{"id":137400,"date":"2026-03-04T18:10:01","date_gmt":"2026-03-04T18:10:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137400"},"modified":"2026-03-04T18:10:01","modified_gmt":"2026-03-04T18:10:01","slug":"leskaj-tomor-dosti-personalitet-i-shquar-i-demokracise-te-djathtes-historike-dhe-qendreses-antikomuniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/04\/leskaj-tomor-dosti-personalitet-i-shquar-i-demokracise-te-djathtes-historike-dhe-qendreses-antikomuniste\/","title":{"rendered":"Leskaj: Tomor Dosti, personalitet i shquar i demokracis\u00eb, t\u00eb djatht\u00ebs historike dhe q\u00ebndres\u00ebs antikomuniste"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sot u nda nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 96 vje\u00e7are i nderuari Tomor Dosti, nj\u00eb nga figurat q\u00ebndrore t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe t\u00eb antikomunizmit n\u00eb Shqip\u00ebr.<\/p>\n<p>Biri i denj\u00eb i Hasan Dostit, personalitetit poliedrik, Kryetar i Komitetit \u201cShqip\u00ebria e Lir\u00eb\u201d n\u00eb SHBA, si dhe kryetar i Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb m\u00ebrgim, tribun i nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe nj\u00eb z\u00eb i fort\u00eb kund\u00ebr regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Tomori p\u00ebrfaq\u00ebsoi nj\u00eb profil politik q\u00eb lidhet ngusht\u00eb me periudh\u00ebn e konsolidimit t\u00eb pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me sfidat e tranzicionit politik e institucional t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Tomori lindi n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb vitin 1930. Pas arratisjes s\u00eb babait dhe v\u00ebllait Luanit, ai me v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat, pasi t\u00eb \u00ebm\u00ebn ia pushkatuan gjerman\u00ebt dit\u00ebn e largimit nga Tirana, u persekutuan eg\u00ebrisht nga rregjimi komunist.<\/p>\n<p>Tomori njihet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare p\u00ebr vuajtjet e tij n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs. U d\u00ebnua n\u00eb vitin 1953 me 25 vjet heqje lirie. Burgun e vuajti n\u00eb Burrel, mes personaliteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht.<\/p>\n<p>M\u00eb 1991 i bashkohet PD-s\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb saj emrin dhe kredibilitetin e tij politik dhe historik t\u00eb familjes s\u00eb tij .<\/p>\n<p>Ai ishte n\u00ebnkryetar i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb vitet e para t\u00eb saj dhe dha kontribut t\u00eb spikatur demokratik.U zgjodh deputet n\u00eb dy legjislatura 1991-1996, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1998 u t\u00ebrhoq nga politika aktive, duke u sh\u00ebnuar si nj\u00eb nga drejtuesit e lart\u00eb m\u00eb largpam\u00ebs dhe t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb PD dhe t\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb tranzicion .<\/p>\n<p>Si ish-deputet i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb dy legjislatura, ai u b\u00eb pjes\u00eb e brezit t\u00eb politikan\u00ebve q\u00eb operuan n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb transformimesh t\u00eb thella, kur politika shqiptare ishte n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb stabilitetit, reformave dhe orientimit euroatlantik. Roli i tij si deputet mori r\u00ebnd\u00ebsi, jo vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebndrimet politike q\u00eb artikulonte, por edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si kontribuonte n\u00eb diskutimet mbi \u00e7\u00ebshtje me interes t\u00eb gjer\u00eb publik.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mandateve t\u00eb tij parlamentare, Dosti u p\u00ebrfshi n\u00eb debatet q\u00eb lidheshin me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, me \u00e7\u00ebshtjet e pron\u00ebsis\u00eb, me funksionimin e institucioneve kushtetuese dhe me standardet e shtetit ligjor. Si pjes\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, ai mbrojti linj\u00ebn politike progresiste t\u00eb forc\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte, duke u pozicionuar me kurajo dhe integritet n\u00eb temat ky\u00e7e t\u00eb reformave themelore t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb zhvillimit ekonomik, t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit dhe t\u00eb integrimit europian.<\/p>\n<p>Figura e tij politike duhet par\u00eb n\u00eb kuadrin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb evoluimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe t\u00eb rolit t\u00eb saj n\u00eb qeverisjen e vendit dhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.Politikani Tomor Dosti ngeli p\u00ebrfaq\u00ebsues konsekuent i bindjeve t\u00eb tij t\u00eb djathta dhe progresiste, n\u00eb vorbullat e nj\u00eb politike t\u00eb polarizuar q\u00eb karakterizoi jet\u00ebn parlamentare t\u00eb viteve kur sh\u00ebrbeu si deputet.