{"id":137244,"date":"2026-03-02T12:44:20","date_gmt":"2026-03-02T12:44:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137244"},"modified":"2026-03-02T13:07:35","modified_gmt":"2026-03-02T13:07:35","slug":"vojerizmi-politik-te-shikosh-apo-te-veprosh-cila-eshte-turma","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/02\/vojerizmi-politik-te-shikosh-apo-te-veprosh-cila-eshte-turma\/","title":{"rendered":"Vojerizmi politik: T\u00eb shikosh apo t\u00eb veprosh, cila \u00ebsht\u00eb turma?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/p>\n<p>\u201cAta jan\u00eb turm\u00eb pa kok\u00eb, turm\u00eb pa drejtim, turm\u00eb mjerane, turm\u00eb pla\u00e7kit\u00ebse\u201d&#8230;e gjith\u00ebfar\u00ebsoj shfrehjesh elitaro-letrare q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb nisur a p\u00ebrmbyllur editoriale t\u00eb folura e t\u00eb shkruarasi em\u00ebrtime p\u00ebr protestuesit demokrat\u00eb dhe opozitar\u00eb tash e disa jav\u00eb, k\u00ebtu e disa vite. Nisem nga nevoja p\u00ebr t\u00eb kthjelluar nj\u00eb publik m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb me leksikun e orkestruar mediatik dhe jo vet\u00ebm, modestisht, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb sjell s\u00eb pari nj\u00eb shpjegim t\u00eb p\u00ebrshtatur t\u00eb \u201cturm\u00ebs\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet psikologjis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb t\u00eb (mos)vepruarit sipas psikologut, sociologut dhe antropologut francez Gustave Le Bon. Druaj se pa dashur, n\u00eb argumentat m\u00eb posht\u00eb,lexuesi do t\u00eb njoh\u00eb se si Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrallat vende ku turma nuk thyen, nuk \u00e7artet, nuk b\u00ebrtet me histeriz\u00ebm. Krejt ndryshe, ajo ngroh divan\u00ebt e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb sht\u00ebpive shulluar n\u00eb rehati nd\u00ebrsa bluan nj\u00eb qasje gjykuese dhe hipokrizisht moraliste p\u00ebrveshur nga mllefi i kompleksit pse nuk kan\u00eb d\u00ebshir\u00ebn, fuqin\u00eb apo guximin t\u00eb veprojn\u00eb. E ve\u00e7anta s\u2019\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo dhe perdja fsheh pak m\u00eb shum\u00eb. Pasi njohim turm\u00ebn, dua t\u00eb guxoj t\u00eb diagnostikoj sindrom\u00ebn q\u00eb fsheh hipokrizia e saj p\u00ebrmes pyetjes: \u00c7far\u00eb i shtyn mbik\u00ebqyr\u00ebsit e protest\u00ebs nga sht\u00ebpia, t\u00eb kuriozohen dhe ta ndjekin me v\u00ebmendje ecurin\u00eb e saj, aq sa t\u00eb futen n\u00eb spiralen e kritikave, por pa vepruar? P\u00ebrgjigjja do t\u00eb ishte nj\u00eb diagnoz\u00eb klinike: vojeriz\u00ebm politik.<\/p>\n<p><strong>Mbik\u00ebqyr\u00ebsit nga ekrani, e vetmja turm\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPsikologjia e turm\u00ebs\u201d e Le Bon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teori e cila thot\u00eb se kur individ\u00ebt b\u00ebhen pjes\u00eb e turm\u00ebs ata p\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb trasformim psikologjik, ku identiteti personal, p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale dhe racionaliteti humbasin dhe shkrihen n\u00eb identitetin kolektiv. Vet\u00eb turma b\u00ebhet \u201cmendja kolektive\u201d (collective mind), dhe udh\u00ebhiqet nga instiktet primitive t\u00eb pavet\u00ebdijes. Pra, turma si entitet psikologjik. \u201cTurma e sht\u00ebpive\u201dreflekton fragmentin e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ka humbur aft\u00ebsin\u00eb e reagimit, dhe kjo \u00ebsht\u00eb karakteristika e par\u00eb q\u00eb e kthen at\u00eb n\u00eb nj\u00eb turm\u00eb ku njeriu e ka braktisur vet\u00ebdijen individuale duke iu bashkuar si