{"id":137284,"date":"2026-03-03T08:57:16","date_gmt":"2026-03-03T08:57:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137284"},"modified":"2026-03-03T09:04:17","modified_gmt":"2026-03-03T09:04:17","slug":"birn-shembjet-ne-korridorin-viii-deshmojne-per-keqmenaxhimin-si-model-qeverisje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/03\/birn-shembjet-ne-korridorin-viii-deshmojne-per-keqmenaxhimin-si-model-qeverisje\/","title":{"rendered":"BIRN: Shembjet n\u00eb korridorin VIII d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr keqmenaxhimin si model qeverisje"},"content":{"rendered":"<p>Bllokimi prej dhjet\u00eb dit\u00ebsh i Juglindjes s\u00eb vendit si pasoj\u00eb e shembjes s\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb nj\u00eb aks t\u00eb Korridorit VIII ka sjell\u00eb sipas ekspert\u00ebve, d\u00ebme t\u00eb pallogaritshme ekonomike dhe njer\u00ebzore n\u00eb vendin ku kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 shkurt, qeveria shqiptare organizoi Ministerialin p\u00ebr Korridorin VIII me pranin\u00eb e zyrtar\u00ebve shtet\u00ebrore nga Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali e cil\u00ebsoi projektin si \u201caset strategjik p\u00ebr nd\u00ebrlidhjen dhe sigurin\u00eb europiane\u201d dhe rolin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt si \u201cnj\u00eb nga nyjet m\u00eb t\u00eb besueshme\u201d.<\/p>\n<p>Por ende pa u zbehur shk\u00eblqimi i fotove t\u00eb aktivitetit, nj\u00eb prej akseve kryesore rrugore t\u00eb tij, ai Librazhd-Pogradec, p\u00ebsoi d\u00ebmtime t\u00eb r\u00ebnda duke bllokuar p\u00ebr gati dhjet\u00eb dit\u00eb komunikimin me juglindjen e vendit.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes, Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ka ngritur nj\u00eb grup hetimor me q\u00ebllim hetimin e rrethanave q\u00eb kan\u00eb shkaktuar bllokimin e k\u00ebtij aksi dhe fillimin e procedimit penal p\u00ebr veprat penale \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d, \u201cShkelje e barazis\u00eb n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, \u201cShkat\u00ebrrimi i rrug\u00ebs\u201d dhe \u201cNdotja e ajrit, ujit apo tok\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ngjarjen, duke ia faturuar fajin p\u00ebrb\u00ebrjes gjeologjike t\u00eb tok\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shembja e k\u00ebtij aksi rrugor i shtohet veprave t\u00eb tjera infrastrukturore t\u00eb investuara gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebmtime.<\/p>\n<p>Bllokimi i rrug\u00ebs nacionale drejt Juglindjes nuk ka krijuar probleme vet\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit, por edhe p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe sigurin\u00eb e vendit. Sipas Konfederat\u00ebs s\u00eb Industrive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ky bllokim ishte \u201cgoditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb koh\u00eb paqe p\u00ebr ekonomin\u00eb si dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb po ashtu ndajn\u00eb q\u00ebndrimin se ky bllokim ka pasoja t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit dhe lidhet me keqmenaxhimin e investimeve infrastrukturore dhe munges\u00ebn e nj\u00eb strategjie t\u00eb qart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Zef Pre\u00e7i, drejtor i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike e quan gjithashtu shembjen \u201cnj\u00eb alarm t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKa nevoj\u00eb p\u00ebr analiza t\u00eb thelluara teknike, politike, juridike rreth asaj \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb infrastruktur\u00ebn publike n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe mbi fondet e m\u00ebdha q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb e jepen kryesisht pa gar\u00eb dhe t\u00eb dyshuara gj\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korruptive,\u201d tha ai.<\/p>\n<p><strong>Aset strategjik apo propagandistik?<\/strong><\/p>\n<p>Korridori VIII u ideua si nj\u00eb bosht strategjik Lindje-Per\u00ebndim q\u00eb do te lidhte Detin Adriatik me Detin e Zi, duke funksionuar si nj\u00eb nxit\u00ebs ky\u00e7 ekonomik p\u00ebr integrimin n\u00eb BE, stabilitetin rajonal dhe tregtin\u00eb. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrfitimet projektoheshin me fuqizimin e rolit t\u00eb vendit si port\u00eb detare, nyje tranziti si dhe qend\u00ebr logjistike rajonale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt besojn\u00eb se qeveria shqiptare e sabotoi k\u00ebt\u00eb projekt, pavar\u00ebsisht propagand\u00ebs p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Sipas Irena Beqirajt, konsultente financiare, ky projekt fillimisht \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nga zhvendosja e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb Porto Romano dhe nga devijimi i linj\u00ebs rrugore t\u00eb Korridorit VIII nga projekti fillestar n\u00eb segmentin e fundit n\u00eb pjes\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy l\u00ebvizje, thot\u00eb ajo, \u201cjo vet\u00ebm kan\u00eb rritur kostot, por edhe do t\u00eb vonojn\u00eb p\u00ebrfundimin e projektit, duke vonuar kuptohet edhe p\u00ebrfitimet ekonomike\u201d.<\/p>\n<p>Edhe analisti politik, Neritan Sejamini thot\u00eb se \u201cshkat\u00ebrrimi i Portit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe mbetja pa nj\u00eb port t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb edhe p\u00ebr disa vite t\u00eb tjera\u201d \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm d\u00ebmtim i integrimit ekonomik t\u00eb vendit, por edhe goditje p\u00ebr vet\u00eb konceptin e Korridorit VIII \u2013 n\u00eb t\u00eb cilin porti i Durr\u00ebsit ka nj\u00eb rol ky\u00e7 dhe strategjik.<\/p>\n<p>Gjithsesi, Sejamini e konsideron t\u00eb tejkaluar rolin e Korridorit VIII, i konceptuar q\u00eb n\u00eb vitet \u201990.