{"id":137330,"date":"2026-03-03T18:25:20","date_gmt":"2026-03-03T18:25:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137330"},"modified":"2026-03-03T18:25:20","modified_gmt":"2026-03-03T18:25:20","slug":"bylykbashi-perballja-e-ardhshme-do-te-coje-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-me-qeveri-teknike-dhe-pd-fiton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/03\/bylykbashi-perballja-e-ardhshme-do-te-coje-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-me-qeveri-teknike-dhe-pd-fiton\/","title":{"rendered":"Bylykbashi: P\u00ebrballja e ardhshme do t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, me qeveri teknike dhe PD fiton"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi politik i qarkut t\u00eb Durr\u00ebsit, Oerd Bylykbashi tha se p\u00ebrmbytjet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb zon\u00ebn e ish-K\u00ebnet\u00ebs nuk jan\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi natyrore, por pasoj\u00eb e &#8220;dor\u00ebs s\u00eb njeriut&#8221; dhe &#8220;tekave korruptive&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb foltoren e PD q\u00eb po organizohet sot pasdite n\u00eb Durr\u00ebs, Bykykbashi duke akuzuar qeverin\u00eb qendrore dhe at\u00eb lokale p\u00ebr braktisje dhe keqqeverisje, e cil\u00ebsoi Partin\u00eb Demokratike si alternativ\u00ebn e vetme. Ai premtoi se kjo zon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim dinjitoz dhe do t\u00eb zhvillohet sipas standardeve moderne p\u00ebr t\u00eb ndalur largimin e t\u00eb rinjve, duke mbyllur fjalimin me nj\u00eb thirrje p\u00ebr fitore n\u00eb p\u00ebrballjen e ardhshme politike.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Bylykbashit<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb betej\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara ta \u00e7ojm\u00eb deri n\u00eb fund. Dit\u00ebt e regjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs jan\u00eb t\u00eb num\u00ebruara. Duhet vet\u00ebm ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje p\u00ebr ta rr\u00ebzuar. Miq, po vjen dhe pak dhe mbushet viti nga zgjedhjet e 11 majit. K\u00ebto dy grup seksione k\u00ebtu jan\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn time politike p\u00ebr aq koh\u00eb sa un\u00eb jam deputet, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb pun\u00ebn q\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha momentet, n\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrballjet, ju keni qen\u00eb pararoja e rezultateve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Dhe \u00ebsht\u00eb puna e drejtuesve, e an\u00ebtar\u00ebve dhe e strukturave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb arritur ta japin k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Edhe n\u00eb presionin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb pushtetit, qoft\u00eb atij qendror, qoft\u00eb atij k\u00ebtu lokal. Mos harrojm\u00eb q\u00eb ne nuk p\u00ebrballemi vet\u00ebm me qeverin\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebrballemi me bashkin\u00eb e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb zemra e sistemit t\u00eb patronazhimit k\u00ebtu. K\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki kalojn\u00eb. Megjithat\u00eb ju e keni p\u00ebrball\u00eb k\u00ebt\u00eb me nder, me kurajo, me sakrific\u00eb. Jeni p\u00ebrball\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebrs\u00ebri si\u00e7 e tha Froku, keni dal\u00eb fitues edhe n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Un\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb si drejtues politik i qarkut Durr\u00ebs, ju falenderoj nga zemra I gjith\u00eb qarkut t\u00eb Durr\u00ebsit, u pati\u00a0p\u00ebrballje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me t\u00eb gjith\u00eb makinerin\u00eb shtet\u00ebrore, pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm makinerin\u00eb shtet\u00ebrore, por dhe makinerin\u00eb kriminale, t\u00eb organizuar n\u00eb \u00e7do kuadrat, n\u00eb \u00e7do lagje, n\u00eb \u00e7do qark, n\u00eb \u00e7do qytet pa l\u00ebn\u00eb asgj\u00eb rastit, p\u00ebrs\u00ebri arrit\u00ebt dhe u p\u00ebrball\u00ebt. U p\u00ebrball\u00ebt dhe mbrojt\u00ebt nj\u00eb rezultat q\u00eb sado nuk \u00ebsht\u00eb fitore absolute, arrit\u00ebt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballni makinerin\u00eb e shtetit dhe t\u00eb krimit dhe kjo tregon q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se ne punojm\u00eb fort, n\u00eb qoft\u00eb se ne do t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se ne do t\u00eb v\u00ebm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri njer\u00ebzit e duhur t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara, jam i sigurt q\u00eb me situat\u00ebn q\u00eb po zhvillohet, me forc\u00ebn ton\u00eb, me at\u00eb p\u00ebrballje q\u00eb jemi duke treguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fare t\u00eb qart\u00eb, pothuajse prej jav\u00ebsh tani, me protestat, po dhe me me t\u00eb gjith\u00eb aksionin ton\u00eb, n\u00eb parlament, jasht\u00eb parlamentit, me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, jam i sigurt, p\u00ebrballja e ardhshme do t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, me nj\u00eb qeveri teknike dhe Partia Demokratike fiton sepse jeni ju k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk do ta harroj nj\u00eb porosi t\u00eb doktor Berish\u00ebs kur un\u00eb shkova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kandidat p\u00ebr deputet n\u00eb vitin 2013. Nj\u00eb nga zonat q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoja ishte kjo zon\u00eb. E cila fal\u00eb jush nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ish-K\u00ebneta e Durr\u00ebsit. Fal\u00eb jush \u00ebsht\u00eb Durr\u00ebsi i ri. Keni krijuar nj\u00eb realitet i cili 30 vite m\u00eb par\u00eb as mendohej fare. 30 vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr durrsakun nuk mendohej q\u00eb kjo zon\u00eb do t\u00eb ishte kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot. A \u00ebsht\u00eb mir\u00eb? Absolutisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e papranueshme. Por ama ju me shpirt, me dh\u00ebmb, me sakrifica e keni transformuar deri k\u00ebtu, por shteti nuk ka ardhur tek ju. Edhe kur ka ardhur, ka ardhur vet\u00ebm me programe elektorale, me asfalt elektoral, me investime t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb prodhuar shpeshher\u00eb m\u00eb shum\u00eb probleme p\u00ebr ju sesa ju kan\u00eb zgjidhur hallet. Sepse nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ju, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet. Ju k\u00ebt\u00eb, ju k\u00ebt\u00eb e dini dhe p\u00ebr t\u00eb grabitur, p\u00ebr t\u00eb vjedhur lek\u00ebt. P\u00ebrmbytjet brenda nj\u00eb viti, kat\u00ebr her\u00eb p\u00ebrmbytje e k\u00ebsaj zone, por edhe e gjith\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, ka vet\u00ebm nj\u00eb arsye, dor\u00ebn e njeriut. Dor\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, kryetares s\u00eb bashkis\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre, asaj bande bashki buzuk\u00ebsh, q\u00eb nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb para pa vjedhur n\u00eb 25, tashm\u00eb pothuajse 26 vite q\u00eb qeverisin qytetin e Durr\u00ebsit. Imagjinoni sa buxhete jan\u00eb shpenzuar, sikur nj\u00eb pjes\u00eb e atyre t\u00eb ishin shpenzuar me nj\u00eb plan afatmes\u00ebm, nj\u00eb afatgjat\u00eb, kjo zon\u00eb k\u00ebtu nuk do t\u00eb vuante nga p\u00ebrmbytjet, do t\u00eb kishte gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn, dhe do t\u00eb kishte t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb zon\u00eb dinjitoze p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju. At\u00ebher\u00eb kur un\u00eb nisa fushat\u00eb, doktor Berisha m\u00eb tha nj\u00eb gj\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb doktor Berisha, kryeminist\u00ebr, m\u00eb tha nj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ne n\u00ebse marrim mandatin, ajo zon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb \u00e7do cep, n\u00eb \u00e7do centimet\u00ebr katror infrastruktur\u00ebn m\u00eb moderne. P\u00ebrs\u00ebri un\u00eb besoj q\u00eb ky mbetet nj\u00eb objektiv i padiskutuesh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb realizohet sapo ne t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb pushtet. Kjo zon\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat standarte e \u00e7do qyteti modern. Vet\u00ebm ashtu ju mbani ju k\u00ebtu, mbani t\u00eb rinjt\u00eb k\u00ebtu, f\u00ebmij\u00ebt tuaj k\u00ebtu dhe nuk ikin. Gjejn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb, zhvillohen