{"id":137072,"date":"2026-02-28T10:00:19","date_gmt":"2026-02-28T10:00:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137072"},"modified":"2026-02-28T10:00:19","modified_gmt":"2026-02-28T10:00:19","slug":"zarzavatet-po-kthehen-ne-luks-per-familjet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/02\/28\/zarzavatet-po-kthehen-ne-luks-per-familjet-shqiptare\/","title":{"rendered":"Zarzavatet po kthehen n\u00eb luks p\u00ebr familjet shqiptare"},"content":{"rendered":"<h4>Mungesa e prodhimit vendas dhe d\u00ebmet nga moti kan\u00eb reduktuar ndjesh\u00ebm ofert\u00ebn e produkteve vendase n\u00eb treg, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00e7mimet t\u00eb fluturojn\u00eb mbi 300-400 lek\u00eb p\u00ebr kilogram p\u00ebr prodhimet e stin\u00ebs si brokoli dhe spinaqi, gati 30% m\u00eb shum\u00eb se vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga tregu. Zinxhiri i gjat\u00eb i nd\u00ebrmjet\u00ebsve b\u00ebn q\u00eb \u00e7mimi nga fusha n\u00eb tryez\u00eb t\u00eb rritet me mbi 100% n\u00eb shum\u00eb raste. Importet hyjn\u00eb me \u00e7mime konkurruese, duke dekurajuar m\u00eb tej prodhimin vendas. Tirana dhe zonat periferike si Gjirokastra po p\u00ebrballen me \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta. Pa investime n\u00eb pikat e grumbullimit dhe nj\u00eb funksionim etik t\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit, prodhimi vendas dhe konsumatori shqiptar do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ekspozuar nga rreziqet e importit. Kush po penalizohet m\u00eb shum\u00eb nga barra e kostove?<\/h4>\n<p>Nga<strong> Blerina Hoxha<\/strong><\/p>\n<p>Mungesa e prodhimit vendas, d\u00ebmet e krijuara nga p\u00ebrmbytjet dhe var\u00ebsia nga importet kan\u00eb v\u00ebn\u00eb konsumator\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin p\u00ebrball\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb pap\u00ebrballueshme dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se vitin e kaluar, kryesisht p\u00ebr zarzavatet gjat\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p>Produktet e serr\u00ebs si specat 400 lek\u00eb\/kg n\u00eb pakic\u00eb, spinaqi me 300 lek\u00eb dhe pat\u00ebllxhan\u00ebt e importit me 400 lek\u00eb\/kg po shnd\u00ebrrohen n\u00eb artikuj luksi, duke detyruar familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb orientojn\u00eb konsumin drejt alternativave m\u00eb t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebzhgim i detajuar i \u00e7mimeve me shumic\u00eb nga Portali i Fermerit dhe t\u00eb dh\u00ebnat nga tregjet e pakic\u00ebs, tregojn\u00eb p\u00ebr marzh t\u00eb lart\u00eb spekulimi q\u00eb kalon edhe 100% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb produktit nga pikat e pakic\u00ebs n\u00eb Fier, Divjak\u00eb dhe Lushnj\u00eb deri n\u00eb tregjet e pakic\u00ebs n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb qarqet m\u00eb periferike dhe me popullsi t\u00eb plakur si Gjirokastra, ku \u00e7mimet e zarzavateve aktualisht jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjtat n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>G\u00ebzimi me p\u00ebrvoj\u00eb gati 30-vje\u00e7are, si shit\u00ebs me pakic\u00eb frutash dhe perimesh tek Uzina Dinamo n\u00eb Tiran\u00eb, pohon se p\u00ebr disa prodhime si spinaqi, pat\u00ebllxhani, kungulli, brokoli, \u00e7mimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se vitin e kaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. \u201cSpinaqi dhe brokoli i vendit u d\u00ebmtuan nga p\u00ebrmbytjet dhe ngricat e dimrit, nd\u00ebrsa kungulli, pat\u00ebllxhani, domatet, karotat dhe shum\u00eb t\u00eb tjera po vijn\u00eb nga importi me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta\u201d, pohoi tregtari.<\/p>\n<p>Prodhimi vendas po humbet terren me shpejt\u00ebsi p\u00ebrball\u00eb importit. Raftet e marketeve dhe tezgave ndajn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb importeve. T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT tregojn\u00eb se n\u00eb vitin\u00a0 2025, sasia e zarzavateve t\u00eb importuara u rrit me 14% n\u00eb krahasim me 2024, nd\u00ebrsa n\u00eb harkun e 5 viteve jan\u00eb dyfishuar.