pjes\u00eb e s\u00eb gjith\u00ebs, zgjedhjes s\u00eb plog\u00ebshtt\u00eb turm\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt instikt n\u00eb vetvete i turm\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpive,- jo ai i agresivitetit t\u00eb cilit Le Bon i referohet kur shpjegon mjedise dhe ngjarje revolucionare, &#8211; por ai i mbrojtjes dhe mbijetes\u00ebs, nj\u00eb form\u00eb klasike mimetizmi. Sjellja e nj\u00eb shoq\u00ebrie si nj\u00eb entitet psikologjik mbrujtet n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb keqe, e cila n\u00eb ciklin e jet\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb kujdesur t\u00eb ushqej\u00eb tek individ\u00ebt e asaj shoq\u00ebrie forc\u00ebn e autonomis\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb mendimit, shkompleksimit nga t\u00eb qenurit dhe t\u00eb menduarit ndryshe, lirin\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, \u201cPsikologjia e turm\u00ebs\u201d thot\u00eb se kur individi b\u00ebhet pjes\u00eb e turm\u00ebs, ai e humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt, duke u shtyr\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb dhe veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb irracionale dhe impulsive. Po nj\u00ebsoj, p\u00ebrpos vet\u00ebpritshm\u00ebrive p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb individualist\u00eb pas nj\u00eb eksperimenti historik politik dhe social t\u00eb diktatur\u00ebs, shoq\u00ebria jon\u00eb e post-trokitjes s\u00eb demokracis\u00eb, pjes\u00ebrisht, e refuzonmund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb menduarit individualisht dhe k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton p\u00ebrbashkimi n\u00eb plog\u00ebshti shoq\u00ebrore dhe mos-veprim. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb kampion p\u00ebrfaq\u00ebson turma e sht\u00ebpive. Turma e sht\u00ebpive \u00ebsht\u00eb \u00e7mendurisht irracionale kur p\u00ebrpos gjith\u00e7kaje q\u00eb ndodh p\u00ebrreth, kuriozohet, por nuk provokohet.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00eb nj\u00eb turm\u00eb njer\u00ebzit ndiejn\u00eb nj\u00eb sens anonimiteti, \u00e7ka e ul ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr veprimet e tyre, duke i shtyr\u00eb ata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb veprime t\u00eb cilat n\u00ebse do t\u00eb gjendeshin vet\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs ndaj pasojave nuk do t\u2018i b\u00ebnin. Th\u00ebn\u00eb me fjal\u00ebt e Le Bon: \u201cNj\u00eb individ n\u00eb nj\u00eb turm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kok\u00ebrr r\u00ebre mes kokrrizave t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebr\u00ebs, t\u00eb cilat era i p\u00ebrzien sipas d\u00ebshir\u00ebs\u201d. Ndon\u00ebse ky tipar i turm\u00ebs i b\u00ebn jehon\u00eb sjelljeve irracionale agresive t\u00eb saj n\u00eb ngjarje revolucionare, mungesa e sensit t\u00eb anonimitetit mbizot\u00ebron edhe n\u00eb mjedise t\u00eb tjera, artificialisht t\u00eb paqta si ky i yni. Turma e sht\u00ebpive manifeston sot nj\u00eb mentalitet q\u00eb perifrazuar n\u00eb nj\u00eb slogan masiv do t\u00eb ishte:\u201cnuk merrem me politik\u00eb\u201d,\u00e7ka e vendos mbik\u00ebqyr\u00ebsin nga ekrani n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb rehatsh\u00ebm anonimiteti, ku mosreagimi i tij ka pasoja q\u00eb i mbesin kolektives, por, sipas tij, jo atij individualisht. Paradoksi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb mosmarrja me politik\u00eb do t\u00eb duhej ta largonte v\u00ebzhguesin nga ekrani dhe jo ta b\u00ebnte at\u00eb v\u00ebzhgues pasiv. Por me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb merremi m\u00eb pas. Ndaj p\u00ebrtej k\u00ebsaj, a do t\u00eb kuronte n\u00ebnvet\u00ebdijen vall\u00eb fraza \u201cnuk merrem me politik\u00eb\u201d n\u00ebse korrupsioni dhe skandalet fam\u00ebkeqe nuk do t\u00eb ishin vjedhje nga \u201ce p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, por nj\u00eb vjedhje nat\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb sirtarin ku ruan kursimet? N\u00eb turm\u00eb individi \u00ebsht\u00eb anonim, dhe po anonime jan\u00eb pasojat e veprimeve t\u00eb tij, edhe ato t\u00eb t\u00eb mos vepruarit.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, n\u00eb turm\u00eb, individ\u00ebt jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb ndikuar nga opinionet dhe sugjerimet e t\u00eb tjer\u00ebve, duke u shtyr\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb sjellje sipas asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb turma. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duhet shkuar n\u00eb mjedisin folklorik dhe shoq\u00ebror, aty ku si shoq\u00ebri, ne priremi t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb mendimet, zgjedhjet dhe rrug\u00ebtimin ton\u00eb me nj\u00eb ndjenj\u00eb turpi dhe ndrojtjeje ndaj asaj si do t\u00eb perceptohet n\u00eb familje, mes miqsh, n\u00eb farefis, n\u00eb shoq\u00ebri, mes koleg\u00ebsh e t\u00eb tjer\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se dizenjimi i nj\u00eb portreti me munges\u00eb t\u00eb theksuar autonomie, pavar\u00ebsie, lirie. Kjo na b\u00ebn performues, jo veprues, imitator\u00eb, jo origjinal\u00eb. Duke u kujdesur t\u00eb mos dalim nga rreshti i opinionit shoq\u00ebror, po ashtu kemi vepruar ne me politik\u00ebn dhe sfidat q\u00eb na ka hapur ajo. E para dob\u00ebsi e turmave q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb regjimet totalitare, si ai dje, dhe ato m\u00eb t\u00eb buta autokrate, si ky sot, \u00ebsht\u00eb mungesa e guximit t\u00eb nj\u00eb shumice t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga rreshti i turm\u00ebs. Logjika e lyp t\u00eb pranohet se protestuesit n\u00eb koh\u00eb plog\u00ebshtie jan\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebrjashtim nga turma, po aq sa manifestues t\u00eb emancipimit ndaj paragjykimit kolektiv.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, po tek Le Bon gjendet p\u00ebrgjigjja e pyetjes: \u201cKush ia imponon turm\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpive m\u00ebnyr\u00ebn e (mos)reagimit?\u201d. Autori do t\u00eb p\u00ebrgjigjej: \u201cKushdo q\u00eb u jep atyre (njer\u00ebzve t\u00eb turm\u00ebs) vegime (illusions), b\u00ebhet leht\u00ebsisht master i tyre. Kushdo q\u00eb ua shkat\u00ebrron atyre vegimin, kthehet n\u00eb viktim\u00ebn e tyre.\u201d Me nj\u00eb shk\u00ebputje gati hendek mes realitetit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm dhe imazhit, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, pushteti i Rilindjes, p\u00ebrmes propagand\u00ebs p\u00ebrqaset t\u00eb krijoj\u00eb vegimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb p\u00ebrparon. Kushdo q\u00eb me kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb e fakteve apo me luajalitetin e argumenteve p\u00ebrpiqet t\u2018u kujtoj\u00eb shqiptar\u00ebve se fasada dhe vegimi ruan n\u00ebn vete nj\u00eb realitet t\u00eb err\u00ebt politik, ekonomik dhe social do t\u00eb portretizohet si plangprish\u00ebs i vegimit (p\u00ebrfytyrimit) t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb zhvillimit. Andaj, pushteti aktual \u00ebsht\u00eb ofruesi i vegimit, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb drejtues i