Turizmit, deputetja e PD, Ina Zhupa, akuzon qeverin\u00eb se po tenton t\u00eb dhuroj\u00eb portet turistike t\u00eb vendit p\u00ebrmes nj\u00eb projektligji t\u00eb porositurv q\u00eb i sh\u00ebrben interesave klienteliste t\u00eb oligark\u00ebve pran\u00eb pushtetit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Zhupa zbardhi skem\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shmangur konsultimin publik dhe p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb heshtje nj\u00eb ligj me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr pasurin\u00eb komb\u00ebtare dhe sigurin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Zhupa shkruan se, nisma ligjore e paraqitur nga deputetja socialiste Zamira Sina, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb fasad\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ligj t\u00eb shkruar nga qeveria, me q\u00ebllim shp\u00ebrblimin e investitor\u00ebve strategjik\u00eb\u201c.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb e ndjek qeveria her\u00eb pas here p\u00ebr t\u00eb shmangur procesin e konsultimit publik.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Ina Zhup\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb komisionin parlamentar q\u00eb drejtoj p\u00ebr Turizmin, ka ardhur p\u00ebr shqyrtim edhe projektligji p\u00ebr ndryshimin e Ligjit nr. 9710, dat\u00eb 03.04.2007 \u201cP\u00ebr portet turistike n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>I ardhur si propozim deputetes Zamira Sina, ku n\u00eb fakt, Zamira ka vet\u00ebm firm\u00ebn se sic doli edhe nga intervista e saj nuk e kishte iden\u00eb sec cfar\u00eb kishte ligji. Eshte nje ligj i qeverise qe do te shmangi procesin e konsultimit publik dhe e sjell me emer deputete nje projektligj kundra interesit publik, interesit shtetetor. Nj\u00eb ligj q\u00eb paraqet problematika t\u00eb theksuara kushtetuese, ekonomike dhe t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, sepse synon dhurimin e porteve p\u00ebr klientet dhe oligark\u00ebt pran\u00eb qeveris\u00eb me titullin \u201cinvestitor strategjik\u201d.<\/p>\n<p>Problemet e k\u00ebtij ligji jan\u00eb t\u00eb shumta:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, portet edhe kur klasifikohen si turistike p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb infrastruktur\u00eb kritike komb\u00ebtare, e lidhur drejtp\u00ebrdrejt me sovranitetin territorial, sigurin\u00eb detare, kontrollin kufitar, zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e hap\u00ebsir\u00ebs bregdetare. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e pasuris\u00eb publike me regjim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm juridik dhe, si t\u00eb tilla, administrimi i tyre duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga parimi i interesit publik maksimal dhe jo nga p\u00ebrjashtime sipas gjykimeve preferenciale t\u00eb kryeministrit.<br \/>\nS\u00eb dyti, parimi i konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe barazis\u00eb para ligjit k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7do dh\u00ebnie e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtim apo operim t\u00eb aseteve publike me vler\u00eb strategjike t\u00eb realizohet p\u00ebrmes gar\u00ebs s\u00eb hapur, transparente dhe t\u00eb matshme. P\u00ebrjashtimi nga procedura konkurruese:<\/p>\n<p>kufizon mund\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb favorshme ekonomike;<br \/>\nul transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien;<br \/>\nrrit rrezikun e konfliktit t\u00eb interesit dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit joefikas t\u00eb pron\u00ebs publike;<br \/>\ncenon parimin e trajtimit t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, investitor\u00ebt strategjik\u00eb aktualisht p\u00ebrfitojn\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme: procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara, asistenc\u00eb administrative, mb\u00ebshtetje infrastrukturore dhe, n\u00eb disa raste, p\u00ebrdorim afatgjat\u00eb t\u00eb pron\u00ebs publike me tarifa simbolike. Shtimi i nj\u00eb p\u00ebrjashtimi nga gara p\u00ebr asete me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si portet p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb favorizim t\u00eb disproporcionuar, i cili cenon parimin e proporcionalitetit n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje. I b\u00ebn ata shtet mbi shtetin<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrt, n\u00eb aspektin e s\u00eb drejt\u00ebs evropiane dhe angazhimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrafrimin me acquis communautaire, standardet e BE-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e prokurimit publik, koncesioneve dhe ndihm\u00ebs shtet\u00ebrore k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb, mosdiskriminim dhe konkurrenc\u00eb reale. P\u00ebrjashtimet e gjera nga gara mund t\u00eb konsiderohen si devijim nga k\u00ebto standarde dhe t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb procesin e integrimit evropian.