<\/p>\n<p>Domatja e serr\u00ebs dhe trangujt importohen me rreth 194-220 lek\u00eb p\u00ebr kg, teksa fermeri vendas, q\u00eb shpesh e shet domaten me 130 lek\u00eb n\u00eb shumic\u00eb, nuk ka fuqi t\u00eb konkurroj\u00eb me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe standardizimin e produkteve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Frutat po ndjekin t\u00eb nj\u00ebjtin trend ku dardha dhe hurma me \u00e7mim shumice 210 lek\u00eb dominojn\u00eb raftet, nd\u00ebrsa prodhimi vendas mbetet i fragmentuar dhe pa mb\u00ebshtetje logjistike.<\/p>\n<p>Kjo var\u00ebsi nga jasht\u00eb dhe keqfunksionimi i zinxhir\u00ebve t\u00eb furnizimit po ekspozon qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs ndaj \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb larta, duke paguar m\u00eb shtrenjt\u00eb se n\u00eb shum\u00eb kryeqytete t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p><strong>Nga ngastra te tezgat, \u00e7mimet fluturojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Konsumator\u00ebt e Tiran\u00ebs shpesh paguajn\u00eb dyfishin ose trefishin e vler\u00ebs reale t\u00eb produktit q\u00eb prodhohet n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb m\u00eb pak se 90 kilometra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zinxhiri i nd\u00ebrmjet\u00ebsve duket se p\u00ebrfiton pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb marzhit. Kjo vlen edhe p\u00ebr produktet q\u00eb vijn\u00eb nga importi.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb produkteve me rritjen m\u00eb agresive q\u00ebndrojn\u00eb perimet e serr\u00ebs dhe ato t\u00eb sezonit. Specat dhe pat\u00ebllxhan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb tregtohen rreth 210-265 lek\u00eb, n\u00eb dyqanet e pakic\u00ebs arrijn\u00eb deri n\u00eb 400 lek\u00eb p\u00ebr kilogram.<\/p>\n<p>Ky k\u00ebrcim prej gati 90% tregon paq\u00ebndrueshm\u00ebri q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt konsumator\u00ebt. Edhe domatja e serr\u00ebs, nj\u00eb element i pandash\u00ebm i tryez\u00ebs shqiptare, shfaq nj\u00eb anomali: nd\u00ebrsa n\u00eb shumic\u00eb kushton 130 lek\u00eb dhe 194 lek\u00eb, n\u00eb pakic\u00eb ajo mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb 280-300 lek\u00eb, duke reflektuar nj\u00eb marzh shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p><strong>Fasulja, brokoli dhe spinaqi kryesojn\u00eb rritjen<\/strong><\/p>\n<p>Fasulja, nj\u00eb nga produktet mjaft popullore n\u00eb recetat tona, mban rekordin e \u00e7mimit n\u00eb tregun e pakic\u00ebs, duke u shitur deri n\u00eb 700 lek\u00eb p\u00ebr kilogram k\u00ebto dit\u00eb.<\/p>\n<p>Fasulja e vendit me pakic\u00eb luhatet n\u00eb 400 lek\u00eb p\u00ebr kilogram, nd\u00ebrsa importi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i lir\u00eb me vet\u00ebm 180 lek\u00eb p\u00ebr kilogram, gj\u00eb q\u00eb ngre pyetje t\u00eb forta mbi struktur\u00ebn e tregtimit dhe arsyet pse ky produkt baz\u00eb p\u00ebson nj\u00eb rritje kaq galopante n\u00eb zinxhirin t\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, brokoli dhe spinaqi i fush\u00ebs shfaqin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tendenc\u00eb, ku diferenca mes \u00e7mimit t\u00eb grumbullimit dhe shitjes finale mbetet e lart\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb ushqyerjen e sh\u00ebndetshme gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kilogram spinaq fush\u00eb u shit me shumic\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Portali i Fermerit, m\u00eb 6 shkurt me 160 lek\u00eb p\u00ebr kilogram, nd\u00ebrsa me pakic\u00eb, \u00e7mimi arriti n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb kryeqytet n\u00eb 300 lek\u00eb\/kg. Brokoli gjithashtu nga 190 lek\u00eb me shumic\u00eb shitet rreth 250-300 lek\u00eb me pakic\u00eb n\u00eb tregjet e Tiran\u00ebs n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Frutat mes prodhimit vendas dhe var\u00ebsis\u00eb nga importi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb sektorin e frutave, situata duket disi m\u00eb e balancuar, por p\u00ebrs\u00ebri e ndjeshme