{"id":137605,"date":"2026-03-07T09:40:38","date_gmt":"2026-03-07T09:40:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137605"},"modified":"2026-03-07T09:40:38","modified_gmt":"2026-03-07T09:40:38","slug":"nderim-te-thelle-per-ndihmen-gjermane-por-ajo-po-keqperdoret-ne-infrastrukturen-bashkiake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/07\/nderim-te-thelle-per-ndihmen-gjermane-por-ajo-po-keqperdoret-ne-infrastrukturen-bashkiake\/","title":{"rendered":"Nderim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn gjermane, por ajo po keqp\u00ebrdoret n\u00eb infrastruktur\u00ebn bashkiake"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb projektligjin \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb huas\u00eb, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Financave (huamarr\u00ebsi), dhe Bank\u00ebs Gjermane KfW Frankfurt am Main, p\u00ebr programin \u201cInfrastruktura Bashkiake V \u2013 faza II\u201d\u201d, problematika nuk q\u00ebndron tek ndihma e ofruar n\u00eb form\u00ebn e grantit prej 3 milion\u00eb euro dhe kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb prej 47 milion\u00eb euro nga nj\u00eb institucion kreditues dhe donator themelor tek ne, q\u00eb na ka mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, si banka gjermane me kapital shtet\u00ebror KfW.<br \/>\nProblemet e mprehta ne i kemi tek infrastruktura bashkiake tejet e degraduar dhe tek ato institucione qendrore dhe vendore, q\u00eb e (keq) menaxhojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Mir\u00ebnjohje kontributit t\u00eb qeveris\u00eb gjermane<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet n\u00eb periudh\u00ebn e tranzicionit t\u00eb vendit. Q\u00eb nga fillimi i viteve \u201990, qeveria gjermane dhe institucionet e saj financiare, ve\u00e7an\u00ebrisht Banka Gjermane p\u00ebr Zhvillim (KfW), kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetjen e reformave ekonomike, n\u00eb nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve publike n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto m\u00eb shum\u00eb se tre dekada, ndihma gjermane p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ka arritur n\u00eb qindra milion\u00eb euro, duke u p\u00ebrqendruar kryesisht n\u00eb fusha strategjike si energjia, furnizimi me uj\u00eb, infrastruktura bashkiake, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi rajonal dhe forcimi i institucioneve. KfW ka qen\u00eb nj\u00eb nga partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb zhvillimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke financuar projekte q\u00eb kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<br \/>\nNj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebtyre projekteve \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb sektorin e energjis\u00eb. Investimet n\u00eb rrjetet e transmetimit dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb, si dhe n\u00eb modernizimin e infrastruktur\u00ebs energjetike, kan\u00eb ndihmuar n\u00eb stabilizimin e sistemit energjetik dhe n\u00eb rritjen e siguris\u00eb s\u00eb furnizimit. Po ashtu, projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb realizuar n\u00eb sektorin e uj\u00ebsjell\u00ebsve dhe kanalizimeve n\u00eb shum\u00eb qytete shqiptare, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar aksesin n\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe duke rritur standardet e sh\u00ebndetit publik.<br \/>\nNdihma gjermane nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm financiare. Ajo ka qen\u00eb e shoq\u00ebruar gjithmon\u00eb me k\u00ebrkesa t\u00eb qarta p\u00ebr transparenc\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb qeverisjes dhe respektim t\u00eb standardeve t\u00eb shtetit ligjor. Kjo filozofi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e modelit gjerman t\u00eb bashk\u00ebpunimit p\u00ebr zhvillim: fondet publike duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen me institucione t\u00eb forta, administrat\u00eb profesionale dhe luft\u00eb efektive kund\u00ebr korrupsionit.<br \/>\nSot Shqip\u00ebria ka jo vet\u00ebm p\u00ebrfitimin, por edhe detyrimin moral dhe institucional p\u00ebr t\u00eb respektuar standardet q\u00eb partner\u00eb si Gjermania k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb raport me sundimin e ligjit, transparenc\u00ebn dhe mir\u00ebqeverisjen. Mb\u00ebshtetja e vazhdueshme e nj\u00eb vendi si Gjermania nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare, por nj\u00eb partneritet q\u00eb bazohet n\u00eb besim dhe n\u00eb p\u00ebrmbushjen e rregullave demokratike.