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i siguris\u00eb juridike, nuk \u00ebsht\u00eb e arsyeshme q\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrhersh\u00ebm sektorial t\u00eb ndryshohet p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur nj\u00eb skeme t\u00eb p\u00ebrkohshme. Kjo qasje cenon stabilitetin e rendit juridik dhe krijon pasiguri p\u00ebr investitor\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb kushte konkurrence.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, portet dhe hap\u00ebsirat bregdetare p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pasuri t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme t\u00eb brezave aktual\u00eb dhe t\u00eb ardhsh\u00ebm. \u00c7do vendimmarrje p\u00ebr administrimin e tyre duhet t\u00eb jet\u00eb rezultat i nj\u00eb procesi transparent, konkurrues dhe t\u00eb justifikuar ekonomikisht. Heqja dor\u00eb nga gara nuk p\u00ebrb\u00ebn thjesht thjeshtim procedure, por reduktim t\u00eb mekanizmave mbrojt\u00ebs t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i zhvillimit turistik, nj\u00eb qasje e till\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb problematike edhe p\u00ebr vet\u00eb industrin\u00eb e turizmit. Dh\u00ebnia e porteve turistike pa gar\u00eb t\u00eb hapur rrezikon t\u00eb krijoj\u00eb monopole lokale, t\u00eb kufizoj\u00eb diversitetin e ofert\u00ebs dhe t\u00eb frenoj\u00eb inovacionin n\u00eb sh\u00ebrbime. Kur mungon konkurrenca reale, bie presioni p\u00ebr t\u00eb rritur cil\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbajtur \u00e7mime t\u00eb arsyeshme dhe p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb menaxhimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrqendrimi i hap\u00ebsirave bregdetare n\u00eb pak duar mund t\u00eb nxis\u00eb zhvillim t\u00eb pakontrolluar urbanistik, betonizim dhe kufizim t\u00eb aksesit publik n\u00eb bregdet, duke d\u00ebmtuar imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion i hapur dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm. Turizmi modern k\u00ebrkon transparenc\u00eb, konkurrenc\u00eb dhe balanc\u00eb mes fitimit privat dhe interesit publik; n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, rrezikohet q\u00eb portet t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb enklava ekskluzive me p\u00ebrfitim t\u00eb kufizuar p\u00ebr ekonomin\u00eb vendase dhe me ndikim afatgjat\u00eb negativ n\u00eb mark\u00ebn turistike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kjo qeveri e trajton Shqip\u00ebrin\u00eb si pron\u00eb private q\u00eb mund ta ndaj me miqt\u00eb e pushtetit, pa pyetur per kushtetut\u00eb dhe rregulla ndaj edhe qytetar\u00ebt do protestojn\u00eb. Nes\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 18:00 kundra uzurpimit t\u00eb vendit nga nj\u00eb band\u00eb q\u00eb po e plackit cdo dite dhe pengojne drejtesine per te mbrojtur veten.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Komisionit Parlamentar t\u00eb Turizmit, deputetja e PD, Ina Zhupa, akuzon qeverin\u00eb se po tenton t\u00eb dhuroj\u00eb portet turistike t\u00eb vendit p\u00ebrmes nj\u00eb projektligji t\u00eb porositurv q\u00eb i sh\u00ebrben interesave klienteliste t\u00eb oligark\u00ebve pran\u00eb pushtetit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Zhupa zbardhi skem\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shmangur konsultimin publik dhe p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb heshtje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":137029,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137028","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137028","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137028"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137028\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137031,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137028\/revisions\/137031"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137029"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}