turm\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpive, nd\u00ebrsa opozit\u00ebs shpatullat i shtypen fort nga gjykimi publik i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs turm\u00eb, dhe kjo e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, viktim\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas Le Bon, njer\u00ebzit n\u00eb turm\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb sens unanimiteti duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00e7do njeri, i cili nuk mendon si turma, pra mendon dhe vepron jasht\u00eb kufijve t\u00eb diktuar, t\u00eb p\u00ebrballet me munges\u00eb t\u00eb theksuar tolerance dhe armiq\u00ebsi prej saj. Andaj, nuk \u00ebsht\u00eb frut i rast\u00ebsis\u00eb e as casus p\u00ebrjashtimor fakti q\u00eb opozitar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebrballen jo m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me pushtetin, por me nj\u00eb gjyq\u00ebsi dhe armiq\u00ebsi t\u00eb koordinuar publike e t\u00eb dirigjuar mediatikisht, ku nga pozicioni legjitim politik p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb &#8211; ai i sulmit, &#8211; ata i dor\u00ebzohen nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur deriedhe m\u00ebnyr\u00ebn si protestojn\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, \u201cnj\u00eb turm\u00eb e dehur n\u00eb iluzion, nuk do t\u00eb ndikohet nga thirrjet p\u00ebr racionalitet, p\u00ebr arsye\u201d &#8211; thot\u00eb Le Bon. P\u00ebr aq sa thirrjeve p\u00ebr racionalitet ndaj dram\u00ebs q\u00eb po p\u00ebrjeton vendi i p\u00ebrgjigjet ajo pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb gatitet t\u00eb protestoj\u00eb, me kalkulim bazik, pjesa refuzuese &#8211; mbik\u00ebqyr\u00ebsit nga ekrani- mbeten e vetmja turm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vojerizmi politik, shijojn\u00eb pa vepruar<\/strong><\/p>\n<p>Tanim\u00eb q\u00eb ekskluziviteti n\u00eb terminologji dhe sjellje i \u201cturm\u00ebs\u201d e gjeti shtratin e vet, ia vlen t\u00eb shkojm\u00eb edhe m\u00eb tej pas perdes. \u00c7far\u00eb i shtyn mbik\u00ebqyr\u00ebsit e protest\u00ebs nga sht\u00ebpia t\u00eb kuriozohen dhe ta ndjekin me v\u00ebmendje ecurin\u00eb e saj, aq sa t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb v\u00ebzhguarit nga larg apo t\u00eb futen n\u00eb spiralen e kritikave, por pa vepruar? Nj\u00eb mendje sado pak e pafriguar p\u00ebr t\u00eb mos i mohuar deduksionet logjike, do t\u00eb thoshte se mbik\u00ebqyr\u00ebsit e protest\u00ebs nga sht\u00ebpia, ata q\u00eb p\u00ebr k\u00ebndv\u00ebshtrimet e shp\u00ebrfaqura deri m\u00eb tani kan\u00eb ekskluzivitetin e turm\u00ebs, manifestojn\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb \u00e7rregullim.<\/p>\n<p>Mbik\u00ebqyr\u00ebsit e ekraneve ose turma e sht\u00ebpive merret me politik\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e d\u00ebfton ndjekshm\u00ebria e nj\u00eb zhvillimi politik si protesta. Ajo kadijeni, njohuri dhe \u00ebsht\u00eb vigjilente p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb e rrethon. Shkurtpranuar, protesta tek mbik\u00ebqyr\u00ebsit e ekraneve provokon kuriozitet. P\u00ebrsa kuriozohen dhe e ndjekin, kjo po ashtu d\u00ebfton se ata nuk bezdisen. Krejt kundrazi, ata e shijojn\u00eb deri n\u00eb pik\u00ebn e ngacmimit t\u00eb ideve dhe kritikave se si duhet b\u00ebr\u00eb protesta. Turma e sht\u00ebpive nuk e refuzon aktin e protest\u00ebs, madje n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj, ajo e p\u00ebrkrah verbalisht at\u00eb. K\u00ebto sinjale manifestojn\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullim n\u00eb sjelljen dhe prirjen e mbik\u00ebqyr\u00ebsve t\u00eb ekraneve, at\u00eb t\u00eb shijimit pa vepruar. Interesi dhe kurioziteti jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt t\u00eb pranish\u00ebm: mbik\u00ebqyr\u00ebsit d\u00ebgjojn\u00eb dhe e ndjekin q\u00ebllimin, zhvillimin dhe rezultatin e protest\u00ebs. Ata krijojn\u00eb pritshm\u00ebri, \u00e7ka sinjalizon se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb emocionalisht dhe intelektualisht n\u00eb zhvillimin e saj. