{"id":137428,"date":"2026-03-05T09:21:08","date_gmt":"2026-03-05T09:21:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137428"},"modified":"2026-03-05T09:21:08","modified_gmt":"2026-03-05T09:21:08","slug":"shqiperia-zero-fonde-nga-plani-i-rritjes-i-be-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/05\/shqiperia-zero-fonde-nga-plani-i-rritjes-i-be-se\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Edhe viti 2025 d\u00ebshmoi nj\u00eb dob\u00ebsi kronike n\u00eb alokimin e financimeve t\u00eb huaja sipas planifikimeve, teksa d\u00ebshtoi t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebrdorimi i fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, si pjes\u00eb e z\u00ebrit t\u00eb investimeve n\u00eb statistikat fiskale.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare nga Ministria e Financave tregojn\u00eb se, megjith\u00ebse ishte planifikuar nj\u00eb alokim prej 700 milion\u00eb lek\u00ebsh (7 mln euro) si pjes\u00eb e Planit t\u00eb Rritjes nga BE n\u00eb z\u00ebrin e investimeve nga fondet e huaja, realizimi faktik p\u00ebr vitin 2025 sh\u00ebnoi zero.<\/p>\n<p>Ndryshe nga fondet e brendshme q\u00eb varen nga vullneti i qeveris\u00eb, 700 milion\u00ebt e Planit t\u00eb Rritjes jan\u00eb t\u00eb lidhura me reformat.<\/p>\n<p>N\u00ebse Shqip\u00ebria nuk p\u00ebrmbush hapat specifik\u00eb n\u00eb sundimin e ligjit, prokurimet apo reform\u00ebn n\u00eb administrat\u00eb, si\u00e7 dikton Plani i Rritjes, Brukseli nuk i alokon fondet. Gjithashtu, fondet e BE-s\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb standarde strikte fizibiliteti q\u00eb shpesh institucionet tona nuk arrijn\u00eb t\u2019i p\u00ebrgatisin n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nisur t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb fondet e para nga Plani i Rritjes i Bashkimit EUropian p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor 2024-2027, por shumat jan\u00eb modeste dhe shum\u00eb larg planit fillestar.<\/p>\n<p>Drejtoria e Zgjerimit n\u00eb BE, n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr \u201cFondet e BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d q\u00eb i takon vitit 2025, vuri n\u00eb dukje se plani i rritjes p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb shum\u00eb prej 922.1 milion\u00eb eurosh n\u00eb form\u00ebn e granteve t\u00eb pakthyeshme dhe huave me kushte t\u00eb favorshme p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj agjende reformash, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2025-2027.<\/p>\n<p>N\u00eb total, fondet e t\u00ebrhequra deri tani arrijn\u00eb n\u00eb rreth 163.8 milion\u00eb euro. Shqip\u00ebria ka p\u00ebrfituar rreth 17.7% t\u00eb totalit t\u00eb financimit t\u00eb parashikuar nga Plani i Rritjes, nd\u00ebrsa rreth 758 milion\u00eb euro mbeten ende p\u00ebr t\u2019u disbursuar k\u00ebt\u00eb vit dhe vitin tjet\u00ebr, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb reformave dhe p\u00ebrmbushjes s\u00eb objektivave t\u00eb vendosura nga Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>Sektori i energjis\u00eb paraqet situat\u00ebn m\u00eb drastike brenda z\u00ebrit t\u00eb investimeve nga fondet e huaja. Nga nj\u00eb plan ambicioz prej 2 miliard\u00eb lek\u00ebsh nga financimi i huaj, nuk u alokua asnj\u00eb cent n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar ishin planifikuar t\u00eb investoheshin rreth 36 miliard\u00eb nga investimet e huaja, por jan\u00eb realizuar vet\u00ebm 20 miliard\u00eb, ose 44% me pak se plani. Viti 2025 ka p\u00ebrforcuar trendin ku qeveria dhe strukturat e saj shfaqin dob\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrthithur financimet e huaja.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore, BERZH apo KFW kan\u00eb rregulla prokurimi shum\u00eb m\u00eb rigoroze se ato vendase. \u00c7do ankes\u00eb e bizneseve n\u00eb tender\u00eb apo vones\u00eb n\u00eb miratimin e dokumentacionit nga bankat huadh\u00ebn\u00ebse e shtyn disbursimin e fondit p\u00ebr vitin pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shum\u00eb investime t\u00eb huaja mbeten pezull sepse qeveria d\u00ebshton t\u00eb mbyll\u00eb n\u00eb koh\u00eb shpron\u00ebsimet e tokave, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb donator\u00ebt t\u00eb mos l\u00ebvrojn\u00eb k\u00ebstet e radh\u00ebs. Edhe pse investimet kapitale n\u00eb total vitin e kaluar ishin rreth 1.4 miliard\u00eb euro, me nj\u00eb rritje prej 10% krahasuar me vitin 2024, kjo erdhi kryesisht nga financimi i brendsh\u00ebm. \/Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe viti 2025 d\u00ebshmoi nj\u00eb dob\u00ebsi kronike n\u00eb alokimin e financimeve t\u00eb huaja sipas planifikimeve, teksa d\u00ebshtoi t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebrdorimi i fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, si pjes\u00eb e z\u00ebrit t\u00eb investimeve n\u00eb statistikat fiskale. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare nga Ministria e Financave tregojn\u00eb se, megjith\u00ebse ishte planifikuar nj\u00eb alokim prej 700 milion\u00eb lek\u00ebsh &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135372,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137428","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137428"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137428\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137429,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137428\/revisions\/137429"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}