<\/p>\n<p>\u201cZhvillimet ekonomike dhe infrastrukturore t\u00eb m\u00ebvonshme kan\u00eb ulur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij korridori. Tregtia me Italin\u00eb, Greqin\u00eb, Kosov\u00ebn, Turqin\u00eb, Gjermanin\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb se sa tregtia me Maqedonin\u00eb e Veriut, Bulgarin\u00eb dhe Evrop\u00ebn Lindore,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Zef Pre\u00e7i po ashtu beson se trajtimi si aset strategjik i k\u00ebsaj rruge p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare mbetet vet\u00ebm n\u00eb terren deklarativ; pa b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr financimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cEdhe aty ku \u00ebsht\u00eb siguruar mb\u00ebshtetja e duhur financiare, si\u00e7 tregojn\u00eb d\u00ebmtimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb aks rrugor, korrupsioni ka c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb efektivitetin e fondeve, duke kompromentuar k\u00ebshtu edhe q\u00ebllimet e mira t\u00eb deklaruara nga qeveria Rama,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p><strong>\u201cModus operandi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit t\u00eb tij parakalojn\u00eb n\u00eb asfalte t\u00eb shtruara rishtas n\u00eb \u00e7do fushat\u00eb elektorale, duke propaganduar investime qindramilion\u00ebshe \u2013 ndon\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb prej tyre jan\u00eb prishur q\u00eb me shiun e par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, d\u00ebmtimet e rrug\u00ebve lidhen me munges\u00ebn e projekteve, studimeve dhe mbik\u00ebqyrjen profesionale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tenderat e tyre konsiderohen jotransparent\u00eb dhe pa konkurrenc\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Sejaminit, d\u00ebmtimet e rrug\u00ebve d\u00ebshmojn\u00eb mbi t\u00eb gjitha \u201cnivelin e mjeruesh\u00ebm t\u00eb qeverisjes\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebmeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte, Sejamini thot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte mund t\u00eb hamend\u00ebsohet p\u00ebr miliarda lek\u00eb d\u00ebme me shkat\u00ebrrimin dhe bllokimin e rrug\u00ebs n\u00eb aksin Librazhd- Pogradec.<\/p>\n<p>\u201cMiliarda lek\u00eb n\u00eb investime n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb zeruar, dhjet\u00ebra miliarda lek\u00eb kosto e rib\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebtyre investimeve dhe riparimeve t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme dhe miliarda lek\u00eb d\u00ebme ekonomike p\u00ebr tregtar\u00ebt, sektorin e turizmit, t\u00eb transportit dhe bizneseve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi,\u201d tha ai, pa llogaritur koston njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Sipas Irena Beqirajt, problematikat n\u00eb infrastruktur\u00eb nxjerrin n\u00eb pah munges\u00ebn e nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb keqmenaxhimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cmodus operandi\u201d.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Organizat\u00ebs p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, Beqiraj thot\u00eb se Shqip\u00ebria investon \u00e7do vit rreth 400 milion\u00eb euro n\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve me nj\u00eb kosto mestare prej 12.9 milion\u00eb euro p\u00ebr kilomet\u00ebr \u2013 kosto kjo m\u00eb e larta n\u00eb rajon. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb mbetet n\u00eb periferi t\u00eb zhvillimit infrastrukturor edhe konektivitetit.<\/p>\n<p>\u201cShifrat tregoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsisht t\u00eb mohueshme,\u201d thot\u00eb Beqiraj, duke shtuar se amortizimi mesatar i veprave publike \u00ebsht\u00eb 20% ose disafish m\u00eb e lart\u00eb se mesatarja bot\u00ebrore q\u00eb variaon nga 4.25 n\u00eb 10.4%.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 kostot me t\u00eb cilat rrug\u00ebt jan\u00eb nd\u00ebrtuar jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb larta dhe rrug\u00ebt nd\u00ebrtohen keq. Si rrjedhim, infrastruktura rezulton e paq\u00ebndrueshme, si e till\u00eb k\u00ebrkon rikonstruksione m\u00eb t\u00eb shpeshta,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Zef Pre\u00e7in, shembja e rrug\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr n\u00eb aksin Librazhd-Pogradec nuk mund t\u00eb shihet si nj\u00eb episod i izoluar, por si \u201cnj\u00eb fenomen ekonomik korruptiv n\u00eb nivel sektorial\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar kryesisht rrug\u00ebt e nd\u00ebrtuara gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb publike p\u00ebr korrupsionin dhe keqqeverisjen e vendit gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, p\u00ebr projektet mashtruese dhe t\u00eb motivuara politikisht, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve elektotale, p\u00ebr kompanit\u00eb e oligark\u00ebve klient\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb\u2026,\u201dtha Pre\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bllokimi prej dhjet\u00eb dit\u00ebsh i Juglindjes s\u00eb vendit si pasoj\u00eb e shembjes s\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb nj\u00eb aks t\u00eb Korridorit VIII ka sjell\u00eb sipas ekspert\u00ebve, d\u00ebme t\u00eb pallogaritshme ekonomike dhe njer\u00ebzore n\u00eb vendin ku kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb rajon. M\u00eb 18 shkurt, qeveria shqiptare organizoi Ministerialin p\u00ebr Korridorin VIII me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":137287,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137284","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137284"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137284\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137286,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137284\/revisions\/137286"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137287"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}