<\/p>\n<p>Fisniku Tomorr Dosti, s\u00ebbashku me intelektual\u00ebt antikomunist\u00eb Pjet\u00ebr Arbnori, Leka Tota, Uran Butka, Viktor DostiLeka Dosti, Luan Dosti (mb\u00ebshtetje e fuqishme n\u00eb SHBA p\u00ebr drejtuesit e PD) , Ernest Dosti Ibrahim Vasjari, Izet Shehu, Ali Spahia, Visar Zhiti, Hysni Alimerko, Rreshat Kripa ,Viktor Dosti etj, i dhan\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb frym\u00ebn dhe tharmin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare antikomuniste. Q\u00eb n\u00eb vitin 1990, n\u00eb momentet e para t\u00eb krijimit t\u00eb saj, ata e lidh\u00ebn k\u00ebt\u00eb forc\u00eb politike me shtres\u00ebn e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb nga shtyllat themelore t\u00eb identitetit t\u00eb saj.Deputeti dhe n\u00ebnkryetari Tomorr Dosti ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi tipik i k\u00ebsaj shtrese, nj\u00eb figur\u00eb me integritet t\u00eb lart\u00eb dhe me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie ndaj kauz\u00ebs s\u00eb liris\u00eb , demokracis\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor. Pavar\u00ebsisht sfidave dhe periudhave t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb Partia Demokratike ka kaluar nd\u00ebr vite, shtresa e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb mbetet shtylla e saj kryesore, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00ebndrueshm\u00ebri politike dhe orientim t\u00eb qart\u00eb n\u00eb krahun e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike, i ndjeri Tomorr Dosti u dallua p\u00ebr q\u00ebndrimet e drejtp\u00ebrdrejta dhe p\u00ebr p\u00ebrfshirjen aktive n\u00eb debatet mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si funksionimi i shtetit ligjor, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, respektimi i Kushtetut\u00ebs dhe raporti mes pushteteve. Ai u rreshtua qart\u00ebsisht n\u00eb mbrojtje t\u00eb parimeve q\u00eb PD i ka artikuluar tradicionalisht: ekonomia e tregut, kufizimi i rolit t\u00eb shtetit n\u00eb ekonomi, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe orientimi euroatlantik i vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element q\u00eb e karakterizoi figur\u00ebn e tij politike ishte prania aktive n\u00eb Kuvend. Ai do t\u00eb kujtohet p\u00ebr q\u00ebndrimet e tij kurajoze dhe plot integritet n\u00eb diskutimet parlamentare dhe n\u00eb artikulimin e kritikave ndaj qeverisjes s\u00eb vendit. Dosti u perceptua si nj\u00eb nga z\u00ebrat q\u00eb k\u00ebrkonte llogaridh\u00ebnie dhe transparenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb veprimtarin\u00eb e qeverisjes demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb p\u00ebrfundimtare, figura e Tomor Dostit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb dinjitoze e mozaikut t\u00eb politik\u00ebs shqiptare t\u00eb dekadave t\u00eb fundit. Kontributi i tij si deputet n\u00eb dy legjislatura mbetet i lidhur me nj\u00eb periudh\u00eb kur institucionet demokratike po form\u00ebsoheshin dhe kur roli dhe kontributi i Partis\u00eb Demokratike ishte thelb\u00ebsor n\u00eb formimin dhe konsolidimin e element\u00ebve t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndihem thell\u00ebsisht i nderuar p\u00ebr bisedat dhe momentet e \u00e7muara q\u00eb kam ndar\u00eb q\u00eb prej vitit 1994 e n\u00eb vijim, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe vitet e trazuar e t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb 1998\u20132000, me burrat fisnik\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit Dosti, si dhe me mikun ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb paharruarin demokrat antikomunist vlonjat, Dino Alemi.<\/p>\n<p>I paharruar fisniku Tomorr Dosti!<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/646760113_1523021246491292_2523891166077931763_n.jpg?_nc_cat=103&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=7b2446&amp;_nc_ohc=G8TX3jTABMQQ7kNvwHKTK1Q&amp;_nc_oc=AdnaK6eyZSuVF3uYFlrbMcgaTTo4f0DbDGdlUpT-tfZs7fZr2amAqAoj0BWaNsIObb0&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;_nc_gid=YdiwjbfOwpstDf_ueWG3Sg&amp;_nc_ss=8&amp;oh=00_Afw-XX1EJcvgS7XpHYb9ZW5TzoL7h9M3YX7af95SM37O-g&amp;oe=69AE6064\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i duke studiuar dhe teksti\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Sot u nda nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 96 vje\u00e7are i nderuari Tomor Dosti, nj\u00eb nga figurat q\u00ebndrore t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe t\u00eb antikomunizmit n\u00eb Shqip\u00ebr. Biri i denj\u00eb i Hasan Dostit, personalitetit poliedrik, Kryetar i Komitetit \u201cShqip\u00ebria e Lir\u00eb\u201d n\u00eb SHBA, si dhe kryetar i Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb m\u00ebrgim, tribun i nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":137401,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137400","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137400","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137400"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137400\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137402,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137400\/revisions\/137402"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137401"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}