ndaj origjin\u00ebs s\u00eb produktit. Portokajt\u00eb dhe moll\u00ebt mbeten shp\u00ebtimi i fundit p\u00ebr xhepat e qytetar\u00ebve, me \u00e7mime q\u00eb nisin nga 80 deri n\u00eb 150 lek\u00eb n\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, frutat si dardha dhe hurma jan\u00eb pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb varura nga importi, me \u00e7mime grumbullimi prej 210 lek\u00ebsh q\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb 300 lek\u00eb p\u00ebr konsumatorin. Kjo tregon se pa nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr frutikultur\u00ebn vendase, konsumatori do t\u00eb mbetet peng i \u00e7mimeve t\u00eb diktuara nga tregjet e huaja dhe kostot e transportit.<\/p>\n<p><strong>Produktet e \u201cvarfra\u201d q\u00eb po shtrenjtohen<\/strong><\/p>\n<p>Edhe ato q\u00eb historikisht njihen si produkte t\u00eb lira, si patatja dhe qepa, nuk po i shp\u00ebtojn\u00eb trendit rrit\u00ebs. Me nj\u00eb \u00e7mim shumice prej 40 lek\u00ebsh, ato arrijn\u00eb n\u00eb 80 lek\u00eb n\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse shifrat duken t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb vler\u00eb absolute, n\u00eb p\u00ebrqindje rritja prej 100% \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje e fort\u00eb p\u00ebr familjet me t\u00eb ardhura minimale q\u00eb mb\u00ebshteten kryesisht te k\u00ebto produkte p\u00ebr mbijetes\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat d\u00ebshmojn\u00eb se tregu i Tiran\u00ebs po vuan nga nj\u00eb munges\u00eb e efikasitetit n\u00eb shp\u00ebrndarje. Nd\u00ebrsa fermer\u00ebt dhe grumbulluesit operojn\u00eb me \u00e7mime relativisht t\u00eb ul\u00ebta, \u201cshkall\u00ebt\u201d e shumta q\u00eb kalon produkti deri te bler\u00ebsi final po krijojn\u00eb nj\u00eb fryrje artificiale t\u00eb kostove, duke e kthyer shport\u00ebn baz\u00eb n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb mujore p\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga prodhuesi tek tregu: kush fiton?<\/strong><\/p>\n<p>Marzhet e fitimeve nga fusha e prodhimit deri te qesja e konsumatorit zbulojn\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm spekulativ, ku vlera e produktit rritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb zinxhirit.<\/p>\n<p>Ky rrug\u00ebtim nis me fermerin, i cili mban pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebs dhe rrezikut, por shpesh merr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb tort\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e ushqimit, ne jemi m\u00eb t\u00eb penalizuar. Shpesh punojm\u00eb me humbje dhe jemi t\u00eb ekspozuar para \u00e7mimeve t\u00eb shitjes pa asnj\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit u d\u00ebmtuam t\u00ebr\u00ebsisht nga p\u00ebrmbytjet. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne shesim nj\u00eb kilogram domate n\u00eb ferm\u00eb 80 ose 90 lek\u00eb p\u00ebr kg, n\u00eb Tiran\u00eb i nj\u00ebjti prodhim shitet deri n\u00eb dyfish m\u00eb shum\u00eb\u201d, tha Mirlind Sara\u00e7i, nj\u00eb fermer q\u00eb kultivon perime n\u00eb serra n\u00eb zon\u00ebn e Beratit.<\/p>\n<p>P\u00ebr produkte si patatja apo qepa, q\u00eb n\u00eb shumic\u00eb tregtohen me 40 lek\u00eb, prodhuesi detyrohet t\u00eb shes\u00eb me \u00e7mime q\u00eb mezi mbulojn\u00eb koston e far\u00ebs, plehrave dhe naft\u00ebs, duke mbetur me nj\u00eb fitim minimal q\u00eb rrall\u00eb i kalon 5 deri n\u00eb 10 lek\u00eb p\u00ebr kilogram.<\/p>\n<p>Ky pozicion i pafavorsh\u00ebm vjen si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb negociuese dhe pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur produktin gjat\u00eb n\u00eb magazin\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo produkti largohet nga dora e fermerit, ai kalon n\u00eb hallk\u00ebn e grumbulluesit dhe tregut t\u00eb shumic\u00ebs, ku \u00e7mimi p\u00ebson fryrjen e par\u00eb t\u00eb ndjeshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, marzhi nuk p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm fitimin, por edhe kostot e pashmangshme t\u00eb logjistik\u00ebs, si transporti, ambalazhimi dhe humbjet natyrale gjat\u00eb peshimit.