{"id":137492,"date":"2026-03-05T12:51:40","date_gmt":"2026-03-05T12:51:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137492"},"modified":"2026-03-05T12:52:38","modified_gmt":"2026-03-05T12:52:38","slug":"gjekmarkaj-ps-po-shnderrohet-ne-rrezik-kombetar-qeveria-po-e-shnderron-kuvendin-ne-nje-teater-formal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/05\/gjekmarkaj-ps-po-shnderrohet-ne-rrezik-kombetar-qeveria-po-e-shnderron-kuvendin-ne-nje-teater-formal\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj: Partia Socialiste po shnd\u00ebrrohet n\u00eb rrezik komb\u00ebtar!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, nga Foltorja e Kuvendit tha se, figurat ministrore jan\u00eb pa individualitet politik dhe sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb fasad\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pushtet t\u00eb centralizuar.<\/p>\n<p>Ai tha se, Partia Socialiste po shnd\u00ebrrohet nga aset komb\u00ebtar n\u00eb rrezik komb\u00ebtar, duke akuzuar mazhoranc\u00ebn p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe minin t\u00eb integrimit evropian.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj kund\u00ebrshtoi ndryshimet n\u00eb rregulloren e Kuvendit, t\u00eb cilat reduktojn\u00eb koh\u00ebn e fjal\u00ebs p\u00ebr deputet\u00ebt nga 10 n\u00eb 5 minuta dhe zhvendosin raportimet e institucioneve n\u00eb komisione me dyer t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetit Gjekmarkaj<\/strong><\/p>\n<p>Tragjike sepse kryeministri nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, tragjike frika e tij, tragjik guximi q\u00eb lind prej frik\u00ebs. Tragjike kotsia profesionale dhe politike e k\u00ebtyre individ\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, por sp\u00ebrpjekjes tuaj p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur, ajo \u00ebsht\u00eb edhe komike. Shtat\u00eb l\u00ebvizje brenda saj jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje p\u00ebr mbijetes\u00eb personale.<\/p>\n<p>Ministrat q\u00eb vijn\u00eb, apo ata q\u00eb nd\u00ebrrohen dhe rrin\u00eb me fytyra her\u00eb t\u00eb qeshura e her\u00eb t\u00eb zymta e t\u00eb ngurosura, nuk e di pse m\u00eb duken t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj, madje m\u00eb duket sikur kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr dhe nj\u00eb mbiem\u00ebr.<\/p>\n<p>Figura pa individualitet dhe pa personalitet politik dominojn\u00eb thot\u00eb qeverin\u00eb e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Nga 200 petritat e vitit 2013, ka mbetur vet\u00ebm nj\u00eb zonj\u00eb e trisht\u00eb, q\u00eb duket sikur me zem\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb, pret katil habere dhe sheh filxhanin nga friga e sikter kafes\u00eb. Partia Socialiste duhej t\u00eb sillej si aset komb\u00ebtar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb rrezik komb\u00ebtar, duke penguar drejt\u00ebsin\u00eb me pu\u00e7 kartoni, duke promovuar vazhdim\u00ebsin\u00eb korruptive si penges\u00eb p\u00ebr SPAK-un, duke minuar \u00ebndrr\u00ebn shekullore, integrimin evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb revansh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb regres, n\u00eb k\u00ebt\u00eb turravrap, mazhoranca socialiste propozon nj\u00ebansh\u00ebm nj\u00eb tjet\u00ebr ndryshim rregulloreje. Pasi koh\u00eb m\u00eb par\u00eb po nj\u00ebansh\u00ebm, e shnd\u00ebrroi at\u00eb n\u00eb nj\u00eb kasaphan\u00eb politike ku pezullohen me tre muaj deputet\u00ebt e opozit\u00ebs. Tani ju e keni problemin me fjal\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>U keni shpallur luft\u00eb atyre. Gjkuar nga dialektika \u00ebsht\u00eb metafizik\u00eb, gjykuar nga kultura popullore \u00ebsht\u00eb luft\u00eb me mullinjt\u00eb e er\u00ebs. Ju k\u00ebrkoni q\u00eb fjala e deputet\u00ebve t\u00eb reduktohet nga 10 minuta n\u00eb pes\u00eb.