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb t\u00eb qenurit pro apo kund\u00ebr protest\u00ebs (dhe kjo nuk e ndryshon unanimitetin n\u00eb kuriozitet ndaj saj), gjat\u00eb dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb protest\u00ebs ata marrin dy pozicione: ose p\u00ebrmbushen emocionalisht (kur jan\u00eb pro), ose provokohen negativisht dhe shfrehen n\u00eb kritik\u00eb (kur jan\u00eb kund\u00ebr). N\u00eb t\u00eb dyja rastet, ata e shijojn\u00eb protest\u00ebn, ndon\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha impulset do t\u00eb provokonin nj\u00eb reagim, nd\u00ebrkaq reagimi mohohet me vigjilenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Me syt\u00eb nga ekrani, shterp\u00eb n\u00eb veprim, ajo q\u00eb turma b\u00ebn quhet vojeriz\u00ebm politik. Ajo v\u00ebzhgonpa u shfaqur n\u00eb sheshe dhe rrug\u00eb, shijon pa vepruar, p\u00ebrmbushet me emocione pozitive ose negativepa nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb asnj\u00ebrin rast angazhimin apo p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb vepruarit.Mbik\u00ebqyr\u00ebsit e ekraneve jan\u00eb jo vet\u00ebm e vetmja turm\u00eb, por fragmenti shterp\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb skutet n\u00eb prirjet patologjike t\u00ebshijimit dhe p\u00ebrmbushjes pa mundur, pa dashur, pa vepruar.<\/p>\n<p><strong>\/Shpjegime<\/strong><br \/>\n*Vojerizmi (voyerism): p\u00ebrkufizohet si prirja deri n\u00eb \u00e7rregullim psikologjik i nj\u00eb personi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar t\u00eb tjer\u00ebt pa dijenin\u00eb e tyre, zakonisht n\u00eb situata private ose intime, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimi emocional ose k\u00ebnaq\u00ebsie personale.<br \/>\n* Vojerizmi politik (political voyerism):\u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i p\u00ebrshtatur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebshkruar prirjen p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar, komentuar ose konsumuar politik\u00ebn si spektak\u00ebl, pa angazhim, p\u00ebrgjegj\u00ebsi ose pjes\u00ebmarrje aktive.K\u00ebto i z\u00ebvend\u00ebson thjesht kurioziteti, komentimi dhe gjykimi pasiv, t\u00eb gjitha si konsum shijimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pranvera SHEHAJ \u201cAta jan\u00eb turm\u00eb pa kok\u00eb, turm\u00eb pa drejtim, turm\u00eb mjerane, turm\u00eb pla\u00e7kit\u00ebse\u201d&#8230;e gjith\u00ebfar\u00ebsoj shfrehjesh elitaro-letrare q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb nisur a p\u00ebrmbyllur editoriale t\u00eb folura e t\u00eb shkruarasi em\u00ebrtime p\u00ebr protestuesit demokrat\u00eb dhe opozitar\u00eb tash e disa jav\u00eb, k\u00ebtu e disa vite. Nisem nga nevoja p\u00ebr t\u00eb kthjelluar nj\u00eb publik m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136548,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-137244","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137244"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137244\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137245,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137244\/revisions\/137245"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}