<\/p>\n<p>Rasti i fasules \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb flagrant i k\u00ebtij tranzicioni, ku diferenca mes \u00e7mimit t\u00eb importit prej 180 lek\u00ebsh dhe \u00e7mimit t\u00eb shumic\u00ebs prej 400 lek\u00ebsh tregon se nd\u00ebrmjet\u00ebsit e m\u00ebdhenj aplikojn\u00eb marzhe q\u00eb i kalojn\u00eb 100%.<\/p>\n<p>Kjo ndodh sepse ata kontrollojn\u00eb ofert\u00ebn dhe kan\u00eb kapacitete frigoriferike, duke diktuar ritmin e tregut p\u00ebrpara se produkti t\u00eb shp\u00ebrndahet te shit\u00ebsit e vegj\u00ebl.<\/p>\n<p>Goditja p\u00ebrfundimtare p\u00ebr xhepin e qytetarit vjen n\u00eb hallk\u00ebn e fundit: pakica. Dyqanet e lagjeve dhe tezgat e tregjeve t\u00eb vogla aplikojn\u00eb marzhet m\u00eb agresive, t\u00eb cilat shpesh kalojn\u00eb dyfishin e \u00e7mimit me t\u00eb cilin e kan\u00eb bler\u00eb produktin n\u00eb shumic\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tregtar pakice q\u00eb blen lak\u00ebr me 28 lek\u00eb dhe e shet at\u00eb me 80 lek\u00eb, e justifikon k\u00ebt\u00eb rritje me qiran\u00eb e lart\u00eb t\u00eb dyqanit, faturat e energjis\u00eb dhe faktin q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e perimeve d\u00ebmtohen e hidhen n\u00eb mbeturina.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo struktur\u00eb b\u00ebn q\u00eb konsumatori fundor n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet e sistemit, duke e kthyer nj\u00eb produkt q\u00eb kushton pak n\u00eb origjin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb kosto t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr jetes\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p><strong>Fieri, Lushnja dhe Divjaka, me \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb lira<\/strong><\/p>\n<p>Analiza e tregut t\u00eb shumic\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr muajin shkurt 2026, mb\u00ebshtetur n\u00eb databaz\u00ebn e \u00e7mimeve t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara n\u00eb Portalin e Fermerit, tregon v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb sjell sezoni i dimrit p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb vendase.<\/p>\n<p>Tregu paraqitet me dy shpejt\u00ebsi: nga nj\u00ebra an\u00eb jan\u00eb produktet si patatja dhe lakra, prodhimet vendase t\u00eb stin\u00ebs, t\u00eb cilat ruajn\u00eb \u00e7mime mjaft t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet; dhe nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb perimet jeshile dhe ato t\u00eb serr\u00ebs, t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb \u00e7do logjike p\u00ebr fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb konsumator\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se Divjaka dhe Fieri vazhdojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb rolin e rregullatorit t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb rang komb\u00ebtar. Dominimi i tyre n\u00eb prodhimin e lakr\u00ebs 22 lek\u00eb p\u00ebr kg dhe patates 35 lek\u00eb p\u00ebr kg po mban \u00e7mimet e k\u00ebtyre produkteve af\u00ebrsisht 50% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb skajet e vendit si Gjirokastra.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vihet re se edhe brenda k\u00ebtyre zonave, produkte si spinaqi apo trangulli i ser\u00ebs mbeten t\u00eb shtrenjta, \u00e7ka d\u00ebshmon se presioni i kostove t\u00eb prodhimit \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm kudo.<\/p>\n<p><strong>Tirana dhe Gjirokastra, me m\u00eb t\u00eb shtrenjtat<\/strong><\/p>\n<p>Tregu i Tiran\u00ebs dhe Gjirokastr\u00ebs shfaq vlerat m\u00eb t\u00eb larta, sidomos te produktet e importit dhe disa lloje zarzavatesh q\u00eb nuk prodhohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. Spinaqi n\u00eb kryeqytet po shitet me 300 lek\u00eb p\u00ebr kg, 30% m\u00eb shum\u00eb se vitin e kaluar p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmit q\u00eb iu krijua prodhimit vendas nga p\u00ebrmbytjet e janarit.