<\/p>\n<p>Ju synoni shnd\u00ebrrimin e kuvendit n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr formal, ku debatet, kritikat dhe lufta politike degradohen. Raportimi i institucioneve zhvendoset nga seanca plenare n\u00eb nj\u00eb komision t\u00eb mbyllur duke futur gjith\u00e7ka n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe n\u00eb fsheht\u00ebsi. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm frontal ndaj transparenc\u00ebs, sulm ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb k\u00ebtu, sepse rrug\u00ebt tuaja po shemben, portet po sekuestrohen nga SPAK-u, aeroportet dhe akshi gjithashtu.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ju mbetet ju p\u00ebr historin\u00eb 13 vje\u00e7are? Edi Rama prej koh\u00ebsh e ka skopuar, relativizuar, fyer parlamentin dhe nuk e di, a \u00ebsht\u00eb ai, arkitekti i rregullores s\u00eb re, apo ndonj\u00eb \u00e7ehaja q\u00eb do t&#8217;i gjendet dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb si i domosdosh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto or\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb p\u00ebrfitoj nga rasti t&#8217;ju b\u00ebj disa propozime publike p\u00ebr rregulloren e re se mbasi ju b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb. Kur qeveria hyn n\u00eb sall\u00eb, deputet\u00ebt ngrihen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe p\u00ebrkulen leht\u00eb n\u00eb shenj\u00eb nderimi. Kur n\u00eb sall\u00eb hyn kryeministri, bien daullet, nj\u00eb deputet i opozit\u00ebs mbas te Klvis Balliu, i dhuron nj\u00eb buqet\u00eb me lule, i \u00e7on edhe nj\u00eb kafe pa sheqer.<\/p>\n<p>Kur flet ai, nj\u00eb duartrokitje e gjat\u00eb dhe e ngroht\u00eb pes\u00eb minuta, e shoq\u00ebruar me mbyllje nga r\u00ebnia e gongut dhe e monitoruar nga kryetari i kuvendit. Kur flasin ministrat, duartrokitja zgjat dy minuta e monitoruar nga z\u00ebvend\u00ebs kryetarja. Kur qeveria \u00ebsht\u00eb e g\u00ebzuar, deputet\u00ebt duhet t\u00eb buz\u00ebqeshin. Kur \u00ebsht\u00eb e ngrysur, duhet t\u00eb heshtin. N\u00eb \u00e7do rast shamia e lot\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb xhepin e djatht\u00eb dhe domixhani i lot\u00ebve n\u00eb krahun e majt\u00eb. Kur fshihen qyrrat duhet t\u00eb d\u00ebnoheni me 30 dit\u00eb. Kur t\u00eb shtini me 60 dit\u00eb. T\u00eb ngrihet nj\u00eb komision i virtytit kund\u00ebr vesit i kryesuar nga mazhoranca.<\/p>\n<p>Kuvendi mblidhet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb muaj, n\u00eb fillim n\u00eb vjesht\u00eb kur vilet bereqeti e pastaj n\u00eb pranver\u00eb para se t\u00eb b\u00ebhet gati plazhi. Kush s&#8217;e pohon sa mir\u00eb jetojm\u00eb, kopaniset. Kryetar\u00ebt e grupeve parlamentare b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb temena, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje, pyesin kryeministrin dhe ministrat si jan\u00eb me sh\u00ebndet, a jan\u00eb lodhur, a jan\u00eb m\u00ebrzitur dhe pas p\u00ebrgjigjeve t\u00eb tyre seanca mbyllet, m\u00eb t\u00eb besuarit shp\u00ebrndajn\u00eb llokume me tabaka. Historia e Shqip\u00ebris\u00eb ka treguar shpesh se individ\u00eb t\u00eb dob\u00ebt mund ta ndajn\u00eb vendin nga Evropa, por qytetar\u00ebt jan\u00eb forca q\u00eb mund t\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb pluralizmin dhe lidhjen me kontinentin.