<\/p>\n<p><strong><em>Huaja p\u00ebr infrastruktur\u00ebn bashkiake dhe problematikat e mprehta n\u00eb zbatimin e saj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsht q\u00ebllimit t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bank\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb zhvillimit KfW dhe qeveris\u00eb gjermane, q\u00eb, p\u00ebrmes kredive t\u00eb buta dhe granteve t\u00eb kombinuara t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nd\u00ebrtimin dhe rehabilitimin e rrjeteve t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve, p\u00ebrmir\u00ebsimin e menaxhimit t\u00eb mbetjeve, si dhe investime t\u00eb tjera q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me sh\u00ebrbimet lokale p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebr fat t\u00eb keq, p\u00ebr shkak t\u00eb menaxhimit t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb qendrore dhe t\u00eb bashkive socialiste, Programi \u201cInfrastruktura Bashkiake V \u2013 faza II\u201d \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<br \/>\nInfrastruktura bashkiake \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrcakton cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb vend. Rrug\u00ebt urbane, rrjetet e uj\u00ebsjell\u00ebsit dhe kanalizimeve, ndri\u00e7imi publik, menaxhimi i mbetjeve, hap\u00ebsirat publike dhe transporti lokal jan\u00eb sh\u00ebrbime q\u00eb varen drejtp\u00ebrdrejt nga funksionimi i pushtetit vendor. Megjithat\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, infrastruktura bashkiake p\u00ebrballet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash t\u00eb mprehta q\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb praktik\u00eb, pothuajse t\u00eb gjitha k\u00ebto projekte deri tani, n\u00eb faz\u00ebn e Par\u00eb t\u00eb Programit, jan\u00eb p\u00ebrballur me problematika q\u00eb lidhen me kapacitetet administrative t\u00eb bashkive, me vonesa proceduriale dhe me munges\u00eb koordinimi mes institucioneve qendrore dhe lokale.<br \/>\nShumica e projekteve kan\u00eb probleme t\u00eb mprehta t\u00eb planifikimit urban, ku investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb nuk jan\u00eb shoq\u00ebruar gjithmon\u00eb me plane t\u00eb qarta zhvillimi territorial. Kjo ka sjell\u00eb situata ku rrjetet e reja t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit apo kanalizimeve nuk shfryt\u00ebzohen plot\u00ebsisht ose k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrje shtes\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjerimit t\u00eb pakontrolluar urban.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb madhore lidhet me menaxhimin financiar t\u00eb projekteve nga bashkit\u00eb. Kredit\u00eb, edhe kur jan\u00eb me kushte shum\u00eb t\u00eb favorshme si ato t\u00eb KfW, k\u00ebrkojn\u00eb disiplin\u00eb fiskale, transparenc\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e fondeve dhe kapacitete profesionale p\u00ebr menaxhimin e projekteve.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebrfitimi maksimal nga financime t\u00eb tilla k\u00ebrkon jo vet\u00ebm fonde, por edhe institucione vendore m\u00eb t\u00eb forta, planifikim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb p\u00ebrdorimin e parave publike dhe ato t\u00eb donator\u00ebve.<\/p>\n<p><strong><em>xxx<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ndihma gjermane dhe projektet e KfW kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr shtyllat kryesore t\u00eb mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb 30 viteve t\u00eb fundit. Ruajtja dhe forcimi i k\u00ebtij partneriteti k\u00ebrkon jo vet\u00ebm vazhdim t\u00eb investimeve, por mbi t\u00eb gjitha, respektim t\u00eb standardeve t\u00eb shtetit ligjor, transparenc\u00ebs dhe mir\u00ebqeverisjes, parime k\u00ebto q\u00eb sekti Rama n\u00eb qeverisje i ka shkelur me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt dhe q\u00eb jan\u00eb themeli i besimit mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb prej partner\u00ebve t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm europian\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj N\u00eb projektligjin \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb huas\u00eb, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Financave (huamarr\u00ebsi), dhe Bank\u00ebs Gjermane KfW Frankfurt am Main, p\u00ebr programin \u201cInfrastruktura Bashkiake V \u2013 faza II\u201d\u201d, problematika nuk q\u00ebndron tek ndihma e ofruar n\u00eb form\u00ebn e grantit prej 3 milion\u00eb euro dhe kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137605"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137605\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137606,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137605\/revisions\/137606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}