<\/p>\n<p>Po ashtu, specat n\u00eb Gjirokast\u00ebr arrijn\u00eb vler\u00ebn rekord prej 350 lek\u00ebsh p\u00ebr kilogram, q\u00eb tregon se zonat larg qendrave t\u00eb prodhimit varen t\u00ebr\u00ebsisht nga logjistika dhe produkti i huaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fenomen interesant vihet re n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ku domatja e importit ka z\u00ebvend\u00ebsuar plot\u00ebsisht at\u00eb vendase me nj\u00eb \u00e7mim rreth 300 lek\u00eb p\u00ebr kilogram, nd\u00ebrsa frutat si molla mbeten m\u00eb t\u00eb lirat n\u00eb vend (65 lek\u00eb\/kg). Kor\u00e7a furnizon vendin me moll\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00eb importon perimet baz\u00eb t\u00eb serr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, tregu shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb diktohet nga gjeografia e prodhimit, ku sa m\u00eb larg zon\u00ebs s\u00eb Myzeqes\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb produkti, aq m\u00eb shum\u00eb shtohet kostoja p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsve dhe transportit, duke krijuar diferenca \u00e7mimesh q\u00eb shpesh tejkalojn\u00eb logjik\u00ebn e thjesht\u00eb t\u00eb tregtis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7mimet e larta t\u00eb shport\u00ebs: ku po bie barra?<\/strong><\/p>\n<p>Shtresat m\u00eb vulnerab\u00ebl paguajn\u00eb taks\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb larta t\u00eb shport\u00ebs s\u00eb mallrave. Nd\u00ebrsa ekonomia e vendit raporton rritje, p\u00ebrfitimet e k\u00ebsaj rritjeje nuk shp\u00ebrndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, duke r\u00ebnduar m\u00eb tep\u00ebr barr\u00ebn e atyre q\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00eb raport me 20% t\u00eb popullsis\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb larta.<\/p>\n<p><strong>Pensionist\u00ebt, grupi m\u00eb i ekspozuar<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr pensionist\u00ebt, \u00e7do luhatje n\u00eb \u00e7mimet e shport\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi mjetet baz\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs. Me nj\u00eb pension mesatar q\u00eb v\u00ebrtitet rreth 18.000 lek\u00ebve, kjo shtres\u00eb e popullsis\u00eb detyrohet t\u00eb shpenzoj\u00eb mbi 60% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre vet\u00ebm p\u00ebr ushqime baz\u00eb dhe fatura utilitare.<\/p>\n<p>Kur shohim q\u00eb produktet si fasulja arrijn\u00eb n\u00eb 700 lek\u00eb\/kg apo specat n\u00eb 400 lek\u00eb, ato automatikisht dalin nga shporta e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pensionist, indeksimi i fundit prej 2.5% (rreth 500 lek\u00eb t\u00eb reja shtes\u00eb n\u00eb muaj) nuk mbulon as rritjen e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb kilogrami domate dhe nj\u00eb kilogrami patate n\u00eb tregun e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo i detyron ata t\u00eb zhvendosen drejt produkteve me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ushqimore ose t\u00eb reduktojn\u00eb sasin\u00eb e vakteve, duke e b\u00ebr\u00eb kequshqyerjen rrezik sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>Familjet me paga minimale, n\u00eb mbijetes\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Familjet me paga t\u00eb ul\u00ebta dhe ndihm\u00eb ekonomike gjithashtu jan\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e rrezikut. P\u00ebr k\u00ebto familje, barra e kostos \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me numrin e an\u00ebtar\u00ebve. Ndryshe nga pensionist\u00ebt q\u00eb shpesh jetojn\u00eb vet\u00ebm, k\u00ebto familje kan\u00eb nevoja m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr volum ushqimor.