<\/p>\n<p>N\u00ebse shqiptar\u00ebt zgjidhin t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrballen, demokracia do t\u00eb mbijetoj\u00eb. N\u00ebse ikin t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, ajo vdes dhe vendin e saj e z\u00eb farca, politika e cila shnd\u00ebrrohet n\u00eb xhung\u00ebl. P\u00ebr nj\u00eb moment supozojm\u00eb se ju e shuni opozit\u00ebn dhe opozitarizmin. Pa e kuptuar q\u00eb opozita \u00ebsht\u00eb garancia m\u00eb e madhe e lirive tuaja, e siguris\u00eb suaj edhe personale, e dinjitetit tuaj si individ, i familjeve tuaja. Dob\u00ebsimi dhe asgj\u00ebsimi i saj ju kthen ju n\u00eb numra.<\/p>\n<p>Ju jep ju vet\u00ebm nj\u00eb mund\u00ebsi, t\u00eb tregoni zell, t\u00eb vraponi p\u00ebr t&#8217;u servilosur, t\u00eb shtireni, t\u00eb b\u00ebni hosana. Por \u00e7do dit\u00eb do jeni n\u00eb fijet e perit, sepse nuk do jet\u00eb m\u00eb rregullorja, as kushtetuta, as institucionet q\u00eb do ju japin garanci, por humoret dhe emocionet q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00eb individi, kulti i t\u00eb cilit i v\u00eb themelet tek strukja dhe frika juaj. Pastaj do p\u00ebrfundoni t\u00eb thoni: Allahile, \u00e7&#8217;ka ka beu q\u00eb nuk po e merr ras sot, mos i ka ngel hatri? Ju ktheheni aty ku ishit para se Partia Demokratike t\u00eb shfaqej n\u00eb sken\u00ebn e historis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Pjes\u00ebmarrja qytetare dhe guximi p\u00ebr t\u00eb folur jan\u00eb shpresa e vetme p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri normale.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila e shpalli t\u00eb paligjsh\u00ebm arrestimin e Sali Berish\u00ebs, tregon p\u00ebrdorimin e drejt\u00ebsis\u00eb kund\u00ebr opozit\u00ebs gjat\u00eb vitit elektoral, por edhe shtetin me dy standarde n\u00eb t\u00eb cilin ne jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Rregulloret e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, heshtja e imponuar dhe depersonalizimi nuk jan\u00eb thjesht aksidente, por shenja t\u00eb katastrof\u00ebs q\u00eb po na qaset. Mbipushteti nuk \u00ebsht\u00eb problem vet\u00ebm i opozit\u00ebs, mbipushteti shtyp \u00e7do qytetar dhe shkat\u00ebrron shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme si\u00e7 kjo shoq\u00ebri e meriton dhe ka luftuar 35 vite. Mbipushteti duhet t\u00eb ndalet para se t\u00eb shkat\u00ebrrohet gjith\u00e7ka, para se t&#8217;ju shkat\u00ebrroj\u00eb edhe ju vet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, nga Foltorja e Kuvendit tha se, figurat ministrore jan\u00eb pa individualitet politik dhe sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb fasad\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pushtet t\u00eb centralizuar. Ai tha se, Partia Socialiste po shnd\u00ebrrohet nga aset komb\u00ebtar n\u00eb rrezik komb\u00ebtar, duke akuzuar mazhoranc\u00ebn p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe minin t\u00eb integrimit evropian. Gjekmarkaj kund\u00ebrshtoi ndryshimet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130765,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137492","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137492"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137492\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137494,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137492\/revisions\/137494"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}