{"id":137508,"date":"2026-03-05T17:53:27","date_gmt":"2026-03-05T17:53:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137508"},"modified":"2026-03-05T17:53:27","modified_gmt":"2026-03-05T17:53:27","slug":"abuzoi-1-1-miliard-euro-te-taksave-bardhi-nxirrni-ulsiun-nga-biblioteka-hapni-rruge-arrestimit-te-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/05\/abuzoi-1-1-miliard-euro-te-taksave-bardhi-nxirrni-ulsiun-nga-biblioteka-hapni-rruge-arrestimit-te-ballukut\/","title":{"rendered":"Abuzoi 1.1 miliard euro t\u00eb taksave\/ Bardhi: Nxirrni Ulsiun nga biblioteka, hapni rrug\u00eb arrestimit t\u00eb Ballukut!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kuvend tha se, mazhoranca po shkel Kushtetut\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ministrat dhe zyrtar\u00ebt e saj, duke iu referuar vendimit t\u00eb fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb, sipas tij, rr\u00ebzoi me votim unanim 8 me 0 q\u00ebndrimin se pezullimi i ministrave lidhet me imunitetin e tyre.<\/p>\n<p>Bardhi theksoi se vendimi i Kushtetueses i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje edhe \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb imunitetit t\u00eb deputetes Belinda Balluku, duke sqaruar se Kuvendi duhet vet\u00ebm t\u00eb verifikoj\u00eb n\u00ebse ka motivim politik n\u00eb k\u00ebrkesat e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Bardhit<\/strong><\/p>\n<p>Seanca plenare ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00ebz\u00ebri, 8 me 0, nga Gjykata Kushtetuese. Dhe q\u00ebndrimi juaj, zoti kryetar, po e marr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb q\u00eb e keni miratuar ju, sepse nuk di kush \u00ebsht\u00eb autoriteti q\u00eb e ka miratuar. Q\u00ebndrimi juaj se pezullimi i ministrave \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e imunitetit kushtetues t\u00eb ministrit, n\u00ebse nuk e keni marr\u00eb vesh, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar si q\u00ebndrim antikushtetues n\u00eb nj\u00eb votim 8 me 0 nga Gjykata Kushtetuese. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shkelja e dyt\u00eb q\u00eb ne ju evidentojm\u00eb sot t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ju, zoti Peleshi, do t\u00eb duhet t\u00eb gjeni kurajon institucionale si kryetar i Kuvendit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndjes\u00eb. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, t\u00eb legjitimosh, t\u00eb normalizosh shkeljen e vazhdueshme t\u00eb dokumentit themeltar t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i r\u00ebnd\u00eb ndaj funksionimit demokratik t\u00eb institucioneve kushtetuese n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e dini, para dy dit\u00ebsh Gjykata Kushtetuese fatmir\u00ebsisht publikoi n\u00eb koh\u00eb vendimin p\u00ebr padin\u00eb e zyr\u00ebs avokatore n\u00eb kryeministri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Belinda Ballukut, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje shteruese edhe dy \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb ka p\u00ebr trajtim Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. S\u00eb pari, ju rr\u00ebzoi, pa e futur ende n\u00eb procedur\u00eb, iniciativ\u00ebn ligjore t\u00eb deputetit Edi Rama, s\u00eb bashku me dy deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar Kodin e Procedur\u00ebs Penale me argumentin se pezullimi nga detyra q\u00eb jep gjykata me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb parimin e ndarjes dhe t\u00eb balancimit t\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb pezullimi nga funksioni nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me parimin e ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale p\u00ebr deputet\u00ebt n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij parimi. P\u00ebr deputet\u00ebt dhe t\u00eb zgjedhurit, pra p\u00ebrfshir\u00eb edhe kryetar\u00ebt e bashkive dhe k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiak\u00eb, ligji procedural penal ka ndaluar pezullimin, thot\u00eb Gjykata Kushtetuese, p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb vetme, sepse zbaton drejtp\u00ebrdrejt Kodi i Procedur\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nenin 2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb sovraniteti i Kuvendit apo i t\u00eb zgjedhurve buron drejtp\u00ebrdrejt nga vullneti i zgjedh\u00ebsve dhe nuk mundet q\u00eb me vendim gjykate apo k\u00ebrkes\u00eb prokurorie t\u00eb pezullohet vullneti i zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, \u00e7do nd\u00ebrhyrje tjet\u00ebr p\u00ebrtej t\u00eb zgjedhurve n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale bie ndesh me at\u00eb q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Gjykata Kushtetuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb fundit dhe q\u00eb n\u00eb fakt e thot\u00eb vet\u00eb Kushtetuta. Dhe un\u00eb uroj q\u00eb deputeti Edi Rama t\u00eb trim\u00ebrohet, ta heq\u00eb m\u00ebnjan\u00eb frik\u00ebn dhe ta t\u00ebrheq\u00eb propozimin antikushtetues bashk\u00eb me dy koleg\u00ebt e vet q\u00eb kan\u00eb ftuar Kuvendin t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb ndryshim q\u00eb bie ndesh me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sipas vendimit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje, prandaj nxirreni Ulsiun nga biblioteka, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb studioj\u00eb m\u00eb, sepse i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb dyt\u00eb q\u00eb kan\u00eb n\u00eb trajtim Kuvendi dhe q\u00eb lidhet me heqjen e imunitetit t\u00eb deputetes Belinda Balluku. I ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese. S\u00eb pari, ka p\u00ebrcaktuar q\u00eb imuniteti nuk \u00ebsht\u00eb privilegj ndaj deputetit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Pra nuk \u00ebsht\u00eb privilegj i Belinda Ballukut, sepse deputet\u00ebt nuk mund t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb privilegj personal. Imuniteti ekziston p\u00ebr t\u00eb mbrojtur funksionimin demokratik t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Dhe e vetmja kompetenc\u00eb, nuk e thot\u00eb m\u00eb opozita, e thot\u00eb vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb faqet 27 dhe 28 t\u00eb tij, i vetmi verifikim q\u00eb b\u00ebn Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse p\u00ebrmes nj\u00eb procedimi penal prokuroria dhe gjykata k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb politike t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb funksionimin e institucionit, n\u00eb rastin konkret t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, apo n\u00ebse prokuroria dhe gjykata kan\u00eb vepruar politikisht n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Tani un\u00eb nuk kam d\u00ebgjuar njeri prej jush, as pes\u00eb koleg\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste q\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebshill, q\u00eb t\u00eb kishin nj\u00eb pretendim q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me po p\u00ebrdorej nga opozita p\u00ebr motive politike kund\u00ebr ministrave apo deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Nuk e ngrit\u00ebt nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb till\u00eb. Madje nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb till\u00eb nuk e ngriti as vet\u00eb deputetja n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrmes avokat\u00ebve t\u00eb saj. Dy avokat\u00eb kishte sjell\u00eb. U pyet\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: a ka ndonj\u00eb pretendim q\u00eb \u00e7\u00ebshtja ka motivim apo nxitje partiako-politike? Dhe dhan\u00eb p\u00ebrgjigjen e prer\u00eb: jo, ne k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e konsiderojm\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje mir\u00ebfilltazi ligjore.<\/p>\n<p>Dhe e dyta q\u00eb thekson Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do tejkalim nga Kuvendi i vet\u00ebm k\u00ebsaj kompetence verifikuese \u00ebsht\u00eb cenim i parimit t\u00eb ndarjes dhe t\u00eb balancimit t\u00eb pushteteve. Prandaj koleg\u00eb, ju b\u00ebj edhe nj\u00eb her\u00eb thirrje: nxirreni Ulsiun nga biblioteka. Ka lexuar kot. E di q\u00eb po lodhet dhe s\u2019ka gjetur nj\u00eb argument p\u00ebr t\u00eb motivuar at\u00eb q\u00ebndrim pa q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Se kolegu m\u00eb tha n\u00eb m\u00ebngjes: g\u00ebnjen, tha, se ne e kemi shprehur q\u00ebndrimin. Po tani \u00ebsht\u00eb publik q\u00eb Edi Rama ka dal\u00eb dhe ka th\u00ebn\u00eb&#8230; S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb publik procesverbali i mbledhjes, ku e vetmja p\u00ebrgjigje q\u00eb dhat\u00eb, thua se kishim k\u00ebrkuar ne n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes, ishte q\u00eb nuk ishit gati t\u00eb votonit nj\u00eblloj me ne. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne nuk ju k\u00ebrkuam t\u00eb shpreheshit p\u00ebr q\u00ebndrimin ton\u00eb, por p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn. Dhe nuk u shpreh\u00ebt.<\/p>\n<p>Zot\u00ebria q\u00eb foli k\u00ebtu, e q\u00eb s\u2019e ka p\u00ebr turp t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb, doli menj\u00ebher\u00eb pas mbledhjes dhe tha: ne nuk kemi nj\u00eb q\u00ebndrim, sepse do t\u00eb mbledhim grupin parlamentar dhe n\u00eb mbledhjen e tij t\u00eb par\u00eb do t\u00eb shprehim q\u00ebndrimin ton\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Mbledhja e par\u00eb u b\u00eb, por prap\u00eb nuk kishim q\u00ebndrim, sepse i vetmi q\u00eb flet nd\u00ebr jush, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryeministri, doli dhe tha: nuk jam gati p\u00ebr t\u00eb kthyer nj\u00eb p\u00ebrgjigje, sepse po pres t\u00eb mbaroj\u00eb studimet master n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare Ulsiu dhe kur t\u00eb vij\u00eb raporti i Ulsiut do t\u00eb kem nj\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Tani Ulsiun nxirreni nga biblioteka, sepse vet\u00eb e ka iniciuar procesin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe me vendimin nr. 8, t\u00eb dat\u00ebs 6 shkurt 2026, t\u00eb zbardhur m\u00eb 3 mars 2026, Gjykata Kushtetuese ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje edhe p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn. Verifikohet vet\u00ebm n\u00ebse ka apo jo motivim politik. Dhe sa koh\u00eb q\u00eb nuk ka motivim politik, \u00ebsht\u00eb mir\u00ebfilltazi \u00e7\u00ebshtje ligjore.<\/p>\n<p>Ka abuzuar dhe ka paracaktuar 1.1 miliard\u00eb euro t\u00eb taksave t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb trajtohet me urgjenc\u00eb dhe t\u2019i hapet rrug\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundmi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pa asnj\u00eb shkak, kaluat me urgjenc\u00eb a thua se ju vinte turp q\u00eb t\u00eb debatohej dhe t\u00eb diskutohej em\u00ebrimi i ministrave t\u00eb rinj. Dhe b\u00ebt\u00eb votimin e ministrave t\u00eb rinj pa ardhur n\u00eb sall\u00eb as kryeministri.<\/p>\n<p>Po ku ka turp kryeministri t\u00eb vij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb prezantuar ministrat q\u00eb as ju vet\u00eb nuk i njihni? Si nuk keni turp ju q\u00eb, pa i njohur, ngrini kartonin pa asnj\u00eb debat, pa asnj\u00eb diskutim, a thua se jemi duke kaluar em\u00ebrimin e nj\u00eb specialisti n\u00eb nj\u00eb drejtori vendore?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po ndryshojm\u00eb gati gjysm\u00ebn e kabinetit qeveritar. Dhe praktika parlamentare e do q\u00eb kryeministri t\u00eb vij\u00eb dhe t\u00eb prezantoj\u00eb ndryshimet n\u00eb qeveri, t\u00eb argumentoj\u00eb shkarkimet dhe t\u00eb argumentoj\u00eb em\u00ebrimet, dhe m\u00eb pas Kuvendi t\u00eb votoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por ju tashm\u00eb nuk keni turp t\u00eb votoni asgj\u00eb q\u00eb ju urdh\u00ebron lideri juaj suprem.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kuvend tha se, mazhoranca po shkel Kushtetut\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ministrat dhe zyrtar\u00ebt e saj, duke iu referuar vendimit t\u00eb fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb, sipas tij, rr\u00ebzoi me votim unanim 8 me 0 q\u00ebndrimin se pezullimi i ministrave lidhet me imunitetin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95681,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137508","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137508"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137508\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137509,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137508\/revisions\/137509"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95681"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}