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta, rritja e \u00e7mimit t\u00eb perimeve elementare si qepa dhe patatja \u00ebsht\u00eb kritike. Shporta e tyre \u00ebsht\u00eb e ndjeshme ndaj \u00e7mimeve t\u00eb pakic\u00ebs n\u00eb dyqanet e lagjes, pasi mungesa e likuiditetit i pengon ata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb blerje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb tregjet e shumic\u00ebs ku \u00e7mimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Kjo krijon paradoksin ku njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr p\u00ebrfundojn\u00eb duke paguar me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr nj\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Shtresa e mesme, n\u00eb presion t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shtresa e mesme n\u00eb qytetet e m\u00ebdha si Tirana p\u00ebrballet me nj\u00eb lloj tjet\u00ebr presioni. Ndon\u00ebse t\u00eb ardhurat e tyre lejojn\u00eb nj\u00eb shport\u00eb ushqimore m\u00eb t\u00eb larmishme, ata goditen nga rritja e kostove t\u00eb sh\u00ebrbimeve, transportit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht qiras\u00eb, e cila ka p\u00ebsuar rritje galopante vitet e fundit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup, ushqimi z\u00eb rreth 40% t\u00eb buxhetit, por pjesa tjet\u00ebr gllab\u00ebrohet nga kostot e stilit t\u00eb jetes\u00ebs urbane. Ata jan\u00eb grupi q\u00eb ndien m\u00eb shum\u00eb munges\u00ebn e cil\u00ebsis\u00eb; nd\u00ebrsa mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb \u00e7mimet e larta t\u00eb frutave t\u00eb importit si dardhat apo hurmat 300 lek\u00eb\/kg, ata shpesh sakrifikojn\u00eb kursimet ose investimet n\u00eb edukim p\u00ebr t\u00eb ruajtur standardin e konsumit.<\/p>\n<p><strong>Elita, imune ndaj inflacionit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb maj\u00eb t\u00eb piramid\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shtres\u00eb e holl\u00eb e popullsis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup, shpenzimet p\u00ebr ushqim z\u00ebn\u00eb m\u00eb pak se 10-15% t\u00eb t\u00eb ardhurave totale.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb t\u00eb imunizuar nga rritja e \u00e7mimit t\u00eb lakr\u00ebs apo preshit, pasi konsumi i tyre \u00ebsht\u00eb i orientuar drejt produkteve premium dhe sh\u00ebrbimeve, ku vlera e shtuar nuk lidhet me koston baz\u00eb t\u00eb produktit bujq\u00ebsor. Kjo shtres\u00eb p\u00ebrfiton nga rritja ekonomike dhe investimet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb inflacioni i ushqimeve nuk e prek fare mir\u00ebqenien e tyre.<\/p>\n<p>Barra e kostos n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb form\u00eb shkalle, ku sa m\u00eb posht\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb nivelin e t\u00eb ardhurave, aq m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb b\u00ebhet \u00e7do qindark\u00eb e shtuar n\u00eb \u00e7mimin e kilogramit.<\/p>\n<p>Tregu i Tiran\u00ebs, me hendekun e madh mes shumic\u00ebs dhe pakic\u00ebs, thjesht e thellon k\u00ebt\u00eb pabarazi, duke i l\u00ebn\u00eb shtresat e ul\u00ebta n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb vazhduesh\u00ebm mbijetese.<\/p>\n<p><strong>Si po e z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb importet prodhimin vendas<\/strong><\/p>\n<p>Dominimi i produkteve t\u00eb importit n\u00eb tregjet e pakic\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin po d\u00ebshmon kriz\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb vendase, e cila po e humbet betej\u00ebn me prodhimin e huaj, jo vet\u00ebm n\u00eb \u00e7mim, por edhe n\u00eb pranin\u00eb e vazhdueshme n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Analiza e t\u00eb dh\u00ebnave tregon se produktet e importit nuk po hyjn\u00eb m\u00eb si plot\u00ebsues t\u00eb mungesave sezonale, por po kthehen n\u00eb diktues t\u00eb \u00e7mimit dhe referenc\u00eb kryesore p\u00ebr konsumatorin, duke e nxjerr\u00eb gradualisht jasht\u00eb loje fermerin shqiptar.<\/p>\n<p>Importet e zarzavateve n\u00eb sasi jan\u00eb dyfishuar nd\u00ebrmjet viteve 2021-2025 sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT. Nj\u00eb nd\u00ebr shembujt m\u00eb tipik\u00eb t\u00eb k\u00ebtij konkurrimi t\u00eb pabarabart\u00eb vihet re te produktet baz\u00eb si domatja e ser\u00ebs dhe kastraveci.