bizneset. Nuk ka pse t\u00eb jet\u00eb Durr\u00ebsi vet\u00ebm nj\u00eb qend\u00ebr, mund t\u00eb zhvillohet k\u00ebtu. Por nuk ka pse t\u00eb p\u00ebrmbytet sepse nuk duan t\u00eb hapin hidrovorin e vjet\u00ebr. Dhe jeni ju q\u00eb e vuani. E besoj e keni d\u00ebgjuar at\u00eb histori q\u00eb hidrovor i ri \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb 1.2 metra m\u00eb lart se sa hidrovor i vjet\u00ebr. P\u00ebr tekat e tyre korruptive, sot vuan nj\u00eb komunitet q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 40% e qytetar\u00ebve, banor\u00ebve dhe zgjedh\u00ebsve t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit. K\u00ebshtu q\u00eb, e gjith\u00eb kjo, po nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ky problemi. Po jo vet\u00ebm ju p\u00ebrmbysin, po u tha m\u00eb her\u00ebt, ju trajtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt selektive. Ju l\u00ebn\u00eb aty pa i marr\u00eb ato d\u00ebmshp\u00ebrblime. Njer\u00ebzit i zuri p\u00ebrmbytja e dyt\u00eb, p\u00ebrmbytja e tret\u00eb, nuk kan\u00eb marr\u00eb ende d\u00ebmshp\u00ebrblimin. I marrin ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb patronazhimit, nuk i merrni juve. Nj\u00eb shtet i drejt\u00eb i duhet shqiptarit, nuk \u00ebsht\u00eb historia t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjykata, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb, kur ju t\u00eb shkoni tek bashkia apo nj\u00ebsia administrative merrni t\u00eb drejt\u00ebn tuaj. Un\u00eb besoj q\u00eb e vetmja alternativ\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt dhe kjo zon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, banor\u00ebt e k\u00ebsaj zone k\u00ebtu t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, jan\u00eb, kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb alternativ\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Edhe di\u00e7ka. Duhet, un\u00eb jam i bindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duhet patjet\u00ebr q\u00eb ne si Partia Demokratike t\u00eb gjejm\u00eb mekanizmat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo zon\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e saj, p\u00ebrfaq\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, jo vet\u00ebm brenda strukturave t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, por n\u00eb K\u00ebshill Bashkiak, dhe n\u00eb \u00e7do instanc\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb pushtetit, mund\u00ebsisht edhe n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik n\u00eb parlament. Duhet q\u00eb ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i ri, jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb aspirata dhe duan t\u00eb jen\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt nuk i shkel me k\u00ebmb\u00eb oligarkia. Nuk b\u00ebn projekte p\u00ebr t&#8217;u prishur sht\u00ebpiat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pallate t\u00eb shtrenjta sepse k\u00ebshtu kan\u00eb vendosur. S\u00eb bashku ne mund t&#8217;ia dalim. Un\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb kam besim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, me drejtuesit e Partis\u00eb Demokratike k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun e Durr\u00ebsit, n\u00eb p\u00ebrballjen e ardhshme do t\u00eb jemi fitimtar\u00eb.<\/p>\n<p>Fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi politik i qarkut t\u00eb Durr\u00ebsit, Oerd Bylykbashi tha se p\u00ebrmbytjet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb zon\u00ebn e ish-K\u00ebnet\u00ebs nuk jan\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi natyrore, por pasoj\u00eb e &#8220;dor\u00ebs s\u00eb njeriut&#8221; dhe &#8220;tekave korruptive&#8221;. N\u00eb foltoren e PD q\u00eb po organizohet sot pasdite n\u00eb Durr\u00ebs, Bykykbashi duke akuzuar qeverin\u00eb qendrore dhe at\u00eb lokale p\u00ebr braktisje dhe keqqeverisje, e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":137331,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137330","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137330"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137330\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137332,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137330\/revisions\/137332"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}