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb \u00e7mim importi q\u00eb luhatet midis 194 dhe 220 lek\u00ebsh, k\u00ebto produkte vendosin nj\u00eb tavan q\u00eb prodhimi vendas e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta sfidoj\u00eb. Nd\u00ebrsa fermeri shqiptar p\u00ebrballet me kosto t\u00eb larta t\u00eb inputeve bujq\u00ebsore, naft\u00ebs dhe munges\u00ebs s\u00eb subvencioneve, produkti i importit vjen nga vende ku ekonomia e shkall\u00ebs dhe mb\u00ebshtetja shtet\u00ebrore e ulin koston p\u00ebr nj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebn q\u00eb, edhe pse n\u00eb shumic\u00eb produkti vendas mund t\u00eb duket m\u00eb i lir\u00eb, si rasti i domates me 130 lek\u00eb, stabiliteti dhe standardizimi i importit i jep k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebrpar\u00ebsi te tregtar\u00ebt e m\u00ebdhenj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb furnizim t\u00eb sigurt dhe jet\u00ebgjat\u00ebsi t\u00eb produktit n\u00eb raft.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb alarmant \u00ebsht\u00eb rasti i produkteve q\u00eb tradicionalisht jan\u00eb konsideruar fortesa t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb son\u00eb, si fasulja apo patatja. Fakti q\u00eb kostoja e importit t\u00eb fasules \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 180 lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb tregun e pakic\u00ebs ajo shitet deri n\u00eb 700 lek\u00eb, tregon se tregu \u00ebsht\u00eb i varur totalisht nga flukset e huaja.<\/p>\n<p>Importi ka arritur t\u00eb thyej\u00eb sezonin e prodhimit vendas. Sot nuk ka m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse \u00ebsht\u00eb koha e vjeljes n\u00eb Myzeqe apo Kor\u00e7\u00eb, pasi tregu \u00ebsht\u00eb i mbushur me produkte nga rajoni apo m\u00eb gjer\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb me \u00e7mime konkurruese.<\/p>\n<p>Kjo var\u00ebsi krijon nj\u00eb rreth vicioz: fermeri vendas, duke mos pasur siguri q\u00eb do ta shes\u00eb produktin p\u00ebrball\u00eb importit m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, ul sip\u00ebrfaqet e mbjella, gj\u00eb q\u00eb \u00e7on n\u00eb rritjen e m\u00ebtejshme t\u00eb importeve p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, produktet e importit po fitojn\u00eb terren te frutat, ku artikuj si dardha dhe hurma, t\u00eb cilat dikur mbulonin nevojat vendase, tani vijn\u00eb pothuajse ekskluzivisht nga jasht\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim shumic\u00eb prej 210 lek\u00ebsh p\u00ebr kilogram. Kjo tregon se teknologjia e ruajtjes dhe p\u00ebrpunimit jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb para nesh.<\/p>\n<p>Konsumatori i Tiran\u00ebs po m\u00ebsohet me nj\u00eb produkt q\u00eb ka pamje t\u00eb kuruar dhe \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm 12 muaj t\u00eb vitit, di\u00e7ka q\u00eb prodhimi vendas, i fragmentuar dhe pa pika grumbullimi moderne, nuk e garanton dot.<\/p>\n<p>N\u00ebse ky trend vazhdon, prodhimi vendas rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb produkt luksi p\u00ebr tregjet organike, nd\u00ebrsa tryeza e p\u00ebrditshme e shqiptar\u00ebve do t\u00eb varet t\u00ebr\u00ebsisht nga politikat tregtare dhe luhatjet e \u00e7mimeve t\u00eb huaja.\/<a href=\"https:\/\/monitor.al\/zarzavatet-kthehen-ne-mall-luksi-pse-po-na-kushtojne-kaq-shtrenjte\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Monitor.al<\/a>\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mungesa e prodhimit vendas dhe d\u00ebmet nga moti kan\u00eb reduktuar ndjesh\u00ebm ofert\u00ebn e produkteve vendase n\u00eb treg, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00e7mimet t\u00eb fluturojn\u00eb mbi 300-400 lek\u00eb p\u00ebr kilogram p\u00ebr prodhimet e stin\u00ebs si brokoli dhe spinaqi, gati 30% m\u00eb shum\u00eb se vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga tregu. Zinxhiri i gjat\u00eb i nd\u00ebrmjet\u00ebsve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":137073,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137072","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137072"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137072\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137074,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137072\/revisions\/137074"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137073"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}